Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Mos ia hidhni Kurtit mbi kurriz, thasët që nuk janë të tij”. Për raportin Kurti-Thaçi dhe Gjykatën Speciale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > “Mos ia hidhni Kurtit mbi kurriz, thasët që nuk janë të tij”. Për raportin Kurti-Thaçi dhe Gjykatën Speciale
AnalizaKomunitetKosovëKryesoreopinion

“Mos ia hidhni Kurtit mbi kurriz, thasët që nuk janë të tij”. Për raportin Kurti-Thaçi dhe Gjykatën Speciale

Published: July 17, 2022
Shpërndaje

 

Nga Bedri Islami

Botuar në DITA

- Publicitet -

Nëse në Kosovë do të kishte një njeri që do të dëshironte që politikisht Hashim Thaçi të mos ishte në Kosovë, pa asnjë dyshim ai do të ishte Albin Kurti. Nëse do të kishte ndodhur ndryshe, fitorja ëndërr e Kurtit më 14 shkurt të vitit të shkuar, do të kishte mbetur vetëm me gjysmën e dytë të saj, pra, me ëndrrën. Prania e Thaçit në Kosovë do ia kishte bërë të pamundur. Si një lojtar i regjur i politikës dhe me përvojën e tij për të ditur drejtimin e erërave ende pa nisur ato, Thaçi do ia kishte bërë fitoren të vështirë dhe drejtimin e qeverisjes edhe më të vështirë.

Nëse në Kosovë është një njeri që nuk e do Thaçin politikisht nëpër këmbë, është pikërisht Kurti. Ndarja mes këtyre dy burrave të politikës ka filluar që nga janari i vitit 1999, kur njëri prej tyre, Thaçi, ishte për të qenë UÇK-ja pjesë vendimtare në Konferencën Ndërkombëtare në Rambuje, kurse tjeri, si pjesë e Zyrës së Demaçit në Prshtinë, si edhe shefi i tyre, ishte kundër.

Kur Demaçi deshi të gjente një rrugë të mesme, që në vendin e tij të ishte i adhuruari i momentit në politikën e tij, Kurti, delegacioni i UÇK-së, dhe domosdo edhe Thaçi, ishin kundër. Pikëpamjet e ndryshme i kanë përplasur fort dy liderët e dalë nga lëvzjet çlirimtare, megjithëse njëra quhej Lëvizja Popullore e Kosovës, ku ishte Thaçi, dhe tjetra Lëvizja Studentore, ku ishte Kurti, megjithëse e dyta kishte në udhëheqje figura pjesë të Lëvizjes.

Në jetën e tyre të përbashkët politike institucionale, por edhe para saj, që kur Kurti formoi Vetëvendosjen, si lëvizje kundërshtuese dhe me ide nacionale të fuqishme, asnjëherë tjetër nuk ka ndodhur në Kosovë një përplasje e tillë, e ashpër, plot debate, nganjëherë arrogante, sa ka ndodhur mes tyre.

Kurti e ka akuzuar për gjithçka Thaçin, njerëzit e tij, pasuritë e tyre, klanin e njohur si klani “Pronto” dhe shpesh-herë ka pasur të drejtë, por edhe i është egërsuar për gjëra madhore institucionale, në të cilat nuk ka pasur të drejtë.

Asnjëherë jetër, as mes Thaçit dhe Rrugovës, Thaçit dhe Haredinajt, Kurtit dhe Rrugovës, Kurtit dhe Isa Mustafës, nuk ka pasur një përplasje të tillë, shpesh-herë në foltoren e Kuvendit, ku të dy, sipas rastit, e kanë akuzuar njëri-tjetrin për lidhje të dyshimta politike dhe strukturore jashtë Kosovës.

