Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Moska akuzon Perëndimin: Po bëni gjithçka për të penguar pjesëmarrjen tonë në OSBE
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Moska akuzon Perëndimin: Po bëni gjithçka për të penguar pjesëmarrjen tonë në OSBE
AktualitetBote

Moska akuzon Perëndimin: Po bëni gjithçka për të penguar pjesëmarrjen tonë në OSBE

Published: November 29, 2023
Shpërndaje

Rusia tha më 29 nëntor se shtetet perëndimore kanë tentuar që t’ua ndalojnë pjesëmarrjen zyrtarëve rusë në takimin e Këshillit Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, që është nën sanksione evropiane, ka kërkuar leje që avioni i tij të fluturojë mbi hapësirën ajrore të Bashkimit Evropian, me qëllim që të marrë pjesë në takimin dyditor në Shkup, që nis të enjten.

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë lejuar që avioni i delegacionit rus të kalojë në hapësirën e tyre ajrore, me qëllim që ai të marrë pjesë në takimin e OSBE-së.

- Publicitet -

Ukraina dhe shtetet e Baltikut kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në takimin e OSBE-së për shkak të pjesëmarrjes së Lavrovit. Këto shtete kanë argumentuar se Rusia nuk duhet të marrë pjesë në takim, për shkak të pushtimit të saj të paprovokuar të Ukrainës.

“Ne shohim përpjekje nga një pjesë e Perëndimit për të bërë gjithçka të mundur që të pengohet pjesëmarrja normale e shtetit tonë në këtë takim”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Ajo akuzoi disa shtete, pa ua përmendur emrat , se po kërcënojnë “vetë ekzistencën e organizatës, vetëm që të kënaqin ambiciet e tyre”.

Kur Polonia organizoi takimin e OSBE-së vitin e kaluar, ky shtet nuk i lejoi pjesëmarrjen Lavrovit, gjë që nxiti një reagim të ashpër nga Moska.

Qiejt e Evropës janë të mbyllura për avionët rusë për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, por Bullgaria dhe nikoqirja e takimit, Maqedonia e Veriut, kanë bërë përjashtim vetëm për fluturimin e këtij delegacioni rus.

Vendimi i Shkupit dhe Sofjes nxiti reagim të ashpër ndaj Ukraina, Estonia, Letonia dhe Lituania.

Në takimin në Shkup do të marrë pjesë sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Rusia ka thënë se nuk pritet një takim mes kryediplomatit amerikan dhe atij rus.

Ndërkaq, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, tha se nuk do të takohet drejtpërdrejtë me Lavrovin.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Akuzohet për 50 milionë euro mashtrim, lihen në burg “koka” e call center-ave dhe shoku i tij
  • “Duhet një urdhër ndalimi”, Trump provokon sërish Giorgia Melonin
  • The Albanian Files: Anatomia e ‘rilindjes arkitekturore’ të Edi Ramës
  • Dosja “Partizani”, ish-ministri i Mbrojtjes Gazment Oketa thirret për të dëshmuar në GJKKO
  • Super Haaland me dopietë, Norvegjia eliminon Brazilin pesë herë kampion bote

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Dosja “Partizani”, ish-ministri i Mbrojtjes Gazment Oketa thirret për të dëshmuar në GJKKO
  2. Jimi on Dosja “Partizani”, ish-ministri i Mbrojtjes Gazment Oketa thirret për të dëshmuar në GJKKO
  3. Plaku xhuxhumaku on Vetë i quan sorra, derra e korba, Rama, protestuesve: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…
  4. Toni on Rama për ZDFheute: I kuptoj protestuesit, por nuk i themi dot jo 4 mld eurove
  5. rapsodi popullor on Vetë i quan sorra, derra e korba, Rama, protestuesve: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?