Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane
HistoriLajmi i fundit

Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane

Published: October 13, 2026
Shpërndaje

Kanë ardhur dje në redaksi disa pyetje lidhur me një intervistë timen për faqen Manifesti.al publikuar dje edhe në DITA me titullin: “Shqiptarët pas Skënderbeut, çfarë dimë për numrin e popullsisë, besimin dhe migrimet”. Shumica e pyetjeve kanë të bëjnë me pjesën ku flitet për popullsitë e tjera që erdhën në trojet shqiptare pas pushtimit osman.

Është e vërtetë që sidomos nga fundi i shekullit XV dhe gjatë shekullit XVI, pati lëvizje popullsish drejt territoreve shqiptare, përfshirë vendosjen e grupeve me prejardhje nga Anadolli. Por duhet bërë një dallim i rëndësishëm. Ardhja e grupeve të reja nuk ishte i vetmi, madje as domosdoshmërisht procesi kryesor demografik në të gjitha krahinat.

Për ta kuptuar më mirë, duhet të shohim të tria proceset, jo vetëm vendosjen e popullsive të ardhura, por edhe lëvizjet e shqiptarëve brenda dhe jashtë trojeve të tyre si dhe ndryshimet fetare të popullsisë vendase.

- Publicitet -

Çfarë popullsish erdhën? Një pjesë ishin turkmenët dhe grupe të tjera të lidhura me botën osmane. Një burim akademik i botuar nga Cambridge University Press përmend se, gjatë shekullit XV, grupe turkmene të fisit Çepni, me origjinë nga zona e Detit të Zi, u vendosën në Shqipërinë e Veriut. Ky është një tregues konkret i ardhjes së grupeve të jashtme, por nuk provon një migrim masiv në të gjithë territorin shqiptar.

Administrata osmane përdorte edhe vendosjen e grupeve gjysmë-nomade në zona të pushtuara. Edhe këtu praktika ndryshonte nga një krahinë në tjetrën. Nuk bëhet fjalë për politikë që u zbatua në mënyrë uniforme në Shqipëri.

Edhe Elbasani në Shqipërinë e Mesme, i themeluar si kështjellë osmane më 1466, u bë një qendër ku pati ardhje. Por nuk ka asnjë të dhënë serioze apo dëshmi për fluks turkmenësh nga Anadolli apo për grupe të tjera myslimane të ardhura që të kenë qenë në ato nivele sa të kenë ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme përbërjen e popullsisë. Administrata osmane u mbështet gjerësisht te shqiptarët e islamizuar.

Është e vërtetë që pas vitit 1468 një nga proceset më të rëndësishme ishte largimi masiv i shqiptarëve drejt Italisë, bregdetit dalmat dhe viseve të tjera. Kjo, pasi, luftërat e viteve 1466–1467 shkaktuan shkatërrime të rënda, veçanërisht në Shqipërinë e Veriut dhe të Mesme. Burimet e kohës dëshmojnë për zona të tëra të  rrënuara. Një pjesë e shqiptarëve u largua jashtë trojeve, një pjesë u tërhoq drejt zonave malore, por të tjerët qëndruan dhe u përshtatën me rendin e ri osman. Gjatë shekujve pasues, ndodhën gradualisht ndryshimet fetare. Ato nuk duhen ngatërruar me ardhjen e një popullsie të re.

Pra, rreth pyetjes nëse përbërja e popullsisë shqiptare ndryshoi pas pushtimit osman, përgjigjja është PO, por jo thjesht përmes ardhjes së popullsive të huaja. Ndryshimet erdhën nga ndërthurja e luftërave, emigrimit, zhvendosjeve të brendshme, vendosjes së disa grupeve të ardhura dhe islamizimit gradual të një pjese të shqiptarëve.

Për një studim më të hollësishëm, burimi kryesor do të ishin regjistrat osmanë të taksave dhe të popullsisë të shekujve XV–XVI, të cilët mund të ndihmojnë për të dalluar banorët vendas nga grupet e vendosura më vonë.

