Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Cilës “iso-polifoni” i mbajnë iso institucionet e Gjirokastrës?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Cilës “iso-polifoni” i mbajnë iso institucionet e Gjirokastrës?
Kulture

Cilës “iso-polifoni” i mbajnë iso institucionet e Gjirokastrës?

Published: August 14, 2026
Shpërndaje

Nga Fitim ÇAUSHI

Institucionet drejtuese të Gjirokastrës, kanë harruar se në Kalanë e Festivaleve Folklorike, gjëmonte kënga polifonike e Grupit të Pleqve, e Grupit të të Rinjve, e grupeve të Labërisë e deri te këngët polifonike të Vlorës, të Demir Zykos nga Skrapari, Delvina, Saranda, Tepelena, Librazhdi, Gramshi etj.

Ato ishin simfoni të ardhura nga shekujt, mbushur me erë baruti, sakrifica dhe rezistencë historike, ligjërime mortore, e plot motive idilike të lirikës familjare, që shprehnin besimin për vazhdimësinë dhe bukurinë e jetës.
Duhej një diversion agjenturor, që Grupi Polifonik i Pleqve të tjetërsohej në Grup “iso-polifonik”, sikurse e gjithë polifonia Labe, sepse Vasil Tole mashtroi injorantët e Ministrisë së Kulturës, për të ngulur dinakërisht në UNESCO, “iso-polifoninë” e sirenave greke në vitin 2005, duke tentuar asgjësimin e këngës polifonike shqiptare ardhur prej shekujsh.

- Publicitet -

Pas kësaj, UNESCO, ndonëse është vetëm një institucion kulturor, na u përdorka në Gjirokastër dhe Shqipërinë e Jugut, si kriter drejtësie dhe imponimi, sepse e paskërka shpallur “Iso-polifoninë” si Kryevepër të Njerëzimit, ndërkohë, që as njerëzimi dhe as populli shqiptar dhe populli gjirokastrit, nuk e ka dëgjuar kurrë këngën “iso-polifonike” të sirenave greke, sepse nuk ka sirena as në Greqi, ato janë mitologji, jo qenie reale dhe nuk prodhojnë as këngë polifonike, as këngë “iso-polifonike”!

Shpresojmë se do të vijë dita kur UNESCO do t’i kërkojë ligjërisht falje popullit shqiptar për fyerjen e rëndë, se gjoja trashëgimia shpirtërore e tij, kënga polifonike, na paska ardhur nga djepi i sirenave, sikurse është depozituar në Dosjen e UNESCO-s.

Po si ndodhi që Gjirokastra shpenzon më shumë fonde financiare për koncerte “iso-polifonike” në Qafën e Pazarit etj. dhe e ka propaganduar “iso-polifoninë” në Televizionin lokal, më shumë se sa çdo rreth tjetër? Kaq injorant ata drejtues institucionesh, sa të mos kujtohen se Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka botuar vetëm studime për Polifoninë Labe, Polifoninë, Toske, Polifoninë Myzeqare, Polifoninë Çame etj. dhe asnjë botim për “iso-polifoninë”?!
Djali i Gjirokastrës, kompozitori dhe etnomuzikologu që ka mbaruar studimet për etnomuzikologji në Bukuresht dhe Vjenë, Sokol Shupo, e ka kundërshtuar shkencërisht “iso-polifoninë”, si ndikim grek: “Shpikjet” terminologjike të Z. Tole nuk janë as të arsyeshme e as praktike … krijon një konfuzion të skajshëm në përcaktimin dhe sqarimin e dukurive.

Natyrisht që kjo mund të jetë çdo gjë tjetër, por shkencë nuk është”.(Gazeta Telegraf, 01.12.2015) Të dy “tezat” e mësipërme të Z. Tole, (mbi ison), fshehin poshtë tyre një të tretë – tezën që termi iso-Shqipëri vjen e përdoret e filtruar përmes kulturës dhe gjuhës greke” ( Panorama, Maj 2023)

Etnomuzikologu gjirokastrit, Prof. Dr. Spiro Shituni, ish studiues në Institutin e Kulturës Popullore dhe ish Prof. në Universitetin e Kalifornisë në SHBA, në Gazetën “Koha Jonë” 23 maj 2023, ka botuar një analizë shteruese për mashtruesin Vasil Tole: “Me librin e titulluar Folklori muzikor: Polifonia shqiptare 1999, etnomuzikologu Vasil S. Tole, si papritur u shfaq si i paparë ndonjëherë në historinë e etnomuzikologjisë shqiptare! Ai erdhi me një varg deklaratash të tejskajshme, të cilat, janë, në radhë të parë, sa profesionalisht të gabuara, aq edhe moralisht të shëmtuara! Tole u shfaq si mohues i tërë veprimtarisë kërkimoro-shkencore etnomuzikologjike të kryer nga studiuesit etnomuzikologë shqiptarë të mëparshëm, të vdekur ose të gjallë. Vallë, a ka bërë ai ndonjë ekspeditë kërkimoro-shkencore në Gegëri, Toskëri, Labëri, etj., për të regjistruar këngë tradicionale?! Studiuesi i shpreh mendimet e tij plotësisht jashtë përvojës kërkimoro-shkencore. Cinizëm i pashembullt!

