Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sazani dhe Paraja
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Sazani dhe Paraja
KryesoreLajmi i funditopinion

Sazani dhe Paraja

Published: March 23, 2024
Shpërndaje

Nga Artan Xh. Duka

Botuar në DITA

Sazani e turizmi shkojnë bashkë bile ai duhet të jetë ndër xhevahirët më të spikatur të kurorës së ofertës turistike sonë. Debati këto ditë rreth tij nuk ka të bëjë nëse duhet apo jo të vijohet me turizmin atje por mënyrën se si do zhvillohet ai.

- Publicitet -

Turizmi është një industri me përfitime të shumta. Nga ato ekonomike, sociale, kulturore, marketing, imazhi, faktor paqeje e harmonie mes popujve etj.  Boll të mos tejkalohet sensi i masës dhe ai të mos cënojë barazpeshat sociale dhe ekonomike, identetin kombëtar, raportin me botën e me natyrën etj duke mbetur kurdoherë shtysë pozivite për zhvillim.

Sado magjikë numrat e vizitorëve, turizmi nuk ka pse bëhet kryefjalë dhe as të rrëmbehemi në tjetërsimin e pasurive natyrore në funksion të tij sa herë troket ndonjë investitor nga bota, pale ata “strategjikë” tanët! Dhe Sazani është nga ato raste që thonë matu 100 herë, pa preje njëherë se e kemi të vetëm dhe me kimet!

Mrekulli që ka interes për të deri edhe familja Trump sepse ndonse investitor është dhëndëri, e shoqja është vajza e babait.

E nuk është thjesht një miliarder por një ish-president i SHBA. Fiton apo jo në nëntor, Trump sërisht mbetet faktor me peshë në politikën botërore dhe Shqipëria, me sebepin e Sazanit, do të jetë më shumë pjesë e vëmëndjes deri dhe e familjes e rrethit të madh të tij. Dhe nëse ndodh, Sazani do të ishte preçedent për investime më tej në gjithë territorin, jo vetëm në turizëm dhe jo vetëm prej familjes Trump por dhe të tjerëve rrotull tij.

Do të ishte kryemarketing.

Mielli hua!

E thënë kjo, turizmi, në këtë rast Sazani, duhet të respektojë barazpeshat në vënd. Zhvillimi i turizmi nuk duhet të shndërrohet në mani duke i kushtuar më pak vëmëndje zhvillimit të industrisë e bujqësisë. Turizmi mund t’u japë atyre një dorë e anasjelltas por në fund të fundit shtëpia nuk mbahet me “miell hua” se jo vetëm vëndet e tjera lëvizin e nuk rrinë në vënd se turisti variacion do por edhe se si industri ai mbetet i brishtë ndaj ngjarjeve e tensioneve politike, ekonomike, tentativa të qëllimshme për sabotim imazhi, terrorizmit global etj.

Deri edhe ndërgjegjësimi i shoqërisë njerëzore mbi efektet negative mbi planetin të turizmit global për të mos përmëndur këtu raportet e popullsisë me vizitorët, sidomos të shumtë, me ndikime në përputhjen kulturore, zakonore, ndjenja e marzhinalizimit tek një pjesë e shoqërisë për të cilën turizmi shndërrohet në mollë e ndaluar etj.

Si çdo gjë e mirë edhe turizmi lyp hapa të matura duke qënë të vetëdijshëm për dinamikat e gjërave dhe daljen përpara ndryshimeve bumerang që cënojnë vetë perceptimin e botës ndaj turizmit shqiptar. Iimazhi i keq që mund të provokojë ngutja është më mbresëlënës se ai pozitiv e përhapet më shpejt gojarisht.

Nga ana tjetër, Shqipëria nuk është treg i stërmadh për të lejuar turizëm masiv me “bukë me vete” me efekte plot pas por ndërkohë është e vogël për të “kopsitur” e rrethuar me gardhe ato pak pasuri natyrore mbresëlënëse me komplekse elitare që shndërrohen në tokë të “xanun” për shqiptarin e thjeshtë dhe që kur ngrihen nga të huajt, kanë edhe efekte të diskutueshme ekonomike sepse edhe fitimet dalin jashtë.

Mbi të gjitha duhet të respektohet natyra si pasuri e pazëvëndësueshme dhe që ia kemi detyrim brezave më tej. Dhe kjo vihet në dyshim kur shikon arnime pas arnimesh të ligjeve për zonat e mbrojtura qofshin natyrore, historike etj.