Pyetja e dytë që më ka ardhur lidhet me hebrenjtë, për shkak të videove dhe teorive të shumta që qarkullojnë këto kohë online, përfshirë një fjalim në anglisht të Ramës përpara disa vitesh, ku ai thotë në një sallë përpara një publiku me gjasa hebre që “më shumë se gjysma e Vlorës ka qenë hebreje ndaj do ngremë edhe një muze”.

Hebrenjtë janë një nga rastet më të dokumentuara të ardhjes së popullsive të reja në trojet shqiptare pas pushtimit osman, veçanërisht në fund të shekullit XV dhe gjatë shekullit XVI. Kishin qenë të pranishëm në këto territore edhe përpara kësaj periudhe, por në 1492, monarkët e Spanjës urdhëruan dëbimin e hebrenjve që nuk pranonin të konvertoheshin në krishterim. Më pas, edhe hebrenjtë e Portugalisë u përballën me dëbime dhe konvertime të detyruara. Një pjesë e tyre u drejtua drejt Perandorisë Osmane, ku gjeti mundësi për t’u vendosur dhe për të rifilluar jetën.

Ndër destinacionet ishin edhe qytetet shqiptare, përfshirë Vlorën. Studimet historike dokumentojnë ardhjen e hebrenjve sefardikë (për këta flet Rama) nga Gadishulli Iberik, si dhe të grupeve hebraike nga Italia jugore.

Lidhur me sa hebrenj kishte në Vlorë, një e dhënë e rëndësishme vjen nga regjistri osman i viteve 1519–1520. Përbërja e familjeve në qytetin e Vlorës, sipas këtij regjistri ishte: Familje hebraike 528, Familje të krishtera 945, Familje myslimane 85. Gjithsej 1.558 familje. Ky regjistër osman i popullsisë dhe pronave, është analizuar në studimet e historianëve Gilles Veinstein dhe Pëllumb Xhufi.

Këto shifra tregojnë se hebrenjtë përbënin rreth 34% të familjeve të regjistruara në Vlorë. Është e rëndësishme të mos i ngatërrojmë familjet me numrin e individëve, por si kështu, si ashtu, deklarata e kryeministrit “më shumë se gjysma”, nuk i përgjigjet të vërtetës.

Për këtë shifër kam biseduar edhe me historianin Pëllumb Xhufi, i cili më konfirmoi të dhënat e regjistrit osman, por më bëri një sqarim të rëndësishëm. Një pjesë e madhe e hebrenjve të regjistruar në Vlorë në atë periudhë u larguan më pas nga zona dhe nuk qëndruan aty në mënyrë të përhershme.

Ky sqarim është i rëndësishëm për interpretimin historik të shifrave, pasi numri i familjeve të regjistruara në një moment të caktuar nuk nënkupton domosdoshmërisht se i gjithë ky komunitet u vendos përfundimisht në qytet.

Edhe në Berat kishte një komunitet hebre të dokumentuar në shekullin XVI.
Në Durrës dëshmitë historike tregojnë praninë e hebrenjve edhe përpara dëbimeve nga Spanja. Elbasani gjithashtu përmendet ndër qytetet me vendbanime hebraike në periudhën osmane.

Por Vlora dhe Berati janë veçanërisht të rëndësishme në studimet për historinë e hebrenjve në Shqipëri. Ata krijuan komunitete të rëndësishme urbane, u përfshinë në tregti dhe në jetën ekonomike të qyteteve, por nuk ka prova që ardhja e tyre të ketë shkaktuar një zëvendësim demografik të popullsisë shqiptare.

Për më tepër, prania e hebrenjve nuk filloi me ardhjen e osmanëve. Ajo kishte rrënjë më të hershme mesjetare dhe, sipas dëshmive arkeologjike e dokumentare, edhe në antikitetin e vonë.

Pra, nëse po shqyrtojmë ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut, vendosja e hebrenjve është një rast konkret, i dokumentuar dhe i dallueshëm nga migrimet e tjera. Ajo tregon se trojet shqiptare nuk ishin vetëm vende nga të cilat njerëzit largoheshin për shkak të luftërave, por edhe hapësira ku mbërrinin refugjatë dhe grupe të reja, të tërhequra nga pozita tregtare dhe lidhjet me Perandorinë Osmane.

