Nga Artan Xh. DUKA
“Zombizmi” politik nё PD apo llomotitja me “sovranin” nё PS me zgjedhjet nga 2008 fasadё, nuk ngrenë pikë për trashёgiminё politike tё drejtuesve në tranzicion. Fundi politik nuk shmanget dhe ajo qё mbetet për ta ёshtё si do tё kujtohen, sidomos tani që kanë edhe SPAK-un me “biçak” nёpёr kёmbё. Rama e Berisha bёnё “monarkun” nё demokraci duke marrë merita pёr arritjet por ngritur supet për dёshtimet e zullumet e qeverisjeve në tranzicion. Janё tё dy e shkuara dhe dihet, kur kujtohet ajo, e keqja mbahet mënd mё gjatё!
Nga “Kore veriu” në “Itali jugu”
Ndryshe nga sistemet e tjera, nё demokraci nuk ka vёnd pёr qasje bardhё e zi ndaj sё shkuarёs e kjo vlen edhe pёr tranzicionin nesër që sado problematik, ka dhe ai arritjet e tij. Ndërkohë, tok Rama e Berisha, nuk bёnё demokratin ndaj sё shkuarës kur e anatemuan me aq mllef e patetizёm tё ҫuditshёm atë duke lënë në hije edhe vetë disidencën e vërtetë.
Për arsye që i dinë ata vetë futën 40 vjet socializёm nё thes e pёrgojuan me “korera veriu” apo “hitler” mundin e sakrificat e njё populli tё tёrё. Demokracia u dha mundёsinё tё ndanin shapin nga sheqeri ndaj sё shkuarёs por zgjodhёn tё mos e bёnin kёtё gjё duke krijuar njё preҫedent “demokratik” qё me shumё gjasa mund t’a provojnё vetë nё kurriz tani.
Pёr shkak tё keqqeverisjeve por edhe si “karmё” e sё shkuarёs, trashёgimia e tyre politike rrezikon qё edhe ato pak arritje nё tranzicion tё eklipsohen nga kusuret e shumta pёrgjatё tij duke e damkosur e njёsuar atё me abuzimin e papёrfytyrueshёm e tё pakonceptueshёm pёr njё demokraci.
Farsa e deri krimi zgjedhor, cёnimi i pronёs me 7501, piramidat, anarkia 97, grushtet e shtetit, 21 janari, Gёrdeci, prona publike si “mall plaku”, “strategjikёt” 1 euro, padrejtёsia e pabarazia qytetare e qokat klienteliste bazuar nё vkm-ra e ligje miratuar nga “eunukё” nё Kuvёnd apo vendime kulisash togave tё zeza, abuzimi e korrupsioni qeveritar, hemorragjia demografike prej emigrimit, krimi e droga etj gjёma pafund tё qeverisjeve kёto 40 vjet nuk ka retorikё apo farsё demokratike, rrugё apo tunel, fasada apo kulla, Diella apo shtet dixhital, evenimente, shfaqje e pritje pёrcjellje me botёn, liberalizim vizash apo “etiketë” BE etj, qё ia del!
Politika e di qё e keqja mbahet mёnd mё gjatё dhe shpesh luan e spekullon pёr vota e imazh me tё duke harruar se do tё jenё vetё e shkuara njё ditё e ka plot “skelete nё dollap”. E bёnё vetё ndaj tё tjerёve kur anatemuan qeverisjet nё socializёm ndonse ato shёnuan plot arritje pёr aq pak mundёsi sa kishin (prapambetja e trashёguar, bllokada “sanduiҫ” Lindje-Perёndim, sabotimi shekullor greko-sёrb etj) dhe abuzuan shumё pak kur mendon se vepruan nё njё sistem qё Rama e Berisha e anatemojnë si kulmin e karshillëkut politik ndaj qytetarit në botë.
Nofka ‘Kore e Veriut” ndёrkohё qё pushteti atje ёshtё denbabaden “monarki” e trashёgohet dhe koreanoveriori gjen belanё pёr gjithshka e pa pёrjashtim ёshtё jo realist, i pavёnd e pёrbuzёs ndaj popullit e historisё sonë nё sytё e botёs. Ndryshe, nёse dje “kore veriu” e “hitler” pёr botёn, i bie tё jemi sot “itali jugu” e “siçili” mafioze të qëmotit pёr tё! Populli nuk i ka borxh askujt asnjë nofkë!
