Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Myslym Shyri” kthehet në pedonale për një ditë, festime për 104-vjetorin e Tiranës Kryeqytet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Myslym Shyri” kthehet në pedonale për një ditë, festime për 104-vjetorin e Tiranës Kryeqytet
Aktualitet

“Myslym Shyri” kthehet në pedonale për një ditë, festime për 104-vjetorin e Tiranës Kryeqytet

Published: February 10, 2024
Shpërndaje

Rruga “Myslym Shyri”, e cila është riparuar së fundi nga Bashkia e Tiranës, u shndërrua sot në një zonë pedonale për qytetarët. Me rastin e 104-vjetorit e shpalljes së Tiranës Kryeqytet, bashkia organizoi aktivitete të shumta me muzikë, sport dhe zona argëtimi për të gjitha grupmoshat.

Aktiviteteve iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se shumë rrugë të tjera të qytetit do të kthehen në zona pedonale gjatë fundjavës. “Gëzuar 104-vjetorin, ditëlindjen e Tironës sonë, e cila këtë fundjavë mbush 104 vjeç si Kryeqyteti i Shqipërisë dhe i të gjithë shqiptarëve. Makinat janë në funksion të njerëzve, jo njerëzit në funksion të makinave. Ndaj, në qoftë se komuniteti është dakord, ne duam që ta bëjmë më shpesh këtë aktivitet, jo vetëm në këtë rrugë, por edhe në rrugë të tjera. Nëse komuniteti është dakord, ne mund ta bëjmë njëherë në muaj, ndoshta një herë në dy javë, por unë besoj t’i japim qytetit disa hapësira, të oksigjenohemi, t’i pastrohen rrugët. Ne duam që në çdo lagje të identifikohet një rrugë dhe fundjava të jetë pa makina, e mbushur me jetë dhe me gëzimin që sjellin gjithë çunat dhe gocat e Tironës sonë të madhe”, tha Veliaj.

Pas riparimit të trotuarëve dhe rrugës, Bashkia e Tiranës synon edhe rehabilitimin e fasadave të pallateve të Rr. “Myslym Shyri”. Veliaj ftoi qytetarët që të aplikojnë për Fondin e Komunitetit për të përfituar ndihmë financiare. “Kur ishim duke bërë punime te “Myslym Shyri”, kishte ende dyqane që jepeshin me qira ose në shitje. Sot janë shitur të gjitha. Sot është rritur vlera e pronës. Ftesa për të gjithë banorët e “Myslym Shyrit” është: Bashkia e bëri punën e saj, por kemi ende fonde që mund të japim për komunitetin, për të rregulluar të gjitha fasadat. Janë të ftuar të gjithë të marrin fondet e bashkisë, që e njëjta cilësi në nivelin horizontal të jetë edhe në nivelin vertikal. Ne jemi shumë krenarë për Tironën tonë”, tha ai.

- Publicitet -

Kreu i Bashkisë nënvizoi se ky 104-vjetor e gjen Tiranën në ditët e saj më të mira. “Sot po jetojmë ditët më të mira të Tironës sonë. Sot jemi në momentin tonë më të mirë. Ka ende shumë punë për të bërë, por sot Tirana nuk është e panjohur, jo vetëm për ne, por për këdo që pyet në Europë e njeh, sepse ishte Kryeqyteti Europian i Rinisë, Kryeqyteti Europian i Sporteve, këtë vit drejtojmë të gjitha bashkitë e Ballkanit me Presidencën e B40-ës, kurse vitin tjetër jemi shumë krenarë sepse Tirona jonë do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”, deklaroi ai.

Duke u ndalur tek investimi në Rr. “Myslym Shyri”, Veliaj deklaroi se infrastruktura e re ka shtuar edhe vlerën e pronës së qytetarëve. “Më vjen mirë që banorët kanë qenë dashamirës dhe mirëkuptues. Më në fund ju them ta gëzoni! Është për qytetin, por kryesisht për lagjen, për të shtuar vlerën e pronës dhe për të rregulluar infrastrukturën”, shtoi më tej ai.

Festimet do të vijojnë gjer në orët e vona të mbrëmjes, ndërkohë që për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, hartuan një plan masash duke kufizuar pjesërisht lëvizjen e automjeteve në segmentin e rrugës “Myslym Shyri”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike
  • Gjykata lë në burg Ylli Zallën, zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme
  • Shkencëtarët paralajmërojnë për një “Super El Nino” në fillim të dimrit
  • Ndërruan jetë pas aksidentit në Durrës, publikohet foto e dy prej viktimave
  • Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Komentet e Fundit

  1. Mara emigrante ne Itali . on Shehaj denoncon: Kapri u kërcënua nga zyrtari i PS!
  2. Tao Palla on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha që ata në Zvërnec janë budallenj
  3. Tao Palla on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha që ata në Zvërnec janë budallenj
  4. Replikuesi on Sa duhet t’i qëndrojë besnik filmi një kryevepre letrare?
  5. Tekja on Shehaj denoncon: Kapri u kërcënua nga zyrtari i PS!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?