Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat satelitor i internet, Starlink, është funksional tani edhe në territorin e Kosovës.
Musk, pronari i kompanisë hapësinore amerikane, SpaceX, shkroi në X: “Starlink tani edhe në Kosovë”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të dielën se ardhja e Starlink-ut është një hap i rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës digjitale në vend.
“Starlink është dëshmuar jashtëzakonisht i rëndësishëm në mundësimin e komunikimit kritik gjatë fatkeqësive natyrore ose rasteve të tjera të emergjencave kombëtare”, tha ai në Facebook.
Në tetor, Autoriteti Rregullator i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) në Kosovë njoftoi se e kishte autorizuar kompaninë amerikane Starlink për ofrimin e qasjes në internet në çdo lokacion të Kosovës.
Çfarë do të thotë kjo?
Me Starlink-un Kosova do të përfitojë internet pa ndërprerje, në çdo cep të territorit, edhe në situata të jashtëzakonshme.
Starlink-u i ka rreth 6.000 satelitë, të cilët gjenden rreth 500 kilometra mbi Tokë, në orbitën e ulët të planetit.
Kjo do të thotë se ata janë rreth 65 herë më afër Tokës sesa satelitët tradicionalë të palëvizshëm dhe, për dallim prej këtyre të fundit, satelitët e Starlink-ut janë vazhdimisht në lëvizje dhe sigurojnë që vonesat në komunikim të jenë 10 herë më të vogla.
Anëtarja e bordit të ARKEP-it, Rrezarta Duraku Rizaj, kishte thënë në nëntor për Radion Evropa e Lirë se leja për operim për Starlink-un ishte hap i rëndësishëm për avancimin e infrastrukturës digjitale në Kosovë.
“Autorizimi i Starlink-ut ka më së shumti impakt në rritjen e sigurisë nacionale, sidomos në periudhë konfliktesh. Kjo, për faktin se pjesa dërrmuese e infrastrukturës së Starlink-ut gjendet në hapësirë dhe është e paprekshme nga dëmtimet e mundshme në kohë lufte apo katastrofash natyrore në Tokë”, ka thënë Duraku – Rizaj.
Ajo beson se kjo përparësi mund të shfrytëzohet nga bizneset dhe nga institucionet qeveritare, sidomos ato të sigurisë, të cilat menaxhojnë infrastrukturë kritike.
Si funksionon?
Porositjen e shërbimeve do të mund ta bëjë secili në faqen e Starlink-ut, duke kërkuar adresën më të afërt.
Pas porosisë, Starlink-u do t’ia dërgojë klientit pajisjen marrëse, e cila lidhet me satelitët në hapësirë.
Rrezarta Duraku Rizaj tregoi asokohe se marrësi i përdoruesit është i vogël, portativ dhe mund të përdoret në lokacione të ndryshme, si për shembull në mal, në terrene të vështira, e vende të tjera ku nuk ka qasje të mirë në internet.
Përcaktimi i çmimeve do të bëhet varësisht prej fuqisë blerëse lokale të secilit shtet.
“Tarifimi përbëhet nga dy komponentë: blerja e hardverit në fillim, terminali me pajisjet përcjellëse që blihen një herë, dhe një tarifë mujore që do të varet nga planet e shërbimit që janë të disponueshme në faqen e internetit”, tregoi ajo.
Shpejtësia e internetit që ofron Starlink-u është 120 deri në 250 megabit për sekondë (mbps), varësisht se a bëhet fjalë për plane individuale apo për biznese.
Operatorët në Kosovë, aktualisht, mundësojnë internet më të shpejtë. Ekonomive familjare u ofrohet internet deri në 500 mbps në kuadër të pakove të kombinuara me shërbime televizive, me çmime deri në 35 euro.
Darsej Rizaj e pranon që sa i përket shpejtësisë, Starlink-u nuk iu bën konkurrencë operatorëve lokalë, por është plan i mirë rezervë, në rast të dështimit të linjave tokësore.