Kurti, edhe publikisht, ka shprehur dëshirën e tij që Thaçi të shkojë në Hagë, sidomos kur ndodhi arrestimi i parë nga Dhomat e Specializuara. Është i njohur fjalimi i tij, “Shko, Hashim!”, ku publikisht i thotë të shkojë në Hagë dhe e akuzon se pas heshtjes së Thaçit fshihet një marrëveshje e fshehtë me ndërkombëtarët, përmes së cilës Thaçi mbronte kokën e tij, jo UÇK-në.

E bëra këtë hyrje disi të gjatë për të treguar se ndërlidhja mes këtyre dy liderëve ka qenë e ashpër, e vendosur si grykë zjarri dhe tani që Thaçi, së bashku me pjesë të Trupës Drejtuese të Luftës janë në Hagë, kjo nuk do të thotë se Kurti merr frymë i lehtësuar dhe se vërtetë ka dëshiruar burgosjen e tij.

Ndryshe nga presidentja Osmani dhe zv.kryeministria dhe ministre e jashtme Gërvalla, që e duan Thaçin jo vetëm larg Kosovës, por edhe të burgosur gjatë, shumë gjatë, mundësisht të mos kthehet më, Kurti, si njeri i politikës e di se sa më i rëndë të jetë ndëshkimi i supozuar, aq më i fortë është rikthimi.

Faqja e parë Dita, 18 korrik 2022

Kurti nuk e do politikën për momentin, ai do të jetë gjatë në politikë, ndryshe nga kolegët e tij nga lëvizja tashmë e shuar “Guxo”, që e dinë se janë rastësisht aty.

Kurti ka qenë kundërshtar i miratimit dhe krijimit të Dhomave të Specializuara, pra, Gjykatës dhe Prokurorisë Speciale dhe si lider i opozitës qëndrimi i tij nuk mund të ishte ndryshe. Ai ka organizuar manifestime, protesta, nganjëherë edhe të dhunshme, lëvizje të gjëra, sidomos të rinisë, kundër krijimit të këtyre strukturave, sidomos në bazën nacionale të hetimit, ndjekjes dhe gjykimit.

Askush tjetër në Kosovë nuk ka qenë kaq ashpërsisht kundër vendosjes së tyre në Kushtetutën e Kosovës. Nëse do të kishte qenë në pushtet, edhe ai, si të tjerët që e dinin se po bënin diçka të padrejtë, mund ta kishte miratuar. Ndryshon përplasja e këmbëve në opozitë, nga ngritja e duarve në qeverisje.

Tani, kur gjërat kanë dalë jashtë kontrollit dhe Gjykata Speciale po merr gjithnjë e më shumë formën e një strukture politike, që nuk ka synim të dënojë vetëm disa liderë, por gjithë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e bashkë me të edhe pavarësinë e saj, kur tezat, hetimet, dosjet e prokurorit të përgjithshëm serb dhe botimet serbe janë mbi tryezën e tyre, figura të rëndësishme në të gjitha viset e kombit kërkojnë me ngulm që kjo strukturë të mbyllet, të hiqet dorë prej saj, edhe ngaqë afati kushtetues prej kohe ka mbaruar.

Ata i kërkojnë Kurtit, që ka qenë krejt kundër saj, që tani që është shefi i qeverisë së Kosovës me vota të konsoliduara, të kthehet në qëndrimin e tij fillestar, kundër Dhomave të Specializuara, të kërkojë nga Parlamenti mbylljen e tyre dhe të zhbëjë atë pjesë të Kushtetutës, që lidhet pikërisht me krijimin e tyre. Si njeri i veprimeve të guximshme,  disa herë edhe përtej vetes, ata i kërkojnë të jetë njeriu radikal i mbylljes së tyre.

Dhomat e Specializuara nuk janë thasët që i ka vënë mbi kurriz Kosovës shefi i tanishëm i qeverisë, Albin Kurti. Këto struktura nuk janë krijim i tij. Edhe pse ka qenë kundër tyre, ai nuk mund të mbartë mbi shpatullat e tij thasët që kanë ngritur të tjerët.

