Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Muri i Berlinit si sindromë dhe simbol historik!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Muri i Berlinit si sindromë dhe simbol historik!
Kryesoreopinion

Muri i Berlinit si sindromë dhe simbol historik!

Published: August 14, 2025
Shpërndaje

Dr. Jorgji Kote

Muri i Berlinit, ndërtimi i të cilit filloi plot 64 vjet më parë, më 13 Gusht 1961, nuk ishte as i pari dhe as i fundit. Ai mishëronte Sindromën e Murit që preku fillimisht rregjimin gjermanolindor dhe në forma të tjera regjimet e tjera ish komuniste.

Në fakt, Muret deri në shekullin e kaluar ishin vërtet mbrojtës të vendit, shtëpisë dhe qytetërimeve nga vandalët, hordhitë, pushtuesit, kontrollet doganore, etj. Kanë hyrë në histori me famën e tyre Muret e Babilonisë, Muret e Trojës, por dhe Muret e Krujës, të kështjellave e kullave tona, etj.

- Publicitet -

Muri i Madh Kinez mbetet një ndër mrekullitë e botës. Qëllimi i tij ishte kryesisht mbrojtja e dinastive të suksesshme kineze nga sulmet e Xiongminëve, pa kurfarë synimi shtypjeje, izolimi e dhune ndaj shtetasve të vet.

Ndërsa muri “Gardh” 2500 km i gjatë që Australia ndërtoi në vitin 1907 mbante larg insektet dhe lepujt që shkatërronin drithin. Ashtu siç tregohet dhe në vepra të njohura artistike, për shumë banorë indiogjenë, ai Gardh ishte edhe pikë orientimi gjatë arratisë nga qelitë ku keqtrajtoheshin të izoluar.

Muri filloi të marrë ngarkesë negative pas ardhjes së Bolshevikëve në pushtet. Kështu, me urdhër të Leninit, familja e Romanovëve u pushkatua para Murit të shtëpisë. Në një debat me Menshevikët, kur ata “i luten për të zhvilluar dialog”, Lenini u përgjigjej cinikisht: “Ndërsa unë u lutem të na lejoni t’iu pushkatojmë tek Muri”!!!

Shkrimtari i njohur Jean Paul Sarter ka shkruar novelën “Muri”, e cila merr shkas pikërisht nga pushkatimi i rebelëve dhe antikonformistëve para murit. Murin tjetër famëkeq e ngriti Hitleri përgjatë Atlantikut në bregdetin europian në vitet 40. Siç dihet, ai Mur i betonuar u shemb në muajin Qershor 1944, pas ofensivës ushtarake legjendare të aleatëve perendimorë të kryesuar nga SHBA-të.

Gjithsesi, më vonë, mishërimi dhe simboli negativ i praktikave të ndarjes fizike, izolimit, bunkerizimit dhe prirjeve anti-integruese u bë Muri famëkeq i Berlinit.

Ideja për ngritjen e Murit të Berlinit ishte produkt i disa kushteve, faktorëve dhe rrethanave politike dhe historike të periudhës së pasluftës së II Botërore të cilat i kam analizuar hollësisht dhe në librin “Berlini pa mure”.

Duke i përmendur këtu fare shkurt, ato filluan më 24 Qershor 1948, kur sovjetikët vendosën bllokadën çnjerëzore mbi Berlinin Perendimor; mirëpo, qysh të nesërmen, aleatët perendimorë me SHBA-të në krye krijuan “Urën” e famshme Ajrore për furnizimin e Berlinit Perendimor me produktet jetike bazë.

Ndërsa të nesërmen e dështimit të asaj bllokade, më 13 Maj 1949 u krijua Republika Federale Gjermane (RFGJ) e ndjekur nga krijimi i Republikës Demokratike Gjermane (RDGJ) më 7 Tetor 1949.

Në vijim, më 17 Qershor 1953 rregjimin gjermanolindor e tronditi nga themelet kryengritja e madhe antikomuniste në Berlinin Lindor, e cila u shtyp me gjak nga tanket sovjetike. Për pasojë, nga data 14 Nëntor 1953 qytetarët e Gjermanisë Lindore duhet të merrnin leje për të udhëtuar në pjesën perendimore; ndërsa pas datës 11 Dhjetor 1957 shkelësit e atij ligji burgoseshin deri në tre vjet.

Mirëpo, meqenëse ”vërshimi” lindor drejt perendimit nuk po ndalej, në muajin Mars 1961 në Moskë, gjatë një mbledhjeje të Traktatit të Varshavës u miratua ideja për ndërtimin e Murit të Berlinit, si rruga më e sigurt për të ndalur hemoragjinë e madhe. E megjithatë, në një Konferencë Shtypi më 15 Qershor 1961, në përgjigje të pyetjes së gazetares Anna Marie Doherr, korrespondente e të përditshmes prestigjioze gjermane “ Frankfurter Allgemeine Zeitung”, ish-kreu i RDGJ-së së asaj kohe, Walter Ulbricht deklaronte se “ askush nuk synonte ngritjen e ndonjë muri”.

