Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: “Trupi i vëllait tim erdhi pa zemër në atdhe”, motra e Saimirit nuk ndalet, këtë herë proteston përpara MD
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > FOTO: “Trupi i vëllait tim erdhi pa zemër në atdhe”, motra e Saimirit nuk ndalet, këtë herë proteston përpara MD
KronikeKryesore

FOTO: “Trupi i vëllait tim erdhi pa zemër në atdhe”, motra e Saimirit nuk ndalet, këtë herë proteston përpara MD

Published: May 23, 2023
Shpërndaje

Të afërmit e të riut shqiptar Saimir Sula, trupi i të cilit erdhi në Shqipëri pa organin e zemrës pasi humbi jetën në një spital në Spanjë, po protestojnë këtë të martë përpara Ministrisë së Drejtësisë.

Prej këtij institucioni, protesta do të vijojë më pas në formë marshimi drejt kryeministrisë. Në 8 maj, familjarët e Sulës protestuan pak ditë më parë edhe para Parlamentit Europian, në Bruksel.

Sot, Majlinda Sula motra e të ndjerit, gjatë protestës para ministrisë së Drejtësisë tha se bëhet fjalë për trafik organesh dhe i kërkoi Ulsi Manjës që të kontaktojë homologët spanjollë për zbardhjen e ngjarjes.

- Publicitet -

Ajo shtoi se edhe nëse nuk ka pasur trafik organesh, atëherë është e dyshimtë përse ende nuk ka një analizë ADN-je për zemrën e gjetur në Spanjë që pretendohet të jetë e Saimir Sulës.

“Këtu logjikisht ka trafik organesh. Nëse nuk është trafik organesh, ku është zemra? Nuk po mendojmë për një moment që është trafik organesh, ma thoni ju ku është zemra dhe pse është kaq e vështirë të bëhet një ADN.

Zoti Manja në 3 vite rradhazi, ju mbajtët heshtje. Nuk i kërkuar llogari homologes për 7 letër porositë që janë dërguar”, u shpreh Majlinda mes të tjerash.

Më tej edhe një thirrje për Prokurorinë:

Zonja Suela Salavaçi prokurore e rastit në Shqipëri, keni një rat të hapur për trafik organesh. Kodin Penal nuk e kemi bërë ne si familje. Nëse keni një rast të tillë, ju këtë rast më tregoni si do e mbyllni? Pse nuk e hetoni, pse nuk është vijuar hetimi në 3 vite?

Unë iu kam nisur me një USB videot e vdekjes së vëllait tim, pse nuk keni interes për të parë këto video ku tregohet Saimiri i masakruar nga 8 rojet e spitalit publik në Spanjë?”- u shpreh Majlinda Sula, motra e të njërit Saimir Sula.

Në tetor të vitit të kaluar, Majlinda Sulës, motrës të 31 vjeçarit të ndjerë, i ka ardhur një raport nga spitali në Spanjë, ku i thuhet se është gjetur zemra e vëllait të saj. Mirëpo sipas Majlindës, ky lajm nga spitali nuk është i besueshëm dhe për këtë ka kërkuar që të bëhen analizat e ADN-së për të përcaktuar nëse vërtet zemra e gjetur është e vëllait të saj.

Në shkurt të këtij viti pas një takimi mes prokurorëve shqiptarë dhe atyre spanjollë, u bë me dije se zemra e 31 vjeçarit do të vinte në Shqipëri pas kryerjes së procesit të ADN-së në Spanjë.

Një analizë e tillë ende nuk është kryer dhe familjarët dyshojnë se në këtë rast bëhet fjalë për trafik organesh. Në protestën e sotme, familjarët kanë mbajtur banderola dhe pankarta në duar ku shkruhej “ADN urgjent”, duke i kërkuar edhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja dhe kryeministrit, Edi Rama që të angazhohen për zgjidhjen e ‘misterit’ të zemrës së Saimir Sulës.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  • ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  • Pse humbi Trump, sipas vetë Trump-it
  • Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj
  • Detajet e terrorit në zemrën e qytetit historik

Komentet e Fundit

  1. Valdrin on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  2. Luan on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  3. Vlora 97 on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  4. Dajti on Rregulli i thjeshtë që nuk lejon batërdi ndërtimesh jashtë fshatrave tradicionalë në bregdetin e Greqisë
  5. Ethem Lalaj on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?