Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndarja nga jeta e një kineasti model dhe historia e filmit të parë shqiptar: Origjinali u zhduk në rrethana misterioze
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Ndarja nga jeta e një kineasti model dhe historia e filmit të parë shqiptar: Origjinali u zhduk në rrethana misterioze
EnciklopediKryesoreKulture

Ndarja nga jeta e një kineasti model dhe historia e filmit të parë shqiptar: Origjinali u zhduk në rrethana misterioze

Published: August 14, 2022
Shpërndaje

 

 

Nga Dhimitër Shtëmbari

- Publicitet -

Botuar në DITA

Në radhën e figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare, sidomos të dekadave të para të jetës së saj, pa as më të voglin dyshim Kristaq Dhamo ze një vend shumë të nderuar.

Po cili është Kristaq Dhamo?

I lindur më 20 prill të vitit 1933 në fshatin Libofshë të rrethit të Fierit në një familje të mirënjohur për kontribut atdhetar, Kristaq Dhamo në vitin 1952 do të mbaronte Liceun Artistik “Jordan Misja”, në degën e dramaturgjisë.

Ai është i vetmi nxënës në historinë e këtij Liceu që mbrojti diplomën me vënien në skenë të pjesës “Dëftesa e pjekurisë” të autorit K. Simonov, e cila u shfaq disa herë në Teatrin Popullor.

Në të interpretuan për herë të parë Piro Mani, Kujtim Spahivogli, Esat Oktrova, Mihallaq Luarasi e të tjerë, që, më vonë, do të bëheshin figura të shquara të skenës shqiptare.

Student në Budapest

Në vitet 1952 – 1956 Kristaq Dhamo do të studionte në Budapest të Hungarisë për regjisurë filmi në Institutin e Lartë të Teatrit dhe të Kinematografisë së atij vendi.

Duke vlerësuar përgatitjen e tij të lartë, në qershor të vitit 1956 Këshilli Pedagogjik i këtij Instituti i besoi si punë diplome xhirimin e filmit artistik “Histori dashurie”. Ishte një provë jo vetëm për këtë student, por edhe për vetë Institutin, pasi ishte filmi i parë me metrazh të gjatë që realizohej me vetë forcat e shkollës.

Për fat të keq, u arrit të xhiroheshin vetëm nëntë minuta, sepse, pas ngjarjeve të Revolucionit Hungarez të tetorit 1956, qeveria shqiptare nuk e lejoi qëndrimin e mëtejshëm të këtij studenti në Hungari.

Regjisor në Kinostudion “Shqipëria e re”

Një muaj mbas kthimit prej Budapestit, pikërisht më 18 dhjetor 1956 Kristaq Dhamo emërohet regjisor në Kinostudion “Shqipëria e re”. Tanimë ai do t’i kushtohej detyrave të shumta dhe, për më tepër, mjaft të vështira. Sepse hidheshin hapat e para në rrugën e kinematografisë shqiptare.

Më 1 qershor 1957 fillon xhirimin e filmit të parë artistik shqiptar me metrazh të gjatë: “Tana”, me skenar të Fatmir Gjatës, Nasho Jorgaqit e të vetë Kristaqit.

Filmi mbaron së xhiruari në nëntor të po atij viti, domethënë brenda gjashtë muajve! Mirëpo… në rrethana krejt misterioze zhduket negativi dhe pozitivi origjinal i montuar! Ajo çka shikohet sot, nuk është tjetër, veçse një rimontim i materialit të cilësuar si i pavlefshëm në variantin e parë, me disa episode shtesë, të kërkuara këto nga instancat partiake, për ta bërë filmin “sa më realist”! Qe për këtë arsye, që ky film të shfaqej më 1958, duke u ndryshuar kësisoj edhe data e prodhimit!

Filmi “Tana” ka hyrë në historinë e filmit shqiptar edhe si vepra e parë artistike me metrazh të gjatë.