Butrinti vetëm shëmtohet me ndërtime rreth tij. Aeroporti i Vlorës duhej të ishte bërë gjetiu jo vetëm se i hymë në pjesë pelikanit kaçurrel apo qeros apo zogjve të tjerë por dhe se është mu në buzë të detit dhe ngrohja globale vetëm rrit nivelin e detit etj.

Elita, komoditeti apo veçantia që nuk ka çmim!

Mbi të gjitha, ajo që qytetari shqiptar pret dhe meriton është transparenca. Qoftë në rastin e Butrintit, gjiret e portet kudo në bregdet, Sazani vetë etj. Qeveria e ka detyrim atë. Ndryshe, edhe një gjë e mirë, fillon e shihet me dyshim pastaj, konspiracioni bën të vetën dhe kur fillon zallamahia, më mirë syri se nami thonë.

Sazani nuk duhet të shndërrohet në një flluskë elitare për të huajt a të kamurit e ditës. Kushdo që ka dëshirë të shkojë atje, duhet të ketë mundësinë jo vetëm për t’a vizituar por dhe pushuar atje. Sazani nuk duhet të ndahet me mure e gardhe. I vetmi “gardh” duhet të mbetet pagesa përkatëse e hapur për të gjithë, si për ata që notojnë në para ashtu edhe ata që kursejnë një vit apo një jetë të tërë për pak ditë apo një fundjavë atje.

Dhe kjo lyp transparencë. Ndodhi me Melonin, ndodhi me vajzën e Trump që u shitën si arritje e marketing qeverisës sepse begenisën viset tona për pushimet e tyre por ja që  turizmi e pati “bishtin” prapa dhe kjo zor të besohet se ishte rrufe në qiellin blu për qeverinë. Janë në të drejtën e tyre të vizitojnë e investojnë por qeveria duhet të qartësojë që në fillim se kur vjen puna tek turizmi, qytetari vjen i pari.

Shqipëria ka ende shansin të shndërrohet, ndryshe nga gjitonët tanë, në një destinacion i preferuar për turizmin ekologjik, rural, sportiv etj. “Elitarët” nuk vijnë për hotele me 5 yje se kalojnë jetën në to, por për natyrë me 5 yje dhe kjo nënkupton sa më pak betonizim, sa më pak degradim e qethje të gjelbërimit, trëmbje e faunës apo kositje e florës unike etj.

E mbi të gjitha, ata vijnë jo thjesht të theken në diell e larg syve të banorëve por të takohen e kuptojnë ata e të shkuarën e tyre. Të përjetojnë të ndryshmen, të shijojnë guzhinën shqiptare dhe jo të lexojnë shkrime mediash që reklamojnë ndikimet e guzhinës italiane apo greke(!) në të, të dëgjojnë muzikën e shohin vallen tonë unike e jo të bredhin në bregdet e dëgjojnë muzikën nga vëndet që vijnë(!), të shohin ndërtesa e sheshe tipike tonat dhe jo kopje patetike të “manhatizimit”  të shesheve e rrokaqiejve të tyre, bare e restorante që asgjë nuk i lidh me trashëgiminë nga emri, menuja, muzika etj.

Elita kërkon uniken dhe kjo nuk është punë komoditeti e salltaneti por “virgjërie” kombëtare nga mikpritja e mirënjohur shqiptare ndaj të huajve që nuk ka gardh që i ndan në kompleks, natyra rrotull, kultura etj. Sazani, nëse është e thënë, do kujdesin më të madh. E kemi unik dhe me të të gjitha vezët janë në një shportë. Boll na ka ndarë politika e deti kaq kohë prej tij. Të mos na ndajë edhe paraja tani. Boll u bë deti kos!

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
23 Comments
  • Phoenix says:
    March 22, 2024 at 9:36 pm

    Mori vesh njeri se c’fare shkruan ky Gomari i Ngrohjes Globale dhe i Hidrogjenit jeshil te ky artikulli, se une nuk kuptova asgje.