Dhomat e Specializuara, megjithëse me votat e Kuvendit të Kosovës, nuk janë krijim i Kosovës. Nuk janë as krijim i Thaçit, as i Haradinajt, as i Veselit, as i Selimit, as i Krasniqit. Ata kanë idenë, mendimin, forcën, këmbënguljen, kërcënimin, vendosjen, shkrimin, paraqitjen e ndërkombëtarëve, ndërsa firmat janë të liderëve të kohës. Dikush do e hidhte gjithë dëshirë, për shembull, Isa Mustafën dhe grupi i slifterëve rreth tij, të tjerë me dhimbje dhe në pritje se cili prej shokëve pranë mund të ishte në këtë listë.

Kurti nuk mund dhe nuk duhet të hedhë mbi vete këto thasë, thjeshtë se dikur ka qenë kundër. Kjo nuk e ndihmon Kosovën, nuk i ndihmon të akuzuarit e tanishëm apo të ardhshëm. Nuk ndihmon askënd. Nuk ka forcë pasvepruese. Do të jetë e papërfillshme dhe asfiksuese për vetë Kosovën. Në fund të fundit, do të jetë pranim i fajit dhe akt-akuzës, e cila edhe pse është në shumicën e saj fantazmagorike, përsëri është nga një institucion kushtetues i Kosovës, që në të vërtetë as nuk do t’ia dijë për Kosovën.

Nuk e ndihmon Kosovën, pasi, edhe nëse Parlamenti i saj merr vendimin e papritur për mbarimin e këtij misioni, punët kanë shkuar kaq larg, saqë asnjë institucion ndërkombëtar, kudo qoftë, që nga Brukseli e deri përtej Atlantikut, nuk do e miratonte. Shumë shpejt, në mos e kanë të gatshëm planin, do të kishin gjetur një instrument tjetër për ta miratuar këtë gjykatë, vazhdimin e punës së saj, të cilën e mbajnë me paratë e veta.

Largimi i këtyre strukturave do të thotë pranim i fajit, do të kriminalizonte luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nuk do e mbronte të vërtetën e saj. Të gjitha akuzat e deritanishme dhe ato që ende janë në sirtar, do të merrnin pasaportën e të vërtetës. Përmes saj do të kriminalizohej vetë Kosova dhe peshorja do të kiste rënduar andej nga është në të vërtetë krimi, nga shteti serb, i cili do e kishte ëndërr këtë veprim. Do të kishte paguar aq flori, sa peshon i gjithë Parlamenti i Kosovës.

Serbia nuk ka thjeshtë hakmarrjen e luftës së humbur; nuk e ka me 7 a 8 vetë që janë në Hagë. Ajo e ka me UÇK-në, dhe, më tej, me popullin e Kosovës dhe vetë Kosovën, si shteti më i ri i Europës dhe vendi ku humbja e tyre nisi në marsin e vitit 1981 dhe përfundoi në qershorin e vitit 1999.

Kurti, jam i bindur, – pavarësisht deklarimeve antikombëtare të ministrit të tij të Financave, Murati, që me çmendjen e tij politike e njerëzore, kombëtare po se po, thotë se “më lirë do na kishte kushtuar liria e Kosovës me mercenarë, sesa përmes pagesave të veteranëve të luftës”, – është njeri i luftës, veteran i saj, që e di se pa këto njerëz as ai vetë nuk do të kishte qenë një ditë shefi i qeverisë. Veçse nëse do të kishte luajtur rolin e Azem Vllasit, apo kolaboracionistëve të tjerë.

Kurti nuk e do njeriun politik Thaçi në Kosovë, sepse është vetë në lojën për pushtet, por nuk mendoj asnjëherë se ai do dënimin e thelbit të jetës së tij, UÇK-në, ku ishte edhe pararendës, edhe pjesë. Ai e di se më mirë Kosova do të jetë me Thaçin përballë tij, sesa shef i një qeverie kukull, që luan me pavarësinë si dikur fëmijët kur luanin me arra.