Faleminderit por jo faleminderit!
Standarti demokratik e do qё edhe trashёgimia e qeverisjeve nё tranzicion tё mos futet nё “thes” sikundёr politika e sotme bёri e bёn me tё shkuarёn duke sabotuar vetё demokracinё. Demokracia nuk ka “brirё” ndaj edhe politika e nesёrme nuk duhet tё ulё “stekёn” e bjerё nё nivelin e mohimit pa fre tё sё shkuarёs si deri mё sot. Duhen ndarё meritat nga kusuret ndryshe e keqja pёrsёritet.
Njё qasje realiste ndaj sё shkuarёs, nga Monarkia, kolaboracionizmi, LANҪ, Socializmi apo Demokracia, peshon në identitetin kombёtar, kohezionin shoqёror, ushqen besim tek sistemi e politika, pёrshpejton integrimin europian, shtetndёrtimin etj dhe kjo ёshtё trashёgimia e vyer politike që na duhet pёr mё tej.
Arritjet e dёshtimet e djeshme nuk janё pa emёr por me to nuk duhet tё luhet pёr interesa politike tё ditёs sepse shndёrrohet nё bumerang. Lufta e klasave mbetet “kryq” nё shpinёn e socializmit por ndёrsa pёr tё e kusuret e tjera vihet gishti tek individi, arritjet po ashtu kanё popullin dhe plot emra pas. Emancipimi shoqёror, shtetndёrtimi, edukimi, mjekёsia, ekonomia, deri edhe ato vaksinat mbrojtёse tё jetёs tuleve cave qё sot pёrgojojnё pafre tё shkuarёn, nuk mund tё kalohen me retorikёn se do tё ndodhnin vetvetiu e se janё produkt i kohёs! Jo pёr gjё por do tё linte pa merita fare Ramën e Berishën sot!
Ata e humbёn mundёsinё tё bёnin demokratin e drejtonin e bashkonin shoqёrinё rreth vlerave demokratike tё hapjes, tolerancёs e mirёkuptimit reciprok. Me qёndrimin zhgënjyes ndaj sё shkuarёs e abuzimin e sotëm me pushtetin ata krijuan njё preҫedent antidemokratik, ironikisht nё demokraci, qё nuk duhet tё shndёrrohet nё etalon e tё ndiqet nga partitё e reja ndryshe historia mbetet po ajo.
Politika sot nuk ka kё tё fajёsojё veҫse vetveten qё tranzicioni do tё kujtohet si “muzeu” i korrupsionit. Anatemuan, me apo pa tё drejtё monizmin e tashmё mund tё anatemohen vetё por ndryshe nga monizmi qё nuk krijoi pasuri e “perandori” nё kurriz tё pasurisё publike, politika abuzive e tranzicionit ende vazhdon avazin e “klonohet” pёr tё trashёguar “plaҫkёn” e garantuar vijimёsi.
Praktikat e gabuara nuk kanë pse njёsohen me idealin dhe komunizmi, demokracia, vetё besimi fetar etj tё ashtuquajtura “utopira”, mbeten me “letra” aspirata e vegime shpresёdhёnёse qё bёjnё bashkё njerёzimin nёn frymёn e mirёbesimit, pёrkrahjes reciproke e besimit tek e ardhmja. Politika, sidomos nё demokraci, duhet tё jetё mё realiste se kurrё ndaj tё shkuarёs duke i dhёnё hakun kujtdo ndryshe, njё qasje bardhё e zi si deri mё sot, nuk ёshtё ogur i mirё pёr tё sotmen qё nesёr do tё jetё vetё e shkuara.
Retorika e “lirive” e “arritjeve” nё tranzicion duke anatemuar nё thes tё shkuarёn pёr tё lartёsuar me zor veten e mjegulluar abuzimet me pushtetin, stonon e nuk ёshtё standart demokratik e realizёm qё bёn bashkё shoqёrinё. Liria dhe e drejta ёshtё relative dhe tёrёsia e tyre kanё zanafillё lirinё e tё drejtёn e jetёs qё i jep jetё ҫdo lirie e tё drejte mё pas nga ajo e fjalёs, pronёs etj.