    Reply
  • Piro says:
    March 22, 2024 at 9:56 pm

    C’mund te fitoje Shqiperia nga turizmi? Sa mund te rriten te ardhurat e vendit tone, pa llogaritur fare se sa fiton populli thjesht.
    Shqiperia ka e do te kete turizem vetm 3-4 muaj ne vit.
    Zvicra ka turizem te kater stinet e vitit dhe nga ai qe ne kemi qejf ta quajme elitar. Edini sa perqind te te ardhurave kombetare vjetore ka Zvicra nga “turizmi elitar”?
    VETEM 2%,ose me fjale DY PERQIND.
    Sa mund te shtohen te ardhurat e mija nga turizmi?
    Vetem 2% edhe sikur ne ne Shqiperi te bejme turizem elitar kater stinet e vitit.

    Reply
  • Phoenix says:
    March 22, 2024 at 10:01 pm

    Keta Prifterinjte ekologjike jane shtuar ca si shume kohet e fundit. Me sa duket nuhasin ku fle paraja. Shtepise po i del flaka mbi Cati, e keta vadisin mullarin e kashtes.

    Reply
  • Piro says:
    March 22, 2024 at 10:03 pm

    C’mund te fitoje Shqiperia nga turizmi? Sa mund te rriten te ardhurat e vendit tone, pa llogaritur fare se sa fiton populli thjesht.
    Shqiperia ka e do te kete turizem vetm 3-4 muaj ne vit.
    Zvicra ka turizem te kater stinet e vitit dhe nga ai qe ne kemi qejf ta quajme elitar. Edini sa perqind te te ardhurave kombetare vjetore ka Zvicra nga “turizmi elitar”?
    VETEM 2%,ose me fjale DY PERQIND.
    Sa mund te shtohen te ardhurat e mija nga turizmi?
    Vetem 2% edhe sikur ne ne Shqiperi te bejme turizem elitar kater stinet e vitit.
    Kemi 33 vjet qe rrojme me endra.
    Dite te bardha per kete atdheun tone e per populin tone fisnik do te vijne vetem kur te bejme edhe ne si gjithe bota, kur te ngreme ekonomine tone kombetare, industrine e bujqesine tone.
    Pa 33 vjetesh te humbura me endra feminore, le te fillojme punen per te ngritur EKONOMINE TONE.

    Reply
  • Lex says:
    March 22, 2024 at 10:47 pm

    PRIT GOMAR TE MBIJ BAR
    KUR SKE TRU TE VENE SAMAR

    UDHEHEQ EKONOMIA
    JO TURIZMI A PIKTURA
    PRISNI PRISNI SE PO VJEN
    SDO KLLOUN SHTETI POR DO BURRA

    Reply
  • epo kjo pune says:
    March 22, 2024 at 10:54 pm

    me sebepin e turizmit po behen miliarder me soj e sorrollop, bregun e marrin falas, propaganda vu, njerezit po behen turista ne vend te vet dmth te huaj se cmimet po I ngre turizmi por pagat e pensionet vendnumero e njerezit vuajne, si ajo vjersha prane detit te palare, duhet industri se pasuria kombit vjen me prodhim, Jo me sherbime se po katandisemi komb tregtar e hanxhish se e gjunjezuam ekonomine ne 30vjet se ate synonte greqira e serbolja. sic e katandisem dje po katandisim edhe demokracine sot ne farsen e politikes qe po e trash zullumin dhe nuk ka gajle hic.

    Reply
  • demo says:
    March 22, 2024 at 10:58 pm

    Peshku ne Det,Tigani ne Sazan.
    Trumpi ne Amerike,po sikur te fitoje prape Bidoni?
    Deti kos,nuk na bie nje luge ne Sazan.
    Shi,shi,shi,Bijt e Partise ankohen se i paska ndare Partia nga Sazani,.
    Mua me mjaftonte Plazhi Durresit me tren.Pas 90 nuk me dilte rroga te blija govate,jo te blija gomone per Sazan. Sazani eshte mire Aty ku e ka caktuar Perendia.Karakoll per te kontrolluar Adriatikun.
    po se i ka marre perendia mente budallait,,Ju ka bere mendja Turizem.
    Nuk mbahet shtepia me karamele cokollata,o karafiiiil!
    Hap vende pune per popullin!
    Ver ne pune Uzinat e Policanit,Mjekesit,,
    Te ka llastuar Kristaqi me neten me karamele,cokollata,me atlete adidas, plazh ne Vlore,,po nuk rroi edhe nja 5 vjet enveri,qe ta shihje mire Kooperativen e Donofroses! Minieren e Bulqizes siic e pa i biri Kadri Hasbiut. Se per Ju bllokmenet e llastuar ishte ilac ay.