Me arrogance të shquar dhe jashtë çdo natyre akademike të një libri me pretendime shkencorë Tole u shfaq si shtrembërues i një varg nocionesh themelorë etnomuzikologjike të mirënjohur, si në etnomuzikologjinë shqiptare, ashtu edhe atë ndërkombëtare … « Iso-polifonia shqiptaro-jugore është një prodhim [!] kolektiv anonim, e cila lind si prodhim [!]artistik.” (Tole 1999, f.16) Nocione të kësaj natyre, “iso-polifoni s’kanë absolutisht asnjë lloj kuptimi: ato janë ide të pa qarta, ide të rrëmujshme, janë thjesht lojë fjalësh, janë shkencë për shkencë, janë absurditete në emër të shkencës së etnomuzikologjisë!

Nocionit iso-polifoni nga ana e studiuesit, mjerisht, është ndoshta absurditeti profesional më i madh i parë ndonjëherë në etnomuzikologjinë shqiptare deri më sot! Nocioni iso-polifoni s’e karaktearizon drejt thelbin e muzikës tradicionale shumë-zërëshe shqiptare nga pikëpamja teoriko-shkencore.

Nocioni iso-polifoni shkon hapur kundër pikëpamjeve të studiuesve të tjerë etnomuzikologë e muzikologë shqiptarë, të djeshëm ose bashkëkohorë. Në këtë vështrim, ai vjen edhe si një lloj mohimi, nënçmimi që i bëhet ndihmesës së tyre kërkimoro-shkencore! Studiuesit etnomuzikologë e muzikologë, shqiptarë e ndërkombëtarë, nuk mund të mos shprehin habinë e tyre të madhe ndaj një nocioni të tillë – « iso-polifoni ». Për këtë arsye, qarqet shkencoro-artistikë shqiptarë, s’mund dhe s’duhet që të lejojnë kurrsesi emërtime të trilluara. Terminologjia nuk duhet të jetë, në asnjë mënyrë monopol i ndonjë studiuesi të veçantë. »

“Mjeshtër i Madh”, dirigjenti i shquar Roland Çene, i cili ka meritë të veçant në jetën muzikore të qytetit të Gjirokastrës ka kumtuar në Forumin e IX të Akademisë së Arteve dhe Shkencave në nëntor 2015 të drejtuar nga Kryetari i Akademisë, Artisti i Merituar Limos Dizdari : « Në Opusin e trashëgimisë artistike popullore shqiptare, dallon për vlera të veçanta dhe muzika polifonike e qytetit të Gjirokastrës. Ajo shfaqet e kënduar në grup pa shoqërim instrumental nga të gjithë grup-moshat e gjinitë, e kënduar në shoqërimin e valleve si dhe e interpretuar në instrumente popullorë kryesisht fyej, biblbil, culë dyjare e Pipëza, Zile, Këmborë etj.

Muzika polifonike e Gjirokastrës, ndryshe nga ajo e disa qyteteve shqiptare, është në harmoni me atë të territoreve të banuara përreth qytetit. Muzika polifonike e Gjirokastrës dhe ajo e Labërisë, historikisht kanë rrugëtuar së bashku e gjatë këtij procesi, kanë dhënë e marrë mes tyre elementë të njëra tjetrës, duke fituar njëkohësisht dhe tipare individualizuese. Ajo është në shumicën e rasteve polifonike se sa homofonike.

Kënga e kthyer me grykë, këngët dyzërëshe të grave, të cilat këndohen pa Ison karakteristike të këndimit lab dhe në veçanti këndimi popullor katërzërësh i burrave të qytetit, që shpesh është klasifikuar si stil i të kënduarit “pleqërishte”.

Këndimi polifonik katërzërësh i burrave të Gjirokastrës përfshin një tematikë të larmishme. Kjo formë e të kënduarit polifonik paraqitet si lirike ashtu dhe epike, si heroike po ashtu dhe erotike apo idilike etj. Në këngën polifonike të burrave të Gjirokastrës, po sjellim në kujtesë këngët e kënduara nga grupe të burrave të qytetit në periudha të ndryshme: “Kurvelesh e Gëgëri, ç’u mblodhë në Ërgjëri”; ”Dërgon Gjoleka njerinë”; ”Evropa shkruajnë e thonë”; ”Gjirokastra në një brinjë” etj. …

