Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë dimë për shqiptarët pas Skënderbeut?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Çfarë dimë për shqiptarët pas Skënderbeut?
HistoriKryesoreLajmi i fundit

Çfarë dimë për shqiptarët pas Skënderbeut?

Published: October 11, 2026
Shpërndaje

Nga Migena Aleksi

Nga Arbëria mesjetare te kolonitë arbëreshe të Italisë dhe bashkësitë arvanitase të Greqisë, historia shqiptare është një histori e mbijetesës, e shpërnguljeve dhe e identiteteve që u formësuan në rrethana të trazuara politike, fetare dhe shoqërore.

Sa dimë realisht për shqiptarët e shekullit XV? Sa ishte popullsia në kohën e Skënderbeut? Çfarë besimi kishim, sa prej tyre u larguan pas pushtimit osman dhe sa mund të përcaktohet sot nga dokumentet për fatin e atyre që mbetën në trojet e tyre?

- Publicitet -

A mund të flasim për shifra të besueshme, apo burimet mesjetare na lejojnë vetëm vlerësime të kujdesshme?

Në këtë bisedë me gazetarin Adrian Thano, drejtues me përvojë të gjatë në median shqiptare, ai më bëri të kuptojë që historia duhet të shihet përtej ndarjeve të thjeshta kombëtare e fetare, por veçanërisht përmes përpjekjes për të dalluar faktet e dokumentuara nga hamendësimet.

Për të qenë e sinqertë, kjo bisedë kishte pritshmëri të tjera tek unë, por u ndal te një pyetje themelore: Çfarë mund të rindërtojmë me siguri për të kaluarën tonë dhe ku fillojnë kufijtë e asaj që dimë.

PYETJE: Gjatë studimeve në Itali, pata si pedagoge një arbëreshe dhe dëgjova për herë të parë, me habi, dy histori që i dija ndryshe. E para që pas rënies së Skënderbeut pati vendosje shqiptarësh jo vetëm në jug, por edhe në zona të tjera të Italisë, të cilat u asimiluan dhe nuk i ruajtën në të njëjtën masë me arbëreshët gjuhën e zakonet. E dyta se arbëreshët e Italisë së Jugut i përkasin traditës së ritit bizantin, pra ishin ortodoksë. Deri atëherë, kisha krijuar përshtypjen se shqiptarët që u larguan pas vdekjes së Skënderbeut dhe u vendosën në Itali kanë qenë katolikë. Kjo më bëri të kuptojë sa të larmishëm ishin shqiptarët në shekullin XV. E di që je shumë i dhënë pas historisë dhe arkivave. Çfarë dimë realisht për jetën shoqërore e kulturore në kohën e Skënderbeut? Si fillim, cilit besim fetar i përkisnin shqiptarët në kohën e Skënderbeut?

ADRIAN THANO: Në shekullin XV, shumica e popullsisë shqiptare ishte e krishterë. Krishterimi përfaqësohej nga dy tradita kryesore kishtare, ajo katolike e ritit latin dhe ajo ortodokse e ritit bizantin. Katolicizmi kishte prani të fortë në Shqipërinë e Veriut dhe në disa qendra të Shqipërisë së Mesme, veçanërisht në Shkodër, Lezhë e Drisht. Ortodoksia ishte e përhapur në shumë krahina të jugut dhe të lindjes, por edhe në zona të tjera.

Kjo ndarje nuk ishte absolute. Kufijtë kishtarë dhe ndikimet politike ndryshonin sipas krahinave e periudhave. Ndarja e lidhur tradicionalisht me vitin 1054 nuk krijoi menjëherë dy blloqe të përcaktuara qartë në trevat shqiptare.

Edhe historia fetare e Gjergj Kastriotit Skënderbeut ishte komplekse. I rritur në traditën e krishterë lindore, ai u konvertua në islam gjatë qëndrimit në oborrin osman dhe, pas kthimit në Arbëri më 1443, u rikthye publikisht në krishterim. Më pas, veçanërisht në vitet pasuese, ai forcoi lidhjet me Kishën e Romës dhe me botën katolike.

Islami nuk ekzistonte te shqiptarët në atë periudhë?

