Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndërtimi i infrastrukturës në bazën ajrore të Kuçovës, KPP i jep dritën jeshile Ministrisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ndërtimi i infrastrukturës në bazën ajrore të Kuçovës, KPP i jep dritën jeshile Ministrisë
AktualitetEkonomi

Ndërtimi i infrastrukturës në bazën ajrore të Kuçovës, KPP i jep dritën jeshile Ministrisë

Published: January 29, 2024
Shpërndaje

Komisioni i Prokurimit Publik i ka dhënë miratimin Ministrisë së Mbrojtjes që te vijojë me hapat e nevojshme të finalizimit të procedurës që lidhet me ndërtimin e infrastrukturës (hangar dhe mjedise shërbimi) në bazën ajrore të Kuçovës.

Ky vendim erdhi pak kohë pas rekomandimit për të korrigjuar në sistem vlerësimin e bërë nga Komisioni pas një ankimimi të bërë nga një prej operatorëve pjesëmarrës në procedurë.

Sipas KPP tashmë ky hap është ezauruar dhe korrigjimi është bërë në sistem dhe mund të vijohet me procedurën e njoftimit dhe lidhjes së kontratës për projektin me fond limit 290 milionë lekë.

- Publicitet -

“Komisioni i Prokurimit Publik verifikoi veprimet e kryera në sistemin e prokurimeve elektronike, lidhur me zbatimin e vendimit Nr. 38/2024, date 10.01.2024, te Komisionit te Prokurimit Publik. Nga ky verifikim rezultoi, se autoriteti kontraktor kreu rivlerësimin ne sistem të ofertës, duke korrigjuar arsyet e s’kualifikimit për bashkimin e operatoreve ekonomike “MF INVEST GROUP” SHPK & “ALKO-IMPEX General Construction” d.shh, në zbatim te vendimit Nr. 38/2024, date 10.01.2024”, thuhet në vendim.

Ministria sqaronte në relacionin teknik të projektit se ndërtimi i hangarëve dhe mjedsieve për mirëmbajtjen, riparimin dhe testimin në bazën ajrore të Kuçovës ishte parashikuar që në planin buxhetor 2023.

“Hangarët e rinj që do të ndërtohen janë objekte të rëndësisë së veçantë. Projekti ‘Ndërtim i infrastrukturës së nevojshme për UVA në bazën ajrore, Kuçovë’ është duke u bërë duke pasur parasysh kushtet teknike dhe zbatimin e akteve ligjore të nevojshme për sigurinë”.

Baza ajrore e Kuçovës u ndërtua në vitet 1950 për të pritur avionët e Forcave Ajrore Shqiptare. Kjo bazë u rikthye në vëmendje viteve të fundit me një investim të mbështetur nga NATO ku Shqipëria u anëtarësua në vitin 2009. Në fazën e parë të moderinizimit të kësaj baze u llogaritën investime prej 50 milionë eurosh.

Kontributi i palës shqiptare llogaritet në rreth 10% të vlerës së përgjithshme të investimit në këtë bazë, e cila me investimin e NATO-s do të kthehet në një bazë taktike të dislokueshme. Më herët është deklaruar se punimet do të përfundonin në fund të vitit të shkuar.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “I mbushja arkat bosh me libra që të ruhej pesha”! Si vidheshin paratë me kile brenda Bankës së Shqipërisë, vijimi i një procesi
  • “Më urdhëroi të pastroja dyshemenë duke u zvarritur”: Ish-punonjësi akuzon Sara Netanyahun për keqtrajtim
  • Deklaratat e Zelenskyt në Beograd për Kosovën, deputeti ukrainas: Gaboi rëndë
  • Trafik kilometrik nga Tuneli i Llogarasë drejt Orikumit
  • “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç

Komentet e Fundit

  1. Protestuesi on “I mbushja arkat bosh me libra që të ruhej pesha”! Si vidheshin paratë me kile brenda Bankës së Shqipërisë, vijimi i një procesi
  2. Alo Athina on Pas Dhërmiut, vilë edhe në Palasë, SPAK sekuestron projektin e arredimit: Dyshime si pasuri e fshehur e Ballukut
  3. Xha Teme analisti on Pas Dhërmiut, vilë edhe në Palasë, SPAK sekuestron projektin e arredimit: Dyshime si pasuri e fshehur e Ballukut
  4. Kokpalari 21 janarit on Pas Dhërmiut, vilë edhe në Palasë, SPAK sekuestron projektin e arredimit: Dyshime si pasuri e fshehur e Ballukut
  5. K R on Pas Dhërmiut, vilë edhe në Palasë, SPAK sekuestron projektin e arredimit: Dyshime si pasuri e fshehur e Ballukut

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?