Stili polifonik katërzërësh i burrave gjirokastritë krahas dallimeve nga stilet e tjerë të këndimit Lab, ka dhe shumë të përbashkëta e të përafërta me disa prej tyre si ato të Kurveleshit, Lunxhërisë apo Zagorisë etj… Prania e këngës polifonike katërzërëshe të burrave të Gjirokastrës, pothuaj në të gjitha veprimtaritë kombëtare të llojit si dhe në shumë veprimtari ndërkombëtare, është shprehje e vitalitetit emocional të saj, origjinalitetit që transmenton, e identitetit të pakontestueshëm që ajo shfaq”.(Gazeta “Telegraf”, 22 dhjetor 2015)

Prof. Kosta Loli, ish drejtor i Shkollës së Muzikës në Gjirokastër, ka shkruar: ”Çdo ditë e më shumë hyja në labirinthet e në mrekullitë e të kënduarit polifonik … kënga polifonike i ngjan rrapit shekullor”( Xh. Avdalli–L. Bariu, f. 60)
Muzikanti i mirënjohur gjirokastrit, Naxhi Kasoruho, ka disa botime në gazeta, në të cilat konfirmon këngën polifonike të Gjirokastrës.

Libohoviti erudit, i ndjeri Moikom Zeqo, i ka ngritur përmendore këngës Polifonike: ”Vendi më tipik, ku këndohet polifonia është Shqipëria dhe kjo është shumë e çuditshme, kjo polifoni është shumë e fuqishme në Jugun e Shqipërisë… është vërtet një mrekulli që e kemi kaq të gjallë dhe ekzistenciale polifoninë e Jugut, ku nuk arrijnë të futen ndikime të tjera në këtë mbretëri, në këtë kultivim kaq të vetëdijshëm”. Thanas Dino, “Xh. Avdalli – L. Bariu, f. 18)

Intelektuali i mirënjohur i Gjirokastrës, arkitekti i talentuar Agron Doraci, me ndërgjejgje të lartë qytetare, ka reaguar publikisht kundër « iso-polifonisë » së sirenave greke dhe me analiza konkrete të këngëve polifonike të qytetit, sikurse « Çbën moj ti atje përposh », ka dhënë ndihmesën e tij në sqarimin e problemit në gazetën « Telegraf » dhe « Labëria ». Po kështu prof. Dr. Shyqyri Hysi ka afirmuar polifoninë shqiptare në Forumin e këngës Labe në Vlorë në korrik 2026.

Si nuk lexojnë bijtë e qytetit, drejtuesit e institucioneve kryesore të rrethit, intelektualët e qytetit të Gjirokastrës për të dhënë orientimet e duhura në propagandën dhe veprimtaritë kulturore të ditës?! Si nuk mbështeten në intelektualët e Gjirokastrës për të mbrojtur trashëgiminë shpirtërore të popullit të Gjirokastrës, por i nënshtrohen si analfabetë, një mercenari të synimeve shoviniste greke?!

Në Dosjen e UNESCO-s, konfirmohet, se janë financuar nga UNESCO 100.000 dollarë amerikanë për të paguar instruktorët që do t’i mësojnë brezit të ri këngën « isopolifonike » në katër qendra : Gjirokastër, Vlorë, Përmet dhe Korçë, brezi i Vorio-Epirit! Ndër këta « instruktorë » të këngës « iso-polifonke në Dosjen e UNESCO-s, është edhe Stefan Arseni! Të katandisen deri aty drejtuesit e institucioneve të Gjirokastrës, t’u mësojë Stefani këngën « iso-polifonike » të sirenve greke, kur në 60 vjet nuk ka shkruar asnjë shkrim për folklorin gjirokastrit, ca më pak të ket botuar një libër për kulturën në Gjirokastër?!

Personat që kanë marrë pagesat, nga 100.000 dollarët amerikan nga UNESCO, kanë detyrimin për ta mbrojtur « iso-polifoninë » në opinionn e gjerë me çdo mënyrë, paçka se « iso-polifonia » është krijesë e sirenave greke! Mercenarët e Vasil Toles, të paguar me dollarët e UNESCO-s, janë më të besuar se intelektualët e Gjirokastrës, që e kanë mbrojtur këngën polifonike dhe e kanë kundërshtuar virusin antikombëtar me pasoja për të ardhmen.

I thashë dikur një pseudo gazetari gjirokastrit : « Përse je bërë mbrojtësi i flaktë i « iso-polifonisë » dhe ke nxjerrë gazetën « Iso-polifonia », kur ajo është antikombëtare ?!Ai u përgjigj : « Më dha mua eurot, më plasi se çbën Vasua! » Ky indiferentizëm, i ngritur nga interesa meskine, ka infektuar edhe drejtuest e Institucioneve në Gjirokastër, duke harruar se ashtu si gjuha shqipe edhe folklori bën pjesë në Visaret e Kombit.