    Reply
  • Arben Tashko says:
    March 23, 2024 at 3:29 am

    Nuk ka zgjidhje magjike,
    por sic dihet,
    Miqesia eshte Miqesi
    Por qesja te veje e te vije.

    Mrekullia vjen nga populli qe punon
    dhe investitoret qe harxhojne miliarda
    dollare e qe desherojne te fitojne, qe
    krijojne kushtet qe te gjithe te kene
    mundesine te gezojne e qetesohen, sipas
    konributit dhe meritave qe kane.

    Ne kohen e Hoxhes, tiranasit vershenin
    ne plazhin e Durresit te djelave, dhe
    kishin mare buken me vete.

    Tashti qe mundesite per te pushuar e gezuar
    kudo, ne vendet me te bukura te Shqiperisa
    jane shumfishuar me dhjetra here, perseri ka
    disa qe ndjehen te pa lumtur, se nje pakice do
    shkoje ne reservate elitare.

    Pse disa behen xheloze duke shkuar deri atje
    sate duan te demtojne interesat kombetare,
    kur te gjithe do te kene mundsira te shumta e
    te larmishme per te shijuar bukurit e vendit tone.

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    March 23, 2024 at 10:39 am

    QI o breshke QI se te ka ardhur ‘Dita’!?

    Ka avulluar 28 mije km2 ish Shqiperise
    sKiptareve ju mungon vatani,Uji dhe BUKA,
    Per Sazanin sa 1/2000-ta,sy bualli
    perrallisin alabakeria dhe nje fare D U K A!

    Mjere NE te mjeret,
    ke te Q… me PARË
    Sazanin e Trap-Trumpit
    Apo tere pasurine KOMBETARË!

    Pellasin gomaret nate e dite
    Qan me kuje Duka SAZANIN
    Per tre dekada me radhe
    As e rrujti kush per VATANIN!

    Perrallisin alabakerija
    per Dhendurrin e Trap-A ME RI QI SE
    As nje fjale per kapitalet strategjike
    Rezart Taçin,’dhendurrin’ LIRISË!

    Reply
  • RETROSPEKTIVE says:
    March 23, 2024 at 10:43 am

    Tani i Dukes nuk eshte aq budalla sa te besoje se dhenderri i Trump e do Sazanin per ti futur parate qe do vjel atje ne Buxhetin e drobitur te qeverise Rama, por Tani i Dukes eshte mjaftueshem i gatshem ti thote “Amin” faktit se troje shteterore shqiptare u falen te huajve, mjaft qe kjo te behet nga ky Edi Rama.
    Ne fund te fundit keto pazare bente edhe Esat Pashe Toptani para 100 vitesh e tani mbahet per Tradhetar Kombi.

    Reply
  • Detari says:
    March 23, 2024 at 10:54 am

    cfare ndarje se lat nam keni ngelur disa pleq pensionista ne ate vend dhe mendoni se keni peshe lol

    Reply
  • Arben Tashko says:
    March 23, 2024 at 9:25 pm

    Zoterij:

    A mund te na thoni se cfare planesh do i parashtonit Shqipetareve
    ne se ju do ishit drejtusit e vendit tone?

    Reply
    • Aldrinp says:
      March 24, 2024 at 5:16 pm

      o Tashko, si e ke kete pyetjen? Me ca kuptimi?
      Dmth a do mund te mos vidhnit dhe tradhetonit nese do beheshit drejtues te vendit?
      Se ky pazar eshte grabitje e paster
      Pergjigja me e thjeshte, ajo qe nuk te shkon ne mend ty eshte: A mund te mos ishte shitur Shqiperia?
      A mund te mos ishin shitur pasurite komebtare tokesore, ujore, nentokesore?
      E kupton tragjedine e asaj qe i kane SHqiperise keta qelbesirat e politikes sone?
      Apo te duket shteti agjensi turistike?

      Reply
  • era says:
    March 24, 2024 at 5:10 pm

    Lexoje edhe njeher se ben vaki kupton gje

    Reply
  • demo says:
    March 25, 2024 at 2:25 am

    Boll vodhe!-i tha ambasadorja Amerikane. -Ike tani me kohe te mire!
    Kane kaluar 3 vjet dhe qy nuk hiku me kohe te mire.

