Autori Sefer Pasha po boton prej disa numrash në DITA, kujtimet e tij nga koha kur ka shërbyer në Vilën 31 dhe në Gardën e Repiblikës. Letra e mëposhtme është përgjigje për një mesazh që i ka dërguar pas botimit, vajza e Gjelosh Ukcamës, përmendur në pjesën e parë të intervistës që mund të lexohet duke klikuar KËTU. Elona Vuljeviç e akuzon autorin se ka mashtruar për të atin. Kjo është përgjigja e autorit.
—–
E dashur Elona!
Shënimi yt më ka mahnitur. Ti je vajza e mikut tim të shtrënjtë Gjelosh Ukcama. Këtë e dinë të gjallët dhe të vdekurit e Ministrisë së Brendshme. Gjeloshin e transferuan nga Garda në Shishtavec pasi djali i dajës së tij vrau një komisar të Gardës. Unë në Shishtavec të Kukësit e mora në mbrojtje. Në Shishtavec ka ardhur dhe Prenda me të dy vajzat për ca ditë. Gjeloshi nuk e harroi miqësinë me mua dhe kur ndodhën ndryshimet pas vitit 1992 me ndërhyrjen e tij [Gjeloshi ishte në kuadrin e Ministrisë] mua me ndihmën e Halit Gjeçit më emëruan si Zëvendës kryetar të Degës së Sigurimit të Objekteve në Gardën e Republikës. Kisha në ruajtje selinë e Presidencës ku ishte Sali Berisha. Dhe pas disa kohësh përsëri më hoqën. U ktheva sërish në Gardë pasi shërbeva në Tropojë.
Përmendja e emrit të Gjeloshit për foton që ka dalë me Enver Hoxhën është një detaj, i shkruar pa të keq e pa asnjë farë qëllimi për përfitim. Unë moj Elona nuk e shkel ligjin. Në shkrimin e botuar nuk them se kam “një foto të Gjeloshit me Enverin”. Jo. Unë fare thjesht them se miku im “ka bërë me ndihmën e Sulo Gradecit një foto me Enverin”. Ku qëndron këtu intriga? Nuk kam botuar ndonjë foto për reklamë apo për ta fyer mikun tim. Në ato mote Garda ishte me një mijë vetë. Sot në Tiranë nuk është mëkat që të kesh një foto me Enver Hoxhën. Ka tjetër psikologji. E gjithë Garda ka qenë roje. Ashtu është edhe sot. Në demokraci unë shërbeva në Gardë 9 vjet. Tre vjetët e parë qysh nga gushti i vitit 1968 kam shërbyer roje tek vila 31. Recitoja Kadarenë dhe Agollin kur garda ndërtonte me punë vullnetare një lagje që është në Tiranën e Re. Komisar kishim të madhin Skënder Alika, që tani është 96 vjeç. Me sytë e mi e kam parë Enver Hoxhën qindra herë. E kam ruajtur dhe nuk e kam për turp. Kam bërë detyrën. Por kam ruajtur dhe Sali Berishën dhe Ilir Metën.
Sa herë që kaloj në rrugën “Irfan Tomini” i hedh sytë nga kati i pestë i pallatit, ku ju keni banuar dhe mua më duket sikur nga dritarja më thërret Gjeloshi: “Ngjitu lart komisar se po të pres me Lushin që të pimë nga një gotë raki. Aty gjenim dhe djalin e Lushit që ishte poet dhe recitonte Eseninin.
Zonja Elona! Unë kam në proces një libër për mikun tim Gjeloshin, ku është e gjithë jeta e tij interesante qysh nga gjyshërit në Lekbibaj, edhe pse jam nga Mallakastra. Do të ftoj në promovim. Do ta shtoj dhe këtë aksident. Mos u mërzit. Fotoja ekziston. Porosita një studio private për të gërmuar në memorien e fejsbukut. Por do ta këtë dhe ndonjë miku jonë. Ajo foto nuk të turpëron, moj zonjë. Përkundrazi! Kur kaloj nga Blloku ata që nuk na deshën thonë:“Po kalon Sefer Pasha, vëllai i Gjelosh Ukcamës”. Si të jenë hiena këta qyrrama e hafije shkruajnë gardhiqeve me makthe si dikur letra anonime. Pse unë kam shkruar se Kadri Hazbiu nuk ka qenë agjent i zbulimeve të huaja? Po kjo është e vërtetë. As Feçorr Shehu nuk ka qenë.