Starlink-u pati marrë gjithë vëmendjen në shkurt të vitit 2022, kur Rusia nisi luftën në Ukrainë, dhe për pasojë ukrainasve iu shkëputen linjat e internetit.
Vendimi i Muskut për të mbuluar Ukrainën me internet ishte konsideruar jetik për shumë operacione të ushtrisë ukrainase, por edhe për rimëkëmbje të infrastrukturës së energjisë dhe komunikimit.
REL
Shpresa tek ti o Zot,qe ndihmon Kosoven!
Na duhen Miq te Mire ne Dite te Veshtire,
Trumpi do ta mbroje Kosoven tone,te vuajtur.
Ha mut edi rama,ha mut!Mbaje kerthizen kurviarkale me Vucicin,,se mos te mbyllet,,si Ay Ballkani Hapur qe tu mbyll me mut,tu mbyllte.Ruaj pushtetin,se po u rrezove keto zgjedhje,Dera burgut te pret.Sa ke vjedhur ti nuk ka vjedhur Berisha ,Ilir Meta,sebashku.Ai SPAKU PER TY ESHTE NGRITUR. Ti me Vucicin si Gadafi me Sadamin do psoni.Beni,beni plane poshte rrogozit per te rrembyer Kosoven por koken tuej do hani,Se i drejti zhytet por nuk mbytet.
Kosova ka Starlink,,Edi Rama nuk ka Starlink,Kosova ka Ambasador Amerikan,edi rama nuk ka Ambasador Amerikan.
Lajm i mire, por ketij tipi sja kam shume besen, se ngrihet ndonjehere mamullek dhe te mbyll celsin. Pastaj ky mik ka vetem parane.
E permendi Rrezearta eshte mire te kihet si rezerve sidomos per spitalet, bankat, zyrat e shtetit. zonat e thella malore etj. Kostoja duhet te jete shume here me e larte nuk mund ta paguj kushdo,
Demo , më vjen keq , por duhet të të kthej borxhin . Atë mutin , që e përmend nja 10 herë , t’a hash ti , me plakën dhe ç’të përmban pragu e fisi . Gjithashtu turp të kesh , për moshën që ke ! Tjetër :
Trumpi , ka qënë ideatori i associacionit , shkëmbimit të trojeve dhe për rrjedhojë edhe njohjen e Kosovës nga Serbia , madje i thirri në zyrën ovale krerët e Kosovës dhe Sërbisë . Nuk u konkretizua gjë , sepse Trumpit i mbaroi mandati dhe i humbi zgjedhjet me Bidenin . Të shikojmë se ç’mendje do të ketë kur të vijë, por me sa duket , gjithçka do të varet nga Grenëll , i ngarkuari i posaçëm , jo dhe aq i përzemërt me Kosovën . Tjetër . Nëqoftëse Rama ka vjedhur , të shkojë si Çeçua në burg dhe aty le t’a ngrysur jetën , por jo pse këtë e thotë demua , që s’e pjerdh askush , këtë duhet t’a thotë prokuroria dhe pastaj gjykata . Ballkani i hapur , ishte një mundësi , qëllimi i së cilit ishte afrimi i shteteve ballkanike me njëri tjetrin dhe miqësia ndërmjet tyre , përfshi edhe Kosovën . Në ato takime , nuk u diskutua kurre ndonjë gjë në dëm të Kosovës . Meqenëse paralelisht me të , ishte dhe iniciativa gjermane e Merkelit për Ballkanin , Ballkani i Hapur u konsiderua I pa nevojshëm . Ti demo llafazani , me halucinacione , a mund të na japësh ndonjë fakt , se kur dhe ku , Edi Rama sëbashku me Vuçiçin e Sërbisë , na paskan bërë plane poshtë rrogozit për të rrëmbyer Kosovën ? Ku do t’a çonte Rama Kosovën e rrëmbyer dhe çfarë interesi kishte nga ky rrëmbim ? Po a ka njeri me mënd në kokë , përveç ndonjë plaku matuf e