Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Muaji i kaluar regjistrohet si “shkurti më i nxehtë”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Muaji i kaluar regjistrohet si “shkurti më i nxehtë”
AktualitetLifestyle

Muaji i kaluar regjistrohet si “shkurti më i nxehtë”

Published: March 7, 2024
Shpërndaje

Muaji i kaluar është regjistruar si “shkurti më i nxehtë” deri më tani sipas matjeve të bëra me sistemin satelitor “Copernicus” të Bashkimit Evropian (BE).  Sipas njoftimit të “Copernicus”, temperatura mesatare e ajrit sipërfaqësor gjatë muajit të kaluar është matur si 13,54 gradë Celsius.

Kjo temperaturë ishte 0,81 gradë mbi mesataren e periudhës 1991-2020 për muajin shkurt si dhe 0,12 gradë mbi shkurtin e mëparshëm më të nxehtë të regjistruar në vitin 2016.

Më tej thuhet se 9 muajt e fundit kanë qenë muajt më të nxehtë të regjistruar radhazi dhe se temperatura mesatare globale në 12 muajt e fundit (mars 2023 – shkurt 2024) është matur 0,68 gradë Celsius mbi mesataren e periudhës 1991-2020.

- Publicitet -

Dimri i këtij viti në Evropë ishte 1,44 gradë mbi mesataren e viteve 1991-2020 dhe u regjistrua si dimri i dytë më i ngrohtë në rekord pas dimrit në periudhën 2019-2020.

Drejtori i “Copernicus”, Carlo Buontempo tha se shkurti ishte ndër temperaturat rekord të regjistruara muajt e fundit dhe paralajmëroi se temperaturat rekord do të vazhdojnë të përjetohen në mbarë botën nëse ngrohja globale nuk mund të parandalohet.

Temperatura e sipërfaqes së detit arriti “nivel jashtëzakonisht të lartë”

Në Evropë, temperaturat në shkurt ishin 3,3 gradë Celsius mbi mesataren e periudhës 1991-2020 ndërsa në Evropën Qendrore dhe Lindore u shënuan temperatura “shumë mbi mesataren”.

Temperaturat ishin mbi mesataren në Siberinë Veriore, pjesën qendrore dhe veriperëndimore të Amerikës Veriore, në pjesën më të madhe të Amerikës Jugore, e gjithë Afrika dhe Australia Perëndimore.

Ashtu si temperaturat e ajrit sipërfaqësor në mbarë botën edhe temperaturat e sipërfaqes së detit, kanë arritur “nivele jashtëzakonisht të larta”.

Temperatura mesatare e sipërfaqes së detit e matur arriti në 21,06 gradë Celsius në shkurt. Kjo ishte temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë për cilindo qoftë muaj. Në rekordin e mëparshëm, të regjistruar në gusht 2023, temperatura e sipërfaqes së detit ishte matur në 20,98 gradë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Antikomunisti i Facebook-ut
  • INTERVISTË: “Gjykata Speciale u pranua që Perëndimi të mbyllte sytë ndaj korrupsionit. A ka mundësi të rrëzohen vendimet në Apel”
  • Pse familja e Adem Jasharit po qëndron larg protestave për vendimet e Hagës?
  • “Jeta në qytet nuk është për ne…”
  • “Jetojmë të izoluar për 6 muaj, çdo shtator bëjmë 4 mijë dollarë pazar”

Komentet e Fundit

  1. K R on Parlamenti Europian pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit
  2. Anonymous on FOTO: Ura në Klos shembet vetëm 10 ditë pas inaugurimit
  3. demo on Dyshohet se Belinda Balluku fshehu dy vila në emër të tij, Igli Tare paraqitet sërish në SPAK
  4. abdiaga on FOTO: Ura në Klos shembet vetëm 10 ditë pas inaugurimit
  5. Pasurohen duke vjedhur shtetin on FOTO: Ura në Klos shembet vetëm 10 ditë pas inaugurimit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?