Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: NATO jep konferencë live për Ukrainën, i pranishëm edhe Rama: Do rrisim mbrojtjen kundër Putin, plani i tij po dështon!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > NATO jep konferencë live për Ukrainën, i pranishëm edhe Rama: Do rrisim mbrojtjen kundër Putin, plani i tij po dështon!
AktualitetBoteKryesore

NATO jep konferencë live për Ukrainën, i pranishëm edhe Rama: Do rrisim mbrojtjen kundër Putin, plani i tij po dështon!

Published: June 27, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një konferencë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Në fjalën e tij, Stoltenberg tha se pavarësisht revoltës të Wagner, Rusia nuk duhet nënvlerësuar dhe duhet të vijojnë me mbështetjen për Ukrainën.

“Lufta e Putin kundër Ukrainës ka krijuar ndasi dhe tensione të reja në Rusi. Në të njëjtën kohë duhet të nënvlerësojmë Rusinë, duhet të vazhdojmë të sigurojmë Ukrainën me mbështetjen tonë, samiti pas disa javësh do japë një mesash të qartë të përkushtimit tonë, forcat ukrainase janë duke kryer një kundërofensive, lufta është e vështirë, por ata po bëjnë progres. Sa më shumë territore të lirojnë, aq më e fortë do jetë dora ynë në tavolinën e negociatave. Do biem dakord për një program për mbrojtjen ajrore të Ukrainës, diskutuam hapat për të rritur mbrojtjen e NATO-s”, tha Stoletenberg.

- Publicitet -

Po ashtu në konferencë janë të pranishëm edhe kryeministri i Holandës, Belgjikës dhe Norvegjisë si dhe Presidenti i Rumanisë, Polonisë dhe Lituanisë.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, homologu i tij nga Holanda, Mark Rutte tha se plani i putin po dështon. “Rruga që ka marrë Ukraina është po e njëjta që ne kemi marrë përkundrejt Rusisë. Plani i putin po dështon dhe me këtë agresion kujtoi se do na luftonte, por ne e dimë që do qëndrojmë fort për sigurinë e përbashkët, me një mbrojtje në krahun lindor”, tha Rutte.

Kurse kryeministri shqiptar Rama, në fjalën e tij, u ndal tek tensionet në veri të Kosovës, ku tha se çdo përshkallëzim mund të sjellë fund katastrofik. Kryeministri Edi Rama ka qenë sot pjesë e një konferencë dedikuar Ukrainës së bashku me krerët e lartë të shteteve anëtarë të NATO-s. Rama gjithashtu u ndal edhe tek situata shqetësuese në veri të Kosovës, ndërsa bëri thirrje që procesi i dialogut të vijojë për t’u përballur me një katastrofë të mundshme.

“Nuk mund të fsheh admirimin tim për ju si thyesi i stereotipit për vendin tuaj ku nuk hahet gjëja mirë. Pra urime për darkën. Është frymëzuese që jemi pjesë e NATO në këto kohë dhe vullneti për të qenë me Ukrainën në këto kohë është i palëkundur. Dhe kushdo që do të vërë bast për të kundërtën ka humbur. Nuk e konfirmoj dot se çfarë u tha për Ukrainën dhe dua të shtoj se mund të diskutojmë edhe për situatën shqetësuese në Ballkanin Perëndimor pra në veri të Kosovës. Ku disa ditë e javë më parë ku ushtarët e KFOR u lënduan dhe ne urojmë që logjika të mbizotërojë dhe ulja e përshkallëzimit të ulet sepse çdo përshkallëzim mund të sjellë fund katastrofik. Dhe nuk duam të shohim një fund në Ballkanin Perëndimor sepse kemi bërë shumë punë të mira”, tha Rama.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  • Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  • Mirësevini në “shtëpi”!
  • Fundi i tranzicionit është i mundshëm
  • Henry shpjegon pse Messi shënon gjithmonë duke u nisur nga e njëjta zonë në Botëror: Është Zona 14

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  2. K R on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  3. Phoenix on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  4. Gani USA on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  5. Ethem Lalaj on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?