Nga Migena Aleksi
Me sa duket, jo të gjitha vendet e kanë kuptuar sa i rëndësishëm është “shpëtimi i faqes” kur vjen puna te koncertet e dështuara me yje ndërkombëtarë. Së fundmi, Moska zyrtare dhe menaxhmenti i “Gazprom Arena” në Shën Petersburg provuan se nuk kanë as përulësinë dhe as imagjinatën e duhur shtetërore për të mbrojtur dinjitetin kombëtar.
Dy koncertet e planifikuara të reperit polemik Ye (Kanye West) për 10 dhe 11 tetor u anuluan pa pikë mëshire, megjithëse interesimi i publikut rus kishte qenë aq i lartë sa biletat – që kapnin shifra marramendëse deri në 1,896 dollarë – u fshinë nga tregu brenda pak orësh.
Ajo që të lë pa fjalë në këtë histori nuk është thjesht anulimi, por mospërfillja e plotë e “nderit të vendit”. As Vladimir Putini e as Ministria e tij e Kulturës nuk u kujtuan të nxirrnin ndonjë dekret emergjence apo të lëviznin ndonjë fond nga arka e shtetit për të garantuar që koncerti të mbahej me çdo kusht.
Një mungesë e tillë vizioni na kujton nevojën e një leksioni falas nga Tirana. Pak javë më parë, në Shqipëri, ku më shumë se gjysma e biletave për koncertin e West nuk ishin shitur, kryeministri Edi Rama veproi me vendosmëri shtetërore.
Për të mos lejuar që Shqipëria të “turpërohej” përpara mijëra të huajve, qeveria nuk hezitoi të hapte kasafortën e fondit të emergjencave, duke alokuar rreth 4 milionë euro në minutën e fundit për të blerë biletat e mbetura.
“4 milionë euro në minutën e fundit, për të mos turpëruar Shqipërinë, në sytë e afro 25 mijë të huajve nga 80 shtete…”, shkruante me krenari Rama në rrjetet sociale, duke treguar se si parandalohet një katastrofë e imazhit publik.
Kurse në Rusi, udhëheqja u distancua nga artisti me deklarata të ftohta, duke injoruar plotësisht faktin se po e lë Shën Petersburgun pa “shfaqjen e shekullit”.
Moska zgjodhi të rreshtohet kështu krah vendeve si Britania e Madhe, Italia, Polonia apo Franca, të cilat prej kohësh i kanë bllokuar koncertet e West për shkak të shpërthimeve të tij antisemite dhe deklaratave kontroverse mbi nazizmin, megjithëse vetë artisti kërkoi falje publikisht duke sqaruar se po kalonte sprova me shëndetin mendor.
Madje as presioni politik i brendshëm nuk mungoi. Deputeti rus Nikolay Novichkov kërkoi publikisht hetim për reperin dhe anulim të menjëhershëm nëse ai nuk shprehte “mbështetje morale për operacionin special ushtarak”.
Kështu, ndërsa Ye vazhdon turneun e tij për promovimin e albumit të 12-të solo Bully në vende nga SHBA-ja te Kazakistani (e ku pa dyshim nuk mungoi as Shqipëria e shpëtuar me fond emergjence), Rusia thjesht zgjodhi të “turpërohet” duke mbyllur dyert e stadiumit.
Siç duket, arti i përdorimit të parave të publikut për të shpëtuar koncerte me stadiume gjysmë bosh mbetet një eksport ekskluzivisht shqiptar.
DITA

Faleminderit qeverisë që na mbrojti nga “turpi” i madh! Më mirë 4 milionë euro më pak në arsim, se sa 4 mijë karrige bosh te koncerti jevgut qe kebdon per drog dhe perdhunime
I madh je!
Zjarret presin, spitalet presin, por një stadium gjysmë bosh për Kanye West? Aty po që lëkundet sovraniteti i kombit:) 🙂
Çfarë janë 4 milionë euro para rrezikut që Kanye të mendonte se shqiptarët nuk e dëgjojnë? Po do sfidonim dhe sheshin e protestes apo jo?
Vetëm një sy artisti mund ta shihte një dështim biletarie si një katastrofë humanitare që kërkon ndërhyrje me fond emergjence. Gjeniu mbetet gjeni!
Vetem Xha Temja e shkoqit ket pune.
Ai i njeh mire edhe labiqinthet e pushtetit po dhe tekstet e kengve te Kenit. Thon madje qe kengen e radhes Kenua do tia kendoj mbeses se xha Temes
Bravo,per humorin!?
Tallu ti tallu….. Kur te beje ndonje kenge per “gjikandin” e Surrelit, te shohesh ti. Do na e ngreje karnarine e kombit ne piedestalin e elites nderplanetare.