Për visaret e Kombit, shovinizmi grek vrau Papa Kristo Negovanin, Petro Nini Luarasin dhe disa mësues të tjerë. Për visaret e Kombit, reaksioni maqedinas vrau etnografin dhe folkloristin e shquar Shtjefën Gjeçovi. Për visaret e kombit serbomëdhenjtë vranë lahutarë të pa arritshëm me vlera botërore. Kur u suprimua autonomia e Kosovës nga qeveria serbe në vitin 1989, organizimi i mëtejshëm i festivaleve folklorike në Drenas u ndalua. Pas kësaj kohe, ka pasur burgosje të folkloristëve, keqtrajtime dhe vrasje mizore të rapsodëve të njohur: Lan Dobra i Carabregut, Shaq Avdia, përfaqësues i stilit të Dervish Shaqes, Feriz Krasniqit etj.

Përkundër këtyre Heronjve të Visareve të Kombit, drejtuesit e institucioneve të Gjirokastrës, i janë nënshtruar veprimtarisë së fshehtë të shovinizmit grek dhe e stimulojnë “iso-polifoninë”, ndonëse nuk ka lëndë të tillë muzikore, duke e asgjësuar trashëgiminë shpirtërore të popullit shqiptar, si e prejardhur prej kulturës greke!
Gjirokastra bën pjesë në Labëri, dhe Shoqata “Labëria”, Nderi i Kombit, ka organizuar në vitin 2023, Simpoziumin për mbrojtjen e Këngës Polifonike të Labërisë, si dhe Kuvendin e Labërisë, në Tepelenë, Rezolutat e të cilave i kërkojnë institucioneve kryesore të Shtetit Shqiptar, të tërheqë dosjen e “iso-polifonisë” nga UNESCO dhe të depozitojë atje Dosjen e Polifonisë Shqiptare. Si ndodh që institucionet drejtuese të Gjirokastrës, nuk i respektojnë vendimet e Kuvendit të Labërisë, por i servilosen një agjenti të Asfalisë greke dhe ndonjë ministre të korruptuar?!

Po u sjellim drejtuesve të Institucioneve kryesore të Gjirokastrës, disa vlerësime të shkurtuara, për këngën polifonike nga botimet e Akademisë së Shkencave, nga etnomuzikologë, muzikantë dhe intelektualë të shquar të Shqipërisë:
Prof. Ramadan Sokoli, në Kumtesën e mbajtur, në Kuvendin e Parë të Albanologjisë në vitin 1962, ka kumtuar:

”Polifonia jonë popullore me tipare origjinale, të lashta, ka lindur në vendin tonë nga puna e shumë brezave shqiptarësh … Polifonia jonë popullore në djepin e saj dhe në shtresimet e saj më të hershme, mund të duket si më e zhvilluar se në rrezatimet anësore. Nga kjo pikëpamje mund të mendohet se qendra e rrezatimeve të polifonisë sonë popullore është Labëria, aty ku kemi fraktura katër zërëshe, të cilat vijnë duke u pakësuar sa më shumë largohemi së andejmi” (Kuvendi i Parë Kombëtar i Albanologjisë, Tiranë, 1965, f. 320)

Prof. Dr. Pirro Miso: “Zhanri i polifonisë shqiptare është një ndër traditat më të përhapura në hapësirat mbarë shqiptare. Kjo lëndë e pasur muzikore prej kohësh ka qenë në vëmendje të studiuesve të etnomuzikologjisë dhe etno-organologjisë shqiptare dhe asaj të huaj për vlerat e saja të veçanta … Autori i paraqitjes së dosjes, akademiku aktual Vasil Tole, veproi, duke mënjanuar mendjet e ndritura të etnomuzikologjisë shqiptare, veçanërisht specialistët e polifonisë shqiptare dhe zëvendësimin e tyre me turma injorantësh në aktivitetet rajonale, në joshje të një lëmoshe për të mbështetur e aprovuar aktivitetet formale butaforike. Me botimet e akademikut, Tole, etnomuzikologjia dhe etno-organologjia shqiptare ka shumë punë e kohë për ta dalë nga udhët kryq, që e ka futur ky akademik e për ta risjellë atë, në autostradën e dikurshme të sukseseve të saj.

Sendërtuesi i termit Polifoni, prof. Ramadan Sokoli, e paraqiti në mënyrën më analitike, të gjithë kuadrin strukturor të zhanreve muzikore shqiptare, veçanërisht, një ndër zhanret muzikore më të përhapura të hapësirave shqiptare, duke e emërtuar – Polifonia Jonë Popullore, gjykuar nga cilësia e organizimit të këngëtarëve. Për themeluesin ishin pikërisht kontrastet melodike mes zërave të grupit si dhe individualizimi i tyre mes njëra tjetrës, të harmonizuara me një magji të veçantë.

