Prof. Dr. Hamit Boriçi
1.
Naimi, poeti ynë dritëdhënës i Rilindjes Kombëtare ka lënë gjurmët e veta edhe në publicistikën pedagogjike të atyre kohëve. Oratoria e publicistika e tij është zhvilluar e ruajturkryesisht në revistën “SHKRONJEMESIMI E PERHERSHME“, të paren diturake mësimore e pedagogjike në historinë e shtypit shqiptar në gjuhën shqipe.
Ai e vlerësonte publicistikën si domosdoshmëri për formimin e opinionit shoqëror, për të ngjallur e ushqyer ndjenjën e shqiptarizmës, dhe gazetën si një “vatër” mësimi e edukimi për breznitë. Në një letër, që do t’i dërgonte më l6 maj l887 publicistit atdhetar Visarion Dodanit në Bukuresht, nënvizonte: “Shoqëria e Bukureshtit është nevojë të jetë e pareshturë. Fletore ka dhe më gati, edhe të tjera po bëhën, andaj shtypshkronja të mos mbyllet kurrë, po të jetë hapur gjithnjë, se kjo do të bëjë shqiptarë të mbatur”.
Duket se me ide e mendësi të tilla edhe si “…pasues dhe propagandues i ideve të iluminimit francez, i yni “Apostull i shqiptarizmit” i hyri edhe veprimtarisë pedagogjike (Botim i SHB “Ideart”,Tiranë,2004, f. 32) në të parin periodik arsimor në gjuhën shqipe: “Shkronjesimi e perhershime”.
2.
Revista “Drita”-“Dituria” ( Studuesit mendojnë se fjala “Dritë”, përbën shtyllën dhe kryefjalën e iluminizmit ) u botua dhe qarkulloi në Stamboll (Turqi) nga 10 gushti 1884 deri më 11 korrik 1885. Dolën gjithsej 12 numra me nga 16 faqe, të gjitha në gjuhën shqipe me alfabet të Stambollit.(“Alfabeti i Stambollit ishte zgjedhje kompromisi, një kompromis që theksohej duke u quajtur “alfabet kombëtar”. Ai ishte hapi i fundit , përpara se të arrihej shkëputja vendosmërisht nga alfabeti grek”. ,,(Shih: Profesor Xhevat Lloshi-Rreth alfabetit të shqipes-, T.2008, Logo-A, Shkup, f. 167 )
Historia e kësaj të përkohshmeje zë fill me vendimin e Shoqërisë së të Shtypurit Shkronja Shqip, në Konstandinupojë më 1879, në Kanonizmën e së cilës thuhej se “Shkronjatë, që do të shtypnjë kjo shoqëri, do të jenë shkronja mësimi ndë shqip të parën herë shkruarë, ndo prej gjuhërash të huaja shqipëruarë”. (KANONIZMË e Shoqërisë së Shtypuri Shkronja Shqip, ndë Konstandinupojë mbë 1879, ku thuhet:: Shkronjatë, që do të shtypnjë kjo shoqëri, do të jenë shkronja mësimi ndo shqip të parë here shkruarë, ndo prej gjuhërash të huaja shqipëruarë…”.(f. 3) dhe “Shoqëria e të shtypuri shkronja Shqip…pret me krahë hapëtë këdo shqiptar, që i do zëmëra të shohë e të këndonjë ndë gjuhëtë të v et, edhe do të hynjë ndë Shoqërinë, edhe prej Muhamedanësh, edhe prej Katholikësh, edhe prej Orthodhoksësh, që të gjithë pa ndonjë çquarje…”. (f.4)
Jani Vreto, njëri prej anëtarëve të Komitetit Qëndror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare, institucion i krijuar në Stamboll më 1877, ngulmoi dhe, në vjeshtën e vitit 1879, arriti të sigurojë nga Porta e Lartë lejen për botimin e një të përmuajshme arsimore, kulturore e diturake në gjuhën shqipe. Rilindasi Vreto shfrytzoi qenien e tij me besim fetar orthodoks, të drejtat e privilegjet që ia kishte njohur Qeveria e Stambollit komuniteteve të krishtera. Drejtor i pyetshën i revistës u caktua Petro Poga, po i besimit orthodoks.