Mos i hidhni mbi kurrizin e Kurtit, thasët që nuk janë të tij.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • 3D says:
    July 17, 2022 at 9:26 pm

    Edhe ma keq kur vet -vehtes i ngarkon Barrën

    Reply
    • Spak says:
      July 21, 2022 at 7:43 am

      Shikoni Sali Kermen te kuptoni Albin Kurtin! Albini eshte nje njeri i zakonshem Kosovar me te gjitha virtytet dhe te keqijat e ketij Kombi shqiptar matane kufirit! Ne mentalitet ata jetojne akoma ne shek e 19! Mentalitet berishian! Ata e konsiderojne kundershtarin politik si armik! Nuk dine shqip as te shkruajne dhe as te flasin! Nuk jane Europiane jane nga ata te Lindjes se mesme!

      Reply
  • Ilirjan says:
    July 17, 2022 at 11:16 pm

    Ju lexova , i nderuar Bedri Islami, por dicka nuk shkon ne analizen tuaj per maredheniet Thaci-Kurti. Nuk bie dakort me ju me konkluzionet sikur ATA e kane pare njeri tjetrin si kundershtar te eger. Perballe tyre ka qene dhe eshte Kosova, dhe shpreh bindjen se eshte pikerisht Kosova qe i bashkon me shume me njeri tjetrin se sa i ndan. Shkruhet shume per degradimin e udheheqesve te UCK-se, menjehere sapo morren pushtetin. E besoj qe ka ndodhur ne shume prej tyre qe kishin poste ne qeveri apo pushtet lokal. Analogjia eshte me gjithecka c’ka ka ndodhur ne Shqiperi, pas viteve 92, me pushtetaret e rrinj dhe disa te vjeter qe kthyen “pllaken” brenda nates. Ketu, besoj se ky lloj degradimi ka qene kundershtia e “eger” e Kurtit dhe Vetvendosjes me Hashim Thacin me shoke.
    Heret, kam kerkuar c’berjen e vendimit te Parlamentit te Kosoves per Gjykaten Speciale. Por, nese kjo tashme varet nga Kurti dhe Vetvendosja, atehere mendoj se duhet ta bejne. Boll po na perbaltin !
    Me mire koke sardele se sa bisht balene !

    Reply
  • MallaKASTRIOTI says:
    July 18, 2022 at 9:12 am

    Z.B.Islami: Ju shkruani mendimin tuaj,Unë në këtë rast nuk e tund kokën time:
    1.A.Kurti nuk e do A.Thaçin në Kosovë dhe në politikë.Ndryshe rrëzohet sëtreti nga KM.
    2.A.Kurti nuk po bën asnjë përpjekje për lirimin e drejtuesve të UÇK nga burgu.Biles nuk ka shkuar ti takoi siç bërë Edi Rama.
    3.AK ka deklaruar se Ata..nuk i siguroj dot me arrest shtëpie në Kosovë..!
    4.Ak,sikurse Ramushi e kan akuzuar A.Th për shkëmbim teritoresh në bashkëpunim me E.Ramën dhe A.Vuçiçin..në shkëmbim të 10 mild.€.Megjithatë E.Rama e tërhoqi akuzën e shpifjes së tyre.
    5.AK bashkëpunon me S.Berishën i cili ka sulmuar A.Thaçin për jetë a vdekje.Biles Sb ka ndikuar në arrestimin e ATH si agjent i UDB që është prej V.1968,70.
    6.Arrestimi drejtuesve të UÇK e kan zanafillën me përgatitjen e videove e dosjeve të L.Bashës në UNMIK,ku vidio e KRUSHËS u shfrytëzua nga DikMarty për ushtar Sërb..në shtëpinë e VERDHË BURREL..që vetëm Luli e dinte mirë se ku ishte..!
    7.Dhe pasi kreu mirë detyrën L.Basha u thirr nga agjenti tjetër i UDB-Sb për të bërë karrierë në PD..!
    8.AK krijoi L/VV në Shqipëri për të rrëzuar E.Ramën me porosi të Sb..veprim i njëllojt me Bujar Bukoshin e 1998.
    9.AK nuk ka qënë dakord as me Adem Demaçin të cilin e përgjoi në burg Beograd,nga ku AK filloi opozitaritn e tmerrshëm.
    10.Nëse AK nuk preferon SHBA..do rrëzohet përsëri..!
    -Ashtu Sikurse me Edi Ramën të ndryshoi qëndrim 180 grad,siç bëri Enver Hoxhaj.. dhe të heq dorë nga Sb & Im.

