Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndodh pas 40 vitesh, SHBA ofron 80 milionë dollarë ndihmë për Tajvanin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ndodh pas 40 vitesh, SHBA ofron 80 milionë dollarë ndihmë për Tajvanin
AktualitetBote

Ndodh pas 40 vitesh, SHBA ofron 80 milionë dollarë ndihmë për Tajvanin

Published: November 6, 2023
Shpërndaje

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka miratuar një grant me vlerë 80 milionë dollarë për Tajvanin, që do të përdoret për të blerë pajisje ushtarake amerikane. Vendimi u kundërshtua fuqishëm nga Kina.

Edhe pse shuma nuk mund të duket e madhe pasi sipas BBC, Tajvani ka porositur deri tani 14 miliardë dollarë armatime nga SHBA-ja, ajo tërhoqi vëmendjen për një arsye madhore.

Ishte hera e parë në 40 vite që SHBA-ja i dhuroi para nga taksapaguesit amerikanë një shteti që zyrtarisht nuk e njeh.

- Publicitet -

E gjithë kjo u bë në kuadër të programit FMF , Financimi i Ushtrive të Huaja. Që prej nisjes së luftës në Ukrainë, vitin e kaluar, përmes këtij programi Kievit i janë dërguar ndihma ushtarake me vlerë 4 miliardë dollarë.

Gjithashtu, ai është përdorur për të dërguar miliarda të tjerë në Afganistan, Irak, Izrael dhe Egjipt, por kurrë një vendi që nuk është pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Objektivi amerikan ka qenë armatimi i Tajvanit mjaftueshëm sa për t’u mbrojtur nga një pushtim i mundshëm kinez, por jo aq shumë sa për të destabilizuar marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Pekinit, sidomos në aspektin ekonomik.

Por në dekadën e fundit, Kina ka rritur ndjeshëm praninë e saj ushtarake në ngushticën e Tajvanit dhe ka bërë që formula e vjetër të mos funksionojë më.

Wang Ting-yu, deputet i partisë në pushtet në Tajvan, thotë se 80 milionët mund të jenë vetëm “maja e një ajsbergu” shumë të madh.

Për herë të parë që prej vitit 1970, Tajvani do të dërgojë dy batalione për stërvitje ushtarake në SHBA, ndërsa ndihma financiare për blerje armatimesh në 5 vitet e ardhshme mund të arrijë deri në 10 miliardë dollarë.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Rama në hotel 15 mijë euro nata”, ish-deputetja e PS: Harxhon 5 vite pension të një shqiptari në një natë
  • Një spiune me moralin e Vlora Hysenit
  • Organizatat e medias denoncojnë sjelljen e policisë ndaj gazetares
  • E sulmuan me vezë në Nju Jork, reagon Rama: Nuk më ndalin dot në misionin tim, s’mposhtem…
  • Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi

Komentet e Fundit

  1. Edi on Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi
  2. myslzmanizmi mallkim i shqiperis,ortodoksizmi vari i shqiptaris on Ballkani në Shengen?
  3. Xha jaho on Kreu i Gjykatës së Lartë: Do ulemi në tryezë me Ramën, por Kushtetuta nuk negociohet
  4. Tarot on Koha kur një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë
  5. Anonymous on Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?