Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndahet nga jeta një mike e madhe e shqiptarëve. Emaili i profesorit Shkurtaj për bashkëshortin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Ndahet nga jeta një mike e madhe e shqiptarëve. Emaili i profesorit Shkurtaj për bashkëshortin
EnciklopediKryesore

Ndahet nga jeta një mike e madhe e shqiptarëve. Emaili i profesorit Shkurtaj për bashkëshortin

Published: August 14, 2022
Shpërndaje

 

 

 

- Publicitet -

Sa kumt të hidhur na solli sot E-maili yt, Miku ynë i shtrenjtë, Prof. Dr. Basil Schader.

Ndarja nga jeta e zonjës Erica Bauhofer, bashkëshortes suaj të dashur, është kumt shumë pikëllues dhe i dhimbshëm, një humbje e rëndë që erdhi mbas një beteje të gjatë shtatëvjecare, të cilën ajo e luftoi me dëshirën e vullnetin e plotë që mos t’ju linte vetëm, që t’i rrinte përkrah Basilit të saj të dashur, të shtrenjtë e fisnik.

Sa dëshirë kishim që ta takonim sivjet meqë do të vinim (dhe jemi) në Zvicer, por lajmet e pamira për gjendjen kritike të zonjës së dashur Erica na bënë të pranonim pritjen se mos Zoti do të bënte atë që mjekësia nuk e bëri dot, por…

Nuk gjejmë fjalë për ta shprehur pikëllimin tonë, na është mbledhur fjala si lëmsh në fyt, por, qoftë edhe me zë të mekur e të drithëruar, si miq të familjes suaj, po dhe si shqiptarë, kemi detyrën që krahas dhimbjes të shprehim edhe vlerësimet e merituara për zonjën Erica Bauhofer Schader, për kontributet e saj të cmueshme që ajo, bashkë me Ju, ka dhënë për Shqipërinë e Shqiptarët, për shkollat shqipe në diasporën kosovare në Zvicer dhe në vendlindje.

Ajo, bashkë me Ty, i shtrenjti Basil, si dy pëllumba të bardhë, keni ndërmarrë shumë herë udhën për Shqipëri, keni mbledhur e dërguar të holla e mjete mësimore për shkollat e Balldrenit e të Kolajakut në rrethin e Lezhës dhe, për kontributet tuaja të vyera, që të dy jeni dekoruar me titullin “Qytetar Nderi” të Balldrenit.

Zonja Erica Bauhofer Schader u nda së gjallësh me trup, por ajo do të jetë përherë e nderuar dhe e gjallë në kujtesën e në zemrat e të gjithë atyre që e njohën dhe që ia dinë bujarinë dhe gatishmërinë e saj për t’i ndihmuar e respektuar shqiptarët e gjuhën shqipe.

U prehtë e qetë në paqe kjo zonjë e nderuar, flokëbardha e zemerbardha Erica Bauhofer Schader, mike e madhe dhe e sinqertë e shqiptarëve të mërguar në Zvicer, përkrahëse dhe mbështetëse e palodhur e Juaja, i nderuar Profesor Schader, në të gjithë veprimtarinë Tuaj të vyer si albanolog, si studiues e hartues veprash me rëndësi pedagogjike e për pajisjen e shkollave shqipe në diasporë e vendlindje me fjalorë të përshtatshëm dy- e shumëgjuhësh.

Kujtojmë se Prof. Basil Schader është përkthyesi në gjermanisht të librit të Enver Hoxhës “Vite të vegjëlisë”, botuar vetëm para pak muajsh.

Prano, mik i shtrenjtë, ngushëllimet tona më të sinqerta dhe qofshin këto fjalë zemre, sadopak lehtësuese për dhimbjen tuaj të madhe për bashkëshorten tuaj të dashur e të veçantë.

Prof. Gjovalin Shkurtaj

Botuar në DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
  • EMRAT: Krim në familje, burri vret me çifte bashkëshorten në Shkodër, bie në pranga
  • I akuzuar për trafik droge, GJKKO lë në burg djalin e Erzen Breçanit

Komentet e Fundit

  1. Liu11 on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. K R on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. L.h on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Liu11 on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Cen Latifi on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?