Termi “Polifonia Jonë Popullore”, është termi themelor, i pa ndryshuar edhe në simpoziumet kombëtare apo ndërkombëtare rreth polifonisë shqiptare, si edhe në të gjitha botimet akademike shkencore, që janë realizuar përgjatë këtij shekulli, si brenda ashtu edhe jashtë saj”. (Gazeta Telegraf, datë 01.12.2015)

Artisti i Merituar Limos Dizdari: “Si misionar, Xhevat Avdalli është përfaqësues i këngës polifonike gjirokastrite”. ( Xhevat Avdalli, Laver Bariu. f. 31)

Prof. Dr. Aleksandër Peçi: “Shumëzërëshi Polifonik ekziston si shumëzëresh polifonik dhe pikërisht si një shumëzërësh i tillë vlerën e ka tek marrëdhëniet perfekte që ka marrësi me kthyesin, me hedhësin dhe ison. Shumëzërëshi polifonik vjen nga mijëvjeçarët, ka rregullat e një dialogu të harmonishëm, e të një marrëdhënie të bukur mes zërave të kundërt. ”TE NA TRASHEGOHET POLIFONIA“ do të thotë se kemi të bëjmë me një tradicion mijëra vjeçar jo të ngurtësuar, por me një tradicion, i cili rinovohet ndër kohërat, merr elementë nga tradicioni, por edhe e pasuron polifoninë me elementë të rinj”.(Gazeta Telegraf datë 01.12.2015)

Akademik i Akademisë Ndërkombëtare “Imperialis” Itali, Zhani Ciko: “Në vitin 1999, një grup i televizionit francez erdhi në Tiranë të shikonin muzikën shqiptare pas atyre që ndodhën në vitet 1997-1998. Ata donin të shkonin në Vlorë të takonin grupet polifonike. Kisha besimin që Polifonia nuk mund të humbiste në Vlorë as në konfliktet më të mëdha. Pyeta për të takuar Haxhi Dalipin, por më thanë se ka ikur në Gjirokastër. Shkova në lagjen e tij dhe u futëm në një kafene. Disa fytyra të njohura më pyetën: Profesor përse ke ardhur? U them se televizioni francez do të filmojë këngë labe, a ekziston kënga pas këtyre ngjarjeve?

Kërkoni disa njerëz të bëjmë një grup. Po si të këndojmë pa prova, më tha njeri? Pas disa minutash ata u mblodhën mbi 15 vetë dhe filluan të këndojnë. Kënga mori për mirë dhe ata nuk dinin të ndalonin. Televizioni francez xhironte pa pushim. Pra kënga labe po mbijetonte, polifonia po tregonte virtytet e saj. Ata bënë një dokumentar 30 minuta ku cilësohej se, ky vend nuk shuhet kurrë, se ka këngën e fortë dhe të bukur. Edhe ky aktivitet tregon për rolin e këngës labe dhe polifonisë, që ngrihet lart e më lart. Polifonia nuk duhet të tjetërsohet në Isopolifoni”( Telegraf, 28 shkurt 2025)

Prof. Hysen Filja: ”Në studimin e këngës polifonike labe do të ishte me interes që, krahas këngës të interpretuar nga grupe të rinjsh, të ndalemi edhe në grupet e këngëtarëve me moshë të thyer…”(Tipare të reja të këngës polifonike labe” – Studime filologjike- 1/1978)

Prof. Dr. Shpëtim Kushta: ”Gjatë trajtimit të polifonisë sonë popullore, do të vëmë re se populli ynë ka krijuar vlera të vërteta emocionale, duke fuqizuar së tepërmi mendimet muzikore, epikën e ngrohtë dhe burrërore të Labërisë e Toskërisë. Do të shohim edhe pasurinë e madhe të vlerave stilistike, polifonike, individualitetin e melodive, kontrastin, figurat ritmike, kadencat, format interesante imituese, e deri te krijimi i bashkë-tingëllimave harmonike, të cilat kanë me të vërtetë vlera origjinale. Këto vlera që ka polifonia jonë popullore janë shfrytëzuar nga kompozitorët tanë, duke pasuruar përvojën krijuese në këtë drejtim”.(“Polifonia”, T. 1976, f. 18)

Ismail Kadare: “Në këngën polifonike të Jugut, isoja, pavarësisht se nuk ka fjalë, tregon, se është një formë edhe më e vjetër se refreni antik (i tragjedive greke, sh. ynë)… Kënga polifonike e Jugut nuk mund të ekzistojë përveçse e rrethuar nga iso”( Ismail Kadare, Autobiografia e popullit në vargje, Onufri, 2002, f. 13)

Artisti i Popullit Tish Daija, do të shkruante për Demir Zykon: “Natyra dhe përvoja e tij shumëvjeçare, e kanë vendosur në majën më të lartë të piramidës interpretative të këngës polifonike toske … ai manovronte me akrobacitë e zërit, duke e ngritur interpretimin e polifonisë toske deri në kulminacionet më mahnitëse”(Plaku i këngës Demir Zyko”, Shtëpia botuese Naim Frashëri, 2002, f. 88-89)

Artisti i Popullit Agim Krajka ka shkruar: “Polifonia mbetet një këngë e rrallë, e cila që të tjetërsohet kënga labe, duhet të zhduket Labëria”.