Islami ishte i pranishëm në trevat shqiptare përmes administrimit osman dhe konvertimeve të hershme. Në fillim të shekullit XV kishte shqiptarë të konvertuar në islam, përfshirë individë të lidhur me elitën politike dhe ushtarake.Prandaj, nuk është e saktë të thuhet se islami mungonte plotësisht.

Megjithatë, krishterimi ishte feja mbizotëruese. Përhapja e islamit ndër shqiptarë u zhvillua gradualisht gjatë shekujve pasues, me ritme të ndryshme nga një krahinë në tjetrën. Shkaqet ishin të ndërthurura. Interesat politike dhe ekonomike, mundësitë për karrierë në administratën osmane, marrëdhëniet shoqërore, tatimet dhe faktorë të tjerë që ndryshonin sipas kohës e vendit.

Por shqiptarët e krishterë dhe ata që më vonë u bënë myslimanë vazhduan të ndanin të njëjtën gjuhë, zakone dhe lidhje krahinore.

Është e saktë që arbëreshët e sotëm janë ata shqiptarë që ikën në Itali pas rënies së Skënderbeut?

Në një masë të rëndësishme, po. Por kjo është vetëm një pjesë e historisë.
Arbëreshët janë pasardhës të valëve të ndryshme të migrimit shqiptar drejt Italisë, veçanërisht gjatë shekujve XV dhe XVI.

Lidhjet ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë së Jugut ishin krijuar edhe përpara vdekjes së Skënderbeut. Në vitin 1461, ai kaloi në Itali me forcat e tij për të ndihmuar mbretin Ferdinand I të Napolit në konfliktin për fronin. Këto marrëdhënie ushtarake e politike i paraprinë valëve të mëvonshme të migrimit.

Pas rënies së Krujës më 1478 dhe Shkodrës më 1479, presioni osman dhe pasiguria i shtuan migrimet. Ato vazhduan edhe në periudhat pasuese. Këtë proces studimet e trajtojnë si një histori të gjatë, me disa valë dhe rrugëtime të ndryshme. Pra nuk ka patur një shpërngulje të vetme, vetëm pas vdekjes së Skënderbeut.

Dhe këta shqiptarë që u vendosën në Italinë e jugut, pra arbëreshët e sotëm, ishin kryesisht ortodoksë apo jo?

I përkisnin traditës së krishterë lindore dhe ruajtën liturgjinë e ritit bizantin. Një pjesë e rëndësishme e tyre u integrua në Kishën Katolike, por duke ruajtur ritin lindor. Dy qendra të rëndësishme të kësaj tradite të përzier janë Ungra (Lungro), në Kalabri, dhe Hora e Arbëreshëvet (Piana degli Albanesi), në Sicili.

Po shqiptarët katolikë të asaj kohe? Sipas studimeve të mia edhe ata migruan por ndryshe nga arbëreshët e sotëm, u vendosën në veri të Italisë dhe u asimiluan brenda dy brezash. Është e vërtetë?

Është e vërtetë që edhe ndër shqiptarët katolikë pati shpërngulje të konsiderueshme. Një pjesë e popullsisë së qyteteve dhe zonave tona bregdetare u largua drejt zotërimeve të Republikës së Venedikut. Disa shërbyen si ushtarë, përfshirë stratiotët, kalorës të lehtë të përdorur gjerësisht në luftërat e shekujve XV dhe XVI. Të tjerë u morën me tregti e zejtari.

Në Venecia u krijua edhe një institucion i rëndësishëm i komunitetit shqiptar, i njohur si Scuola degli Albanesi, që dëshmon praninë dhe organizimin shoqëror të shqiptarëve në qytet.

Nuk ka bazë të mjaftueshme për të pohuar se të gjithë emigrantët shqiptarë katolikë u vendosën në Italinë e Veriut ose se u asimiluan brenda dy apo tri brezash. Proceset e integrimit ndryshonin sipas vendbanimit, profesionit, martesave dhe marrëdhënieve me popullsinë vendase.