Dhe së fundi po përpiqem që të bëj dhe pak humor nga ai që ma tregonte Gjeloshi. Tek vila e Enver Hoxhës po bisedonte Gjeloshi me djalin e Enver Hoxhës, Sokolin. Doli Enver Hoxha. Sokoli i tha Enver Hoxhës: O babi! Sa djalë i mirë ky Gjoleka! Gjeloshi e kishte shoqëruar Sokolin jashtë shtetit. Enver Hoxha e pyet të birin? Nga është ky Gjoleka? Nga Lekbibajt e Tropojës u përgjgj Sokoli. Po ku ka emër Gjoleka në Lekbibaj, more Koli i thotë Enver Hoxha? Më fal babi, i tha Sokoli. E ngatërrova. E quajnë Gjelosh Ukcama.
Ti Elona tani je zonjë e madhe. Por ta dish mirë se jeta e Gjeloshit dhe e imja nuk kanë lidhje me atë foto. Bile Gjeloshin e internuan. E ka larë me lot Shishtavecin. Ne mbetëm të dy të papunë. Na flakën në rrugë sikur të ishim qenër. Nuk kishin lekë për kafe dhe rrinim tek bordurat e Sheshit “Skënderbej”. Nuk dinim ku të shkonim. Deshëm të bënim trafikun e armëve e aventura të tjera. Po nuk dinim nga lidhej gomari. Kur i kujtoj vë duart në kokë. Në libër po i qëndis. Kjo punë e fotos është një marrëzi. Të gjithë ata që kanë qenë pranë Enver Hoxhës i gjen në foto, në filma e në dokumentarë. Ka dokumente. E ç’rëndësi ka një foto? Miku im ka qëndruar tek Enver Hoxha plot tetë vjet. Bashkë kemi shkuar kur doli nga burgu Sulo Gradeci. Pse ta fsheh, e kemi festuar.
Elona! Në Lekbibaj ka një thënie: “Kur vras veten nuk kam kujt t’ia lyp gjakun”. E ç’më duhej mua ai fakt me atë të mallkuar foto! Nuk kam përgjigje.
Shkrimin për ty Elona e shkruajta me dhimbje sikur murova një ëndërr. Coftë vdekja kur prajnë helmet! Gjithsesi edhe këto pak rreshta janë pjesë e një kronike biografike për mikun tim Gjelosh Ukcama.
Sefer Pasha
Botuar në DITA
ka shume cudira ne keto shkrime : si eshte e mundur qe ky autorizohet me germuar neper arkive pa qene as historian, as studiues kur ne te familjeve nuk na lejohet aksesi ne keto arkiva?
Perndryshe pse nuk na tregon ma shume per gjendjen mendore te Enverit mbasi e paska shoqeruar nga afer? Se pertej gjendjes mendore duhet kerkuar kush ka qeverise shqiperine atehere?!
Edhe nga kjo kush ka qeverise shqiperine kur Enveri nuk ishte ma i afte , dalin shume shpegime per si u asgjesuan shume njereze nga keta qeveritare!
Perndryshe, nder kujtimet e ralla qe lexohen e jane interesante
“Historiani” i madh Sefer Pasha: “Pse unë kam shkruar se Kadri Hazbiu nuk ka qenë agjent i zbulimeve të huaja? Po kjo është e vërtetë. As Feçorr Shehu nuk ka qenë.” Jo vetem “historian”, por edhe “konspiracionist shume i madh” Sefer Pasha thote: “Gjelosh Ukcama gjeti pune ne SHBA me foton e Enver Hoxhes.” Hahaha, mos u merzit vajze e dashur, se kjo bote eshte e mbushur me “te rjedhur…”!