Po c’fare i ka Rama ato 4 milione Euro nga Buxheti per ate koncertin e Kanu xaxit kur jane mbi 120 milion Euro te gjobes Becchettit te humbura ne Arbitrazh e bllokuara Shqiperise me direkt kontributin e tij personal?
Krahasoni nje patriot me nje jevg nga shurreli hahaha
O Idjoooot,ooo Idjooot ! Ka rene shteti ne dore te Idjotit.
Ti rrofsh sa malet o gazeta Dita,qe na jep mundesine te cfryjme urrejtjen kunder shejtan idjotit.
‘IDJOTIN NUK E QASNIN NE FSHAT AI AI KERKONTE PER GRUA VAJZEN E PRIFTIT !’
Tragjedija e ketij Populli nuk eshte se 36 Vjet QIverriset nga QIverri Kujslinge por ne krye te tyre Jane kryeQIverritare me probleme te renda PSIQIKE!
Znj Aleksi harroi te diskutoje qe ato 4 mil. € jane para BORXH, se qivirriu ska byth ta beje ekonomi e te arketoje aq para e me pas ti fus ne llogsari kursimi.
Qivirriu Ramut sorroist zionistit merr fryme me Borxhe.
Çfare gazete çfare gazetare e çfare lexuesish ka kjo gazete.Krahasojne Tiranen me Mosken,levdojne Mosken dhe shajne Tiranen sikur nuk e din bota kush eshte Rusija e kush Shqiprija.Hajde thuaj pastaj se nuk ka influence Ruse e para Ruse ne Shqipri qe perdoren per destabilizimin e Shqiprise.Kane simpati e flasin me respekte per nje vend qe eshte armiku shekullor i Shqiptarve qe ka dy shekuj qe kerkojne zhdukjen e Shqiptareve nga harta dhe jane kunder me ato qe me shpenzimet e tyre dhe me lufte krijuan dy shtete Shqiptare ne Ballkan.
Po bëhem kaq vjet , u bëra dhe gjysh dhe sot po dëgjoj që Rusia në paska qënë “armiku shekullor i shqiptarëve” . Ka mundësi ti Ilirjan të na i argumentosh me fakte këtë armiqësi ?
Para luftës së dytë botërore , Shqipëria nuk ka pasur asnjë lloj kontakti me Rusinë , madje duhet përmëndur , që qeverinë shqiptare të dalë nga Revolucioni Demokratikoborgjez i Nolit më 1924 , e vetmja që e njohu qysh në fillim qeverinë e Nolit ishte Rusia e Leninit . Si shpërblim , kur vdiq Lenini , deputeti Avni Rustemi detyroi të mbante një minutë heshtje parlamentin e Zogut . Është e vërtetë që Rusia cariste në Kongresin e Berlinit mbajti qëndrim negativ për coptimin e Shqipërisë , por nuk ishte e vetmja që mbajti këtë qëndrim . Fuqitë e mëdha ishin gjashtë dhe nga këto 4 fuqi mbajtën qëndrim negativ , vetëm Italia e Austrohungaria ishin pro ekzistencës së Shqipërisë si shtet . Sidoqoftë fitoi vetoja e Italisë dhe Austrohungarisë dhe Shqipëria u coptua por pa u asgjësuar plotësisht . Pastaj më vonë ai që e mbrojti Shqipërinë nga coptimi me veton e tij , ishte presidenti amerikan Truman , të cilin e kishte takuar në New York dhe kishte biseduar me të , Noli i madh . Qëndrimi rus ishte e vetmja goditje që Rusia ka bërë kundër Shqipërisë sëbashku me të tjerët . Ky qëndrim i shumicës së fuqive të mëdha në atë kongres shpjegohej prej tyre me faktin se Shqipëria nuk kishte asnjë përfaqësues , asnjë interlokutor , kjo sepse nuk kishim as qeveri , asnjë institucion, por të hedhur e të flakur në mez të katër rrugëve , pasi na kishin shtrydhur për 500 vjet turqit otomanë . Dhe ja ku erdhëm tek armiku ynë shekullor , që është një dhe e vetme , Turqia Otomane . Por le të vazhdojmë me Rusinë . Kontakti i parë i Shqipërisë me Rusinë ( Bashkimin Sovjetik) u bë në 1945 pas luftës së dytë botërore . U bëmë antarë të Traktatit të Varshavës , antarë të kampit socialist me Bashkimin Sovjetik në krye . Shqipëria doli nga lufta