Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndahen 46 miliardë lekë: Votohet vetëm nga socialistët akti normativ për fondet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Ndahen 46 miliardë lekë: Votohet vetëm nga socialistët akti normativ për fondet
EkonomiLajmi i fundit

Ndahen 46 miliardë lekë: Votohet vetëm nga socialistët akti normativ për fondet

Published: October 31, 2023
Shpërndaje

Propozimi i qeverisë për rishpërndarjen e 46 miliardë lekëve me aktin e ri normativ në fund të vitit, ka shkaktuar debate në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave. Akti parashikon rritje të ardhurash përtej parashikimeve, ashtu dhe rritje ekonomike, ndërsa mban të pandryshuar deficitin. Por deputetët ngritën shqetësime për ecurinë e përdorimit të fondeve buxhetore dhe investimeve publike.

“Thoni që ka rritje ekonomike, por sa është rritur mirëqenia në xhepat e qytetarëve? Pse nuk kishte një paketë për mbështetjen e konsumit në aktin e ri normativ?“ – u shpreh deputetja e PD Sorina Koti.

“Si paraqitet situata e borxhit publik? Kush janë arsyet që preken ministritë në aktin e ri normativ?”– u shpreh deputetja e PS, Antoneta Dhima.

- Publicitet -

“PBB për banorë 14 mijë dollarë, në 2022 dhe në 2024 projektohet 20 mijë. Ka pasur dy indeksime domethënëse të pensioneve vitin e kaluar dhe këtë vit, ku kemi pasur një nivel të pazakontë inflacioni. në total shuma e alokuar për indeksin e pensioneve i kalon 20 miliardë lekë. Sa i përket arsimit dhe shëndetësisë është në përgjegjësinë e qeverisë një ndjekje e zbatimit të buxhetit, disiplinim buxhetor dhe fiskal dhe rialokim te ato zëra që kanë ecuri pozitive.” – tha ministri Ervin Mete.

“Qeveria mori në konferencë 1.5 miliardë euro, sa kredi të butë ka marrë qeveria shqiptare për rindërtimin, sa borxh ka marrë, sa grante? Pse nuk materializoi asnjë nga premtimet e konferencës së donatorëve? Pse është kjo paaftësi për investimet publike? Pse nuk po zbatohet dhe programohet, si dhe të sjellë listën me investime publike“ – tha deputetja e PD, Jorida Tabaku.

“Kemi efektin masiv të kursit të këmbimit, kur kursi ka goditur mbledhjen e të ardhurave. Sa njësi zbatuese të buxhetit nuk kanë realizuar shpenzimet? Te investimet publike sa është mosrealizimi deri në fund të shtatorit?“- shtroi pyetjet deputeti Erjon Braçe.

“890 milionë euro për rindërtimin, shpenzim që vendet e rajonit nuk e kanë pasur, i domosdoshëm për ndihmë te familjet e prekura. Të ardhurat kanë pësuar goditje nga faktorë të huaj, ishin projektuar të ardhurat në doganë me kurs tjetër dhe kanë impakt të drejtpërdrejtë”– shtoi ministri Mete. Akti normativ u miratua vetëm me votat e deputetëve socialistë, ndërsa opozita ishte kundër duke kërkuar një rishpërndarje ndryshe të të ardhurave.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nën hijen e ullinjve shekullorë, një mbrëmje shqiptare në një nga peizazhet më mbresëlënëse të jugut
  • Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  • Tani i Madh, Topi i Madh
  • Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  • Del njoftimi zyrtar i SPAK: Për çfarë akuzohen drejtuesja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit

Komentet e Fundit

  1. Si arritëm deri këtu? on Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  2. Miri on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  3. Anonymous on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  4. Flamingo on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  5. Patriot on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?