    Reply
  • intelektuali says:
    July 18, 2022 at 12:17 pm

    Bedri Islami qe nuk shkeputesh dot nga filizofia enveriste e Armikut qe duhet asgjesuar:

    KURTI NUK KA VRARE NJERI DHE NUK KA KRYER KRIME KUNDER NJEREZIMIT NE DALLIM NGA HASHIM THACI ME LUKUNINE E VRASTAREVE PAS TIJ

    Kete dallim nuk mund ta kuptojne enveristet shqyptare qe qajne dhe vajtojne per UCK por qe nuk e hapin gojen per krimet E Enverit ne Tivar kur vrau ne Tivar bashke me Rankoviqin e Titos mbi 4 mije djem kosovare ne nje genocid te papare dhe qe per cudi asnje nuk kujtohet per kete masaker me pabesi enveriste as ne Kosove dhe as ne Shqypni

    prandaj:

    Mos na shkruaj dacidao konspirative pushteti se Hashimin nuk e prangosi Kurti as Haradinaj qe Thaci e dergoi ne Hage si shkja enverist,

    por:

    Gjykata Speciale me nderkombetare dhe kryetar amerikan te lemerisur nga deshmite per vrasje makaber dhe trafik organesh jo nga Dick Marty, por nga Klinika dy hapa larg zyres se tij ne Prishtine nga Klinika Frankenshtajn nga lakmia per para dhe pushtet qe eshte me e trishtueshme dhe frgushme se lakmia per pushtet e Albin Kurtit

    Reply
  • Iso says:
    July 18, 2022 at 2:25 pm

    Z.Bedri! Them qe letrat per burgosjen e Thacit me shoke,jane bere ne kosove dhe me shume se 90% e deshmitareve jane kosovare te dashuruar pas bashkim-vllazerim-nderzimit qe ua nxine jeten edhe atyre pak luftetareve qe luftuan per vendin e tyre (18.000 qe kane shkruar emrin e vetem 3500 qe kane qene aktive ne frontet e luftes).

    Reply
    • Nje mik qe te do te miren says:
      July 18, 2022 at 7:02 pm

      Intelektual, nese Kurti nuk eshte vrasjes, kjo sipas mendimit Tim, eshte se ka pasur frike te merret armen ne dore e te mbronte Atdheun.
      Thaci edhe mund te jete vrasjes, e nese ka vrare mire ka bere, ka vrare pushtuesit serb.
      Kaq se nuk dua te zgjatem me.
      Tung.

      Reply
      • intelektuali says:
        July 19, 2022 at 7:35 am

        O miku-shoku:

        Nuk eshte puna e intelektualit t’u jape mendje oponenteve te tij ne kete forum te nerum te gazetes DITA qe jane te nje spektri te gjere: nga fanatike enveriste fanatike besnike te Partise se Punes deri ne brimen e sumes qe vijojne me fansa te Edi Rames dhe te Rilindjes se tij enveriste qe kane kaluar ylberin dhe jane bere edhe fansa te NATO-s dhe Imperializmit Anglo-Amerikan per te perfunduar tek fanatiket agresive te Sali Berishes qe nuk hane fare pyka llogjike nga non-gratat amerikane te lidhura me veprimtari hajnie, kuserie antikombetare apo non-grata te lidhura me vrasje makaber mafioze si ato te Enverit per te mbajtur me cdo kusht pushtetin, gjithe kjo lukuni enveriste shqyptare i kundervihet papushim intelektualit sapo hap gojen qe te tregoje te verteten, jo me thashetheme nga gojet e liga, por me dokumenta dhe fakte reale qe vijne nga arkivat e Botes Demokratike,

        prandaj qe te dalim ne teme:

        ASNJE VRASJE NUK JUSTIFIKON QELLIMET PATRIOTIKE

        Kete postulate demokracie nuk e ka thene intelektuali, po shkrimtari francez human Viktor Hugo kur Jakobinet filluan masakren vrastare qe perfundoi me likuidimet brenda llojit qe ngjan si dy pika uji me vrasjet e Enverit dhe xhelateve te tij ne Shqypni apo me vrasjet e Hashimit dhe bandes se tij ne Kosove. Ne kete kendveshtrim dua te te rekomandoj te lexosh raportin perfundimtar te Gjykates se Hages per vellezerit Balla qe ishin bedelet e Fatmir Limajt qe ishte bedeli i Hashim Thacit, ku keta vrastare te papare masakruan mbi 200 shqyptare, nenvizoj “shqyptare kosovare dhe gabele kosovare” me nje plumb pas koke ne pyllin Llapushnik te Kosoves, lista eshte e plote me emera dhe mbiemra ketu nuk eshte vendi dhe koha per t’i bere gjyqin se dyti krimineleve “patriote” te Fatmir Limajt, por te justifikosh vrasjet apo krimet kunder njerezimit me propagande patriotike kjo nuk eshte e pranueshme nga Bota Demokratike.

        Reply
    • Bislim says:
      July 18, 2022 at 9:44 pm

      Idiot „ intelektual- hale!
      Po Ti as shkrimin nuk e paske kexue, ose je koke loqe e nuk e kupton.

      Reply
    • naimi says:
      July 22, 2022 at 6:23 am

      Iso,te lumte me dy,tre fjali i ke thene te gjitha.B.Islami ka shkruar nje artikull diplomatik dhe e merre ne mbrojtje A.Kurtin,pse?Kurti ishte ai qe thyente xhamat e kuvendit dhe ndizte kuvendin kur Kosova shpalli pavaresin,(pre her te pare ne histori) kur syt e botes ishin drejtuar pikerisht aty.Kurti fitoj zgjedhjet dhe beri aleanca me kundershtaret e per vdekje te UCK,v.osmani,d.gerdalla….Mori per ministra dhe bashkepuntor te ngushte udbashet e deshmuar.Zoti Bedri Islami,A.Vllasi ka qene titist dhe nuk e mohon ,por ai eshte me atdhetar se te gjithe ledekeistat e I Rugoves.Ai pra A.Vllasi hyri ne burge per Kosove gje qe kurr nuk e bene LDK,te cilet nuk i prekte regjimi serb.Albini hyri ne burge po si doli nga burgu?

      Reply
  • Aldrin says:
    July 19, 2022 at 3:24 pm

    Bedri, pse i thua Radikal Kurtit,. apo meqe keshtu e emeroi falanga serbo shqiptare. ose antishqiptare e Vucic-Thac-Mustafes-Ramutit? Te kerkoje qe te mos ngrihej Gjykata speciale paska qene Radikalizem?
    Tani, pervecse e quajten radikal sepse kundershtoi me force ngritjen e kesaj Gjykate, dhe Zajdenicen serbe, tani ja paskan lene detyre qe te kerkoje shkrirjen e kesaj Gjykate, Dhe kush, ata qe e luftuan Albinin me keq se serbin per te mos u bere kryeminister.
    VIjon plani antishqiptar i Ramut Vucicit per te shkrire kete Gjykate dhe per te sjelle Thacin ne krye te shtetit.
    Open Ballkan dhe venia e Shqiperise dhe Kosoves nen Serbi behet me e lehte.
    Ky eshte i gjithe plani, Dhe presioni ndaj Albinit eshte presion politik per ta nxjerre jashte loje. Sic ka qene gjithmone. Ky konkluzion ju komunikua Pacollit me shoke nga Vucic nepermjet Ramutit ne viziten e fundit ne Kosove. Bile pas kesaj doli dhe nenkryetari i Kuvendit te KOsoves dhe tha se Open Ballkan eshte burre shume i mire..Bedriu ben sikur ben drejtesi me Albinin po nuk kap thelbin e problemit. Cili eshte roli i Ramut THac Vucicit ne kete loje. A e harruat THacin qe perpak e ndau Kosoven me shpalljen ne FB. I bente karshillek Merkelit. me porosi te Beogradit, dhe te Moskes bile nepermjet Rames. Vetem servile dhe bythelepires si puna juaj nuk duan ta pranojne. dhe vazhdoni histori me thase