Ditë të mbarë
Adrian Thano

Marrë nga rubrika e letrave të lexuesve, versioni print i gazetës Dita, faqe 2

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
21 Comments
  • Patriot says:
    October 13, 2026 at 12:34 pm

    Historia perseritet. Na perzune ne 1992 e ne vazhdime qe te vijne izraelitet perseri. Pra ne jemi ne situaten e viteve 1400-1600. Mire jemi edhe per pak (700-800 vjete) arrijme europen

    Reply
    • anti25642654censurë says:
      November 10, 2026 at 11:09 am

      gomari gomar mbetet!vetëm gjëmba ha!o idiot i lindur,pas ’90ës ikën edhe tërë hebrejtë!shumica,të vjetrit,ikën të detyruar nga fëmijët!po të ishte për ta nuk kishin lëvizur nga shqipëria!idioti “partiot” i karit tim,që mund të jetë një mbetje e atij fisit të mutit të ardhur nga deti i zi”fisit Çepni”,na flet për përzënje shqiptarësh!!o rracë e qelbur shko dhe ti thyej qafën nga toka jonë!mos përdor pseudonimin patriot sepse ka të bëjë me atdheun kurse ti nuk ke atdhe ti ke besim!!vëre pseudonimin “fondamentalish”,”besimtar”,por jo patriot!!ti nuk ke atdhe mor bastard!!e aq më pak shqipërinë!!

      Reply
  • Z........ says:
    October 13, 2026 at 1:42 pm

    Çelesi i fatkeqesise se shqiptareve eshte ligji 7501 mbi pronen, ligj qe ua hoqi sgqiptareve nga duart Shqiperine. Autori i ketij shkrimi kurre nuk i eshte qasur trajtimit te ligjit 7501

    Reply
  • Z@. says:
    October 13, 2026 at 1:45 pm

    Si shpjegohet qe ne Shqiperi nuk eshte zbuluar asnje Sinagoge deri me tani, çfarë flet per prani te paperfillshme te çifuteve ne Shqiperi

    Reply
  • Mollosi says:
    October 13, 2026 at 2:59 pm

    Edhe Hamdi Bushati ne librin e tij “Shkodra dhe motet” tregon se pas pushtimit te Shkodres nga osmanet, nje pjese e popullsise iku per Itali dhe pjesa tjeter mori malet. Osmanet pastaj e populluan Shkodren me fise turkmene . Ai shume mire i tregon edhe familjet e tanishme shkodrane qe kanë prejardhje te huaj.

    Reply
  • Shkodran says:
    October 13, 2026 at 3:51 pm

    Thano dhe Xhufi jane burra serioze dhe une u besoj. Por doja te doja ky fisi madh turk qe esht vendosur ne Veri a ka patur pasardhes dhe a ka te sotem nga ajo degë?

    Reply
    • anti25642654censurë says:
      November 10, 2026 at 11:12 am

      shkodrono ti nga “grupe turkmene të fisit Çepni” na e këtheve në “fisi madh turk”??ndoshta ka qënë i madh në tuqi,por duke qënë se janë laeguar”grupe” i bie të jenë familje të atij fisi!e familje nuk përbëjnë sisin e madh të ardhur në shqipëri!!

      Reply
  • demo says:
    October 13, 2026 at 4:56 pm

    Nuk llogaritet popullsia e Vlores ne 1520 kur cifutet e Spanjes zbarkuan ne Vlore,,ashtu si nuk llogaritet popullsia e Barit ne veren e 1991,kur 80 mije shqiptare me vaporret e flotes tregtare te Durrzit kaci mbi picx arriten ne Portin e Barit.Sepse i bie qe Bari te kete qene banuar nga shqiptare,50%..Keta cifute u shperndane si te gjithe refugjatet,ne Berat,Janine,,Selanik.
    Ne Selanik ngriten Jerusalemin e tyre,me sinagoga,varreza,,shkolla,popr greku eshte grek,nuk eshte tolerant si shqiptari.Ua shemben te gjitha pas 1923 dhe cifutet i derguan ne furrat e cifuteve ne Aushvic.Ashtu si vepruan edhe me cifutet e Janines ne 1944.