Mirëpo, historiani gjerman Mathias Uhl, pas kërkimeve në arkivat ruse, ka gjetur të zbardhur Protokollin e bisedës sekrete telefonike ndërmjet Hrushovit dhe Ulbrichtit, zhvilluar më 1 Gusht 1961, as 2 javë përpara ngritjes së Murit. Eshtë një bisedë 75 minutëshe, e cila është pjesë e Librit të tij “Die Teilung Deutschlands ( Ndarja e Gjermanisë) botuar në vitin 2008.

Gjatë asaj bisede u diskutuan aspektet politike, gjendja e përgjithshme në RDGJ, prapambetja e saj ekonomike, motivet justifikuese, efektet dhe pasojat e ngritjes së Murit në jetën e të dy Gjermanive, etj.

Më në fund, pas vistos politike sovjetike, të dielën e 13 Gushtit 1961 në orën 01:54, me mijra trupa të policisë dhe milicisë gjermanolindore, të mbështetura nga një arsenal i tërë makinerish dhe tankesh filluan ngritjen e Murit të Berlinit; ai ishte 46 km i gjatë brenda qytetit dhe 110 km ndërmjet tij dhe pjesës perendimore gjermane.

Për këtë qëllim, fillimisht u instaluan 18.200 shtylla betoni, mbi 150 ton tela me gjëmba, etj. Ishte po ai Ulbricht që e kishte mohuar dy muaj më parë, i cili atë ditë e cilësoi Murin “mburojë mbrojtëse antifashiste”!!!

Në fakt, plotësimi dhe perfeksionimi i Murit të Berlinit vazhdoi deri në vitin 1964, ndërsa sofistikimi i tij i mëtejshëm teknologjik përfundoi në fillim të viteve 80. Në fazën përfundimtare, Muri përbëhej nga 4 breza të përforcuar. Brezi i parë i lartë 4 m, me blloqe betoni; i dyti ose ”zona e vdekjes” siç njihej me gjatësi 20 – 100 metra ishte brez i ndriçuar me prozhektorë; kushdo që tentonte të hynte në atë zonë, vritej në vend; brezi i tretë përbëhej nga kanale dhe transhe për të penguar depërtimin e automjeteve; ndërsa brezi i katërt, ishte trase e patrulluar, me kordonë rojesh të shumtë, me 302 kulla vrojtimi, 32 brenda qytetit dhe 20 bunkerë.

Ngritja e këtij Muri lidhej drejtpërsëdrejti me arritjet e mëdha e të njohura dhe në një kohë rekord të Gjermanisë Perendimore. Ndërsa në pjesën lindore, në vend të premtimit për një Gjermani më të mirë, nën sundimin e 1 milion trupave ruse po instalohej një tjetër diktaturë e egër në të gjitha format. Rregjimi gjermanolindor po konfirmonte pohimet dhe të vetë rretheve marksiste se atje kishte “ socializëm për pushtetarët, por jo për masat”.

Ndonëse RDGJ-ja atëhere përfaqësonte shtetin më të zhvilluar të Lindjes komuniste, duke pretenduar të kthehej në një “Prusi të Kuqe”, sërish njerëzit po e kërkonin lumturinë në pjesën perendimore. Kështu, gjatë periudhës 1949 – 1961 ishin arratisur në Perëndim 2,5 milion berlinezolindorë. Shkurt, Berlini Lindor nuk u bë dot “ vitrina” e modelit të socializmit për perendimin, por “ kafazi” i turpit!

Eshtë e vërtetë se Muri frenoi ndjeshëm numrin e atyre që kapërcyen kufirin, të cilat deri në shembjen e tij më 1989 u pakësuan në 5.000 vetë. Por, gjithsesi, dëshira për të shkuar në anën tjetër të kufirit, urrejtja për rregjimin dhe shpresa se një ditë ai Mur do të shkërmoqej para tyre fermentuan edhe më shumë ndjenjën e lirisë dhe të demokracisë te miliona gjermanolindorë.

Arratisja për në pjesën perendimore filloi qysh ditën e tretë pas ngritjes së Murit. Pikërisht ato ditë, “fotoja që bëri xhiron e botës” e fotografit emblematik Peter Leibing ishte arratija spektakulare e një roje kufitare në pjesën perendimore, i ndihmuar nga një makinë policie perendimore, nën thirrjet e shumta “hajde këtu” !

Ishte 19-vjeçari Conrad Schumman, i cili kaloi në sektorin francez e pastaj u vendos në Bavari. Frika e përndjekjes dhe persekutimit e ndoqi atë deri sa ra Muri 28 vite më vonë. Por, siç do të shprehej gati 30 vjet më vonë, “jeta e tij u bë plotësisht e lirë vetëm pas shembjes së Murit”

Këto tentativa, plagosjet dhe vrasjet, brengat dhe vuajtjet e tyre të shumta shpirtërore të shkaktuara nga Muri ndarës vdekjeprurës janë përshkruar në qindra libra, poezi, drama, ekspozita, shfaqje teatrale dhe filma mbresëlënës. Në to dhe në albumet e shumta fotografike të atyre periudhave sheh çifte të reja që martoheshin dhe vinin te Muri për të parë e përshëndetur në anën tjetër krushqit, vëllezërit apo motrat përtej Murit; sheh prindër që bien fëmijtë dhe i « mbajnë hopa», duke u munduar t’u tregojnë se ku janë gjyshërit, hallat apo dajat e tyre; apo fëmijë që luajnë të mërzitur me top, të penguar nga hapësirat e ngushta të Murit, që pyesin të çuditur ushtarët se çfarë ruajnë ashtu me automatik tek dora, familjarë që ndahen me lot ndër sy në dy anët e Berlinit, metro dhe linja hekurudhore të ndërprera nga Muri, etj.