    Reply
    • Ajdin says:
      July 22, 2022 at 7:11 am

      O aldrin ,ti je nje gjysemanalfabet i rrezikshem.Po Hashim Thaqi gjithmon ka qene i gatshem te sakrifikoj per Kosoven ate e ka deshmuar me vepra.H.Thaqi eshte njeriu me meritor per pavaresimin e Kosoves Thaqi ishte per shkembim teritoresh dhe per ate eshte cdo njeri me dy fije mend ne koke.Ake qene ne Zubin potok,Leposavuc,Pratesh…kujt i duhen ata ne Kosove.Ne na duhet Presheva,Bujanovci….qe ende ka shqiptare se shpejte nese vazhdon keshtu nuk kemi cka lypim as atje as edhe ne Zubin potok,Leposvic….dhe do mbesim pa te dyja.

      Reply
  • anti anarkisit says:
    July 23, 2022 at 11:25 am

    Ndarje e Kosovës ka histori 30 vjeqare kur H. Thaçi ishte studetnt ja dy shembuj;
    Gazetari gjerman publikon dokumente: Rugova nuk e ka kundërshtuar ndarjen e veriut të Kosovës
    a/ Gazetari i të përditshmes gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), Michael Martens, të botuar më 12. 12. 1991 ka zbuluar detaje nga raporti i një diplomati gjerman lidhur me ish-presidentin Ibrahim Rugova, për të cilin deklaronte se nuk ka pasur asnjë kundërshtim thelbësor për ndarjen e veriut të Kosovës/ e boton edhe faksimilin/, Presidentit serb D. Qosiq dhe Ibrahim Rugovën më viti 1992. sipas ministrit I. Mërkiqit, Qosiq dhe Rrugova paskan arrit një dakord për idenë për ndarjen e Kosovës që shqiptarëve do tu mbeteshin zonat pa minerale. Projektin e ndarjes së Kosovës e kishte botuar dhe në gazetën italiane “Limës” dhe sipas këtij artikulli: rreth 1/3 e territorit të Kosovës kryesisht pjesa qendrore dhe lindore do mbetej në Serbi, e pjesa tjetër shqiptarëve. Kur ia prezantuan projektin Millosheviqit u tërbua dhe copëtoj atë dhe ua hodhi fytyrës sepse “Kosovën e donte pa shqiptarë dhe pjesë të Serbisë”. Është turp të ua mëveshti tjerëve këto poshtërsia. bashke disa ndërkombëtare nuk ka heq dorë në asnjë moment e as sot rreth këtij propozimi..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  • Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  • Asfalia greke, UDB, rusët, Albin Kurti dhe iranianët: A është kjo e vërteta e protestës së Tiranës?
  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  • “Ai na tha që jemi grekë…” Edhe i riu me aftësi ndryshe, në protestë

Komentet e Fundit

  1. demo on Rreth 200 milionë euro për Zvërnecin, nga vëllezërit sirianë, drejt llogarive të Artur Shehut
  2. xhaxhi moderatori on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. 1thundrak on Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  4. demo on Me dorën te barku, protestuesja: Jam këtu për vajzën që do vij në jetë
  5. Labi on Guacka e Zvërnecit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?