Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mungesa e subvencioneve në blegtori, çobanët po shesin bagëtitë dhe largohen në emigracion
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Mungesa e subvencioneve në blegtori, çobanët po shesin bagëtitë dhe largohen në emigracion
EkonomiKryesoreShoqëri

Mungesa e subvencioneve në blegtori, çobanët po shesin bagëtitë dhe largohen në emigracion

Published: July 15, 2022
Shpërndaje

Shtrenjtimi i çmimeve të lëndëve ushqyese për kafshët dhe mungesa e subvencioneve mbetet ndër arsyet kryesore që po detyron shumë blegtorë të braktisën bagëtitë dhe të largohen në emigracion.

Sipas të dhënave të INSTAT për 2021 në vend numri i dhive ishte 19,547 krerë më pak se në 2020 (rënia 3%), numri i deleve ishte 59,000 krerë më pak (5%) dhe i gjethëve 25,000 krerë më pak (-7%).

I tillë është rasti i Martin Tartaraj nga fshati Topojan i Këlcyrës që për shkak të pamundësisë financiarë për të përballuar koston e rritjes së bagëtive dhe mungesës së subvencioneve ka nxjerrë për shitje kopenë me 400 krerë dhi. I kontaktuar nga Monitor, Martin Tartaraj tha se e ka të pamundur të përballojë ushqimin për kopenë e dhive, ndërkohë që nga shteti nuk iu miratua aplikimi për subvencione.

- Publicitet -

Me skemat mbështetëse parashikohen subvencione direkte për fermat me jo më pak se 100 krerë dele dhe/ose dhi, në vlerën 1,200 lekë/krerë, por jo më shumë se 360, 000 lekë për subjekt.

“Këtë vit në muajin shkurt aplikova për të përfituar subvencione, por kërkesa nuk u miratua dhe nuk i di arsyet e refuzimit. Ndërkohë që vjet në tokën tonë ngritëm një stallë me llamarina dhe drurë për kopenë e dhive, por u gjobitëm nga AKU me gjobë në vlerën e 1,400,000 lekëve. Në zonën tonë dimri nis shumë herët dhe me çmimet e dyfishuara të lëndëve ushqyese të kafshëve e kemi të pamundur t’i përballojmë financiarisht blerjet. Për të gjitha këto arsye jam i detyruar të nxjerr kopenë me 400 krerë dhi në shitje dhe të largohem në emigracion në Greqi apo Itali”, pohon 25-vjeçari.

Martin Tartaraj thotë se aktualisht mbajtja e bagëtive është kthyer e paleverdishme, ndërsa më parë ai prodhonte 300 litra qumësht në ditë dhe shiste 400 krerë keca.

Ervin Resuli ekspert blegtorie thotë se ka shumë fermerë që po shesin bagëtitë e tyre dhe po largohen në emigracion.

“Janë të shumtë rastet e fermerëve që po shesin bagëtitë dhe po largohen në emigracion, për shkak se prej vitesh ky biznes është me humbje. Mbajtja e bagëtive për shkak të kostove të larta është kthyer e paleverdishme. Shteti duhet të ndërhyjë me politika subvencionuese për të frenuar emigrimin”, thotë ai.

Largimi i fermerëve në emigracion po dëmton edhe industrinë e përpunimit të qumështit. Kompanitë përpunuese shprehen se prej muajsh janë në vështirësi të gjetjes së qumështit dhe çmimit të lartë për shkak të kostove të shtrenjtuara për mbajtjen e bagëtive.

Sipas të dhënave të INSTAT totali i qumështit të grumbulluar në 2021 ishte me rënie rreth 4% në raport me 2020, ndërsa grumbullimi i qumështit të lopës pësoi rënie 7%, i dhisë u rrit 8% dhe i deles u rrit 26%./Monitor

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Fatmir Lohja says:
    July 15, 2022 at 7:19 am

    As Akademija e Barive nuk dha rezultat!?