Për pasojë, Muri i Berlinit shkaktoi një tërmet të vërtetë politik te aleatët perendimorë dhe sidomos në Uashington. Por, pavarësisht nga çka ndodhi dhe debatet dhe diskutimet, tre parimet thelbësore amerikane në Berlin që garantonin paqen dhe sigurinë atje mbetën në fuqi: prania e trupave aleate në Berlinin Perendimor; aksesi i lirë në Berlin dhe ekzistenca e Berlinit Perendimor. Për këtë, Presidenti Kenedi kishte dhënë garancitë e tij tre javë para ngritjes së Murit, në një fjalim televiziv.

Ndërsa, pak ditë pas ngritjes së Murit, Kenedi dërgoi në Berlin zëvendësin e tij, Presidentin e ardhshëm, Lindon Johnson dhe gjeneralin e famshëm Clay; ky i fundit kishte drejtuar sektorin amerikan në Berlin pas lufte. Mbi të gjitha, Presidenti Kenedi bëri vizitën e tij të paharruar dhe mbajti fjalimin historik aty fare pranë Murit në Berlinin Perendimor më 26 Qershor 1963. Atë ditë Berlini kumboi dhe oshëtiu nga brohoritjet entusiazte “ Kenedi”, “Kenedi” si i pari lider i madh që “ e kapërceu” Murin.

Me fjalinë e tij emblematike «Unë jam berlinez» Kenedi i dha goditjen e parë të rëndë Murit që u shemb pas 28 vitesh.

Fjala spontane e Kenedit, edhe pse me vetëm 685 fjalë ishte Pretenca më e fuqishme kundër sistemit komunist. Atyre që ushqenin ende iluzione për komunizmin, ai iu drejtua qartë dhe thjesht: “Le të vijnë ta shohin në Berlin!”

Derisa erdhi 9 Nëntori 1989, kur shembja e Murit të Berlinit u bë preludi i rrëzimit të gjithë mureve, gardheve dhe barrierave të komunizmit dhe i ribashkimit gjerman/evropian. Mirëpo, për fatin e keq të njerëzimit, krizat dhe zhvillimet e mëvonshme negative, sidomos në 20 vitet e fundit e kanë zbehur ndjeshëm euforinë dhe entusiazmin e dikurshëm anti-mur.

Ca më keq akoma, gjatë 36 viteve të fundit janë ngritur mure të gjithfarëllojshme: mure fizike, azili, etnikë, raciste, fetare, rajonale, ekonomike, ideologjike, mure të larta krimi dhe korrupsioni, etj.

Madje, tani montimi i këtyre mureve dhe barrierave po insitucionalizohet, pas përshkallëzimit dhe ardhjes në pushtet të populizmit, ekstremizmit të djathtë, euroskepticizmit, proteksionizmit, unilaterizmit dhe “ izmave” të tjerë ; secili prej tyre shihet përkatësisht si mur ndarës me të majtën dhe të djathtën e moderuar, europianizimin, globalizmin dhe liberalizmin.

Kështu, 25 vite më parë ishte Izraeli që ndërtoi murin 708 km të gjatë që ndan Bregun Perendimor me Palestinën. Atë mur qeveria izraelite e quan «brez, gardh dhe barrierë sigurie»; por për palestinezët ai është « mur i turpit dhe i apartheidit» Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka shpallur “Mur” të paligjshëm, ndërsa OKB-ja e ka dënuar me rezolutë të posaçme.

Sepse ai mur izolon dhe vështirëson ndjeshëm komunikimin, transportin, mjekimin, vajtjen në vendet e punës të mbi gjysëm milion palestinezëve etj.

Duke shkuar në Qipro, vërtet që në Mars 2008 Muri në rrugën “Ledra” në Nikosia, simbol i ndarjes së gjatë u shemb; madje, në vitin 2003 u hoqën dhe pengesat për lëvizjen e lirë të njerëzve. Por sërish kryeqytetin Nikosia e ndan “ Muri » në formën e vijës së gjelbër” 180 km e gjatë, me qindra paqeruajtës të OKB-së dhe mbi 35.000 ushtarë turq, zona më e militarizuar në botë për frymë të popullsisë.

Në Ballkanin tonë, « në letër » qyteti i Mitrovicës nuk është i ndarë me mur. Madje aty është dhe Ura, një kryevepër e vërtetë arti. Mirëpo ja që Ura atje vazhdon të funksionojë më shumë si Mur, që ndan dy qytete, me dy Kryetarë Bashkie, me serbët në veri dhe shqiptarët e Kosovës në jug, me dy gjuhë dhe me dy monedha, madje Ura ndan dhe dy kënde lojrash për fëmijë.