Porta e Lartë e lejoi botimin e kësaj të së përmuajshmeje nën trysninë e kërkesave të shqiptarëve kristianë orthodoksë dhe faktorëve të tjerë politiko-shoqërorë dhe zhvillimeve në trevat arbërore të asaj kohe.(Porta e Lartë ndiqte një politikë tolerante ndaj orthoksisë, duke i njohur liri dhe të drejta edhe për botime. Prandaj leja për revistën “”Drita”-“Dituria” iu dha dy rilindasve shqiptar, kristianëve Petro Poga dhe Pandeli Sotiri. )
Fletorja “Drita”-“Dituria” është projektuar, orientuar dhe, pareshtur, drejtuar nga vëllezërit Sami e Naim Frashëri, në bashkëpunim me anëtarët e Shoqërisë Shqiptare të Stambollit Jani Vreto, Petro Poga, Pandeli Sotiri e Koto Hoxhi, por zyrtarisht përgjegjës ishin Petro Poga (për numrin parë me emër “Drita” dhe Pandeli Sotiri (për 11 numra, dy prej tyre me emrin “Drita” dhe 9 numra radhas “Dituria”).
Përmbajtja e kësaj të përkohshmeje”, miratuar nga autoritetet qeveritare të Stambollit për lejen e botimit, kishte karakter didaktiko-pedagogjik. Sami Frashëri shkruante se Linja kryesore e programit të së përkohshmes është: “ndritja e mendjes me çdo farë diturie” dhe lexuesi të dijë edhe “ç, ‘është, çka qenë e çdo të bëhet, ku është, nga ka ardhur, ku do të vejë ? (“Drita”, nr. 1, f. 1)
Tematika e problematika e saj, e gjërë dhe universal- gjithëditurake, buron nga misioni që ideatorët formuluan: për të zgjuar vetëdijen kombëtare dhe ushqyer me dituri, kulturë e qytetërim; për të ngritur zërin për nevojën e domosdoshmërinë për shkollimin e brezave të rinj në gjuhën amtare.
Politika editoriale e revistës përshkohet nga idetë iluministe të Rilindjes, dhe mendësisë se “pa emancipim kulturor nuk mund të ketë emancipim …”.(Hysni Myzyri -Shkollat e para kombëtare shqipe-, Tiranë, 1978, f. 15)
Studiuesit kanë shfaqur mendimin se revistën “Drita”-“Dituria” mund ta quajmë “nismëtare të një faqeje të re të madhe në letërsinë e, përgjithësisht në kulturën e re shqiptare”. (Dhimitër S. Shuteriqi- Gjurmime letrare -, Tiranë 1974, f. 269 )
Numri i parë i revistës “Drita”, që qarkulloi më 10 gusht 1884, shqetësoi Patrikanën greke në Stamboll dhe hjerarkët në Athinë, jo vetëm. Ata iu turrën drejtorit zyrtar të revistës, Petro Pogës, duke e kërcënuar e detyruar të bëjë ndryshime në përmbajtje dhe t’i nënështrohej censurës së rreptë. Petro Poga fillimisht u lëkund, pastaj u tërhoq, duke ia lëshuar drejtimin e revistës Pandeli Sotirit.
Pandeliu e mori në sy rrezikun që i kanosej, sidomos nga reaksioni shovinist grek (që në Stamboll ishte i fuqishëm) por edhe nga censura zyrtare; mbajti përgjegjësinë e pronarit të revistës.
3.
Naimi është një prej ideatorëve dhe botuesit kryesorë të revistës. Ai me siglën D botoi 15 artikuj, 18 vjersha dhe 23 prralla në vargje. ( Profesor Nasho Jorgaqi ).Dritëro Agolli shkruante: Naimi ishte redaktor i fshehtë i fletores “Drita”-”Dituria” dhe praktikonte pseudonimn N.H.F.
