Nga Eliza Gjediku
Me zhavorrin e lumenjve të Shqipërisë po ndërtohen rrugët e reja. Report TV mëson se janë 9 leje aktive për gërryerjen e 3 baseneve ujore, e sidomos të Shkumbinit. Vetëm për të ndërtuar segmentet e Korridorit 8, janë dhënë 6 leje për marrje inertesh në Shkumbin, pjesa më e madhe e tyre mbarojnë në vitin 2028.
Për ‘rrugë evropiane’ po sakrifikohen pasuritë kombëtare. Shfrytëzimi i lumenjve u rikthye edhe një herë në vëmendje pas bllokimit për 11 ditë të aksesit në Juglindje, prej shembjes së rrugës Librazhd-Prrenjas. Për shembjen e rrugës debatet u ndanë mes tre versioneve. Ai zyrtar është i një dukurie natyrore prej shirave. Një grup ekspertësh folën për presionin e ushtruar nga ndërtimi i aksit të ri Elbasan-Qafë Thanë, konkretisht loti 7, mbi rrugën e shembur, dhe një pjesë e madhe fajin e shohin tek gërryerja e lumit Shkumbin.
Vetëm për të ndërtuar Korridorin VIII, nga Rrogozhina e deri në Qafë Thanë, që është i ndarë në 15 lote, ku 9 prej tyre janë për zgjerimin e Elbasan-Qafë Thanë, janë dhënë 6 leje për gërryerjen e basenit ujor të Shkumbinit.
Në të dhënat e vëna në dispozicion për Report TV nga Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore thuhet se vetëm në lumin Shkumbin (jo basenin e tij ku bëjnë pjesë lumenj të tjerë), ku janë aktive 4 leje për marrje inertesh, janë marrë deri më 28 shkurt, rreth 996,000 metër kub inerte.
Në total 4 kompanitë që shfrytëzojnë lumin Shkumbin për të ndërtuar lotet e korridorit 8, deri në mbyllje të kontratave të tyre, (1 mbaron në korrik 2026, 1 në vitin 2027 dhe 2 në vitin 2028), do mund të marrin nga lumi Shkumbin në total 1,343,005 metër kub inerte.
Dy lejet e tera që janë në basenin e Shkumbinit po marrin inerte në lumin Gostimë dhe Përroin Papërr, për zgjerimin e Elbasan-Qafë Thanë faza 2, dhe për ndërtimin e Elbasan- Papër faza 3. Deri në 2028-ën kur mbarojnë këto dy leje kompanitë mund të marrin 618,323 metër kub zhavorr.
Gërryeja e lumenjve nuk është rast i izoluar vetëm në basenin e Shkumbinit, por edhe në lumenjtë e tjerë të Shqipërisë, madje edhe në ato të mbrojtur siç është Vjosa.
Në lumin e vetëm të egër të bërë pjesë e UNESCO-s, në basenin ujor të Vjosës është dhënë një leje për marrje 60 mijë metër kub inerte në lumin Dukat me qëllim “Rikualifikim i vijës bregdetare Vlorë–Radhimë– Orikum, Faza 2 (Loti 3)”. Kontrata është dhënë në vitin 2024 për kompaninë FUSHA SHPK, dhe mbyllet në 2027-ën, por deri më tani sipas AMBU s’ka nisur gërryerja.
Një tjetër leje është dhënë në basenin ujor të Matit, konkretisht për lumin Fan, ku kompania Salillari që ka koncesionin të autostradës Milot–Morinë, mund të marrë deri në fund të kësaj kontrate 30 vjeçare afro 603 mijë metër kub inerte në lum.
Leja e 9 është për shfrytëzimin e inerteve lumore ne shtratin e Përroit të Hurdhës për zgjerimin e superstradës Tirane – Durrës (Faza I)”, me afat deri në 2028-ën, ku është aprovuar të merren 60 mijë metër kub inerte.
Për të 9-ta lejet që janë aktive të dhëna për 7 kompani (Salillari, Fusha shpk, Alb Buliding, ANK, 4AM, 2T dhe Bami Holding) në 3 basene ujore ju jepet e drejta kompanive të marrin në total 2,684,522 metër kub inerte.
Por kush dhe si kontrollohen kompanitë nëse marrin vetëm sasitë e lejuara?
Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore përgjigjet duke thënë, se i monitoron vazhdimisht subjektet që disponojnë leje për përdorim burimi ujor dhe për respektimin e kushteve, dhe se deri më tani “nuk janë evidentuar raste të problematikave lidhur me mosrespektimin e kushteve të lejes”.