    Reply
  • demo says:
    October 13, 2026 at 5:33 pm

    Pushtimi turk pati karakter ushtarak dhe jo demografik.Nuk ka te dhena dokumentare per vendosje popullsish turkmene,turko selcuke,Anatoliane,Azere,,kirkizse,mongole,arabe ne territorin shqiptar.Ata pak ushtarake,specialiste artilerie,xhenjere,fetare,qatipe turko persiane qe u vendosen ne Shkoder,Shkup,Manastir,Janine,Delvine,Elbasan,numurohen me gishta.Ruajne edhe sot patronimin qe u vuri popullsia authoktone,psh mbiemrat Horasani,Turku,Omuri,Haracini,Tartari,Arapi etj,tregojne origjinen e tyre. Te dhenat gjenetike te popullsise shqiptare tregojne afersisht 0% material gjenetik turkoaziatik ne popullsine shqiptare.

    Reply
  • Historia says:
    October 13, 2026 at 6:27 pm

    Ne librin ” Shkodra dhe motet” Hamdi Bushati shkruan: ” “Siç dihet historikisht, kur Sulltan Mehmeti II e pushtoi Shkodrën, shumë familje kristjane e lanë vendin dhe u larguan nga qyteti. Shtëpitë që lanë kristjant ua dhanë myslimanëve. Nga kjo kuptohet mirë se ata mysliman, të cilve iu dorëzuan shtëpitë e kristjanëve të ikur nuk ishin të gjithë shqiptarë të konvertuar në islam, ndër ato vitet e okupacionit, ata ishin turq ose me kombësi të tjera jo shqiptare. Instalime myslimanësh me prejardhje të huaj kanë vazhduar të vertetohen deri në kohët e fundit të pushtimit osman të Shkodrës.
    1) Të ardhur nga Turqia, Egjypti, Arabia, Dardanelet, Maroku, Tunizia, Algjeria, Siria, Dagistani, Sudani etj:
    Familjet e ardhura nga këto vende përbëjnë numrin më të madh të familjeve të ardhura në Shkodër. Në këtë studim nuk përmenden të gjitha familjet e ardhuna nga këto vende, por vetëm ato familje që janë ma të njohtunat si: familja Raxhimi (imam nga Egjypti), familja Djepaxhija (tregtar nga Konje e Anadollit), familja Berdicaj (të ardhun nga Anadolli qysh në fillim të invazionit osman dhe të vendosun në fshatin Berdicë), familja Derguti (nga Vilajeti i Ajdinit në Anadoll të vendosun në lagjen Dergut), Çukejt (artilier nga Turqia), Çakejt (përsonalitet zyrtar nga Çanak-Kalaja-Dardanele), Kashejt (nga Spanja mbas zhgatrrimit të dinastisë islame), Sheh Muhamet Magribi (imam nga Maroku), Dilaverit (ushtarak nga Turkia), Bilanet (përgatitës ilaçesh nga krahina Bilan e Anadollit), Kalajajt (oficer jeniçersh të ardhun që në kohët e para të invazionit osman), Abdurrahmanet (oficier turk nga Egjipti), Rust (nëpunës), familja Kalact, familja Shehi (shehler me origjine arabe), familja e Nelit te Molla Dautit (origjinë egjiptjane), familja Dizdart (dizdar në kalà i ardhun nga Izniku i Bruzes së Anadollit), fisi i Sheh Qazim Hoxhës (ushtarak nga qyteti i Kastamonit të Anadollit), familja Axhemi (ushtarak nga Trabzuni i Azisë së Vogël), familja Boksejt (ushtarakë nga Anadolli), familja Muhamet Shehu (hoxhë nga viset e Azisë së Vogël), familja Jenishehri (nga qyteti i vilajetit Hudaveqindar të sanxhakut Ortugal), familja Hysejt (oficier nga Izmiri i Anadollit), familja Xhemil Tulejmani (tekstilist nga qyteti Humus i Sirisë), familja Mexhidi (me prejardhje nga Degistani), familja Behrej (ushtarakë që nga fillimi i pushtimit osman), familja Allajbegve (kolonel me origjinë turke), familja Hadrejt (mytevli-administrator kujdestar), familja Sala-Isuft (grekë i bamë musliman). – Zezakët e shqiptarizuar (të mbiquejtunit “Harapet”) në Shkodër, që formojnë nji numër të vogël, janë përgjithësisht me origjinë nga Sudani egjiptian. Janë të sjellur si skllevër nga tregtarët, sidomos nga detarët ulqinakë. Këto janë blerë ndër tregjet e Algjerisë, Tunizisë, Sirise etj. Këto përmenden veçanërisht pranë vezirëve Bushatllinj”.
    Gjate viteve 1850 – 1860 erdhi edhe nje tjeter vale e madhe me popullsi qerkeze