plotësisht e shkatërruar , nuk kishte asgjë , as bukë e as gjellë , as shkolla e as punë , as fabrika e as punishte . Bashkimi Sovjetik hapi shkolla profesionale me programe ruse , hapi fabrika e uzina , modernizoi bujqësinë dhe më 1957 , me ndihmën e pedagogëve rusë , u hap universiteti i Tiranës . U specializuan me mijra e mijra shqiptarë në Rusi në fusha të ndryshme . U modernizua mbrojtja e armatimi , që nga pushka e deri te avjonët , të gjitha ishin mallra ruse . Dyqanet ushqimore vetëm ushqime ruse , gjithçka ruse , pikërisht në periudhën më të vështirë të Shqipërisë . Kjo ndihmë e përkrahje e gjithanshme dhe gjithçka gratis , zgjati deri në vitin 1961 . Pra nga viti 1945 , për 17 vjet rrjesht , Shqipërinë e mbajti me gjithçka Rusia , derisa diktatori ynë , siç bënte me çdo shtet mik , filloi të kritikojë e të quajë Bashkimin Sovjetik shtet revizionist , ndërsa Enveri ishte “marksist leninist” . Në fund të vitit 1961 , Bashkimi Sovjetik , ndërpreu çdo marrdhënie me Shqipërinë dhe Shqipëria kaloi nën umbrelën e Kinës , që edhe miqësia me të , dihet si përfundoi . Ka dhe shumë argumente të tjera në lidhje me miqësinë ruso- shqiptare , por po lemë me kaq .Tani na thuaj ti Ilirjan , ku konsiston dhe pse Rusinë e paskemi pasur ” armik shekullor” , sepse na ushqeu për 17 vjet , apo sepse kështu ke dëgjuar ti poshtë e lart ? E vërteta është kjo që të përshkrova unë , pa hequr asnjë presje .
Presidenti amerikan Truman , të lexohet ” presidenti amerikan Uillson”. Lapsusi im , ndjesë !
O Dashi pa brirë! Mos ngatërro ndihmat e gjeorgjianit Stalin, me Rusinë.
Rusia kurrë s’e ka dashur Shqipërinë. Sapo vdiq Stalini, pasardhësi i tij rus filloi bisedimet me grekët për “Epitin e Veriut” dhe rregulloi marrdhëniet me Titon.
Dhe ti ngatërron kekun me kakën. Ngatërron Bashkimin Sovjetik me Rusinë. BS ndihmoi deri pak pas vdekjes së Stalinit, pastaj ishte vetëm stërkëmbsh. Dhe që kur u rikrijua Rusia, vetëm politikë kundër shqiptarëve ndoqi, kurrë pro nesh. Që me luftën në ish-Jugoslaavi e më tëhù.
Ik ha bar tani.
Dashiiiiiii nuk ka nevoje per carcafin qe ke bere, tema eshte tjeter….
Gjoba Becchetit shkoi 140 miljone,por Gjoba Bexhetit do shkoje 500 miljon per Aeroportin.
Eshte i pakuptueshem Idjoti,,,Nuk e ndjekim dot,.Eshte vite drite larg,.Punon per shek.XXII.Mire Ne,por nuk e kuptojne as Rinia,qe ka mbushur sheshet…Ne 90 zbuloi Bitelsat,20 vjet pasi ishin shperndare.Mbushi muret e Institutit me fotografite e tyre.Brezi jone qe u rrit me kenget e tyre beri habi,C`gomar e solli kete Idjot!Nga zbriti ?Edhe Zhelali nga Kalaja Dodes kishte pare filmin Shamikuqja.
Me ben pershtypje se kryeministri yne e ngriti ne qiell kryeministrin izraelit Natanjahu, kurse nga ana tjeter financoi me milarda nje antisemit dhe me ide naziste si West ???
Sikur gocën me zor të t’a kishte bërë , ose mbesën , me këtë gjuhë që flet ti , tregon vetëm veten tënde , një plak matuf i pështirë , shpifës e gënjeshtar , një zagar i zgjebosur , që ngjall vetëm neveri . Kur të ngordhësh ti ( së shpejti do Zoti) , festë të madhe do bëjmë .
Faqen e zezë paçin; Anglia, Franca, Rusia, Polonia dhe Italia!
Krahasoni nje lider boteror dhe nje patriot si Putini me brekushen e Surrelit qe nuk le me duar dhe bythecpa puthur per te qendruar ne pushtet? Ka burra shteti bota jo laskare siç kemi ne!
Dashi!Pac faqen e zeze!