tuaf , që e ha këtë ? E gjithë bota e di , që Kosova është një krijesë amerikano-perëndimore dhe çdo ndryshim apo vendim për të , nuk mund të merret kurrë pa SHBA-në dhe NATO-n . Po , një gjë është e vërtetë , që Rama është dakord me çdo mendim apo vendim Perëndimor , është besnik i pa lëkundur i BE-së dhe Amerikës dhe për këtë bravo i qoftë . Kaq për këtë . Sa për Starling , Shqipëria e ka të instaluar që në maj 2024 , Kosova sot e instaloi , informohu .Kosova ka ambasador , Shqipëria jo ? Kjo është zgjatje burokratike e SHBA-ve , nuk ka asnjë lidhje me qeverinë shqiptare . Ti demo gojëndyri , siç shifet , bën krahësime me Kosovën tënde dhe me Shqipërinë “armiken” tënde dhe të Kosovës . Në rregull , vazhdojmë ballafaqimin : Shqipëria është shtet që më 1912 , i njohur nga e gjithë bota , Kosova nuk është shtet i njohur as nga OKB-ja dhe as nga 5 vënde të BE-së , si dhe as nga dhjetra shtete të tjera , kryesisht arabe . Shqipëria antare e OSBE-së , Kosova jo , Shqipëria antare e UNESCO–s , Kosova jo , Shqipëria kandidate për në BE , Kosova nën sanksione të BE-së . Shqipëria antare e të gjitha organizatave ndërkombëtare , Kosova në asnjë organizatë , nuk e njef askush .
Dashi,duhet kuptosh qe Kosova nuk e ka pavaresine e plote nga Serbia.
Shume fije e lidhin me Serbine.
Kjo eshte normale me nje ekonomi e integruar ne suazen e serbise.
Fizikisht NATO dhe lufta e UCK-se e shkeputen nga teritori serb dhe krijoi shtetin Kosove.
Ka shume pune e ligje per te rregullar keto mardhenie te reja.
Nuk mund te fundosesh nje busnes serb a kosovar-Serb me nje te rene te lapsit po ashtu edhe ne serbi.
Te gjitha veprimet e qeverise Kurti jane bere me diskutime te thella te specialisteve te UE dhe USA.
Sa per ate qe quan njohje ka kohe ,ka rradhe puna.
Keto nuk I mbyll qeveria Kurti ,edhe te doje.
Keto probleme do te jene per c’do qeveri edhe pas Kurtit.
Nuk e kuptoj entuziazmin e disave per disa satelite te Musk. Starlinku nuk te garanton as Pavaresine, dhe as imunitet nga Serbia. Te pakten kete thote dhe Kurti qe eshte infrastrukture digitale.
Sa per gazeten, me vjen per te vjelle kur e lexoj: “Starlinku eshte deshmuar jashtezakonisht i rendesishem”..
Hapu dhe, ka idiote te tille kjo bote
Ndaj po i vjen fundi Shqiperise, se jane copa cyrykesh
Me behet qefi edi rama qe e nxorre koken.,,se une per edi ramen fola,nuk thirra Dashin per pergjigje.
Ai shtet,qe eshte shtet, qe ne 1912 nuk eshte shteti jot,ESHTE SHTETI KOSOVES,MUNDI KOSOVES,GJAKU KOSOVES.
SE ISHIN 12 MIJE KOSOVARE NE kACANIK QE SHPARTALLUAN USHTRINE TURKE. CLIRUAN KRYEQYTETIN E SHQIPERISE SHKUPIN. Nuk ishte ceta Cercizit me 7 vete dhe Hiton tete.Populli poshte Drinit ne 1912 nuk e dinte,qe Kosova e shkeputi Shqiperine nga Sulltani Osman dhe e beri Shtet te Mosvarem,,Kur e mori vesh ne 1913 kerkoi baben,,Duuuumm Baben,reee,Se na lane pa Babee!!Baben nuk e kerkuan 7 a 8 por 12 mije katnare me brekushe me huta.