E bija Gjeloshit mos behet me fanatik se papa,I gjithe populli shqiptar atehere donte te dilte fotografi me enver hoxhen. Nuk e sheh Sali Berishen,sa akrrobacira ka bere per tu gjendur ne korridor kur do kalonte enveri ?
SI SHQIPTARI CUB NUK KA
SA JE SHEF MUTIN TA HA
PORSE KEMBA PO TE SHKAU
SI ULKONJE ME DYSH TE CAU
Nje shkrim mediokre qe nuk ofron asgje per lexusin nga ana historike dhe qe ka nivel mjaft te ulet nga ana kompozicionale dhe vertetesia e ngjarjeve qe permenden; pa radhe si nje grumbull hedhurinash ne nje kosh te te vjeteruar.
Ky i quajtur shkrues (S. Pasha) duhet te jete nje sharlatan qe i duket sikur di te shkruaje historira dhe do te na shese ketu llafe kafeneje te degjuara andej ketej, me dhjetra here, sikur ka zbuluar fakte te pa degjuara.
Vetem nje person me fantazi te semure (per te mos thene i shkrehur) mer guximin te shkruaje si “kompetent” dhe njeri i rrethit te brendeshem per jeten e Enver Hoxhes, kur nuk e ka takuar njehere apo folur me ate vete.
1. Midis te tjerash, ky delirant thote se ka qene dikur nje ushtar i thjeshte gardist dhe pastaj na “pershkruan me imtesi” se si nje guzhinier i ri ne shtepine e E.H. (i ardhur nga fshatrat e Kukesit) e therret Enverin thjesht me emer dhe jo shoku Enver!
Po kishte burre (apo grua), dhe nga ata te sherbimit pa le, qe ti fliste E. H. thjesht me emer o Sefer dallkauku? Para Enverit dridheshin anetaret e byrose e jo me nje Sefer si puna jote apo guzhinier!
2. Na thote se nje “shok” i Seferit, te forcat speciale te ministrise, piqte mish ne hell dhe nga i mish hante dhe Enver Hoxha ndonje brinje (se mbante diete)!!!! Po mire o Sefer trupeshku nuk e di ti se te gjithe jane te njohur tashme me jeten e Enverit dhe e dine se ushqimi i tij kalonte ne shume sita te Sulos (Gradecit) dhe nuk ngelej ta piqte nje sambist i ministrise?
3. Te gjitha historite me Mehmet, Kadri, Fiqiret, Bektesh, etj… jane shkruajtur e sterthene nga dokumenta, roje e doktore te Enver Hoxhes e dihen te gjitha. Por Sefer ushtari, anonim ne ate kohe (tani “tregmtar”), na i tregon me “natyralitet”, jep dhe “konkluzione” te rendesishme sikur te ishte bashke luftetar i Enverit apo pjese e kupoles se asaj kohe.
Ikë o Sefer mavria se te tille shkrime te bejne te mos i hapesh gazetat fare. Shko e tregoi keto perralla te kafja tende (ku pi kafen e ditore) se atje njerezit thone e sajojne per dite te njejtat gjera per te shtyre ditën.