    Reply
    • Aldrin says:
      October 14, 2026 at 2:29 am

      Historia, ti ke permendur nje moment te qitapeve turke, por konkluzoni eshte personalisht mendimi jot.
      Ti thua, nga kjo kuptohet se?
      Ku i gjen keto kuptime, dhe ne cfare i bazon?

      Reply
      • anti25642654censurë says:
        November 10, 2026 at 11:29 am

        Aldrin kur shkruan “Ku i gjen keto kuptime, dhe ne cfare i bazon?”,ndoshta duhet ti rikëtheehsh dhe njëherë asaj që shkruan Historia -“Ne librin ” Shkodra dhe motet” Hamdi Bushati shkruan: ”…….!një pastërti 100% të popullsisë nuk ka pasur asnjëherë!me a pa pushtime njerëzit kanë lëvizur!normalisht kanë lëvizur drejt mirqënjes,por kanë lëvizur dhe nga e keqja!!të marrim pushtimin osman,shumë shqiptarë lanë pjesën më të mirë të trojeve për të emigruar në itali dhe në thellësi të maleve!!sot ne flasim për arbëreshët e ngulimet e tyre,por të garantoj se jo të gjithë kanë shkuar për të mos lëvizur më kurrë nga italia!jo të gjithë kanë qëndruar atje!shumica kanë shkuar me mendimin se ngjarjet do ndryshojnë shpejt dhe ata do rikëthehen!!e njëjta gjë me ata që ju ngjitën maleve,dhe atje ku ha pula gurë!një pjesë e tyre janë rikëthyer në vëndbanimet e para dhe i janë nështruar regjimit osman!!ashtu si të ardhur osmanë që janë vendosur në shqipëri!në fillim si pjesë e administratës turke e më vonë kanë qëndruar se ju ka leverdisur!!jo e gjithë administrata turke ka hedhur rrënjë në tokat e pushtuara!!mos harro se ata në shqipëri kanë qënë në “bythë të dreqit”,pra në periferi të perandorisë,dhe askush nuk ka qef të rrijë në fund të dynjasë!!sapo i jepet mundësia largohet drejt qëndrës!!

        Reply
  • L says:
    October 13, 2026 at 6:28 pm

    Respekte Demo!
    Shembullin e Barit ne 1991 e keni gjetur bukur fort.

