Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: MSH: 83 mijë qytetarë të vaksinuar kundër gripit, brenda nëntorit vijnë 700 mijë doza booster të vaksinës anti-covid
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > MSH: 83 mijë qytetarë të vaksinuar kundër gripit, brenda nëntorit vijnë 700 mijë doza booster të vaksinës anti-covid
AktualitetShoqëri

MSH: 83 mijë qytetarë të vaksinuar kundër gripit, brenda nëntorit vijnë 700 mijë doza booster të vaksinës anti-covid

Published: November 4, 2022
Shpërndaje

Në qendrat shëndetësore në gjithë vendin po vijon paralelisht vaksinimi i qytetarëve kundër gripit dhe Covid19. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër proçesin e vaksinimit të kombinuar në Qendrën Shëndetësore nr.5 në kryeqytet, duke bërë me dije se janë kryer rreth 83 mijë vaksinime kundër gripit deri më sot në grupet e targetuara.

“Ajo çfarë kemi evidentuar në këto ditë, është që ne kemi një përthithje shumë të lartë të vaksinave të gripit. Janë rreth 83 mijë vaksina të kryera deri më sot. Vetëm ditën e djeshme kemi pasur mbi 18 mijë vaksina të gripit të kryera tek kategoritë e riskut. Qendrat shëndetësore po bëjnë një punë fantastike për të lajmëruar gjithë qytetarët +65 vjeç, të moshuarit, atë të cilët kanë problematika të sëmundjeve kronike dhe grupet gjithashtu të riskuara siç i përmenda, në mënyrë që të kemi dhe një mbrojtje sa më të shpejtë përsa i përket shtameve të gripit që do të ketë këtë vit”, bëri me dije Manastirliu.

Manastirliu ka ritheksuar angazhimin e qeverisë shqiptare për të sjellë vaksina të tjera kundër Covid19 duke apleuar për vaksinimin e njëkohshëm.

“Jemi në pritje të vaksinave përforcuese, pra të vaksinave të adaptuara duke bërë kështu të mundur që jo vetëm të vazhdojë vaksinimi me dozat të para, të dyta por edhe të treta, të katërta, me format e reja të cilat vijnë me vaksinat booster brenda nëntorit. Do të jenë rreth 700 mijë vaksina, të cilat do të jenë të fokusuara, tek dozat e treta dhe të katërta të vaksinimit”, tha Manastirliu.

Duke folur për vaksinë HPV, Manastirliu tha: “Ka filluar prej ditës së djeshme në të gjitha qendrat shëndetësore ku po bëhet një punë fantastike nga të gjithë shërbimet e konsultorëve, mjekëve në qendrat shëndetësore, në mënyrë që të lajmërohen të gjitha vajzat e lindura nga janari i 2009 për të ardhur për të bërë këtë vaksinë. Me futjen e kësaj vaksine në kalendarin e vaksinimit ne do të vijojmë të sigurojmë vaksinimin jo vetëm për këto muaj por edhe në vazhdim, duke garantuar kështu që vajzat tona të jenë dhe më të mbrojtura”.

- Publicitet -
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 5, 2022 at 11:42 am

    Me ne fund nje lajm i mire nga shendeti.Ne kohe te xhaxhit ne rresht per nje ato qe nuk gjenin vaksinat per tufen.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  • Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  • Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  • “Ai na tha që jemi grekë…” Edhe i riu me aftësi ndryshe, në protestë

Komentet e Fundit

  1. sadiku on Protesta dhe analiza e deklaratave të Edi Ramës për Zvërnecin
  2. Ke parajsa e satëme on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Glaukias on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  4. Glaukias on Rreth 200 milionë euro për Zvërnecin, nga vëllezërit sirianë, drejt llogarive të Artur Shehut
  5. Futja kot on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?