Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nata e ndërrimit të viteve në sheshin Skënderbej (DETAJET)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Nata e ndërrimit të viteve në sheshin Skënderbej (DETAJET)
EnciklopediShoqëri

Nata e ndërrimit të viteve në sheshin Skënderbej (DETAJET)

Published: December 31, 2022
Shpërndaje

Kur na ndajnë edhe pak orë nga nata e ndërrimit të viteve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi përgatitjet e fundit në sheshin “Skënderbej” për koncertin e madh. Veliaj siguroi qytetarët për një spektakël fishekzjarrësh dhe i ftoi ata që t’i bashkohen festimeve.

“Këtë vit Tirana ishte Kryeqyteti Europian i Rinisë. Duke filluar nga nesër do të jetë Qyteti Europian i Sportit, kështu që mënyra më sportive është të jemi në shesh. Ne do të fillojmë festimet që në orën 22:30 në mbrëmje me një grup këngëtarësh fantastikë dhe në mesnatë do të kemi spektakël fishekzjarresh të jashtëzakonshëm, të dedikuar sidomos për çunat dhe gocat e vegjël të Tiranës. Kemi përgatitur një show, një shfaqje me fishekzjarre 10 deri në 15 minuta dhe besoj do të jetë e paharrueshme”, tha ai.
Veliaj përshëndeti vendimin e qeverisë për t’ju gjendur pranë qytetarëve me paketën e madhe të ndihmës.

Ai theksoi se festa e sotme do të hapë një faqe të re për atë që do të jetë historia e qytetit.

- Publicitet -

“Eshte një mënyrë për të lënë pas gjithë ato andrralla dhe gjithë ato vështirësi që kemi kaluar në këto kohë të vështira edhe me inflacionin që erdhi nga lufta, edhe me tërmetin, edhe me pandeminë. Tani është koha për të parë përpara dhe jo mbrapa. Ndaj, dhe më vjen mirë që dhe paketa e qeverisë për ata që janë me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuar, për zjarrfikësit, për infermierët, për doktorët, për ushtarakët, për policët është në kohën e duhur. Besoj se po të jemi bashkë, siç jemi në familje, si një qytet që sheh përpara, që punon, që është i fokusuar tek e ardhmja, ditët më të mira do t’i kemi gjithmonë në dorën tonë. Unë besoj fort se festa e sotme do të mbyllë një kapitull dhe hap një faqe të re për atë që do të jetë historia e qytetit tonë”, nënvizoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e punës për natën e ndërrimit të viteve. Ai falënderoi dhe të gjithë ata që ato orë do të jenë në shërbim të komunitetit.

“Dua që në fund të këtij viti të falenderoj me gjithë zemër ata që do të jenë duke shërbyer. Sapo përfundova një takim me drejtorin e policisë edhe të Bashkisë, edhe të Policisë së Shtetit. Kemi marrë masat dhe do të kemi qindra trupa në terren që të shkojë çdo gjë fjollë. Për sot do të ketë një tolerim, sot dhe nesër për lokalet mund të vazhdojnë edhe mbas mesnate. Besoj që në ditë festash ka mirëkuptim edhe ka gjithmonë dëshirë që gjërat të shkojnë sa më fjollë. Kështu që porosia për të gjithë është kënaquni, por sigurisht me masë alkooli, sidomos për ata që janë me timon. Një falenderim të veçantë zjarrfiksëve që do të jenë në dispozicion gjithë natën, mjekëve dhe infermierëve dhe sigurisht urimet e para do të vijnë nesër në mëngjes me të parëlindurit e qytetit tonë për një vit sa më të mbarë”, nënvizoi Veliaj.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Vedat Shehu says:
    December 31, 2022 at 10:51 pm

    Sonte në Tranë manifestihet për herē tē parē uniteti i Shqiptarisë pa dallim feje dhe idesh dmth me BESË MBI Bibel Hebraike dhe mbi Kuran Arab anti gjuhës Shqipe. Larg fesë të etiketuar hyjnore, Larg bolshevizmit të etiketuar komunizëm; rroftë uniteti demokratik me BESË i Shqiptarisë që gjen mbështje në Mushtetutën Amerikane kundër dasive fetare

    Reply
  • Andis says:
    January 1, 2023 at 2:07 am

    Si do festohet? Si mos me keq. Me nje varferi ekstreme ku nuk ka asgje shprese

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria e bukur është në shesh
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese
  • “E keni kokën e mbushur plot me gënjeshtra”, Rama përplaset me gazetaren nga Rumania
  • MPJ e Iranit këshillon Ramën “të qetësohet”: Trego respekt për popullin tënd, mos na përdor ne si kokë turku
  • Zbardhet zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, u mor peng dhe dyshohet se është ekzekutuar

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  2. nastradini on Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  3. Shko mër debil on Shqipëria e bukur është në shesh
  4. Bruno on Rama i përgjigjet Iranit: Ju nuk mund ta falni Shqipërinë për atë që bëmë
  5. Toni on Rama kapet sërish me influenceret: Nxisin racizëm ndaj emigrantëve filipinezë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?