Kulmi është se dhe vetë BE-ja nuk lejon hapjen e Urës së Mitrovicës, se na i « ngelka hatri » Beogradit ; për pasojë, ajo Urë është kthyer artificialisht në një tip « Muri Berlini» dhe nuk dihet kur hapet.

Duke e parë këtë problem serioz madhor nga një këndvështrim dhe më i gjerë, këto muajt e fundit, bota po bëhet dëshmimtare e mureve të rinj ndarës dhe vetë brenda Aleancës Perendimore; më konkretisht midis SHBA-ve dhe BE-së, pothuajse në të gjitha fushat dhe formatet politike, diplomatike dhe ekonomike.

Ky « Mur » po shihet të ngrihet dhe lidhur me arritjen e një paqeje të qëndrueshme midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu, më 10 Gusht, Zv.Presidenti amerikan J.D. Vance e tha copë se SHBA-të nuk do të shpenzojnë më asnjë qindarkë për Ukrainën, sepse ajo është çështje e Europës; ndaj i takon kësaj të fundit ta përballojë.

Si pasojë e këtyre mureve të rinj, për herë të parë në këto 80 vitet e fundit, SHBA-të dhe BE-ja kanë filluar të mos konsiderohen më si aleatë dhe partnerë të përhershëm dhe historikë vlerash, parimesh dhe interesash, por si superfuqi tashmë të ndara nga mure të lartë interesash të përkohshme dhe si konkurentë të ashpër tregtarë.

Për fat të keq, SHBA-të, themeluese dhe kampione të liberalizmit tregtar, po e sfidojnë atë me proteksionizmin e pashembullt tregtar, duke ngritur gjithandej mure të lartë tariforë, të cilët mund të shpien në përplasje dhe luftra të dëmshme tregtare, e për pasojë dhe në shtimin e mureve ndarës Euro-Atlantikë.

Ndërkohë, mbas takimit Trump – Putin në Alaska më 15 Gusht, rrezikohet të kemi dhe një ndarje të re të Ukrainës, si Gjermania para gati 8 dekadave apo si Korea e Jugut me atë të Veriut. Me dallimin se në Ukrainë, vendin e « Murit të Berlinit » do ta zerë Lumi Dnjepër, si vija e ndarjes së dy botëve dhe sistemeve diametrialisht të kundërta. Të gjitha këto janë pasojë e ngritjes së murit të ri dhe tejet të rrezikshëm ndarës midis forcës së ligjit dhe ligjit të forcës kudo në botë.

Duket se po vërtetohet profecia e poetit tonë të madh kombëtar, Xhevahir Spahiu, i cili te poezia “ Muret” shtron pyetjen madhore retorike « ….A thua me muret në një ditë kemi lindur, ngrihen për t’u shembur, shemben për t’u ngritur!

—-

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
16 Comments
  • Shqiptarët e kundërshtuan says:
    August 13, 2025 at 3:44 am

    Duhej shtuar z. Kote edhe fakti që Shqipëria e kundërshtoi krijimin e Murit të Berlinit që në vitetet 1960, por në atë kohë ishim prishur me BS-në. Si ish antar partie, nuk duhej t’a kishit haruar!

    Reply
  • Agim Anastasi says:
    August 15, 2025 at 10:00 am

    Muri i Berlinit do mbetat simbol i ndarjes se pari ekonomike, ku ne Kapitalizem çdo gje eshte mall e duhet te paguash. Dhe vete demokracia eshte mall, kush paguan e gezon. Ai qe nuk ka hape syte . Pra te gjitha mardheniet jane bere mall , bile dhe ajo seksuale. Nese autori i Kapitalit do çohej sot do mahnitej me keto kembime te reja . Po si fuksiononte ana tjeter e murit? Jo gjithshka kembehej me para. Kjo ishte sfiduese per demokracite e medha te perendimit . Tani individi perballet me pamundesine per te paguar qe te kerkoi nje te drejte. Edhe se ti paguan tatimet shtetit demokratik ne se kerkon ndime , pergjigja eshte gjithnje njesoj. Eshte Problem privat , jo i shtetit. Per dijeni z. Kote, mua per te kaluar murin mu deshe 5minuta ndersa per te kaluar gardhet ketej ne anen Demokratie plot dy dite. Pesha e gardheve ne total eshte shume here me e rende se muri . Planeti eshte gjithkund i ndare me murr , privat . Para disa futesh pyeta njeri sa eshte ore, paguaj dy euro te tregoi .