Inisiator për krijimin e “prapavijës” së Kinostudios

Në një boshllëk total teknik e organizativ të Kinostudios së kohës, dilte nevoja për një kompletim tërësor të këtij institucioni. Falë këmbënguljes së disa kineastëve të kohës, në mënyrë të veçantë të regjisorit të ri të Kinostudios, Kristaq Dhamo, u ngrit prapavija e nevojshme për prodhimin e filmit artistik (reparti i dekoreve, rrobaqepësia, kostumeria, rekuizita, ndriçimi, butaforia etj.)

Në punë e sipër u përgatitën edhe punonjësit teknikë e artistikë, që, më pas, do të ishin një prapavijë e fuqishme e filmit artistik shqiptar.

Në vazhdim të punës si regjisor, Kristaq Dhamo do të ishte autor i disa filmave. Kështu, më 1959, në bashkëregji me sovjetikun J. Ozerov, xhirojnë bashkëprodhimin sovjeto – shqiptar “Furtuna”. Më pas do të xhiroheshin dokumentarët “Ne u dashuruam me Shqipërinë” (1959) dhe “Asambli i Këngëve dhe i Valleve” (1960), realizuar këta në bashkëpunim me G.Erebarën, me të cilat nis edhe krijimtaria kinematografike e suksesshme e këtij të fundit.

Kineast me interesa të gjëra intelektuale, Kristaq Dhamo do t’i shpaloste aftësitë e veta edhe në fusha të tjera të kinematografisë. Kështu, më 1959, si anëtar i stafit pedagogjik punoi për formulimin e programeve të Shkollës së lartë për Aktorë “Aleksandër Moisiu”, ndërsa më 1960 dha në të leksionet e para në vendin tonë për regjinë, teorinë dhe estetikën e filmit, si dhe për historinë e kinemasë.

Autor i disa filmave të vlerësuar për kohën

Ndërkohë, nuk e ndërpreu veprimtarinë krijuese. Në vitin 1963 realizoi filmin “Detyrë e posaçme”, për të arritur më 1965 te filmi “Vitet e para”, vlerësuar me çmimin e Republikës të klasit II dhe me Diplomë Nderi në festivalin e parë të Filmit Ballkanik në Varna (Bullgari, 1965) për “regjinë e skenave masive me vërtetësi kronikale”.

Veprimtarinë artistike e vazhdon me dokumentarin “Ata nuk vdesin” (1966) me bashkëskenarist P. Dadon. Ky është një dokumentar me vlera të spikatura për heroizmin e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Po me P. Dadon si bashkëskenarist, më 1969 realizohet filmi “Gjurma”, që shfaqet më 1970, pas një kalvari të gjatë korrigjimesh, rezultat i asaj fryme që kishte të bënte me luftën kundër dukurive të huaja në art e kulturë?!

Ripunimeve të theksuara iu nënshtrua edhe filmi “Brazdat”.Fatmirësisht, në arkiv ruhet i plotë varianti origjinal. Dy vjet më parë qe xhiruar filmi “Mëngjese lufte”, një ndër krijimet filmike më të arrira me temën e fëmijëve gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Më pas vijnë filmat “Nga mesi i errësirës” – vlerësuar me çmim “Për regjinë më të mirë” në festivalin e filmit shqiptar 1979, “Qortimet e vjeshtës” – vlerësuar me çmim të dytë në festivalin e 5 – të të Filmit Artistik (1983), “Vendimi” – i vlerësuar me çmimin e dytë në festivalin e 6 – të të Filmit (1985) dhe “Botë e padukshme”, që cilësohet si filmi më i mirë i vitit 1987 dhe nderohet me Çmimin “Aleksandër Moisiu”.