Sa ishte popullsia shqiptare në kohën e Skënderbeut? Disa flasin për 200–300 mijë banorë, të tjerë për shifra shumë më të mëdha, disa milionë

Nuk kemi census të plotë të popullsisë shqiptare për shekullin XV. Historianët përdorin burime të ndryshme, regjistrat osmanë të taksave, dokumentet veneciane, aktet kishtare, dokumentet e principatave, të dhënat mbi vendbanimet e kapacitetet ushtarake, etj.

Një burim i rëndësishëm është regjistri osman i Sanxhakut të Arvanidit i viteve 1431–1432. Ai përmban të dhëna për vendbanime, njësi ekonomike, familje të regjistruara dhe zotërime në një territor të caktuar. Por nuk përfshin të gjitha zonat ku jetonin shqiptarë dhe nuk mund të përdoret i vetëm për të llogaritur popullsinë e përgjithshme shqiptare në Ballkan. Regjistrat kishin qëllime fiskale dhe administrative, ndaj numri i njësive të regjistruara nuk përputhet automatikisht me popullsinë reale.

Për këto arsye, nuk do të jepja një numër të vetëm, si 200 mijë ose 300 mijë banorë, pa përcaktuar territorin, vitin dhe metodën e llogaritjes.

Cilat ishin qytetet kryesore të asaj kohe?

Ndër qendrat e rëndësishme ishin Shkodra, Durrësi, Kruja, Lezha, Drishti, Berati, Gjirokastra, që kishin rëndësi politike, tregtare ose ushtarake. Një tabelë e sigurt me numrin e banorëve për secilin qytet pa burime të veçanta për çdo vend dhe periudhë, nuk besoj se është e mundur. Në mesjetë, qytetet shqiptare ishin përgjithësisht shumë më të vogla se metropolet e sotme.

Po sa shqiptarë mbetën në trojet e tyre pas pushtimit osman, dihet? Qëndron besoj historia e atyre që u tërhoqën në male për të mos u islamizuar?

Duhet të dallojmë largimin drejt Italisë, zhvendosjet brenda trojeve shqiptare, ndryshimet e vendbanimeve dhe humbjet e shkaktuara nga luftërat e epidemitë. Pa këto, asnjë shifër nuk është e besueshme.

Është e vërtetë që një pjesë e atyre që mbetën u tërhoqën në male. Pjesa tjetër vazhdoi të jetonte edhe në fshatra, qytete, fusha dhe zona bregdetare. Jeta ekonomike e shoqërore u riorganizua gradualisht nën administrimin osman.

A pati ardhje të popullsive të tjera në këto troje gjatë kësaj periudhe?

Po. Perandoria Osmane lëvizi dhe vendosi popullsi të ndryshme në territoret e saj, sipas nevojave administrative, ushtarake dhe ekonomike. Në disa zona të Ballkanit u vendosën grupe nga Anadolli, si dhe popullsi të tjera të lidhura me organizimin ushtarak osman.

Në të njëjtën kohë, në pjesë të ndryshme të Ballkanit kishte popullsi sllave, vllahe dhe bashkësi të tjera, prania e të cilave i paraprinte pushtimit osman.

Burimet mesjetare dhe osmane dëshmojnë praninë e popullsive vllahe, të njohura sot edhe si arumune, në pjesë të ndryshme të Ballkanit. Shumë prej këtyre bashkësive merreshin me blegtori, tregti dhe veprimtari të lidhura me lëvizjen sezonale. Për të përcaktuar numrin e tyre në secilën krahinë shqiptare gjatë shekullit XV nevojiten burime të posaçme.

Po për hebrenjtë, çfarë dimë? Erdhën të tillë në këtë periudhë që po flasim?

Prania hebraike në Ballkan dhe në disa qytete të bregdetit shqiptar dokumentohet në periudha të ndryshme. Duhet dalluar historia e bashkësive më të hershme hebraike nga migrimet sefardite pas dëbimit të hebrenjve nga Spanja më 1492.

Perandoria Osmane pranoi shumë hebrenj sefarditë të shpërngulur nga Gadishulli Iberik. Gjatë shekujve XV dhe XVI, bashkësi hebraike u vendosën në qendra të ndryshme të perandorisë, përfshirë qytete të Ballkanit dhe bregdetin jugor të Shqipërisë.

Me gjithë këto migrime dhe ardhje të popullsive të tjera, përfshirë ndryshimet fetare, a ndryshoi struktura e popullsisë shqiptare?