Naimi,i formuar në gjimnazin Zosimea të Janinës ku mori kulturë të gjerë edhe sociale e filosofike me idetë e iluminizmit frëng, ishte thuajse i përgatitur për barrën arsimore dhe edukative që merrte përsipër ta ushtronte në faqet e “Shkronjemesimise”shqiptare. Kështu që kishte mendësi pedagogjike të përparuara. Ata shpreheshin në barazinë e djemve dhe të vajzave për të mësuar gjuhën dhe historinë e Shqipërisë; për dituri. kulturë e qytetari; për njësimin e mësimit me edukatën morale dhe kryesisht me dashurinëpër atdheun, ndjenjë e krenari kombëtare.
4.
Revista u bë flamur, shkollë për mësimin e gjuhës shqipe dhe shqiptarizmës, për fëmijë e të rritur. Ndërprerja e botimit të saj, kur ajo ishte në lulëzim dhe aq e domosdoshme, e nxiti Naimin t’u drejtohej atdhetarve me kërkesën për hapjen e fletoreve të reja në gjuhën shqipe. NgaNaimi u frymëzuan shumë publicistë si Dervish Hima e Josif Bagëri, që iu përkushtuar gazetarisë kombëtare të Rilindjes.
I vetëdijshëm për rolin e gazetarisë e të publicistikës, që në çerekun e fundshekullit XIX, kur lëvizja për çlirimin kombëtar ishte në ngritje, kur shkonte drejt kulmeve edhe veprimtaria e tij politike, letrare, pedagogjike e shoqërore, Naimi i jep nerv e ngjyrim publicistik veprës poetike “Dëshirë e vërtetë e shqiptarëve”. Problemet që shtron në të, detyrat që formulon, aktualiteti dhe operativiteti i përmbajtjes së vargjeve janë thekse të natyrës publicistike. Prandaj ai e ka quajtur “një manifest politik”.
Po ashtu vargjet e Koto Hoxhit, si dhe fragmente nga romani i shkrimtarit francez, Fransua Fenelo, Të ngjarat e Telemakut, përkthyer nga Pandeli Sotiri, përforcojnë prirjen letrare të kësaj të përkohshmeje. (“Dituria”, numrat 8. 9, 10 e 11 ) Jani Vreto shkroi e publikoi disa artikuj të kësaj tipologjie…
Por, më qartë e dritëplotë, në një trajtë konkrete, publicistika e Naimit vështrohet në të përkohshmen “Shkronjëmësimi e përhershme”. Ai , së bashku me Samiun, e ideoi, e frymëzoi dhe e realizoi platformën e saj. Vëllezërit Frashëri luajten rolin kryesor në ecurinë e së përkoshmes.
E shohim këtë në emërtimin e parë e të dytë të revistës, në moton-lajtmotiv të saj, shkruar me germa kapitale: “Shkronjëmësimi e përhershme”; në artikullin programor, ku nënvizohet se revista “do të flasë për çdofarë diturie, në mënyrë që të ëmbëlsohet prej saj, i madhi dhe i voglidhe secili syrej të gjejë në faqet e saj diçka që t’i vlejë, “që diç të mësonjë e t’i zbavitnjë”. Kësisoj në program ravijëzohentri nga detyrat e gazetarisë: natyra diturake, dobishmëria shoqërore dhe karakteri zbavitës, tipare që i ndeshim më pas si të qënësishëm edhe në organe të tjera të shtypit shqiptar dhe mbi Shqipërinë e periudhës së Rilindjes Kombëtare dhe më vonë.
Rilindësit në zë, Sami e Naim Frashëri, Jani Vreto e Koto Hoxhi, Petro Poga e Pandeli Sotiri si redaktorë të së përmuajshmes, kontribuan shumë duke ushqyer lexuesit me njohuri e dituri mbi historinë, mbi natyrën dhe shoqërinë. Ata, dora-dorës i dhanë këtij botimi orientim tërësor didaktiko-mësimor, kulturor e letrar, çka motivon e përligj përcaktimin e sa, si më e para e përkohshme diturake, mësimore, pedagogjike në historinë e shtypi shqiptar.
5.