Njohës mjaft i mirë i gjuhës filmike, kërkues në punën krijuese me aktorin, sqimtarë dhe i kujdesshëm maksimalisht me montazhin, me krijimtarinë e tij Kristaq Dhamo zë një vend të rëndësishëm në historinë e Kinematografisë shqiptare. Në tërësi kjo krijimtari shquhet për vërtetësi e realizëm artistik në pasqyrimin e atmosferës së kohës, të cilën e arrin përmes paraqitjes realiste të mjedisit sendor – figurativ me atë të marrëdhënieve njerëzore. Tregimi i qetë, analitik, mizanskenat që burojnë nga llogjika konkrete e dramës dhe e personazhit, detajet jetësore e artistike, metafora dhe figura të tjera artistike janë, gjithashtu, karakteristike në krijimtarinë e këtij kineasti të shquar.

Udhëheqës artistik për një kohë të gjatë

Si udhëheqës artistik i Kinostudios për një kohë të gjatë (1973 – 1981) dhe 1984 – 1992, është iniciues dhe drejtues artistik e pedagogjik i studios artistike (1973) dhe i kurseve pasuniversitare (1974 – 1992)

Kristaq Dhamo ka dhënë një ndihmesë tejet të veçantë në përgatitjen dhe formimin e artistëve të rinj, që, me kalimin e kohës, u bënë personalitete të mirënjohura në fushën e artit filmik: I. Muçaj, K. Mitro, E. Musliu, S. Kumbaro, R. Ljarja, K. Gjonaj, S. Pecani, H. Kamberi, N. Tafa, F. Koçi, B. Bisha, GJ. Xhuvani, E.Ibro, B. Martiniani, I. Kasapi e disa të tjerë.

Është e vështirë, që, në dhjetëra e dhjetëra filma të viteve 1973 – 1992 të mos gjesh gjurmët e dukshme të këshillave dhe të ideve krijuese, që Kristaq Dhamo i shpërndante gjithandej me bujari.

Ish-anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë

Kristaq Dhamo ka pas qenë zgjedhur anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë dhe kryetar i Komisionit të talenteve të reja të skenës dhe të ekranit.

Ndërkohë, ka qenë nisiator i organizimit të Festivalit të Filmit Shqiptar dhe drejtuesi i tyre që nga i pari (1976) dhe deri më 1991.

Paralelisht me këto detyra, ka udhëhequr mbrojtje diplomash për probleme të dramaturgjisë kinematografike, sikurse ka shkruar mjaft artikuj e studime për probleme të kinemasë. Ndërkohë, ai është edhe përkthyes i disa prej veprave të kinoestetëve të njohur, bashkautor në tekstin Historia e Artit 4 etj

Një kujtim tepër interesant nga Kolec Traboini

 … Në biseda të thjeshta, në komunikim njerëzor, duke na trajtuar si të barabartë, me një modesti të admirueshme, Kristaq Dhamo na mësoi të bëjmë filma. Ai ishte dhe vazhdoi të ishte derisa Kinostudio u rrënua nga vandalët politike të kulturës, mësuesi ynë model në kinematografi!

Dua të sjell një ngjarje të veçantë për të pohuar se megjithëse drejtues Kristaq Dhamo nuk ishte njeri skematik, as i ngurtë, as i sertë, siç kishte shumë të tjerë në atë regjim imponues.

Ruaj në kujtesë një ngjarje që kurrë nuk e harroj:

Kryeredaktori i gazetës “Drita” Duro Mustafaj kishte bërë një kërkesë që të më merrte në redaksi si sekretar i kolegjumit, me që e hoqën Abdyrrahim Myftiun për “Pashallarët e kuq” të Ismail Kadaresë. Atë kohë isha redaktor në sektorin e filmit kronikal, por redaksinë e kishim të përbashkët me filmin artistik. Më thirri në zyrën e tij Kristaq Dhamo, udhëheqësi artistik e, me mirësjellje, më tha: Ka një kërkesë emërimi për ty, të shkosh sekretar kolegjiumi në gazetën “Drita”. Çfarë mendon? – me pyeti. Ngrita supet. “Nuk e di”, u shpreha. Por, vazhdova,  “ma prish mendjen rritja e rrogës, se kam dy fëmijë për të rritur”. Sapo e kuptoi se kisha një mendim të luhatun, më tha: Mos shko! U çudita: Kristaq Dhamo kishte marrë përsipër të më komunikonte, por jo të më thoshte “mos shko!”