    Reply
    • ¿? says:
      August 15, 2025 at 12:10 pm

      O Zoti Anastasi ti e paske kuptuar shume mire si funksionon kapitalizmi, dhe kjo eshte esenciale, se cfare t’i besh kur nuk e di, po ti qe e ditke tashti, fito ca para dhe zgjidhi problemet. Kapitalizmi nuk te ndalon te fitosh para, po qe i zoti hidhu. Tashti te vime te ai sistemi tjeter, qe ti dukesh qe atje tutje qe ke nostalgji, me fal, si zgjidheshin problemet atje, se paraja ishte kot. Psh kur te hahej mish, mund t’i kishe parate, po po te mos kishe tallon, nuk haje mish. Po te te duhej ndonje frigorifer, a lavatrice, a televizor, ja edhe i kishe ato pak para qe duheshin, por po te mos kishe autorizim mbeteshe thate. E po te kishe ndonje hall tjeter duhej ta zgjidhje me “Letra nga populli”, apo me donje “Flete-rrufe”, a mos o Zot te ishe nevojtar per shtepi, do te luteshe ne, prit si quhej, ah po Komitet Egzekutiv, me vite sa te vinte rradha per ndonje kotec 60 metra katror, e nuk po them qe nuk duhesh asnje lek per te perfunduar ne burg, mjafton te te shpetonte ndonje llaf i padesheruar etj. etj. O Zoti Anastasi, tashti nuk po themi se Kapitalizmi shkelqen e eshte perfekt, po per Zotin nja nje milion here me mire se ai qenefi qe i thur lavde ti eshte. Tashti ik e nxirr ndonje lek qe te marresh vesh ç’behet.

      Reply
  • Agim Anastasi says:
    August 15, 2025 at 2:02 pm

    Komentuesit me larte@ . Nuk eshte hera e pare qe ju depatoni me mua. Zakonisht une nuk ju pergjigjem atyre pa emer. Po diçka me respekt do ta them. Une si antikomuniste u nisa 35 vjete me pare. Pra gjysmen e jetes e kalova na socializem e gjysmen ne mos me shume ne sistemin e parase. Po ju me keshilloni leshou te fitosh para. Po fakti eshte se jo te gjithe e arijne kete. Sepse jo te gjithe do meren me procesin P.M.P. Po keshtu kapitalizmi nuk ka pune per te gjithe seka te pa afte, te semure por dhe te vjeter por ka dhe shume qe kapitalisti i flak ne rruge. Por ka shume, e numri i tyre po ritet dita dites qe po punojne dhe ne tre pune e nuk ja dalin te paguajne qirane. Sa kohe qe apartamentet i zoteronte shteti nuk qe ky problem. Pse mundesh Ti te pyeses. Sepse ne ditet tona nuk jetojme me kapitalizmin e dikurshem, por kapitalizmin kazhino, pasoi e metodologjise Globaliste. Po ata qe nuk i pergjigjen sot problemeve jane me shume se 80-85%,. Ku duhet te hidhen keta per para , ku sistemi ka zhdukur klasen e mesme. Sigurishe ka shtete ne Europe qe nepermjete bashkise paguajne diferencen e munguar . Kjo jo per keq ardhje por e vendosur me ligj qysh ne kohen e autorit te kapitalit. Dihet qe ai sistem qe iku nuk kishte asgje me socializmin, por jo te gjitha ishin keq. Ai sistem te denonte me burg ne kritikoje qeverine. Por çfare ndodhe sot nedemokraci. Nuk flas per ne Shqiperi. Shaje e kritikoje gjithe diten e naten qeverine sja kercete kerkujte,por shaje e kritikoje po deshe shefin te shohesh çfare te pret. Denim me vdekje. E di ti se ne kpitalizmin qe ti me sugjeron hidhu, po te hoqen nga puna perfundon ne vdekje graduale. Pra une qe jetoi ne demokraci duhet te them nga mengjezi e deri ne darke po, po, po, po,dhe vetem po. Pra u hodha per para, duke menduar se jam i lire, por perfundova ne rruge, Ju si komentues me sa shohe do jeni nga ata pak njerez me fat.Te uroi. Por ne se e bene per propogande ,bardhe e zi, gabone, Une kam qene gjithnje kunder komunisteve. Por sot kohet kane ndryshuar.Globalizmi ka vendosur nje diktatur te eger kapitaliste . Trump me te tjere te llojit te tij po mundohen te shpetojne kapitalizmin kazhino, parate e tyre, por me keqardhje depresioni i madh do perseritet. Po vjene me force shume shpejte. I gjithe spekullimi ne vite do na dale nga hundet. Ka ligje ekonomia. Dhe ja nate papritur ZDF preu progamin, ku mederatorja njoftoi publikun se do te shfaqim filmin Karl Marx, pasi ne situaten e sotme, fjalet etija ishin reale, per krizen,globalizmin dhe klimen. Me kupto duhet reforme pa kufi, o sot o kurre. Frau Merkel para se te largohej i tha popullit se nuk do te jemi me siç ishim. Po ka qe mendojne se lufta do na shpetoj. Aspak. Ata qe mendojne per lufte duan te justifikojne spekullimin, korrupsionin dhe krizen financiare.