Në këtë “shkronjemsimi” Naimi ishte dhe mbetet redaktori i parë e mësimdhënësi kryesor me vjershat dhe prozën e shkurtër për fëmijë, dituri mbi natyrën, njeriun dhe shoqërinë; ai që zgjoi kërshërinë dhe zgjëroi horizontin diturak të lexuesve, frymëzoi humanizmin, dashurinë për njeriun, edukatën shoqërore dhe qytetarinë.
Në numrin e parë të revistës “Drita” poeti ynë josh lexuesin e vogël e të rritur me “Fjalët e qiririt”; përçon tek ata mesazhin e bashkëkohasve atdhetarë Rilindës për zgjimin e vetëdijes shqiptare; i frymëzon për shqiptarizmë; ua ushqen idealet e lirisë, të urtisë popullore dhe të trimërisë. Poet dhe mësues, edukator i breznisë shqiptare të kohës, jo vetëm në Stamboll ku botohej kjo e përkohshme, por edhe në Bukuresht, në Sofje, në Egjipt e kudo që përhapej, deri në atdhe, Naimi ngrihej me tërë madhështinë e tij, edhe si një pararendës i mendimit pedagogjik shqiptar. Ai u përkushtohet fëmijëve me vargje për fisnikërimin e ndjenjave, për formimin e mendimit, që në njomësi, për botën dhe gjithgjithçka që i rrethon ata.
Naimi ideoi, konceptoi dhe, po vetë, realizoi një varg rubrikash, si “Fjalë për të vegjëlit”, “Fjalët e t’urtët” dhe “E vërteta mbi përrallat”. Këshillat e mësimet e Naimit në to, përcjellë në vargje dhe në prozë, janë bërë e janë ende objekt studimi për dijetarë të fushës së pedagogjisë, të psikologjisë, të letrave, të historisë e të mendimit filozofik të kohës. Ato paraqesin interes të veçantë për përmbajtjen patriotike kombëtare, për logjikën dhe arsyetimet; për mjeshtërinë e aftësinë e pasqyrimit depërtues në mendjet dhe ne ndjenjat e të vegjëlve dhe të të rriturve, realizuar sipas parimeve e kritereve pedagogjike naimjane. Vjershat e botuara në faqet e shtyllat e “shkronjemesimis”, si vargjet “Shkëndij’ e diellit të manushaqes”, (ku përmes simbolikës së fuqishme vajtohet gjëndja e atdheut nën robëri); si “Fyellit”, (që aq mjeshtërisht Naimi i ka përshtatur nga persishtja nga vargjet e poetit të shekullit XIV, Xheladin Rumit), të niellin dhe të bëjnë të mendosh e të meditosh, qofsh ti, lexues fëmijë apo i rritur. Në rubrikën “Fjalë për të vegjëlit” janë pasqyruar ide dhe probleme të jetës së përditshme, që lidhen me moralin shoqëror e qytetar, me dashurinë për punën, për njerëzit, për shoqërinë. Këshillonte Naimi “Vashat e mira dhe djemt’ e mirë, të duan fort mëmedhën’ dhe atënë; farënë e fisnë edhe gjithë njerëzinë”. Përmes këtyre rradhëve aludohet për atdhe, për të parët tanë, për njerëzit që kanë jetuar e jetojnë në “atme”, në Shqipëri. Nën titullin “Fjalët e t’urtët” në revistë janë publikuar vjersha didaskalike, natyrisht edhe pa pretendime artistike, duke përçuar tek fëmijët këshilla e dituri për historinë e atdheut, për gjithsinë; duke pasqyruar detyrë njerzore e shoqërore për të vegjël e për të rritur, mirësjellje e qytetari, ndershmëri e thjeshtësi. Shtruar e qartë Naim mëkon breznitë përmes vargjeve: “/Kur të jësh i zemëruar// mendja është turbulluar//; /bëj durim sa të kullohet/,/se njeriu pendohet/”. I mëson fëmijët të dëgjojnë mençurinë e të moshuarve se “/…ata janë të vuarë// Edhe një nga punërat i kanë mësuarë/”.