    Reply
    • anti25642654censurë says:
      November 10, 2026 at 11:39 am

      çfarë më flet për respekte për një mashtrues muti mor L??demiri është një mashtrues sa nuk ka ku të vejë!ja kalon dhe atij kaCo alFredo!!”Lidhur me sa hebrenj kishte në Vlorë, një e dhënë e rëndësishme vjen nga regjistri osman i viteve 1519–1520. Përbërja e familjeve në qytetin e Vlorës, sipas këtij regjistri ishte: Familje hebraike 528, Familje të krishtera 945, Familje myslimane 85. Gjithsej 1.558 familje.”,pra osmanët nuk ishin njëlloj si guardia di finanza në bari në 1991shin,që pasi i numëruan shqiptarët,ju dhanë leje qëndrimi dhe i përhapën nëpër itali!!këtu flitet për taksata e mbledhura dhe regjistrimin e poooooopullsisë së vlorës!!për osmanët,si shqiptarët,hebrejt,flokkuqët a bythëzinjt,ishin të barabartë me taksat që paguanin!!e për ti ardhur në ndihmë këtij hajvani që të paska mashturar ty “Respekte Demo!”,drejtoji një pyetje:”sa taksa paguan në 1991 80 mijë shqipütarët që zbakruan në bari??”!!pyete se ndoshta do të të tregojë se sa para ju dha turku kur i shpërndau hebrejtë e ardhur në vlorë,nëpër të gjithë shqipërinë??ooooooo Lfuqia e mashtruesit në kapjen e peshqve si ti,është se të jep një të dhënë të saktë për të të futur grepin në gojë!pra të mashtron me “barin 1991”,që normalisht quhet karrem,ose krimb shiu,dhe ti bie në grackën e demir bythës,që është kundër muzeumit hebre në vlorë!!

      Reply
  • Dajti says:
    October 14, 2026 at 6:43 pm

    Per mua çfare rendesi ka numuri i hebrenjve ne Vlore apo Berat? Pak rendesi! Ky psikopati jone KM perse merret dhe promovon muze te tilla? Cili eshte qellimi i ketij antishqiptari qe ka shitur shpirtin tek te huajt? Perse kur e gjithe Europa, ku ky kamaleon pretendon te na fuse, denon shtetin Izrealit per genocid ne Gaza, ky i ben fresk atyre.
    Kjo do pergjigje nga Thano.

    Reply
    • anti25642654censurë says:
      November 10, 2026 at 11:45 am

      o dajti,ne krenohemi për bustin e gjergj kastriotit që vendoset në …….. qytete a kryeqytete europiane??mua personalisht më bëhet qefi,por nuk më ka shkuar asnjëherë në mënd të ndryshoj qeverisjen,demografinë dhe historinë e këtyre vëndeve,pavarsisht se ka mijëra shqiptarë që jetojnë në të njëjtin qytet me bustin e gjergjit!ti përse ke frikë mor tip??dhe hebrejt e fundit që ishin në vlorë,u larguan si ata vëllezërit tanë,80 mijë në bari,drejt izraelit!!pra nuk të kanë ardhur më shumë,dhe nuk kanë nevojë të vijnë!!kaq të është rritur urrejtja ndaj tyre sa je gati të kërkosh palestinezët që si pranon asnjë vënd fqinj??apo nuk ke të bësh me këtë histori palestinezësh??ndoshta ja fut ashtu kot së koti se je kundër gjigantit tonë me brekushe turqie e atlete gjermanie??

      Reply
    • anti25642654censurë says:
      November 10, 2026 at 11:47 am

      të më falësh o dajt se harrova këtë të fundit “Kjo do pergjigje nga Thano.”??a është me të vërtetë i detyruar thano ti përgjigjet çdo gomari që pëllet??

