Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Moti i keq në Itali shkakton 4 viktima, 4 të tjerë rezultojnë të zhdukur
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Moti i keq në Itali shkakton 4 viktima, 4 të tjerë rezultojnë të zhdukur
AktualitetBote

Moti i keq në Itali shkakton 4 viktima, 4 të tjerë rezultojnë të zhdukur

Published: May 17, 2023
Shpërndaje

Një tjetër person është gjetur i pajetë në Ravena të Italisë, një nga zonat e prekura nga përmbytjet masive, duke shënuar 4 viktima.

Mediat italiane raportojnë se viktima, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije është gjetur brenda një makine të përmbytur në zonën mes Solarolo dhe Castel Bolognese në Ravena. Lajmin e ka bërë të ditur prefekti i kësaj zone, Castrese De Rosa.

“Trupi nuk është gjetur ende pasi makina është zhytur plotësisht në ujë”, shpjegon prefekti.

- Publicitet -

Zona e Ravenës dhe provinca e saj është ndër më të prekurat nga moti i keq që ka nisur që prej ditës së djeshme në rajon.

Operacionet e kërkimit nga emergjencat civile për 4 personat e zhdukur vazhon. Ndërkohë 5 mijë banorë në Romagna janë evakuuar nga banesat e tyre të cilat janë mbuluar nga uji. Viktima një grua është gjetur në plazhin Cesenatico.  Nga mbrëmja e djeshme deri në orët e para të mëngjesit të sotëm janë përmbytur 14 lumenj në Emilia-Romagna.

Italia prej disa ditësh është përfshirë nga moti i keq, reshje të denduar shiu të cilat kanë shkaktuar përmbytje masive në disa zona.

Deri më tani 3 persona kanë humbur jetën dhe 4 të tjerë janë zhdukur në Romagna, një nga zonat më të prekura nga moti i keq. Në këtë zonë janë raportuar gjithashtu rrëshqitje masive të dheut.

Viktimat janë një burrë i moshuar që jetonte në Forlì pranë lumit Montone, i cili u mbyt në katin e parë të shtëpisë së tij, një burrë 70-vjeçar nga Ronta di Cesena dhe një grua, mosha dhe identiteti i të cilës nuk bëhet ende me dije dhe mësohet se është gjetur në plazhin Cesenatico.

Bashkia e Bolonjës bën të ditur se sistemi rrugor është i rrezikuar në shumë zona të qytetit metropolitane. Autoritetet kanë urdhëruar mbylljen e disa shkollave deri në një njoftim të dytë për neutralizimin e kushteve atmosferike. Po ashtu janë ndaluar lundrimet dhe udhëtimet me tren.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 30 tetor 2026
  • Arrestohet në Maqedoninë e Veriut pronari dhe drejtoresha e spitalit të njohur privat
  • “S’kam obligim të merrem me ty”, polici refuzonte të merrte në mbrojtje 49-vjeçaren që u vra në Kosovë
  • Tri shtete arabe rreshtohen me Greqinë kundër Turqisë
  • Qeveria po përgatit skemë të re fiskale për influencerët

Komentet e Fundit

  1. kri on Drafti i ri për Investimet nuk i shmang privilegjet për ‘miqtë e pushtetit’
  2. Ppsh on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit
  3. sateliti on Premtimi për rritjen e pensioneve: Kush dhe sa përfitojnë?
  4. Mentori on A mund të transformohet edhe tek ne zemërimi në votë
  5. bloodyslots on Regjistrimi pranë mjekut të familjes, procedurat si të aplikoni online!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?