Prof. Lisien Bashkurti më 16 gusht 2016, denonconte Panajot Barkën, deputetin e OMONIA-s, binjakun e helenizmit të Vasil Toles: “Kam qenë ambasador në Këshillin e Evropës në Strasburg, kur udhëtonim me Drejtorin e Përgjithshëm të UNESCO-s, dr. Frederiko Major, për në Shqipëri për të parë Beratin…ndër të tjera më tha: “A këndojnë edhe banorët e kësaj krahine me polifoni? Shqipëria është e tëra një muze thesari botëror …por polifonia është hyjnesha e saj”. Mirëpo na del një qytetar yni, i vetë deklaruar minoritar grekë, që sulmon polifoninë shqiptare. Ky njeri është arketip fobik injorant, që do të rrëmbejë edhe këtë vlerë me barkën e tij e ta degdis nëpër ishujt helenë apo nëpër monopatet e Malit Athos”.

Prof. Neki Dredha është shprehur: “Polifonia e Labërisë është magjia e shpirtit njerëzor. Polifonia është lindur në këto troje të Kaninës, Drashovicës, Këndrevicës, Çipinit, Llogarasë … Nuk ka “iso-polifoni”, ka vetëm një fjalë POLIFONI”.

Kompozitori Sokol Marsi ka shkruar: “Pyetja që lind është: përse “iso-polifoni” dhe jo thjesht Polifonia shqiptare? Për mua iso, është pjesë e një krijimi, pra qëndron brenda trungut dhe bërthamës polifonike. Iso do të thotë “e njëjtë”, pra diçka që nuk ndryshon. Në vëmendjen e një studiuesi apo dëgjuesi sigurisht që në plan të parë është vija melodike. Vija melodike në një krijim polifonik është marrësi, pra ai është melodia, ai është i pari”( Kumtesa në Fetivalin Bylys-Polifonia, 2008)

Edhe si Drejtor i Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore, Sokol Marsi më 21 nëntor 2025, në sallën e Operës dhe Baletit e konsideroi këngën polifonike shqiptare si identitet kombëtar( Fjala e Sokol Marsit, në Teatrin e Operës dhe Baletit, me rastin e koncertit me këngë polifonike)
Albanologu gjerman Wilfried Fidler në televizionin “Top Çenëll” pohoi në gjuhën shqipe: “Polifonia shqiptare është shumë e pasur dhe polifonia më e veçantë në tërë Evropën”.

Pavarësisht këtij realiteti që Kryetari i Qarkut Gjirokastër nuk e njeh, më tha se do t’i sponsorizojë Sejmen Gjokolit një libër. Për “iso-polifoninë” – e pyeta unë. Po më tha kryetari! Kryetari i Qarkut të Vlorës, nën presionin e kryesisë organizatës së Labërisë për Vlorën, i vuri kusht Sejmenit, se do ta ndihmonte financiarisht, nëse në libër nuk do të kishte fjalë iso-polifonike. Dhe kështu u bë, Sejmeni, luftëtari i devotshëm i “iso-polifonisë”, i cili ka dërguar mbështetje edhe në UNESCO dhe mercenari i flaktë i Vasil Toles, u detyrua ta botojë librin pa asnjë fjalë për “iso-polifoninë”, Pas kësaj filloj avazin e vjetër.

Drejtuesit e institucioneve të Gjirokastrës, pozojnë, sikur janë ata mbrojtësit e Partisë Socialiste dhe harrojnë, se Partia Socialiste është edhe e jona, për idealet e saj jemi burgosur dhe goditur barbarisht në prill 1995, por partia nuk mbrohet me konformizma por me luftë kundër qëndrimeve antikombëtare.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • epo kjo pune says:
    August 14, 2026 at 1:39 pm

    pyetje…. po vete fjala polifoni shqip eshte? ne mos me rrenje pellazgjike, bejme mire ta quajme shumezeresh, plotzeresh… gjuhetaret te merren me kete pune. ka ardhur koha te shqiperojme gjithshka se ende kemi emra vendesh qe nuk jane shqip. kthim ne identitetin pellazg, iperiot, ilir, arberor.

    Reply
    • Aldrin says:
      August 16, 2026 at 1:46 pm

      Shqip eshte o qyp i Dule Ramutit.
      Folja Fol, Foni eshte shqip.
      Greket e kane marre nga shqiptaret. Greket nuk thone Fol, po mila..

      Reply
      • Misiri says:
        August 21, 2026 at 5:10 pm

        Aldro. Jo cdo gje qe fluturon mund te hahet. E verteta eshte qe :
        Fjala “fon” në greqisht vjen nga fjala e lashtë φωνή (phōnḗ), që do të thotë zë, tingull ose fjalë. Ajo është rrënja e shumë fjalëve moderne si telefon ose mikrofon.
        Fjala “poli” vjen perseri nga greqishtja dhe do të thotë shumë (πολύ).
        Fjala polifoni eshte ne fakt me rrenje fjalesh perberese ne greqisht dhe do te thote “shume zera”.
        Patriotizmi me genjeshtra eshte sharlatanizem.