    Reply
  • ¿? says:
    August 15, 2025 at 4:16 pm

    Zoti Anastasi, me falni, por se pari nuk “depatoet” por “deBatohet” se i thone debat e jo depat. Se dyti, jeni shume konfuz ne ato qe thoni dhe hidheni sa nga nje dege ne tjetren. Une e kuptoj qe mbase ju ju kapi “kapitalizmi” ne nje moshe qe nuk “hidheni” dot, po kush e ka fajin per kete? Paskeni qene edhe antikomunist (nuk i thone antikomunistë, dhe meqe ra llafi keto “ë”-të fundore qe i perdor pa dogane mundohu ti kufizosh pak se nuk i perkasin drejtshkrimit te gjuhes shqipe). E kuptoj qe nuk eshte esenciale per “depatin”, por merre si vrejtje miqsore.
    >
    Meqe na ngaterrove edhe Marx-in ne kete pilaf, po te kujtoj vetem qe Marx-i ishte nga ata delenxhinj qe nuk punoi as nje dite ne jeten e vet, pArate e bukes per familjen e tij ia jepte Engelsi, nje tjeter pallosh qe nuk puonte vete, po qe ia vidhte te atit qe ishte KAPITALIST, pra nga ata qe punonte dhe fitonte. Socializmi, (e s’po flas vetem per ate mender socializmi qe kishte Shqiperia) filloi si UTOPI, dhe si UTOPI pothuajse ka mbaruar. Ne ato vende qe demek eshte gjysem gjalle, si ne KUBE, nuk kane buke dhe sheqerin qe prodhojne e hane thate. Ne Korene e Veriut parate i harxhojne gjoja per “mbrojtje”, tamam si bente xhaxhi jone shkerdhata Enver dhe se mos te vete mendja te thuash ndonje llaf kunder gjeniut te kombit. Nejse O zoteri, secili ka menyren e vet te te parit te botes, po duket se dy jane rruget kryesore, 1. Puno dhe mundohu te fitosh, po pate mundesi, 2. Llap sa te mundesh kunder realitetit se dikush do te te paguaje.

    Reply
  • Agim Anastasi says:
    August 15, 2025 at 6:09 pm

    Une prisja ndonje kritik ne lidhje me krizen, per çudi si femije gjete gabimin ortografik. Epo me falet , vite larguar. Sa per ate qe me thua hudhu, po tani nuk hudhesh dot me, gabon jam hudhur e vazhdoj te hudhem. Dhe nuk jam keq. Te thuash autori i kapitalit nuk ka punuar asnje dite eshte turp dhe mendje lehtesi. Vepra e tij madhore Kapitali eshte bibla e ekonomise. Vertet ai nuk u pagua dhe ndimua nga miku i tij ,por me pas..pati fitim vajza dhe Engelsi. Ne çdo qytet te Gjermanise ke nje rruge me emrin Karl Marx. Kudo neper bote gjinden monumente te medha te filozofit ,qe mori vendin e pare ne konkursin bere ne Londer para pak kohe. Duhet te kuptosh nje fakte edhe me pare kishte futbolliste gjigande po nuk paguheshin si sot qe behen milionere . Po keshtu me kengetare si Fitnet Rexha por qe iken pa miliona, e sote pa talente behen milionere. Si mendon ti a eshte me paraja nje mjete i efektshem per kembimin . Apo kur ti blene me te njejtin çmime si djathin natyral dhe ate me qumeshte pluhur. Per kete situate une te shkruajta per kapitalizmn kazhino, por ti nuk me kuptove, e mundove te gjesh gabime ortografike. Nuk munde te shkruaj me pasi dua te ndjeke takimin Putin – Trump. Te uroj te pasurohesh po jo te gjykosh Marksin.

    Reply
  • ¿? says:
    August 15, 2025 at 6:51 pm

    Aha, Zoti Anastasi, nuk je edhe aq burre i mençur sa kujton dhe nuk je aq elif matrak sa kerkon te hiqesh. E para ajo qe ben ti nuk eshte thjesht gabim ortografik, eshte mosdije, ose mosnjohje e drejtshkriimit te gjuhes tende. Une ta vura ne dukje, qe te te ulja pak pordhen. Po kjo beri efektin e kundert, ta beri pordhen edhe me te madhe, pra qe tregon ate qe te thashe me pare, nuk je aq i mençur sa kujton. Epo shume mire qe qenke “hudhur”, ashtu si shkruani juve, une kujtova se kisha te beja me nje barbon qe i kishin falur ndonje kompjuter te perdorur. Po athere ç’ke qe ankohesh? Apo u del per zot te tjereve, te vjen gjynah per fukarain, tamam si Marksit. Ah po, sa per Marksin fakti qe ka ca rruge me emrin e tij ne Gjermani nuk do te thote kurgje. Ne Gjermani i thuren lavde sa munden edhe Hitlerit, ne Shqiperi per 50 vjet rresht mileti linte koken per Enverin, etj, etj, besoj e kupton se ku dua te dal apo jo? PO beke shume mire qe po e ndjek ate muhabetin e Putanes me Trapin, bota mezi po pret te nuhase pordhen e rradhes dhe ti me sa duket do qe te jesh nga te paret. Shnet ortografiko!

    Reply
  • demo says:
    August 17, 2025 at 11:02 pm

    Murin me te tmerrshem ne Europe e ngriti Enver Hoxha.Tani me dokumenta na del qe s`paska qene dakord me murin e Berlinit.Ishte nxitesi n-1 per Masakren e Hungarise,por me dokumenta del si kundershtari n-1 i pushtimit te Cekosllovakise.Ishte nxitesi dhe mbeshtetesi i Revolucionit Kulturor,por me dokumenta edhe me filma,eshte kritikuesi i Revolucionit kulturor,,sepse nuk paskesh qene as revolucion,as kulturor.Obskurantizmi,etatizmi,Fanatizmi mesjetar ishin kaplloqja Enver Hoxhes dhe keta qe zbulojne dokumenta qe vertetojne te kunderten jane ca bira kurvash,qe po na bindin se KATRANI ZBARDHELLON.
    Jorgji Kote,,pjelle e Ministrise puneve te brendshme.Pa kaluar neper ate ministri nuk behesh diplomat.
    Keto debate kishin vlere deri ne 1989.