Luftërat, migrimet, zhvendosjet e brendshme, vendosja e grupeve të tjera dhe ndryshimet fetare ndikuan në mënyra të ndryshme në krahina të ndryshme. Disa qytete dhe veçanërisht zonat kufitare përjetuan ndryshime të dukshme. Në shumë zona të tjera vazhdoi jeta e popullsisë vendase.

Ta thashë më lart që duhet dalluar ndryshimi i fesë nga ndryshimi i përkatësisë gjuhësore. Konvertimi në islam nuk nënkuptonte automatikisht ndryshim të gjuhës apo të origjinës familjare. Po kështu, ruajtja e krishterimit nuk nënkuptonte domosdoshmërisht një identitet politik të njëjtë për të gjithë të krishterët.

Dua të them që historia shqiptare e periudhës osmane duhet parë si historia e një shoqërie që ndryshoi gradualisht, jo si zëvendësimi i një popullsie me një tjetër.

Kam dëgjuar të thuhet edhe se popullsia shqipfolëse në shekullin XV mund të ishte rreth 10 milionë. Është një video e profesor Përparim Kabos që qarkullon online. A ka baza kjo shifër?

Një vlerësim prej 10 milionë banorësh për popullsinë shqipfolëse të shekullit XV do të kërkonte prova demografike jashtëzakonisht të forta.

Së pari, duhet të përcaktohet çfarë nënkuptohet me «popullsi shqipfolëse»: banorët e trojeve të sotme shqiptare, të gjitha zonat ku jetonin bashkësi shqipfolëse, apo edhe bashkësitë e vendosura prej kohësh në Greqinë e sotme dhe rajone të tjera. Më pas duhen paraqitur burimet, mënyra e llogaritjes dhe krahasimi me vlerësimet për popullsinë e përgjithshme të rajoneve përkatëse. Ju thashë që regjistrat osmanë japin të dhëna të rëndësishme për vendbanimet dhe familjet në territore të caktuara, por nuk përbëjnë një census të plotë të gjithë popullsisë shqipfolëse të Ballkanit.

Prandaj, shifra prej 10 milionësh nuk duhet pranuar si fakt pa argumentim dokumentar të verifikueshëm. Është shumë e lartë duke patur parasysh popullatën e përgjithshme të gjithë Perandorisë Osmane në atë kohë.

Po kthehem te shqiptarët e Italisë. Pse arbëreshët në jug ruajtën një identitet të veçantë, kurse shqiptarët që u vendosën në veri të Italisë u asimiluan?

Një pjesë e rëndësishme e arbëreshëve u vendos në fshatra ku bashkësitë mund të ruanin gjuhën, traditat, kujtesën historike dhe institucionet fetare. Përqendrimi në vendbanime të veçanta krijoi kushte të favorshme për vazhdimësinë kulturore.

Në qytetet e mëdha, si Venecia, shqiptarët jetonin të shpërndarë mes popullsisë vendase dhe merrnin pjesë në jetën e përbashkët ekonomike e shoqërore. Në disa raste, kjo e lehtëson asimilimin gjuhësor dhe kulturor.

Procesi nuk ishte i njëjtë kudo. Ruajtja e gjuhës dhe e identitetit varej nga organizimi i komunitetit, marrëdhëniet familjare, institucionet fetare dhe kushtet politike.

Edhe arbëreshët e jugut u integruan në shoqërinë italiane. U integruan në forma të ndryshme. Vetëm një pjesë e bashkësive ruajti një identitet kulturor e gjuhësor të veçantë.

Çfarë ishte Moreja dhe çfarë lidhjeje ka me arbëreshët? Kënga “Moj e bukura More” mua më ngjeth. Pse e këndojnë arbëreshët kur Moreja është në Greqi? Dhe pse quhet More?

Moreja ishte emri historik i gadishullit të Peloponezit, në jug të Greqisë së sotme. Origjina e emrit shpjegohet në mënyra të ndryshme, ndër të cilat është edhe lidhja e propozuar me pemën e manit, por etimologjia nuk duhet paraqitur si plotësisht e zgjidhur.