O Sefer na e shpife me keto trillime, ti qe e ke kaq mik Gjeloshin mundohu qe te shkrash me qe deshiron sa me afer realitetit. Keshtu sic shkruan ti kujton se historia i ka zhdukur te gjithe bashkohasit e Gjelos dhe ty. Po te pergjigjem me disa detaje, te asaj kohe mbasi une kam qene shok klase me Gjeloshin ne shkollen e Larte M.Brendeshme ne vitin !973-1975 ne degen e kufirit. Ai ka qene nje tip i mbyllur dhe i vetmuar, ishte skeptik ndaj kujtdo prej nesh. Sic duket ndikonte psikollogjikisht inferioriteti qe ai ndjente me jeten urbane, biles kur njehere i erdhi i jati nga Lekbibaj ne Tirane ai doli per ta pritur tek stacioni i trenit, pasi e takon marrin rrugen per ne qytet me Gjeloshin qe ecte 4-5 hapa perpara nga qe i vinte turp ta shikonin te shoqeruar me nje malsor. Me bene pershtypje kur thua qe Gjeloshin e internuan ne veri, ajo ishte nje mase administrative mese normale, ju nuk qartesoni sic duhet motivin e “ndeshkimit”, ai u ndeshka sepse mbasi u informua nga kushuriri i tij per nje krim qe kishte bere nuk e denoncoi si oficer qe e kishte per detyre ta bente por u mundua ta fshihte. I pa skrupullt u tregua zGjelosh kur erdhi demokracia, me perkrahjen e S. Berishes dhe si dhender i ish kryetarit t komitetit e kzekutiv ne mos te gaboj ne rrethin e Fierit apo te Lushjes ai uemerua ne drejtorin ekuadrit ne MPBr., ku u dallua per “devotshmeri” te papare per te bere reforma ne spastrimin e oficereve te sitemit te kaluar. Ka patur edhe episode dhune qe ai ka manifestuer ndaj kolegeve dhe ish eproreve te tij (para presidences). Ky pra eshte Gjelua yt o Sefer truthari.
Perse I bllokoni komentet o gazedha. Turn qe lejoni nje sharlatan , pyeteni perse e hoqen nga Garda. Si nuk shkruan Behar Zhurda shoqeruesi I pare 24 ore prane enverit e me pas I ramizit por fisnik skrapaliu . Pyeteni pyeteni perse e hoqen nga puna
Po ça merreni me tema koti qëmoti! Edhe Fahri Balliu, Tritam Shehu kane fotografi me Enverin. E ça pastaj? Po Ata e kane fytyren sholle, madje na bejne si te persekutuar!!!!
Demokratoshkërdhatësia solli me vete jo vetëm bëzhdile e llum me shumicë ,por edhe liri të tepruar të ,shkruaj broçkulla sa të duashë jan shtuar librat si letra bakalli .Në të njetën kohë 30 vjetët e fundit u shfaqën “historian “me injisativë ,me bollok shkrimtar ,historian ,dallka-uk – individualistë,guzhinjer .berber .rojtar ,hallva xhi , që gjoja njohin e shkruajnë historinë e socializmit ,në fakt këta po rrënojnë historinë e vërtet 45 vjet të socializmit .Me gjithë -se është koha e mashtrimeve ,kapitalizmi 30 vjet ka mbetur në gjendjen e tij të egër afërsisht si në shekullin e kaluar.Ky suplement i Sefer Pashës bashkë me lirinë e të shkruarit për cilindo udhëheqës edhe për Enver Hoxhën e vendos historinë në konflikt me zhvillimin e sot,të jep përshtypjen se predispozita e autorit nuk është Socialiste ,por Demokratike ,kur Enveri dhe kapitalizmi jan në antipod.Ky thotë kam qenë komunistë ,por i kam shërbyer edhe Ilir Metës dhe Sali Berishës dhe vazhdoj ti shërbejë kapitalizmit !!!!..kundër popullit shqiptar të shtypur dhe i shfrytëzuar ,përse duhen këto suplemente ?
Nuk kam asgje me Sefer Pashen. Po nuk kuptoj ca rrjeshta kur thote se donin te trafikonin arme. Armet e kujt? Dhe ku do i conin per ti shitur? Di nje gje shume mire ne 1991 kur dikush oficer nga repartet e Shkodres hapi magazinen e ngarkoi tre mushka me arme dhe i shiti me marka ne malesite e Tropojes gjoja per kosovaret. Mbas 92 u be oficer i SHIKut dhe rrihte njerez ne 1996.
E dini ju qe Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu dhe te tjere nuk jane vrare apo vetevrare?