Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nderim Nasho Jorgaqit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Nderim Nasho Jorgaqit
Kulture

Nderim Nasho Jorgaqit

Published: August 27, 2022
Shpërndaje

Prof. Xhelal Gjeçovi, Uashingon DC

 Me dhembje të thellë që s’mund ta përshkruaj dot, në mëngjesin e kësaj dite, përmes gazetës Dita, mora lajmin e trishtueshëm për vdekjen e një personaliteti të rrallë të kulturës kombëtare, të madhit Nasho Jorgaqi, shokut dhe mikut tim të shtrenjtë, që me gjithë largësinë, distancën ku jetojmë dhe vitet që ikin si pa kuptuar e që rëndonin gjithnjë e më shumë memorien tonë, nuk u zbeh e nuk u tret.

Nashoja  ishte një figurë e njohur, e dashur dhe e respektuar nga të gjithë, edhe nga ata që nuk e njihnin, por që kishin lexuar veprat e tij të shumta e të shumëllojshme. Ai ishte dhe mbeti një shkrimtar e mendimtar ndër më të shquarit e kohës që jetoi me dinjitet, duke treguar forcë karakteri e vullnet të paepur për punë, i përkushtuar si rrallëkush pas vendit e vendlindjes së tij, të cilën ai e pasqyroi me angazhimin në një fushë të rëndësishme të dijes, siç ishin historia dhe kultura kombëtare. Në këto fusha ai dha gjithçka pati: mendjen, përkushtimin e prodhimin e rrallë, me vepra që përbejnë thesare në kulturën kombëtare.

- Publicitet -

I lindur dhe rritur në Myzeqenë e varfër, si shumica e zonave të Shqipërisë, por e pasur e pjellore në kulturë,  në histori me figura e protagoniste të rreshtuar gjithnjë në anën e duhur të historisë, në shërbim të vendit, njëri ndër të cilët, ndër më të shquarit ishte padyshim dhe Nasho Jorgaqi. Ai ishte një emblemë e gjithçkaje të mirë që natyra mund t’i dhurojë njeriut. Ai ishte dhe një figurë publike, një krijues, me vizion të gjerë e me një idealizëm të vërtetë, që e shprehte në tërë qenien e veprimtarinë e vet, i preokupuar e i shqetësuar për gjithçka që lidhej me jetën e vendit, të qytetarëve. Ai ishte dhe mbeti një intelektual e patriot, që jetoi me hallet, me problemet e shoqërisë, me të sotmen e të ardhmen, e Shqipërisë e të Kosovës, që i deshi e u përpoq që të ndikonte me mundësitë që kishte që ato të ecin në rrugën e duhur, për të mirën e qytetarëve të tyre, për ardhmërine e kombit shqiptar.

Ai u largua nga jeta në një kohë që vendi dhe shoqëria shqiptare në transformim, më shumë se kurrë kishte nevojë për kontributin e tij, për fjalën e mendimin e tij, për përkushtimin e aktivitetin e tij. Që nga sot familja e tij e dashur dhe miqtë e tij të shumtë do të kenë një mik të shtrenjtë me pak, por vendi një shembull frymezues më shumë, që do të frymëzojë brezat e rinj në punë e në jete, që të punojnë për Shqipërinë, siç punoje  ti i dashur mik, Nasho Jorgaqi, për vendin e për kulturën e tij të lashtë, në të cilën ke edhe ti një kontribut të jashtëzakonshëm.

Vdekja e pamëshirshme, kësaj here na prishi për të mos u ndreq më, treshen tonë, që së bashku me prof. Korkutin mezi prisnim të takoheshim, të bisedonim e të çmalleshim në kafen afër shtëpisë tënde të bekuar e tani  do të na duhet që këtë rit do të vazhdojmë prane bibliotekës së librave të tij, që përbejnë thesare e pasuri të rrallë e dalë nga një pendë e jashtëzakonshme, një gjigandi të letrave shqipe.

I lehtë të qoftë dheu, i shtrenjti ynë dhe i pa harruar kujtimi e nderimi për ty, Nasho!

Ngushëllime të sinqerta familjes Jorgaqi, në këtë ditë tepër të trishtë për të.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lea Ypi: Për socializmin moral që bazohet te vlerat universale të Iluminizmit
  • Qipro me shumë dështime dhe pak shpresa!
  • Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare
  • U largua nga Ministri i Brendshëm, reagon Besfort Lamallari
  • Rrezikon Shqipërinë dhe Maqedonine e Veriut: Kërcënimi i heshtur nga virusi vdekjeprurës Krime-Kongo

Komentet e Fundit

  1. xxx on Ron Yeffet hapi “fermë kuajsh” në resortin e Ergys Agasit, kur ky ishte në kërkim dhe dy javë përpara sekuestrimeve nga SPAK
  2. Patriot on Ambasadori gjerman flet pas provave të reja për Ballukun: Antikorrupsioni në nivele të larta, parakusht i panegociueshëm
  3. M6 on Akuzohet se ka pastruar dhe fshehur 1.5 milion euro, thirret në SPAK deputeti Luan Baçi
  4. Flamur Struga on Prokurorët e Hagës kërkojnë gjashtë vjet burg për Thaçin për pengim të drejtësisë
  5. blog de musica on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?