12 mije brekushe muter te Haxhi Qomilit duuum Baben..!Ai shteti i1912 eshte Shteti Kosoves.
Ti,Edi Rama thua qe Kosova eshte krijese Amerikano-Perendimore.Ndihmen ushtarake te NATOs,nuk e mohojme kurre,por Kosova edhe ne diten e saj me te zeze nen Jugosllavi,ka qene Krahine Autonome me Fuqi kushtetuese ne Shtetin Jugosllav ,me Zv.President te Jugosllavise,Me Universitet dhe Akademi,.Me policine e Kosoves,ME KUFIJ TE PERCAKTUAR,,Njelloj si Republikat e tjera qe nuk u ndane pa lufte.Ata qe i ndihmoi Gjermani me Topa,tanke dhe Aeroplane si Kroacine,duallen fit e fit me Serbine,Ata qe i ndihmoi OKB me negociata,doren ne qafe e gishtin ne bythe si Bosnja,hoqen picirin e Zi,edhe sot me keq se Kosova jane.Ne na ndihmoi NATO ME AMERIKEN.
Po kjo s`do te thote qe Kosova eshte Protektorat i NATO-AMERIKES.aq me keq si thua ti ndonjehere:Kosova toke e askujt!
Joooooo! Si do te pergjigjej kryeministri dhe Presidenti Kroacise sikur Kancelari gjerman tu thoshte:Kroacia eshte protektorat i Gjermanise,sepse NE ju ndihmuam me Arme ne lufte kunder Agresionit serb. JoooJe kalama nga mendja,megjithese kryeminister! Ti Edi Rama Kosoven e njeh kur te beri Nanua minister kinemash Myllenium.
Me keto deficenza te trasheguara e me keto deficite (te trasheuara,ose jo,,Kete s`mund ta them),gjeja me e mire Ndihma me e mire qe mund ti japesh Kosoves,eshte-T`i hiqesh qafe.
Edi Rama nuk e ka nga padituria,E ka nga ligesia,o demo nga Kosova Lushnjes.
Së pari demo , të falënderoj që më drejtohesh sikur jam Rama , kryeministër i Shqipërisë , sepse edhe pse vetëm një person (ti) , më quan të tillë , për mua është nder i madh . Ai që turpërohet dhe që I vihet në dyshim shëndeti mendor , je ti . Po mirë mo demo , kaq plak hajvan je ? Po kaq kohë të tepërt paska kryeministri , sa të lexojë komentet e Ditës dhe të debatojë nga dy herë në ditë , me një plak pensionist tru kalbur , që nuk I mbahen pordhët e shurra ? Nuk paska punë tjetër ky Ramë , po do merret natë e ditë me demon e me Kosovën ?
Unë , o demo jam Dashi , është shkurtim i emrit tim , jam korçar , kam lindur e jam rritur në Korçë , derisa mbarova gjimnazin . Në Tiranë , mbarova të lartën , ndërkohë , për arsye pune , edhe familja u transferua në Tiranë . Që në muajt e parë të pluralizmit u largova për studime jashtë Shqipërie , mbarova studimet dhe vazhdoj të jetoj jashtë , por me zemër jam shqiptar dhe jam në korrent të përditshëm , se ç’ndodh në Shqipëri , më lidh edhe puna . Ja ku t’a bëra biografinë time , o demo , pres që edhe ti , të m’a bësh tënden . Por le të hyjmë në temë . Unë , o demo , sikur të isha japonez apo kinez dhe të mos kisha dëgjuar kurrë për Shqipërinë , sepse nga shkrimi yt , po lexoj histori halucinante . Beteja e Kaçanikut e Idriz Seferit e më tej ju bashkua edhe Isa Boletini që gjithsesi