Ti Moisi Golemi nuk e ke idenë e atyre që shkruan , ja fut kot . Stalini vdiq në mars 1953 , ndërsa ndihmat ruse ( sovjetike) vazhduan deri në fillim të vitit 1962 . Dhe shkaktar i prishjes së mardhënive me Hrushovin , ishte Enveri me fjalimin në mbledhjen e 81 partive . Sa për ato “bisedimet” për vorioepirin me grekët , ja fut kot së koti . Bashkimi Sovjetik nuk kishte asnjë lloj kontakti me kampin e SHBA- ve dhe as me grekun në veçanti . Ku e ke dëgjuar , lexuar emësuar ti këtë që BS paska bërë bisedime më Greqinë kundër Shqipërisë . Ti dhe nja dy si ti , jini injorantë në historinë e Shqipërisë . Pas prishjes së mardhënieve me Shqipërinë , Bashkimi Sovjetik dhe më vonë Rusia , as që u morrën fare me Shqipërinë , sikur të mos ekzistonte . Ju na i nxirrni armik himagjinar . Mua mos më dërgo të ha bar ti Moisi , që të rëndon tepër emri i Moisi Golemit , që ishte princ i Skënderbeut , ndërsa ti je një gjysëm analfabet , që nuk ja ke idenë e historisë të vëndit tënd .
Dashi , e para e punes ne ate bote ti do shkosh para Demos . E dyta shpresoj qe ate qe ke thene per Demon per vajzen apo mbesen te ta bejne ty, fisit tend , gruas , vajzes e meqe qnke bere dhe me mbese ( kete nuk ta uroj, megjithese ti e meriton ) dhe dil e ofendo akoma te tjeret sepse jane kunder Rames !! Ti duhet te jesh njeriu me i shpifur ne kete forum bashkangjitur dhe ate Artanin dhe chp , ne mos qofsh po i njejti !!!!!!!!!!!
Ti vlonjat që nuk je fare vlonjat , para se të më akuzosh mua , lexo një herë se çfarë shkruan demo e si ofendon ai . Nuk ka rëndësi më ofendon mua apo dikë tjetër , e poshtër është mënyra e ulët , e turpëshme , prej skuthi e viliaku , që gërmon deri në gjysh stërgjyshër . Shan e shpif prapa krahëve , ndaj një personi , që nuk mundet as të lexojë ofezat e tij e as të mundet t’i përgjigjet ,
. Demua nuk është burrë , por një plak i rroitur nga mendtë , që fabrikon e nxjerr nga tastiera vetëm maskaralliqe , një skizofren maniakal , që di vetëm të shajë e shpifë . Ty të dukem i shpifur unë? Oo , sepse jam ndryshe nga ju . Ju jini një shportë karravidhesh , që ju ka grumbulluar kjo gazetë dhe lihni si qentë në dritën e hënës kundër dhe vetëm kundër Ramës , me fjalët më të ndyra , pa pikë turpi dhe ai që leh më tepër është plaku psikopat demo . Sa për vdekjen , po të nisemi sipas radhës , siç ndodh në shumicën e rasteve , nëqoftëse demua vdes ( ngordh desha të them ) sot , mua më bije të jetoj edhe nja 35 vjet .
Ti vlonjat që nuk je fare vlonjat , para se të më akuzosh mua , lexo një herë se çfarë shkruan demo e si ofendon ai . Nuk ka rëndësi më ofendon mua apo dikë tjetër , e poshtër është mënyra e ulët , e turpëshme , prej skuthi e viliaku , që gërmon deri në gjysh stërgjyshër . Shan e shpif prapa krahëve , ndaj një personi , që nuk mundet as të lexojë ofezat e tij e as të mundet t’i përgjigjet ,
. Demua nuk është burrë , por një plak i rroitur nga mendtë , që fabrikon e nxjerr nga tastiera vetëm maskaralliqe , një skizofren maniakal , që di vetëm të shajë e shpifë . Ty të dukem i shpifur unë? Oo , sepse jam ndryshe nga ju . Ju jini një shportë karravidhesh , që ju ka grumbulluar kjo gazetë dhe lihni si qentë në dritën e hënës kundër dhe vetëm kundër Ramës , me fjalët më të ndyra , pa pikë turpi dhe ai që leh më tepër është plaku psikopat demo . Sa për vdekjen , po të nisemi sipas radhës , siç ndodh në shumicën e rasteve , nëqoftëse demua vdes ( ngordh desha të them ) sot , mua më bije të jetoj edhe nja 35 vjet .
UNE BEJ DURIM TE SHKOJ NE SHOUN E KENY WEST PO TE ME JAPIN 50.000 (pesedhjetmije) DOLLARE DHE NE STALLE TE JET NDENJESJA E PERSHTATESHME EDHE PER GJUME.