E pa që unë po dyshoja, dhe buzëqeshi. “Je i ri – më tha, – atje është një çerdhe grenzash… do të të hanë”. U topita. Ato fjalë nuk guxonte t’i thoshte askush në atë kohë. Po ai e tha hapur e pa as më të voglin hezitim. “Në do këshillën time, – vazhdoi me ton solid Kristaq Dhamo, – mos shko”. Më bindi. Pastaj shtoi: “Për rrogën mos u bëj merak. Do të bëjmë një ndarje në redaksi; ty do të propozoj në drejtori si përgjegjës i redaksisë së filmit dokumentar. Këtu do të jesh më mirë”.

Jo vetëm me bindi, por edhe më shpëtoi nga ndonjë situatë e vështirë që mund të më ndodhte në çerdhen e grenzave të Lidhjes se Shkrimtareve, ku i hanin kokat njeri-tjetrit. E falënderova për sinqeritetin dhe për këshillën. Ai më buzëqeshi e më rrahu krahët. “Je më mirë e më i sigurt këtu në Kinostudio”, më tha. Dhe u ndamë.

Nuk shkoi gjatë dhe më emëruan përgjegjës i Redaksisë së filmit dokumentar. Për 10 vjet e kreva atë detyrë, që nuk ishte e lehtë, por sa kohë kisha udhëheqës artistik Kristaq Dhamon, falë fantazisë së tij krijuese mbresëlënëse, gjithmonë gjendeshin zgjidhjet artistike.

Në vitin 1982 i jepet titulli i lartë Artist i Popullit

Në vitin 1979 Kristaq Dhamos i jepet titulli Artist i Merituar, ndërsa në vitin 1982 i jepet titulli më i lartë: Artist i Popullit. Në Festivalin e 11-të të Filmit Shqiptar (2000) nderohet me “Çmimin e karierës si regjisor”.

Artisti i Popullit, Kristaq Dhamo vazhdonte ta ndiqte me shumë vëmendje ecurinë e kinematografisë shqiptare dhe i vinte keq për tërë ata kineastë të talentuar që nuk po mundnin dot t’i shprehnin aftësitë e tyre për mungesë fondesh financiare!

Ndërkaq, jetonte me dhimbje përçapjet e disa intelektualëve, mjerisht edhe të disa prej deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, që shpreheshin kundër tërë atij prodhimi filmik të para vitit 1990, që, në fund të fundit, mbante vulën e kohës.

Kristaq Dhamo u nda dje nga jeta në Ankona të Italisë i rrethuar nga dashuria e përkujdesja e gruas së tij, Dhorka dhe e vajzave – Rudina e Delina, që iu ndodhën të gjitha pranë.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • Arben says:
    August 15, 2022 at 6:05 am

    Model për sllavo-komunistet është ai që ul bishtin si qën i rrahur

    Reply
  • AX says:
    August 15, 2022 at 7:25 am

    Skena e fundit e filmit furtuna mbaron me oficerin shqiptar dhe ate rus qe pasi zbuan oficeret Anglo-amerikane, i thone njeri tjetrit; Deri me sot Bashkimi Sovjetik kishte 100 milion komuniste sot ka 101 milion perfshire dhe shqiptaret.
    Art i vertete me nje fjale…

    Reply
  • Raqi says:
    August 15, 2022 at 8:57 am

    Keta jane bere artiste te popullit duke e Helmuar popullin.