        Reply
  • demo says:
    August 14, 2026 at 2:10 pm

    Indiferenca,,Sehirberja ndaj vjedhjes dhe tjetersimit te thesareve kulturore,historike,muzikore,etnografike te popullit me te lashte te Ballkanit,,eshte kriminale.Nuk ndertohet shkenca historike,Etnomuzikologjia,Etnografia,etj mbi pallavra mitike,si sirenat,Circet,Ciklopet.Iso,,Te kenduarit me Iso, Shumezereshi i TOSKERISE,,Specialistet e quajne Polifoni,ka qene dhe mbetet vlere e popullit te Toskerise,nga bregu jugor i Shkumbinit,,Moker,Shpat,Sulove,Myzeqe deri ne Preveze.
    Kjo eshte Polifonia Toske,ku nje vend te vecante ze polifonia Labe.Sirenat greke jane pallavra mitike te Heladhes se lashte.Greket e sotem ne shek.XIX nuk i dinin,as i tasheguan keto mite.I sollen evropianet. Polifonia e lashte Toske nuk eshte as ndikim i korit te kishes byzantine,as trashegim i sirenave te perrallave te lashtesise Helene.Bartes te Polifonise ne Greqine e sotme jane shqiptaret,Shqiptaret came te Epirit,Shqiptaret toske te Epirit nga Folorina ne Terhalle. Greket nuk kendojne me Iso.Ne shekullin e XIX bartes te fustanelles shqiptare jane banoret shqiptare te Greqise,,Camet,Arvanitet.
    Greket vishnin brekushe.Shihni pikturat e piktoreve Evropiane qe vizituan Greqine ne shek,XIX.Sot kjo vlere etnografike e popullit shqiptar eshte regjistruar ne UNESCO si veshje greke.I kane futur dhe nje te shkurtuar fustanelles si kurvat e pasarelave me minifund,dhe e kane regjistruar greke.
    Vallen came te Osman Takes e kane regjistruar Valle camiko,,si valle greke..Ata camet e krishtere qe kane mbetur jane me greke se greket,.Do te doja te rronte im ate qe mblodhi folklorin e Laberise ne 1951-55 ne Gryken e Kardhiqit,,Fushe Bardhe,Kardhiq,Zhulat,Golem dhe i dorzoi ne Institutin e Folklorit.Vallja e kenduar e Osmaqn pashes dhe Elegjia e Mazes jane mbledhur nga im ate.
    Dhente e Mazes 2-3 mije
    Mbushur nje shpat e nje brinje
    Te shkretat sec ulerijne
    Gjakn e Mazes c`e lepijne.
    Kjo eshte struktura e paarritshme e polifonise Labe,qe as tjetersohet,as vidhet as sheqeroset me terminologji te cpifura IsoPolifoni. Te lumte dora dhe shpirti Fitim Caushi.

    Reply
    • Aldrin says:
      August 16, 2026 at 1:49 pm

      Nuk eshte indiference o demo, eshte ndryshim i qellimshem, kriminal, antikombetar.
      Ramuti ktheu dhe Lahuten ne serbe, doli Mirela Kumbaro, kjo bushtra tjeter e Ramutit, dhe deklaroi qe Lahuta eshte dhe serbe dhe shqiptare.
      Jepi pergjigje arsyes pse Rama lobon per Serbine?
      Ndoshta per te Hapur Ballkanin PErendimor ne Shkoder?
      Nuk kuptoni qe pas ketyre daulleve bien sirenat e ushtrise serbe ne Shqiperi dhe greke ne Jug?

      Reply
  • Andreas says:
    August 14, 2026 at 4:26 pm

    Nje pyetje kam, ku qendron ndryshimi midis isopolifonise dhe polifonise?

    Reply
    • Aldrin says:
      August 16, 2026 at 1:45 pm

      Ndryshimi qendron ne ate qe labet nuk i thone “isopolifoni”, po kenge labce, dhe origjinalet, ja marrin shtruar.
      Dhe, ka ate qe ja pret, dhe ja hedh, te tjeret mbajne iso..
      Nuk quhet kurre isopolifoni
      Nuk kam degjuar kurre, pervecse jevgjve minorikare termin isopolifoni.
      Kenga mbahet e kumbuar nga isua labe.
      Jo isoRamuteria e Dules

      Reply
  • Kohë says:
    August 14, 2026 at 8:53 pm

    Ne Gjirokastër?