Nёse pёr dje fajёsohej sistemi pёr nёpёrkёmbjen nga “lart” tё lirive e tё drejtave pёrfshi edhe atё tё jetёs, sot ёshtё po sistemi, tashmё “demokratik”, ai qё po i nёpёrkёmb ato nga “lart” e “poshtё” njёkohёsisht. Nga varfёria që shkurton jetē si pasojё e politikave social-ekonomike, tragjedi si 21 janari e Gërdeci, krimi, banditizmi, droga e pasiguria sheshit, aksidentet pafund, ndotja e pasiguria ushqimore me pasoja pёr shёndetin, stresi i mbijetesёs e halleve pafund etj.
Njё tapi shtёpie, njё makinё, njё vёnd pune me pagesё etj “lukse” qё lidhin qytetarin pёrjetёsisht me rutinёn e mbijetesёs, ndryshe ia mbath nё emigracion, vetё “liria” e fjalёs qё bie nё vesh tё shurdhёr etj, nuk janё liria e standarti qё ai meriton.
Pёr lirinё e tё drejtat e marra peng ka pёrgjegjёsi politika dhe ajo ka emёr. Nuk ishim keq as pёr kёtё lloj lirie e as pёr kёtё sagё integrimi drejt BE tё shtrirë nё kohё sa monizmi e pёr kёtё pёrgjegjёsi ka politika dhe ajo ka emёr.
Iu turrën dhe detit më këmbë
Shoqëria nuk meriton asnjë nofkë e përtej Zvërnecit, sfida mbetet ndalja e karshillëkut politik ndaj interesit qytetar se padrejtësia e pabarazia është ulur këmbëkryq e deri kopsitet me ligj gjithandej duke nxitur fatalitet e indiferentizëm qytetar.
Moto e protestēs sot në shesh duhet të jetë “një për të gjithë e të gjithë për një” se kusuret pafund prekin pa dallim. Ajo duhet të dëshmojë dinjitet pa rënë në kurthin e ultimatumeve, thirrjeve ekstremiste apo “mishit për top” për rrotacion brënda llojit në politikë. Nuk duhet të përzërë politikën por të shpalosë një të re.
Ramën nuk e heq rruga por vota ndaj dhe protesta duhet të shërbejë si tharm për risi politike që shpalos një alternativë e fton qytetarin ta ndjekë pas. Një front i ri opozitar që nuk mbetet tek anatemimet, anarkia e qurravitjet por ofron zgjidhje dhe mbi të gjitha premton një ligj zgjedhor mazhoritar e referendumin si “vaksinë” ndaj karshillëkut politik. Ky do të ishte triumf e i jepte kuptim protestës në shesh.
Turizmi duhet zhvilluar, Zvërneci po ashtu por qytetari e demokracia meriton transparencë e hapje e jo ujdira lokalesh që i japin nam të keq edhe gjësë së mirë! Kur edhe vetë referendumi nuk është ideal teksa prek interesa brezash që vijnë, aq më shumë stonon voluntarizmi e uni politik në vendimarrje që prekin të gjithë! Turizmi nuk ka pse shndërrohet në mani e kurrsesi në kurriz të industrisë, bujqësisë, mbrojtjes sociale, shërbimeve publike, natyrës etj që shoqëria ka nevojë.
Përtej pak arritjeve e fasadave në tranzicion, ata që të djeshmen e shpallën para botës si “muze” diktature, e kanë katandisur mjerisht të sotmen në “muze” korrupsioni e babëzie për sytë e saj e kjo “trashëgimi”nuk harrohet kollaj!
DITA

metamorfoze pushteti e paraje apo ndikim I gjeopolitikes antishqiptare qe politika e tranzicionit vetem ka bere pislleqe pafund. ai Enver diktatori nuk preku 2 cent pale toka e Vila e biznese me soj e sorrollop si demokratet me berisha e rama e kompani.
po nuk krijoi nje parti edhe kjo proteste do zbehet, jo me plehra gjoja intelektuale qe bejne duva per berishen se ndryshe klonon prape dyshen e sotme berisha rama se bashke do te mbeten se leku ben cudira.
edhe me pronaret e vertete e Lek te paster prape bregu detit eshte publik ndaj resortet te behen larg tij e bregu te jete I hapur per te gjithe
Dy Kurva ka Shqiperia!
edi rama dhe salija!