    Reply
  • POETI says:
    August 18, 2025 at 2:36 pm

    APOLOGJIA E RAMËS-MOS U EKSPOZONI SHUMË NË DIELL

    Jam këtu i përulur përpara jush,
    ca fjalë zemre me ju do flas,
    se vlejnë për lirinë dhe median,
    tashmë jam bërë shoku i ri Taras.

    I lutem shumë pronarëve të medias,
    poetëve, analistëve, gazetarëve sot,
    mos të ekspozohen shumë në diell,
    pra, mos thoni të vërtetën e plotë.

    Sigurisht nuk kthehemi në komunizëm,
    se atëherë poetët vareshin në litar,
    media, gazetaria, qe mjet propagande,
    populli po qe nevoja të hante edhe bar.

    Sot s’është nevoja të bëheni barngrënës,
    mjafton ta qepni pak atë dreq gojë,
    heshtni për aferat e skandalet qeveritare,
    se politika nuk është veçse një lojë.

    Është një lojë ku jam i plotfuqishëm,
    qeveria, administrata janë garniturë,
    unë jap urdhëra dhe ata i zbatojnë,
    fiks një autokraci si një demokraturë.

    Ç’e duam të vërtetën, të drejtën, lajmin,
    ç’i duam barsaletat, memet, paroditë,
    boll keni qeshur, jeni talluar me politikën,
    po dukemi si ”pushtues” ne dhe partitë.

    Gabime kemi bërë nuk e mohoj hiç,
    shpopullimi ka qënë ndoshta masiv,
    shokët i kam në burg ose në arrati,
    dolën dardhaxhinj se unë isha naiv.

    Drejtësia e re më shpëtoi prej tyre,
    kuptuan që mua s’ma fusnin dot,
    ua rrasa cicën, e hëngrën sa krahu,
    nga burgu për ca vite nuk dalin dot.

    Pavarësisht nga këto, jam zemërmirë,
    mendova të bëj një kod të ri penal,
    unë s’di gjë, përgjegjësinë e ka ULSIU,
    ai e përpiloi kodin ngadalë ngadalë.

    Do ulim dënimin për shpërdorim detyre,
    do nxirren kriminelët e dënuar përjetë,
    nëse s’paguan siguracionin e makinës,
    ti do t’i bësh si Çecua burg disa vjet.

    Le t’i lëmë memet dhe paroditë,
    poezi politike mos bëni më kot,
    do ketë një nen në kodin e ri,
    pastaj s’do buzëqeshni më si sot.

    Frika e ruan vreshtin thotë ajo thënia,
    kodin e bëj për një shoqëri më të mirë,
    sa më lart të jesh, e madje i korruptuar,
    ia hedh me pak dhe del jashtë i lirë.

    Prandaj ju them mos u ekspozoni kot,
    se ne njesoj do ia hedhim paq,
    qepni gojën sikur këtu është parajsë,
    merrni rrogën se boll e keni aq.

    Kjo botë është botë e gënjeshtrave,
    demokracia është thjesht një iluzion,
    korrupto, shantazho, bli vota pafund,
    merr shumicën dhe pastaj mbretëron.

    Ç’e do të vërtetën, ajo s’të pasuron,
    se është thjesht një zile si këmborë,
    thuaj gënjeshtra e shih si të besojnë,
    të adhurojnë e drejtësia s’të prek me dorë.

    Në fund të fundit s’keni alternativë,
    laj thaj mua më keni sot e mot,
    Shqipëria s’bëhet me karagjozë,
    që zihen për një karrige kot më kot.

    Prandaj ua thashë i sinqertë dikur,
    ky vend s’bëhet nuk ka më shpresë,
    pra le t’ia fusim sa krahu njeri tjetrit,
    le të biem dakord sot besa-besë!

    Reply
  • POETI says:
    August 18, 2025 at 2:50 pm

    PARODI

    APOLOGJIA E RAMËS-MOS U EKSPOZONI SHUMË NË DIELL

    Jam këtu i përulur përpara jush,
    ca fjalë zemre me ju do flas,
    se vlejnë për lirinë dhe median,
    tashmë jam bërë shoku i ri Taras.

    I lutem shumë pronarëve të medias,
    poetëve, analistëve, gazetarëve sot,
    mos të ekspozohen shumë në diell,
    pra, mos thoni të vërtetën e plotë.

    Sigurisht nuk kthehemi në komunizëm,
    se atëherë poetët vareshin në litar,
    media, gazetaria, qe mjet propagande,
    populli po qe nevoja të hante edhe bar.

    Sot s’është nevoja të bëheni barngrënës,
    mjafton ta qepni pak atë dreq gojë,
    heshtni për aferat e skandalet qeveritare,
    se politika nuk është veçse një lojë.

    Është një lojë ku jam i plotfuqishëm,
    qeveria, administrata janë garniturë,
    unë jap urdhëra dhe ata i zbatojnë,
    fiks një autokraci si një demokraturë.