ishte një fitore e rëndësishme kundër xhonturqve , që më vonë u shtyp me zjarr e hekur nga turqit e Turgut Pashes me raprezalje të pa mëshirëshme ndaj popullsisë civile , nuk kishte lidhje me pavarësinë . Kjo betejë nuk kishte asnjë lidhje me shpalljen e pavarësisë . Beteja e Kaçanikut u zhvillua më 1910 , ndërsa pavarësia u shpall 2 vjet më vonë . Ti thua që kryengritësit kosovarë , çliruan Shkupin , “kryeqytetin e Shqipërisë ” . Seriozisht e ke , o demo , apo tallesh ? Shkupi , kryeqytet i Shqipërisë ?!!! Po kush e shpalli kryeqytet ? Cila qeveri shqiptare ishte në Shkup ? Kush ishte kryeministër ? Po ku kishte Shqipëri në ato vite , o demo , viset shqiptare ishin të aneksuara nga Perandoria Osmane e të ndara në 4 vilajete . Kur nuk as shtet , as qeveri , as kufij, si mund të kesh kryeqytet ? ….vazhdon…
Po pse mo Dashi kur e doje Betejen e Kacanikut,ne 1914?Shume mire qe u be ne 1910.Beteja Kacanikut dhe beteja Carraleves jane shtrati ku u ngrit Kryengritja pergjithshme e 1912.30 mije kosovare cliruan Shkupin kryeqytetin e Shqiperise.Pse ishte Shkupi kryeqyteti Shqiperise?Sepse Shkupi ne 1912 jo vetem ishte qendra me e madhe Administrative,kulturore,tregtare,Zejtare nder 4 Vilajetet shqiptare,por ishte edhe qyteti me popullsine shqiptare me te shumte ne ate kohe.Ti thua nuk kishte Shqiperi dhe shqiptare ne ate kohe,Kishte perandori Osmane dhe shtetas osmane.Jo ne 1912,por edhe thelle ne mesjeten e erresuar te pushtimit osman,shqiptaret kurre nuk e quajten veten turq dhe kurre nuk ju nenshtruan turqve,ashtu si tregon edhe Arqipeshkci i Shkupit Pjeter Bogdani,qe ju bashkua ushtrise austriake kunder turqve ne 1689.Dashi shume mire bere qe me sqarove Vendlindjen,vendrritjen Korcen.Ay qytet ka pasur rilindas te shquar,pionjere te ceshtjes kombetare,por prej andej kane dale edhe serbofyle te djallezuar.Jo vetem nukli i Ministrise se brendshme serbe te Koci Xoxes,Nesti Kerenxhit,Pandi Kristos,Vaske Kolecit,por edhe ne kohe te vona.Atje ne ate qytet ka nje urrejtje per Kosoven dhe Kosovaret,me shume se ne Kragujevac.Une kam qene ne Korce disa jave aty nga viti 83 ,neper rrugicat e atij qyteti degjohej Zdrafko,Lepa Breka.Aty kam degjuar nje felliqsire serbe me emerin serb-Llazi Serbo,qe i thoshte bashkebiseduesve:-More cfare duan keta Kosovaret,,flamureee?Ha,ha,ha!Duan flamureee!I ka mbytur e mira,se jane me benxa,bredhin boten ku te duan!Hapur fare,se ne ate kohe te dergonin ne dege edhe po te thoje:S`ka patate ne dyqan.Tani nuk habitem pse je nje serbofil dhe i del krah Edi Rames ne cdo komplot kunder Kosoves.