Naimi kishte bindjen se përhapja e arsimit dhe e diturisë luan rol të dorës se parë në formimin e ndjenjës, të vetëdijes kombëtare. Prandaj u drejtohet lexuesve te vegjël: “/Të jeni të kënduar/,/të ditur e të mësuar/”. Shpjegonte poeti se kombi dhe ndiesia kombëtare lartësohet kur përparon qytetëria dhe dituria shoqërore. “Njeriu i edukuar,-shkruante ai,-është pjesëtar i një shoqërie të qytetëruar”. Dhe përmes vargjeve sqaronte: “Njeriu që s’do qytetërinë/,/Nuk do dritën, diturinë/,/Po do rronjë si egërsirë/,/Nuk do dritën, mirësinë/,/Të drejtën s’e njeh dhe dritën s’e sheh/”.
Të natyrës mësimore-didaktike janë edhe artikujt- skica të Naimit, botuar në “shkronjemesimi”-n e vet. Në “Dhetregonja”, prirje për dhënie njohurish, sipas kriterit pedagogjik, nga e njohura tek e panjohura, nga e ulta tek e larta; sillet informacion për gjithsinë, për tokën e origjinën e saj, për diellin dhe yjet, për ujërat, që, siç shkruante Naimi: “kanë zënë tani tri të katërtat e faqes së dheut”; përçohen të dhëna për dukuri atmosferike në kohë të ndryshme të rrjedhës së historisë. Në “Njeritregonja”, siç merret vesht edhe nga titulli, objekt i të mësuarit është dituria për njeriun, për prejardhjen dhe evoluimet e tij në shekuj. Nga këndvështrimi didaktik Naimi merr shkas për të paraqitur historinë e Shqipërisë në dritë mëmedhetare. Nën titullin “Histori e përgjithshme”, në kreun “Mbi historinë e Shqipërisë” flitet për paraardhësit tanë, Pellazgët; për rrjedhën e tyre në jetë. Me intuitë e shkathtësi pedagogjike gërshetohet etnogjeza me heroikën e kombit shqiptar, me ngjarjet e bëmat, me Skënderbeun, për çka mësues Naimi shpreh edhe krenarinë e tij. Idenë e mishëruar në vargjet: “/Pellazgët qenë të parët/,/dhe bijtë e tyre, me shqiptarët/”, e trajton me synime politike kombëtare. Dhe, siç e shohim në artikujt e ndryshëm botuar në “Dituria”, ai nënvizon çështjen më themelore për çka luftuan Rilindasit, me pushkë e me penë, kundër Fuqive të Mëdha e forcave të errëta shovene: “Shqiptarët sot janë një komp, kanë një gjuhë, një gjak, një zemër, një fis”. Ja, natyra e kristaltë publicistike e kësaj copëze. Në prozën politike, didaktike e shoqërore, ashtu si edhe në vjersha, me tendeciozitet të qartë atdhetar, del para lexuesit, të vogël e të madh, Naimi i guximshëm, i cili shkon tejet caqeve të “kufizuara” që Porta e Lartë kishte miratuar për revistën “Drita”-“Dituria” në gjuhën shqipe. Për idetë që ngriti e shtjelloi, për aq sa ia lejon natyra e koha, kjo”mësimëdhënëse” ka hyrë në historinë e shtypit të Rilindjes Kombëtare si e para revistë shqiptare kombëtare; “shkollë”, për të vegjël e të rritur, ashtu siç e projektoi Naimi.
Me tw LUMTW Pr,Dr.Hamdi Borici-sjellw-Naimin e Madh me shokw-Themelusit e gjuhws Anatar-Shqipe! Pwrjetwsi -emrit dhe veprws sw RILNIDASVE tanw tw NDRITUR-tw *DRITES dhe DITURISE-Shqiptare*
86 vjecari-*Pasus Veteran*Guri Naimir D>
O Guri, o idiot, o debil, te kane thene qe te vesh “w” ne vend te “ë”, po kane harruar te te thone qe ne fund ajo duhet zevendsuar, ose ti nuk di si ta beç si injorant qe je. Ky komenti jot duket sikur e ke shkruar polonisht, o i rrjedhur qe si te le mortja akoma.