    Reply
  • Arben Tashko says:
    March 25, 2024 at 3:30 am

    Kundershtoni dhe propozoni,

    Cfare do benit Ju Z. Aldrin.P
    per te patur nje Shqiperi per se mbari
    po te kishit mundesine per te bere dicka?

    Mos na thuaj se cfare nuk do.
    Na trego se cfare desheron te besh.
    Shpalos ,te lutem, nje plan me pese pika.
    Ne se nuk je ne gjendje te thush dicka, ……

    Reply
    • Aldrinp says:
      March 25, 2024 at 3:32 am

      Qe je carton me zile, nuk kam ca te them
      Dhe e do me pese pika
      Ka budallenj kjo bote, po ka dhe shqiptare si puna e Tashkos

      Reply
  • Arben Tashko says:
    March 25, 2024 at 4:53 pm

    Ju po i nxirni bojen atij qe fshihet pas pseudonimit Aldrin. P

    Reply
  • korçari says:
    March 26, 2024 at 3:03 pm

    Idiotet e dobishem e duan Zazanin ashtu “toke e djegur” ku banues jane vetem gjarperinjte dhe kur vjen nje investim serioz si gjithmone nga kundershtaret e çdo gjeje shqiptare shajne ,nxijne apo fantazojne çdo gje te keqe vetem sepse ne krye eshte Rama.Me keqardhje konstatoj se maskarenjte jane shumice ne Shqiperi pasi ata me tru e kane gjetur rrugen e tyre dhe perjashto pensionistet te cilet nuk kane ku te shkojne pjesa tjeter eshte hajdut,i pafytyre si G.Bardhi,i pjerdhur nga trute si I Meta maje hekurave,plak kriminel si Salehu,kokra e dembelit me perfaqsues L Bashen,i nje mije poshtersive si F.Noka,parazit si Dashamir Shehu,i krishtere po ne fakt mysliman si F.Mediu i cili nuk mundet te mbuloje vjedhjet e tij dhe sigurisht seksin tjeter me ne krye Kryemadhin e cila u miliardere me qepet e te jatit,Vokshi pronare pusesh nafte dhe nuk mund te harrohet doktori Dritan Shehu si perfaqsues i krimineleve me bluza te bardha i ndjekur nga Beqja me i poshter me makuterine e tij duke zbritur me k/bashkiaket te cilet bejne gare kush do te vjedhe me shume.Shqiperia ka nevoje me shume se kurre per investime serioze sidomos elitare si ky i Sazanit,shembulli jane fqinjet tane ,Greqia,Kroacia,Turqia,Mali i Zi etj.

    Reply
  • mali says:
    March 26, 2024 at 3:45 pm

    Ore korcar ,te kam thene 10x here ndro emrin.Je fare kopan dhe nuk analizon ato qe shkruan.
    Ty te duket se me kete shkrim mbron Ramen por ti je nje gomar I teri qe ne fakt ia ke futur Rames sa s’ka ku t’i veje.
    Ti e nxorre zbuluar qe nen qeverisjen 10 vjecare te Rames keta qe permend jane pasuruar.
    Kete o I nderuar korcar kam 8 vjet qe po ta shkruaj.
    Shyqyr qe te ardhen mente dhe vazhdo voto Rama qe keta t’i 3fishojne pasurite.

    Reply
  • korçari says:
    March 26, 2024 at 4:21 pm

    Nje replike:Nje dite nje zoteri duke ecur ne rruge u godit nga nje gomar i zbritur nga MALi dhe nje kalimtar e pyeti se perse nuk e goditi Gomarin MALI dhe zoteria ju pergjegj:Po t’i kunderpergjigjesha do te bija ne nivelin e gomarit dhe vazhdoi rrugen i qete ne punen e tij …

    Reply
  • mali says:
    March 26, 2024 at 4:50 pm

    Korcar,nuk ka replike ketu.Une te pergezoj sepse ke thene nje te vertete qe te gjithe keta qe ke permendur po pasurohen nen pushtetin e Edi Rames.
    Ti mbaje ne pushtet Ramen qe te kenaqesh ata qe ti gjoja uren ,me Sali ,e kompani,emrat I ke shkruar vete.

    Reply
  • Aldrinp says:
    March 26, 2024 at 5:16 pm

    Zazani ore Zazani i dhiarit pe Korce. Shko mor qelbesire e Rames, cope putane injorante

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?