Gjatë shekujve XIV dhe XV, në More u vendosën bashkësi të shumta shqiptare. Sundimtarët bizantinë dhe autoritetet veneciane kishin arsye të ndryshme për të pranuar ose nxitur vendosjen e tyre, ndër to nevojën për ushtarë të parën. Por edhe punë bujqësore, si edhe ripopullimin e zonave të prekura nga luftërat dhe epidemitë.

Studimet dokumentojnë praninë shqiptare në Peloponez që në gjysmën e dytë të shekullit XIV. Një valë e rëndësishme vendosjeje ndodhi rreth viteve 1394–1395, ndërsa migrime të tjera pasuan në fillim të shekullit XV. Pra, prania shqiptare në More nuk filloi pas vdekjes së Skënderbeut, periudha për të cilën po flasim.

Disa nga këta shqiptarë të vendosur në More u larguan më vonë drejt Italisë, duke iu bashkuar valëve të migrimit të shqiptarëve që folëm më lart, pra u vendosën edhe këta në jugun e Italisë.

Kënga e njohur arbëreshe «Moj e bukura More» shpreh kujtesën kulturore të lidhur me Morenë dhe dhimbjen e largimit. Ajo është dëshmi e rëndësishme e kujtesës kolektive. Moreja kishte popullsi të ndryshme gjatë Mesjetës. Shqiptarët u vendosën në shumë zona të gadishullit dhe patën rol të fortë në jetën bujqësore, ushtarake dhe politike.

Po arvanitët? Janë shqiptarët e Moresë që mbetën aty? Pra ata që nuk u larguan drejt Italisë në atë kohë?

Një pjesë e madhe e arvanitëve lidhet pikërisht me bashkësitë shqiptare të Moresë. Por përgjigjja nuk kufizohet vetëm te ky rajon. Popullsi shqiptare kishte edhe në pjesë të tjera të Greqisë qendrore e jugore, përfshirë Atikën, Beotinë dhe disa ishuj. Procesi nisi që në Mesjetë dhe u zhvillua në disa faza.

Si i ndan historia arbëreshët dhe arvanitët? Pse të parët e ruajtën gjuhën, kurse të dytët më dobët?

Të dyja grupet lidhen me historinë e popullsive arbërore të Mesjetës, por nuk janë dy degë të ndara thjesht nga një valë e vetme migrimi. Ato përjetuan procese të ndryshme integrimi dhe ruajtjeje të gjuhës. Shumë arbëreshë ruajtën gjuhën dhe traditat përmes vendbanimeve kompakte dhe institucioneve komunitare.

Kurse arvanitët u integruan fort dhe gradualisht në shoqërinë greke, veçanërisht gjatë formimit të shtetit modern grek, ku ata kontribuan drejtpërdrejt. Dihet roli i tyre i rëndësishëm në Revolucionin Grek të vitit 1821. Ndaj përdorimi i gjuhës arvanite u dobësua.

Shumë arvanitë të sotëm identifikohen si grekë. Ne duam të jetë e prerë si me thikë kjo punë, po ja që s’është. Përkatësia gjuhësore, identiteti kulturor dhe identiteti kombëtar nuk janë e njëjta gjë. Përkatësia moderne gjithsesi nuk e përjashton trashëgiminë historike e gjuhësore të bashkësive të tyre.

A kanë lidhje arvanitët me çamët?

Po, në kuptimin e lidhjeve historike, gjuhësore dhe të prejardhjes së gjerë arbërore. Megjithatë, janë bashkësi të ndryshme, me histori dhe përvoja të veçanta. Arvanitët lidhen me bashkësitë shqipfolëse të Greqisë qendrore dhe jugore, për të cilat folëm më lart, ata u ftuan në ato toka nga despotët bizantinë, ndërsa çamët ishin autoktonë në Çamëri, një rajon historik i Epirit jugor, pjesa më e madhe e të cilit gjendet sot në Greqinë veriperëndimore.

Çamët u përzien nga pikëpamja fetare,  disa mbetën ortodoksë, të tjerët u bënë myslimanë. Përkatësia fetare ndikoi në mënyrën se si këto bashkësi përjetuan zhvillimet politike të shekujve XIX dhe XX. Dihet që gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe në vitet 1944–1945, një pjesë e madhe e popullsisë çame myslimane u largua me forcë drejt Shqipërisë pas dhunës dhe operacioneve të forcave të Napoleon Zervasit.

