Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: TABELAT: Ndërtimi jep sinjale të forta ftohjeje, të ardhurat nga taksa e infrastrukturës në Tiranë bien me 2.3 herë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > TABELAT: Ndërtimi jep sinjale të forta ftohjeje, të ardhurat nga taksa e infrastrukturës në Tiranë bien me 2.3 herë
EkonomiLajmi i fundit

TABELAT: Ndërtimi jep sinjale të forta ftohjeje, të ardhurat nga taksa e infrastrukturës në Tiranë bien me 2.3 herë

Published: February 2, 2026
Shpërndaje
City of Tirane, Tirana, Albania. November 5, 2023. Image of Tirana Skyline showing the colorful buildings and the cloudy sky of autumn.

Të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë në Bashkinë e Tiranës ranë me 2.3 herë gjatë vitit të kaluar, krahasuar me një vit më parë. Të dhënat zyrtare nga buxheti i bashkisë së kryeqytetit tregojnë se nga 147.5 milionë euro që u mblodhën në vitin 2024, të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë ranë në 65 milionë euro vitin e kaluar (1 euro=97 lekë).

Ndërtimi jep sinjale të forta ftohje/ Të ardhurat nga taksa e

Viti 2024 shënoi një rekord në lejet e ndërtimit në kryeqytet, teksa bashkia dhe KKT dhanë leje për 1.9 milionë metra katrorë ndërtime të reja, me një vlerë të parashikuar investimi prej 1.8 miliardë euro. Por ndonëse 2024 ishte një vit rekord, viti 2025 ka rezultuar në ekstremin tjetër.

- Publicitet -

Të dhënat tregojnë se të ardhurat e mbledhura nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për vitin e kaluar ishin më të ulëta edhe se sa tre vjet më parë, e madje rezultuan 22 për qind më të ulëta edhe se sa vet plani i bashkisë.

Ndërtimi jep sinjale të forta ftohje/ Të ardhurat nga taksa e

Sipas buxhetit, Bashkia e Tiranës ishte parashikuar të mblidhte 8 miliardë lekë ose rreth 82.5 milionë euro të ardhura nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, por shifra faktike e mbledhur rezultoi vetëm 65 milionë euro.

Taksa e ndikimit në infrastrukturë është e lidhur direkt me vrullin e ndërtimeve të reja. Për Tiranën, taksa e ndikimit në infrastrukturë është në nivelin 8% dhe llogaritet për metër katror mbi çmimet e referencës, të cilat u rritën ndjeshëm në gushtin e vitit 2023.

Nuhatje apo?

Rënia e fortë gjatë vitit të kaluar e të ardhurave që mblidhen nga kjo taksë, është një sinjal i drejtëpërdrejtë se euforia në tregun e ndërtimit është duke u zmbrapsur.

Aktualisht në treg është duke ndodhur edhe një fenomen i lejeve që ngelen thjesht në PDF. Shumë kompani pasi marrin lejet ndërtimi, të cilat qeveria i lëshon pa asnjë kriter janë duke u stopuar në pagesën e taksës së ndikimit.

Ky fenomen po rezulton masive veçanërisht tek lejet për kullat e larta, ku qeveria miraton lejet, por ndërtimi nuk fillon pasi ndërtuesit nuk shkojnë të paguajnë taksën e ndikimit në infrastrukturë.

A është rënia e fortë e të ardhurave nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, rezultat i kthimit të tregut në ekuilibër nga nivelet e çmendurisë ku kishte arritur? Apo është një sinjal se ndërtuesit kanë filluar të nuhasin shtrëngim në treg.

Kjo mbetet për t’u parë në vijim, por pas verës së vitit të kaluar, kryeministri Edi Rama bëri disa herë thirrje publike për qytetarët që të blejnë banesa sepse çmimet e tyre do të rriten ndjeshëm kur vendi të hyjë në BE. Dy indicie bëjnë një provë, thotë një proverb italian.

Tashmë një gjë duket e sigurtë. Kurba e euforisë në ndërtim e ka kaluar pikun dhe tashmë ndodhet në pjerrtësinë rënëse. / Kapitali.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
  • ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  • 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje
  • Momente tensioni, protestuesit konfliktohen fizikisht me militantët e Ramës, ndërhyn policia
  • Incident në protestë, djali i Paulin Sterkajt fyen influenceren dhe protestuesit, qytetarët i vihen në ndjekje

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  2. Vlora 97 on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  3. Jimi on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  4. Gim on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  5. K R on 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?