Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Navalny futet në izolim në burgun në Arktik
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Navalny futet në izolim në burgun në Arktik
Bote

Navalny futet në izolim në burgun në Arktik

Published: January 9, 2024
Shpërndaje

Kritiku i Kremlinit, Aleksei Navalny, tha se ai është futur menjëherë në një qeli izolimi, pasi përfundoi karantinimin në burgun e ashtuquajtur “Ujku polar” në rajonin rus të Arktikut, ku u transferua muajin e kaluar.

Përmes disa postimeve në X, që më herët njihej si Twitter, Navalny tha më 9 janar se rojet e burgut morën vendim që “i dënuari Navalny refuzoi të prezantohej sipas formatit, nuk iu përgjigj punës edukuese dhe nuk nxori përfundimet e duhura për veten” dhe prandaj ai duhet të kalojë shtatë ditë në izolim, përcjell REL.

Navalny shtoi se për dallim nga qelia normale, ku të burgosurve u lejohet të dalin të ecin jashtë qelisë pasdite dhe kur është koha e mirë, të burgosurit që janë në izolim mund të dalin për ecje në orën 6 e 30 të mëngjesit. Burgu gjendet në një pjesë të botës ku temperaturat arrijnë në -45 gradë Celsius apo edhe më shumë.

- Publicitet -

Kritiku i Kremlinit tha se i ka premtuar vetes se do të dalë të ecë, pavarësisht motit.

“Këtu nuk ka qenë asnjëherë më ftohtë sesa -32 gradë Celsius. Edhe në temperatura të tilla ju mund të ecni për një orë e gjysmë, vetëm nëse rrisni një hundë të re, vesh dhe gishtërinj”, bëri shaka ai.

Në dhjetorin e kaluar, Navalny u transferua në burgun famëkeq që gjendet në një zonë të largët. Emri zyrtar i burgut është IK-3, por njihet më shumë si “Ujku polak”. Burgu gjendet afër 2.000 kilometra në verilindje të Moskës dhe ka rreth 1.050 të burgosur.

Aktivistët për të drejtat e njeriut kanë thënë se në këtë burg ka vrasës serikë, përdhunues, pedofil dhe të burgosur të tjerë të dënuar për krime serioze.

Navalny u dënua me 19 vjet burgim në gusht të vitit 2023 nën akuza për ekstremizëm. Paraprakisht, ai ishte dënuar edhe për mashtrim. Ai ka thënë se akuzat ndaj tij janë të motivuara politikisht dhe organizatat për të drejtat e njeriut e cilësojnë atë si të burgosur politik.

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nga lulja te gurët, e më tej: Revolta nuk vritet, vetëm kompresohet
  • Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Filluan prej Kushnerit, pastaj mbeti një grup i vogël i dhunshëm
  • Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  • Asambleja e PS, Veliaj kërkesë Sekretarit të partisë dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Filluan prej Kushnerit, pastaj mbeti një grup i vogël i dhunshëm
  2. shiko foton me kujdes !!! on Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Filluan prej Kushnerit, pastaj mbeti një grup i vogël i dhunshëm
  3. Ermal Iliri on Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Filluan prej Kushnerit, pastaj mbeti një grup i vogël i dhunshëm
  4. ¿? on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  5. Nje mendim on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?