    Reply
  • Yhaaa says:
    August 14, 2026 at 8:57 pm

    Heperhe, po mjaftohem me nje koment te shkurter: kur kendohet labçe, mbahet dhe iso. Fjala iso perdoret dendur ne Laberi, kurse fjala polifoni jo, eshte term teknik i perdorur nga gazetaret etj Thuhet: Ec ia marrim labçe, dhe kurre: Ec, ia marrim polifonike Iso eshte fjale greke por qe ka hyre, me sa duket heret, ne tedhe, folmen eJugut
    Nje sharlatan me siper thote: grupi i Llogorase kur Llogoraja s’ka qene kurre vendbanim
    Agjentet e Izraelit asgjesojne lenden fillestare identitare per t’i mveshur mandej nje kostum ne interes te tyre. Pasi e vrane, e burgosen, e denuan me uri dhe shpelarje truri per 45 vjet, tani i jane versulur rrenjeve kulturore dhe historike Gjuha hebraishte eshte semitike kurse shqipja indo-evropiane dhe, meqe nuk ia ndryshoijne dot identitetin nuk po tregojne kujdes per te, e kane lene te degradoje ne dore te masmedias te shitur tek Fajdexhinjte Kryeministri ben sikur s’shikon gje etj etj

    Reply
    • Aldrin says:
      August 16, 2026 at 1:50 pm

      Dakort me ty 100%.
      Po na nderrojne dhe lekuren dhe kocken dhe kengen Labe.
      E gjitha kjo ne emer te qelbesirave te Rames

      Reply
  • demo says:
    August 15, 2026 at 6:47 am

    Po afishoje te shkreten,,se nuk vrava njeri!Ka 24 ore komenti im ne mbeshtetje te replikes Fitim Caushit.

    Reply
  • demo says:
    August 16, 2026 at 8:33 am

    Cpo ndodh me brezin e pordhes ne shoqerine e pasarelave?Besa Edi Rames merr atributet e Beses Shqiptare.Paketa e maleve sheqeros djegjen,shkrumbezimin,betonimin e mijra siperfaqe pyje livadhe,kullota. TERMINOLOGJIA PO ZEVENDESON LENDEN.Keshtu termi Isopolifoni po merr atributet e Polifonise Toske te trasheguar brez pas brezi nder shqiptare.Nqs emertimi Polifoni,emertimi Iso jane terminologji ne gjuhen greke,kjo s`do te thote ,qe lenda eshte greke.
    Psh.Nqs,Astronomia eshte term i gjuhes greke,kjo s`do te thote qe eshte cpikje greke. Qyteterimet paragreke,sumeret egjiptianet etj, e njihnin Astronomine dhe shume shkenca si gjeometria,matematika,fizika,Arkitektura edhe me mire se greket.Zbulimet dhe cpikjet shkencore,teknike,kane te gjitha terminoilogji greko Latine, ME KONVENSION,.Kjo s`do te thote qe jane greke.Ligjet e Njutonit,Tabela Mendelejevit,Teoria Ajnshtainit nuk jane as greke,as romake.Sateliti i pare Sovjetik ne Kozmos nuk eshte as grek as romak,meqe fjala satelit vjen nga latinishtja dhe fjala kozmos vjen nga greqishtja.

    Reply
    • Aldrin says:
      August 16, 2026 at 1:54 pm

      Nuk eshte e sakte o demo. NUk e di cfare ka lloisur ajo shkolla jote e gjuhetareve te medhenj.
      ti e pranon apriori qe foni eshte greqisht.
      Une them qe nuk eshte. Greket nuk i thone flas foni, apo fola, apo fol
      Shqiptaret e kane rrenjen Fol, fola, fona, qe mund te jete derivat i ilirishtes, e bera, e bona,,
      Dhe isoja mund te jete origjinale pellazge e vjeter, I mbajte iso,, nuk ka grek te dije cfare eshte isua
      Ky lloj manipulimi eshte i qellimshem, sepse ka per objektiv ta veshi Ison tek greket, qe nuk e kane, dhe ne kete menyre nuk shpjegojne dot asgje nga origjina e fjales iso..Pra, eshte kenga labe qe ja jep ultimatumin greqishtes qe nuk eshte gjuhe origjinale.
      Tregoheni shume naive ne dhenien e atributeve ndaj gjuhes greke
      Eshte mbivendosje ndaj shqipes se vjeter

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 07 shtator 2026
  • Skandali që ka tronditur partinë e anti-shqiptarit Nigel Farage
  • Tërmet politik në Gjermani: AFD merr 44.5 %, fundoset CDU e Merz me 18.5 % të votave
  • Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen pesë mjete, humb jetën një person
  • SHBA rinis përpjekjet për paqe në Ukrainë, por ish-ambasadorët nuk shohin përparim

Komentet e Fundit

  1. abdiaga on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  2. Populli on “Ka përdorur mediat për të baltosur ata që…”, Rama për SPAK: Ja një nga gjërat më të këqija që ka bërë
  3. demo on Rama në zyrë, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë. Përplasje me Policinë
  4. Kadiu on Një gabim që zgjati 457 vjet? OKB vendos të ndryshojë hartën e botës
  5. info analitike on “Ka përdorur mediat për të baltosur ata që…”, Rama për SPAK: Ja një nga gjërat më të këqija që ka bërë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?