    Reply
  • Spak says:
    July 15, 2022 at 8:51 am

    me thoni nje shtet Europian qe i kullot bagetite si Shqiptaret!

    Reply
    • Detari says:
      July 15, 2022 at 11:06 am

      nuk perparojn skiptaret me mire te shuhen sic po ndodh ne komb mulsimon i perzjer me afghan etj.

      Reply
  • Blegtori që kishte 10 lopë por tani asnjë, sepse Edi Rama dhe biznemenët e produkteve blegtorale i linin fitim vetëm bajgat. por Edi Ram says:
    July 15, 2022 at 11:35 am

    Le të ikin barinjtë, le të zhduken edhe dhitë, edhe delet, se lopët na lanë shëndenë, në fshatin tim nga 250 krerë lopë para 10 vjetësh, tani kanë ngelut vetëm 38 lopë që mezi furnizojnë banorët e fshatit, por

    me largpamësi dixhitale shoku Edi krijoj akademinë e dytë në Shqipëri, krahas asaj të Skënder Gjinushit, atë të barinjëve ku vetë është kryetar dhe milen tani lopët e rracës së kësaj Akademie dhe s’ është nevoj as për lopë, dhi ,dele të blegtorisë primitive të fshatit.

    Qumshti i lopëve të rracës së Akademisë së barinjëve jo vetëm po plotson 97% të nevojave të vëndit moreeeeee dhe u gënjejnë kur thon që shqipëtarët po ushqehen vetëm me qumësht të freskët pluhur të blegtorit Arkan Arkaniç serb,

    por , tani, me Open Ballkan dhe heqien e kontrollit doganor, pa pritur 26 miljonë orë në dogana moreeeeee ……,
    po eksportohet, i freskët dhe po mbyt tregun e Serbisë, madje dhe vllau Vuçiç e pëlqen shumë qumshtin e lopëve të rracës së Akdemisë që kullotin në natyrë në lëndinat e ministrisë rurale dhe kryeministrisë, madje milen jo në mënyrë mekanike po natyrale me dorë ku mjelsi më i dalluar në mjeljen e lopëve Akademis është vetë ai, lideri….., globali….. në mjeljen e lopëve, Edi Rama, prandaj.

    nuk çajmë bythën për 400 dhitë e Martinit që dashka dhe subvencione se mender paska mbi 100 krerë, Martini dhe kolegët e tij ti zhdukin dhitë, lopët dhe delet e mender fshatit kur kemi lopët e rracës së Akademisë me kryelopën Krafica dhe subvencionet, edhe ato të BE, të gjitha i mer kryebariu shoku Edi, u bën kërbythjet mender barinjë e bujq injorantë fshati të kërkojnë subvencione.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zgjedhjet në Kosovë, Marta Kos: Partitë të bashkohen për të ndërtuar stabilitet institucional
  • Rama ndan foto të pankartave nga protesta: Rroftë mememania, më argëton kreativiteti i tyre
  • Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, humb jetën në Spitalin e Traumës i plagosuri
  • Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!
  • Emrat e deputetëve që iu hiqet paga, Peleshi ‘ndëshkon’ Xhafajn, Spiropalin, Berishën dhe Nokën

Komentet e Fundit

  1. Nje hallexhi qe vete e di... on Emrat e deputetëve që iu hiqet paga, Peleshi ‘ndëshkon’ Xhafajn, Spiropalin, Berishën dhe Nokën
  2. TRENI on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’
  3. demo on FOTO – SHËNIM: Këtë nuk na i bënë as grekët, as serbët, as iranianët apo osmanët
  4. Buronjat e Kucit te Laberise on “Lufta hibride” si alibi për krizën e besimit dhe mungesën e transparencës
  5. Yp Xhixhi on Emrat e deputetëve që iu hiqet paga, Peleshi ‘ndëshkon’ Xhafajn, Spiropalin, Berishën dhe Nokën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?