Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me furnizuesit e naftës në kuadër të situatës së krijuar nga kriza globale e çmimeve, pas zhvillimeve të fundit të lidhura me luftën në Iran.
Gjatë takimit Rama pretendoi se, ndonëse në bursat ndërkombëtare është regjistruar një rritje e çmimit të naftës deri në 40%, në Shqipëri kjo rritje ka qenë më e moderuar. Ai vlerësoi qasjen e operatorëve të tregut, duke e cilësuar atë si të përgjegjshme në këtë fazë të krizës.
Kryeministri kujtoi gjithashtu përvojën e krizës së mëparshme të shkaktuar nga agresioni rus ndaj Ukrainë, duke theksuar se shteti është detyruar të marrë rol aktiv në menaxhimin e situatës në tregun e karburanteve.
Sipas Ramës, sfida mbetet e hapur pasi askush nuk mund të parashikojë se si do të evoluojë çmimi i naftës në bursë apo kur do të përfundojë kriza. Ai bëri të ditur se rezervat aktuale të kompanive konsiderohen të mjaftueshme për rreth 30 ditë, ndërsa në kontrata janë të garantuara furnizime deri në 100 ditë.
Në këtë kuadër, qeveria është duke punuar për forcimin e rezervës shtetërore të naftës, me synimin që ajo të arrijë një kapacitet fizik prej rreth 100 ditësh. Rama njoftoi gjithashtu një nismë për futjen në treg të një faktori shtetëror si distributor garant dhe shumice, që sipas tij do të ndihmojë në stabilizimin e tregut dhe lehtësimin e punës për operatorët.
j.l./ dita

Cmimin e naftes ne Shqiperi nuk e ngrejne bizneset e kesaj fushe. E ngre vetem Edi Rama!!! Ai vendos per cdo gje!
Kete mis e vere askysh ne dyshim!
Me duhet perdite tua kujtoj se u jam betuar qe ne nisje te rrugetimit tim ne pushtet per dy gjera :
e para Shendetesi falas, e dyta Nuk keni pare gje akoma – e ketij te dytit po ja bej hysmetin perdite.
Rama nuk merr vesh
Nuk nget makine
As e di per cfare duhet nafta
Thuhet se PS po pergatit nje delegacion me ne krye Tao Taon, qe te shkoje per eksperience zgjedhore ne korene e veriut. U ka kerkuar vartesve te marrin shembull nga rezultatet e Kimit ne zgjedhjet e fundit!?!?!
Vetem ka nje problem, se Kimi po ben me shume per ekonomine dhe standartet e jeteses……
Ajo qe me trrhoqi venendjen ne nje emison tekeviziv ishte vleresimi i drejtuesit te e isionit se qeveria shqiptare ka ndjekur politika liberale ndaj cmimeve si gjate pandemise dhe luftes ne ukraine….
Ajo qe pame ne si popull ishte se liberalizmi qendronte ne faktin qe qeveria ju la dore te lire biznesit qe cmimet e naftes dhe mallrave ushqimore ti ngrinin sa te donin. ..Po cdo te thoshte kjo?
– njera ane e medalies ishte qe nga rritja e cmimeve, u rrit TVSH qe shkonte ne arken e shtetit e qe me pas behen rrush e kumbulla. Pra TVSH e rritur dergoi me shume para ne arke, se prodhim nuk ka… Nderkohe kompensohen parate qe nxjerr nga arka qeveria per ndonje ritje page a pensioni, kur kjo duhej te ndothte permes rritjes se prodhimit.
– Ana tjeter eshte fakti qe gjithe pasojat e krizave, qeveria ja faturoi popullit. I paguan njerzit e thjeshte , pensioniste, ata qe nuk vjedhin.
Kush pret nga Rama te uli cmimin e naftes dhe te tjera gjera nga kriza eshte sikur te presi te bien para nga qielli.
Ai eshte betuar: sa te kete pushtet, vjedhje, mashtrime dhe korruptime. Po keshtu edhe per pensionet. Pensionistet asnje shprese sa te jete ky antipensionist ne pushtet.
Sa llafja bukur E MODERUAR!!!!!Per kte llafe e meriton ta dyfishoje cmimin.