    Reply
  • titi says:
    August 15, 2022 at 9:29 am

    k ush e njeh kete kineastin qe ky MEVLAN SHANAJ e larteson sikur e njeh gjithe bota e qe duhet qe shqiperia te uli per te flamurin ne gjysem shtize…ky kineasti qe se dime se ca ka bere dhe qe jetonte rehat rehat ne AMERIKE me DHORKEN….por qe per MEVLANIN qenka nje lloj HEROI qe populli duhet ta qaje me lloinga…..SI E KA HALLIN ky mevlani apo po i vjen rradha e vet dhe po na tregon indirekt se si duhet te percillet nje si ai ???? keshtu ka qene gjithmone ky nje furcaxhi i papare per interesat e veta….REGJISOR qe nuk di se ceshte e VERTETA……E CMUND TE PRESESH PASTAJ PREJ FILMAVE TE TIJ……

    Reply
  • KINEASTI says:
    August 15, 2022 at 9:32 am

    tamam per interesat e veta…eshte ceshtje lidhjesh..mbeshtetjesh..per vete e djalin e tij..PUNE LEKESH…

    Reply
  • Aldrin says:
    August 15, 2022 at 10:40 am

    Bravo Dhimiter.

    Reply
  • Doni says:
    August 15, 2022 at 11:24 am

    Nuk I vjen Shqiperise ky brez artistesh, mirenjohje . Te diskutosh e gjykosh kete brez eshte injorance, shpirtligesi. Por cte besh toka sic mban flori argjend lloje guresh , mban edhe m………

    Reply
  • Historiani says:
    August 15, 2022 at 11:34 am

    Eshte fatkeqesi kur arma bie ne dore te kriminelit dhe lapsi ne dore te injorantit. Lexoni disa me siper se çfare shkruajne per nje figure te shquar pikerisht ne diten e ndarjes se tij nga jeta!!! Eh, Shqiperi e dashur, keshtu do te zvarritesh deri sa te jene keta injorante te kohes sone!

    Reply
  • Raqi says:
    August 15, 2022 at 12:55 pm

    Po Po historian

    Reply
  • kocaqi me faqe hiper seksi, d.v. says:
    August 15, 2022 at 5:05 pm

    gjithsesi, ju kurvat e mutit komentues,
    jeni rrite edukuar e bere kaq te “mencur”
    pikerisht nga ky brez politikanesh, mjekesh artistash mesuesish
    e kineastes te kohes se “komunizmit”
    s’ju kane shkolluar mamat tuaja “kurva” ne amerike france a itali,
    qe shisni pordhe sikur nuk jeni nga ky vend modest qe
    quhet shqiperi . shqiperi qe e qiu
    roma, bizanti e turku per me shume se…2000 vjete
    (dhe zogolli e toptani, per mese 25 vjete)

    Reply
  • qazim says:
    August 15, 2022 at 5:10 pm

    Respekte pa fund per Kristaqin,kete krijues dhe njeri te rralle.

    Reply
  • Ernesta says:
    August 15, 2022 at 7:28 pm

    Plerat si keta me lart duan shale e sex, nuk duan kulture e art. Ne Hungari e i besuan dokum..si student i shkelqyer.Keshtu vazhdoi dhe ketu pamvaresisht kohes….po keta nuk lexojn me tru po me b…..o zot jam 44 vjece e nuk kam pare ndonje gje te hajrit, asnje dokumentar historik, kulture apo programe shkencore te nxisin idete, deshiren per arsim qysh para ’90 kur shihnim konkurse ne TV per moshen e revista Horizonti na vinte te dera.. …

    Reply
  • demo says:
    August 15, 2022 at 9:38 pm

    Me sa shoh filmi i tij me i mire eshte edhe filmi i pare Tana,.
    Pas tij ka bere filma te dobet..Hungaria ka pasur kinematografine me cilesore nder demokracite popullore,.Kush i kujton filmat “Gabori dhe Lejlaja”,Te gjithe ne Fushe,etj.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?