“Subjektet dërgojnë informacion pranë ZABL-ve përkatëse mbi sasisë e materialeve inerte të shfrytëzuar dhe në fund të çdo viti realizohet rakordimi me ARRSH-në mbi sasitë e inerteve në preventivat përkatës”, thuhet në përgjigje.
Më tej AMBU-ja sqaron se në raste konstatimi të shkeljeve, njoftohet zyrtarisht Inspektorati Kombëtar së Mbrojtjes dhe Territorit dhe kërkohet marrje e masave.
Gërryerja e zhavorreve e ka denatyruar sidomos Shkumbinin, duke prekur shtratin e tij. Sipas ekspertëve të mjedisit, kostot e rrugëve rrezikojnë të sjellin një faturë edhe më të madhe nëse ndërhyrjet në lumenj nuk ndalen.

Shumë keq që merren inerte nga Shkumbini , ja sa t’a marrë vesh demua , pa t’a shikoni ju , sidomos Rama të gjejë vend ku të futet . Ja u rregullon demua juve .
Po jo mor Dashi!Ja rregullon Natyra.
Demos i moren Toka dhe prona dhe nuk u hakmorr dot. Natyra nuk te fal.As e vjedh,as e grabit,as e mashtron dot.
Po ca merresh me kokren e dhiares o demo. Cope gorre e Gores.
Nuk e shikon si i ka mbledhur gjithe zegjinete dhe kurvat e balluket bashke?
Copa hajvanesh dhe putanash. Shih cfare ironie ben, te hap barkun. Ta shpif
Të kam thënë disa herë ty , me rrugaçë e magjypë rrugësh nuk merrem unë . Gjej shokët tënd të debatosh , zagar i fëlliqur e qen i zgjebosur ..
ZHAVORI I LUMIT NUK MUND TE PERDORET SI SHTRAT PER NDERTIMIN E RRUGEVE ME NGARKESE MESATARE.
Rruget e Belinda Ballukut me kosto 3-4 here me te larte se vendet e tjera po plasariten te gjitha dhe une nuk e kuptoj si asnje Institucion shteteror nuk di te hape standartin e BE ose te SHBA, ose te shkojne ne vendet fqinje te shikojne si perdoren per materialet inerte ne perdorimin e rrugeve, nderkohe qe komentohen brockulla per gerryerjen e lumenjve, kur ky proces planifikohet ne te gjitha vendet e Botes si “pastrimi i planifikuar i shtratit te lumenjve nga prurrjet” si nje procedure krejt normale, atehere per cfare flet ky specialist injorant ne kete postim pa asnje llogjike teknike? Duket sikur ne Shqypni nuk ka mbetur asnje inxhinier i mirefillte, Institucionet e Shtetit jane mbushurme dallkauke injorante te paafte dhe injoranca ne drejtimin e shtetit ka plasur dhe duket ashiqare ne cdo fushe te ekonomise, qe nga gerdallat e Vlores motor-gjenerator me mazut qe i sollen nga Bangladeshi, TEC i Vlores si permendore e injorances totale ne drejtim, fotovoltaiket dhe eoliket idiote te injorantes pa shkolle, Belinda Balluku,kur Edi Rama eshte akoma me injorant se vartesja e tij, qe menaxhon miliarda, cfare te flasesh per lukunine e specialisteve injorante qe perdorin zhavorin e lumit per baze rruge apo autostrade si Korridori 8? Guret e lumit jane te lemuar, nuk lidhen me njeri tjetrin, prandaj asnje standart ne Bote nuk i perdor per rruge, pervec si materiale drenazhi, per te ndertuar shtrate te qendrueshme rruges moderne duhen perftuar fraksione nga shkembi i malit, qe kalojne ne frantoje me fraksione rigorozisht te percaktuara, kjo teknologji e sprovuar nga kohe perdoret kudo ne Bote, eshte perdorur edhe ne rrugen e Kombit, por edhe ne Kohen e Qepes te Enverit, kur kishin mbetur ca inxhiniere me sagllam se sot.
Shikoni se marrja e inerteve nga shtrati i lumenjve shkakton pervec rreshqitjeve te shpateve dhe erozionin bregdetar. Gjithashtu edhe kembet e ures se re mbi lumin Mat po demtohen. Kendesi kriekaqol le te kakarise e ti bojatise sa te doje zullumet e kumbareve te tij por eshte natyra ajo qe e nxjerr zbuluar se ajo ka ligjet e veta qe nuk pyesin fare per urdhra partie apo Naltgjatesie. Nuk jane pune shiu keto po babezie e papergjegjshmerie.