      Reply
  • hë per hë... says:
    October 15, 2026 at 9:03 pm

    Shume nga mbiemrat e familjeve elbasabase jane dallueshme qe vijne nga zona te turqise. Nje pjese e tyre mbajne mbiemra ushtarakesh qe sulltan Mehemti la brenda kalase per ta ruajtur ate dhe qe me vone u shperbene duke u bere edhe qytetare te atij vendi. Sot gjen shume familje qe mbajne mbiemrin turku, por edhe Hasekiu. Ky mbiemer eshte ne fakt nje krahine prane Ankarase qe do te thote se ishin ushtarake te asaj kohe qe vinin nga kjo krahine. Ka gjithashtu edhe mbiemer Karakyzja, Stambollxhiu, por edhe Simak qe sot i ndesh te komunitetit ortodoks dhe vllah. Ne fakt simaku eshte edhe ajo nje krahine ne periferi te Ankarase, gje qe flet dhe dekumenton faktin se garnizoni turk qe u mbyll brenda mureve te kalase ishte pikerisht nga rrethinat e kryeqendres se sotme Ankarase. Simaket gjenden edhe sot ne kavaje dhe korçe qe jane po te komunitetit vlleh. Por kjo tregon se ata, ushtaret u martuan me vajza vllehe dhe pas vdekjes se tyre femijet jane kthyer ne tradicionin e tyre te komunitetit. Por ka edhe mbiemer Konja qe flet se vinin pikerisht nga ajo krahine, Ekmeçi… e plot te tjere. Ne elbasan brenda kalase se sotme ku pjesa me e madhe e familjeve jane ortodokse ka egzistuar edhe nje sinagoge izraelite. Sinagoge ka patur edhe brenda pazarit dhe merkatos se vjeter te qytetit, prane rrapit dhe qe u dallua dukshem pas prishjes se pazarit ne vitin 1986. Per Sinagogen e lagjes kala edhe sot pinjolle familjes te asaj zone thone se ka funksionuar para luftes se dyte boterore. Dhe kjo tregon qe disa familje ortodokse aty, si Delianat, Papajanet, Kapedanet, Noset qe kane ardhur para vitieve teteqind ne elbasan nga zona si Kosturi e Follorina se etiketuar si vllehe, ne fakt duhet qe te kene qene çifute. Behet fale ketu edhe per Lef Nosin, por nuk kemi degjuar asnjehere qe ky ta kete pohuar kete gje. Sinagoga nuk u ngrit rastesisht aty. Vangjel Kapedani qe merresh edhe me antikuaret e gjurmonte objektet historike te qytetit, dhe pinjoll i kesaj familje me ka treguar nje here se familja e tij kujdese prej shume kohesh per sinagogen… Per studime te tilla nuk egzistojne edhe sot, ndonese elbasani ka patur deri para pak kohesh nje berthame te mire historiane e arkeologe qe ne fakt i kishte organizuar dhe mbeshtetur fuqimisht arkeologu Neritan Ceka qe edhe vete eshte banor i kesaj lagjeje.

    Reply
  • L says:
    October 16, 2026 at 7:08 am

    Tamam Dajti!
    Te na flasin dhe per Bangladeshianet qe jane mbi 6000 vet ne Vloren e sakatuar dhe zbrazur. Pasi te marrin familjet e tyre te stermedha na behen 30000-60000 vete dhe behen kollaj fare maxhoranca e Vlores.
    Ato pak familje arapesh na i solli turqia qe ba kishte pushtuar, keta te sotmit na i sjell qeveria ne pushtet.

    Reply
    • anti25642654censurë says:
      November 10, 2026 at 11:51 am

      L o gjeni,para se të kundërshtosh “Bangladeshianet”!?fillo e kërkoju shqiptarëve, të parëve atyre të demir bythës,”1991, 80 mijë në bari”,të këthehen në shqipëri.shumica e tyre ishin nga vlora!apo je dhe ti ndonjë nga ata 80 mijët??na mbytët mor copa mishi!!përse nuk përpiqeni të shtoni ndonjë lidhje mes neuroneve!po ju vdesin një nga një nga vetmia, depresioni!!

      Reply
  • https://blowjob.xxxxlulu.com/ says:
    October 24, 2026 at 11:02 pm

    Wayy cool! Somme extremely valid points!
    I appreciate you enning this write-up and also
    tthe rest oof tthe websxite is very good. xnxx

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve
  • Janë përmendur në dosjen “Balluku”, largohen nga detyra drejtuesja e KESH dhe kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil
  • “Urdhër nga lart”: Gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
  • PS mbledh Asamblenë Kombëtare të shtunën në Gjirin e Lalëzit
  • Hungaria e Orbánit dhe Shqipëria e Ramës: biznese qeveritare, dyshime për korrupsion dhe “miqtë” e huaj

Komentet e Fundit

  1. anti25642654censurë on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. anti25642654censurë on Fjalimi i Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqes 1919
  3. anti25642654censurë on Fjalimi i Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqes 1919
  4. aqif kapertoni on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. anti25642654censurë on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?