Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndryshime në qeveri në shtator? Rama nuk e përjashton: Prisni edhe pak ditë sa të mblidhet Asambleja
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Ndryshime në qeveri në shtator? Rama nuk e përjashton: Prisni edhe pak ditë sa të mblidhet Asambleja
KryesorePolitike

Ndryshime në qeveri në shtator? Rama nuk e përjashton: Prisni edhe pak ditë sa të mblidhet Asambleja

Published: August 25, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e zhvilluar me gazetarët u pyet lidhur me zgjedhjet e parakohshme dhe nëse do të ketë të tilla.

Rama i cilësoi si thashetheme që mund të bëhen vetëm ‘nëpër çadrat e plazhit’.

“Mos humbisni kohë me këto thashetheme që janë për nën çadrën e plazhit dhe jo për të humbur kohën ne këtu në godinën e qeverisë”, tha ndër të tjera Rama.

- Publicitet -

Sa i përket ndryshimeve në qeveri, kryeministri e la të hapur si mundësi duke thënë se duhet edhe pak ditë për të zbuluar me detaje nëse do të ketë apo jo të tilla.

Pyetje: A do të ketë ndryshime në qeveri?

Edi Rama: Prisni edhe pak ditë.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Edi Rama: Mos u ndiko nga këto thashetheme që janë për nën çadrën  e plazhit dhe jo për të humbur kohë në godinën e qeverisë.

Reforma e Drejtësisë në Shqipëri është gjëja më e madhe, më e rëndë, më e paimagjinueshme deri përpara pak vitesh që i ka ndodhur shtetit shqiptar, në historinë e vet. Është gjëja më e madhe sepse nuk ka pasur asnjëherë ky vend një drejtësi që të mos pyeste se kush je, por të vepronte mbi këdo qoftë. Për herë të parë individë të lidhur me forcën në pushtet, nuk është marrë përpara përgjegjësisë, është hera e parë që këta individë merren përpara përgjegjësisë. Është gjëja më e rëndë që i ka ndodhur Shqipërisë sepse pesha e kësaj reforme i tejkalon të gjitha peshat. Është e rëndë sepse lidhet drejtpërdrejt me lirinë e atyre që kanë pushtet. Mund ta humbasin lirinë, nëse e shfrytëzojnë pushtetin për të cënuar të drejtat e publikut apo të drejtat e individëve të tjerë. Ndaj mrekullohem kur dëgjoj se në vend që të jetë një arsye e përbashkët për t’u ndjerë mirë që drejtësia më në fund pas 100 vitesh po vepron si e tillë, kthehet në arsye për të bërë mjau mjau. Unë ndjehem shumë krenar për këtë që kemi bërë. Kur është fjala për individë që jo vetëm i kam njohur, por i kam pasur afër., por ama në nivelin e detyrës, kjo ka qenë e paimagjinueshme. Thënë të gjitha këto nuk ka shanse, të paktën sa të jem unë këtu. Nëse të tjerë vijnë këtu, nuk mund të garantoj asgjë. Sa të jem unë këtu, presioni mbi drejtësinë e re, të funksionojë duke kaluar përmes kërcënimeve, nuk ka shans. Kjo drejtësi është ajo që i duhet Shqipërisë që të bëhet shteti që kanë ëndërruar ata që e kanë krijuar dhe shteti që i shërben të gjithë dhe ku askush nuk ndjehet mbi të tjerët. Dhe për këtë duhet të jeni të gjithë krenare. Këtu nuk lihet rast pa i nxirë faqen Shqipërisë vetëm për t’i rënë qeverisë, apo mua personalisht.

 

j.l./ dita

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pacolli padit Ramën në Arbitrazh: Po na merr aeroportin e Vlorës për t’ia dhënë Ron Yeffet
  • Pyetja që mbetet
  • Inteligjenca Artificiale mund të na dalë nga kontrolli’, alarmi i CEO-s së Anthropic
  • Rama reagon sërish për pagat e gjyqësorit: Pavarësia ka rrëshqitur në papërgjegjshmëri
  • Zjarr në një anije në Ngushticën e Hormuzit, u godit nga një predhë

Komentet e Fundit

  1. xxx on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  2. xxx on Pse i kemi çmimet kaq të shtrenjta? TVSH-ja jonë e ushqimeve është ndër më të lartat në Europë
  3. Zdromsi on Përplasja për pagat në gjyqësor, Rama publikon tabelën: Janë vetë zot, vetë shkop dhe paguhen më shumë se në Greqi
  4. xxx on ​“Bed & Breakfast… Kemi hequr dorë nga numërimi i turistëve”
  5. Israel Gomez on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?