…Vazhdon…Shqipëria e Mesme, o demo , nuk është toskë , nuk është jugu i Shqipërisë , por është malokeri , ose më mirë me thënë Turqni . Dhe a e din pse ? Sepse xhon turqit , me të cilët Perandoria Osmane e mbylli me turp mbretërimin e saj obskurantist shekullor (ishin po këta që bënë genocidin armen dhe që zhdukën 1,5 milion armenë) me reformat famëkeqe të Tanzimatit , nxorren vendim që , nizamëve , jeniçerëve dhe të gjithë turqve , që shërbenin në vëndet ish anekse të Perandorisë i hiqej e drejta e shtetësisë turke dhe duhet të qëndrojnë në vendet ku kanë shërbyer . Kuptohet , kjo për t’i pasur si gozhdë nastradini për një të ardhme . Në Shqipëri , ndodheshin rreth 10 mijë të tillë , turq që u vendosën kryesisht në Shqipërinë e Mesme, por edhe në Kosovë , ku janë edhe sot . Këta ish nizamë , u martuan me hanëme shqiptare dhe pak nga pak u asimiluan . Haxhi Qamili dhe shumica e brekushëve të tjerë , ishin turq dhe katundarë injorantë , që nuk kanë asnjë lidhje me jugun e Shqipërisë . Ti mburr Kosovën , aq sa të vjen për të vjellë të të lexosh . Po mirë , Kosova ka qënë me patriote se Vlora , Shkodra , Korça dhe jugu i Shqipërisë ? Kurrën e kurrës . Korça ka pasur aq patriotë të pushkës e sidomos të penës , saqë e gjithë Kosova nuk ka nxjerrë as sa gjysma e Korçës . Në Korçë u hap shkolla e parë . Këtu nuk është vëndi , por unë mund të shkruaja me dhjetra emra patriotësh korçarë . Po Shkodra ? Sa poetë e patriotë ? Sa të duash . Po Vlora heroike , që Shqipëria , sa herë është ndjerë keq nga armiku , në Vlorë ka trokitur . Po Jugu i vëllezërve Frashëri ? Ti thua që Kosova nuk është protektorat i perëndimit dhe bën analogji Kroacinë dhe Gjermaninë që e ndihmoi , nuk ka asgjë të krahasueshme . Për Kosovën u bombarduar një shtet sovran , pavarësisht fajeve që kishte , por NATO dhe perëndimi , dolën jashtë kornizës së tyre ligjore . NATO ndërhyn kur preket një vënd antar I saj dhe jo tjetër vënd . Ishte e para dhe e fundit inisiativë ekstraligjore që bëri aleanca . Sa për atë , që Rama të mos merret më me Kosovën , unë di që , e ka për detyrë kushtetuese të merret me të . Po të isha unë , Kosovës tënde , në kondita të tilla të sotme , as emrin nuk do t’ja përmëndnja , e jo të merresha me të .
Negoziatat,Etapat,BE,jane MIRAZH. Shqiptaret nuk pranohen kurre ne BE. As Shqiperia,as Kosova,As i gjithe Ballkani,
Atyre u kaloi Traun Bullgaria,Rumania,Sot jane bere pishman qe i futen,.Greqia i rropi.Ju ka marre ne paqe me shume se Ukraina ne Lufte. Anglia shpetoi nga qyleret e Ballkanit,Se shpejti edhe Gjermania,,Se boll punoi Gjermania,te hajne morrat e zinj te kishes greke.S`ka me qylera.Hani Muco,pini Muco.Kur te vije Data provimit Diplomes,Edi Rama,,B.E eshte shperbere.
Demo , unë nuk kam frikë as nga ty e as nga kushdo të pranoj që jam sërbofil , po nuk jam . Mos më akuzo kot . Llazi Sërbon e kam njohur , ishte aktor i mirë , madje dhe bisedoja herë pas here me të (ka vdekur ka shumë vite) . Kurrë nuk e besoj që të jetë shprehur ashtu për Kosovën edhe pse i pëlqente alkooli . Korçarët , jo se nuk e duan Kosovën , por duke e pasur larg , nuk e njohin . Televizori te neve në Korçë , në kohën e diktaturës , nuk merrte Sërbinë , neve shikonim Shkupin , se tjetër nuk hynte , as Itali dhe për çudi , as Greqi , ndonëse fare afër . Po , është e vërtetë që na pëlqenin këngët sllave , përveç atyre shqiptare , po më tepër neve kemi këngët tona karakteristike me kitarë e mandolinë , këngë dashurie dhe këngë patriotike . Demo , kur tre çereku I Shqipërisë , ishte me çitjane e brekushe e ferexhe , Korça ishte me gravata e mbrëmje vallëzimi . Për Korçën kam shumë për të thënë , por për modesti , po e le me kaq . Natën e mirë .