    Ç’e duam të vërtetën, të drejtën, lajmin,
    ç’i duam barsaletat, memet, paroditë,
    boll keni qeshur, jeni talluar me politikën,
    po dukemi si ”pushtues” ne dhe partitë.

    Gabime kemi bërë nuk e mohoj hiç,
    shpopullimi ka qënë ndoshta masiv,
    shokët i kam në burg ose në arrati,
    dolën dardhaxhinj se unë isha naiv.

    Drejtësia e re më shpëtoi prej tyre,
    kuptuan që mua s’ma fusnin dot,
    ua rrasa cicën, e hëngrën sa krahu,
    nga burgu për ca vite nuk dalin dot.

    Pavarësisht nga këto, jam zemërmirë,
    mendova të bëj një kod të ri penal,
    unë s’di gjë, përgjegjësinë e ka ULSIU,
    ai e përpiloi kodin ngadalë ngadalë.

    Do ulim dënimin për shpërdorim detyre,
    do nxirren kriminelët e dënuar përjetë,
    nëse s’paguan siguracionin e makinës,
    ti do t’i bësh si Çecua burg disa vjet.

    Le t’i lëmë memet dhe paroditë,
    poezi politike mos bëni më kot,
    do ketë një nen në kodin e ri,
    pastaj s’do buzëqeshni më si sot.

    Frika e ruan vreshtin thotë ajo thënia,
    kodin e bëj për një shoqëri më të mirë,
    sa më lart të jesh, e madje i korruptuar,
    ia hedh me pak dhe del jashtë i lirë.

    Prandaj ju them mos u ekspozoni kot,
    se ne njesoj do ia hedhim paq,
    qepni gojën sikur këtu është parajsë,
    merrni rrogën se boll e keni aq.

    Kjo botë është botë e gënjeshtrave,
    demokracia është thjesht një iluzion,
    korrupto, shantazho, bli vota pafund,
    merr shumicën dhe pastaj mbretëron.

    Ç’e do të vërtetën, ajo s’të pasuron,
    se është thjesht një zile si këmborë,
    thuaj gënjeshtra e shih si të besojnë,
    të adhurojnë e drejtësia s’të prek me dorë.

    Në fund të fundit s’keni alternativë,
    laj thaj mua më keni sot e mot,
    Shqipëria s’bëhet me karagjozë,
    që zihen për një karrige kot më kot.

    Opozita e vjetër ka hallin e Saliut,
    që është bërë gogol në atë kënetë,
    ai partinë e do për hallet familjare,
    e për çdo gjë në parti vendos vetë.

    Prandaj ua thashë i sinqertë dikur,
    ky vend s’bëhet nuk ka më shpresë,
    pra le t’ia fusim sa krahu njeri tjetrit,
    le të biem dakord sot besa-besë!

    Reply
  • Iliri says:
    August 19, 2025 at 11:49 am

    RESTOJA E MURIT
    Si nuk e kuptoni që Putini, në Ukrainë, e kërkon reston e humbur me murin e Berlinit.

    Reply
  • demo says:
    August 19, 2025 at 8:20 pm

    Qekur katunaret,jevgjit,kopilet e kapterrave PILL E HUDH NE RRUGET,zbuluan Detin,,japin expertiza:
    Mos u expozoni ne diell!

    Reply
  • Kështu futesh në BE? says:
    August 19, 2025 at 9:35 pm

    https://www.panorama.com.al/draft-kodi-i-ri-penal-tre-vjet-burg-nese-tall-udheheqesit-politik-ndeshkim-edhe-per-perbuzjen-e-simboleve-te-shtetit/#gsc.tab=0

    Reply
  • Trapajane hesapi says:
    August 20, 2025 at 10:22 am

    Per ate me pikpyetje poshte e l’art. NE vitet 1990 nje delegacion qeverritar shqiptar shkon Ne Berlin. I pret Ne zyren presidenti i Gjermanise I asaj kohe. Bisede e ngrohte dhe kryetari I delegacionit shqiptar ne fjalen e tij shpjegon edhe “kapitalin” e Mark’s it. Presidenti Gjermanise ngrihet, shkon ne biblioteken pas shines se tij dhe merr nje liber… “kapitali” I Karl Mark’s it. NE zyren e tij, pas shpines se tij, jo me koke te kembet dhe kembe te koka, si pikpyetjet e tua.

    Reply
  • ¿? says:
    August 20, 2025 at 11:13 am

    Po mo trapi-jani po, me libra thua ti? Tamam ne vitin 1990 lundronim ne te mira, ishim te ngopur e te veshur, prandaj ia mbathem nga syte kembet qe te gjenim librat e Marksit ne Gjermani se ato ne Shqiperi na ishin mbaruar ngaqe fshinim bythen se s’kishim me se ta fshinim tjeter.

    Reply
  • Iliri says:
    August 21, 2025 at 8:15 am

    Maloku DemAlija kishte ra në rrafshin e Tiranës dhe kishte xanun një copë të mirë toke dhe thoshte ma ka lënë Baba Enver për shërbimin që ia kam bërë, poashtu Enveri na mësonte ku gjendet Jalta dhe karrika e Stalinit.
    DemAlija kishte filluar të merret edhe me politikë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?