Këto ngjarje përbëjnë një kapitull të rëndësishëm e të dhimbshëm të historisë shqiptaro-greke. Trajtimi serioz i tyre kërkon dallimin e dokumenteve historike, përgjegjësive individuale dhe veprimeve të forcave të armatosura, pa i shndërruar popullsitë e sotme në përgjegjëse kolektive.

Kurse integrimi i arvanitëve në shtetin grek ndodhi në kushte të tjera historike. Sigurisht që feja ndikoi.

Po pse fati Çamërisë ndryshoi nga ai i Kosovës megjithëse të dyja u lanë jashtë Shqipërisë në 1913?

Kosova ruajti një popullsi të madhe shqiptare dhe një vazhdimësi të fortë gjuhësore, pavarësisht ndryshimeve të pushtetit, diskriminimit dhe konflikteve.

Në Çamëri, largimi me forcë i një pjese të madhe të popullsisë çame myslimane më 1944–1945 shkaktoi ndërprerje të thellë demografike e shoqërore. Shpërndarja e familjeve dhe pamundësia e kthimit ndikuan në ruajtjen e lidhjeve me vendbanimet e origjinës.

Janë dy histori. Dhe kanë rrethana të ndryshme politike dhe ndërkombëtare.

Ok, që të kthehemi te periudha që përfshiva si segment të kësaj interviste, mund të themi se shqiptarët ortodoksë shkuan në Italinë e Jugut, ku shkuan edhe një pjesë e shqiptarëve të Moresë, ndërsa të tjerët qëndruan në Greqi. Katolikët ndërkohë u vendosën në veri të Italisë, ndërsa të tjerët mbetën në Shqipëri dhe pjesa më e madhe u islamizua?

Kjo skemë përmbledh disa prirje reale, por është tepër e thjeshtuar. Përkatësia fetare dhe destinacioni i migrimit nuk përputheshin në mënyrë të përsosur. Pra ajo që thatë është prirja e përgjithshme, por nuk jam për këto prerjet e forta ku çdo grup që migroi ka patur një fe, një destinacion dhe një fat të vetëm.

Po ti mbledhim të gjithë këta shqiptarë të Italisë, të Moresë, të Çamërisë, të Kosovës të Shqipërisë, duhet të jetë një shifër e konsiderueshme apo jo? Këmbëngul te shifra sepse dicka e përafërt mund të ndërtohet

Historianët mund të ndërtojnë vlerësime nga burime të pjesshme, por këto duhet të shoqërohen me metodologjinë dhe kufijtë e tyre. Ajo që duhet shmangur është përpjekja për të shpjeguar të gjithë këtë histori me një numër të vetëm fillestar, i cili nuk është provuar.

Më lejo një shifër sa katolikë, sa ortodoksë dhe sa myslimanë kishte popullsia shqiptare e kësaj periudhe. Nuk pretendoj të jem plotësisht e saktë, por rreth 65-70 përqind ishin ortodoksë sipas historisë që unë kam interpretuar, bazuar te studimet e pedagoges sime arbëreshe. Të tjerët thuajse të gjithë katolikë, me një përqindje më pak se 2 përqind e islamizuar. Po flas gjithmonë për fillimet e pushtimit osman

Përgjigjja më e mbështetur është se krishterimi ishte feja mbizotëruese e popullsisë shqiptare në shekullin XV.

Nuk kemi të dhëna të mjaftueshme për të përcaktuar me siguri përqindjen e ortodoksëve dhe katolikëve në të gjithë hapësirën shqiptare. I qëndroj asaj që në disa zona veriore ndikimi katolik ishte i fortë, ndërsa në shumë krahina jugore dhe lindore mbizotëronte tradita ortodokse.

Kishte zona të përziera dhe ndryshime sipas kohës. Për këtë arsye, këto përqindje kërkojnë një burim të qartë dhe metodë të verifikueshme të llogaritjes.

Është e arsyeshme të thuhet se islamizimi i një pjese të madhe të popullsisë u zhvillua gradualisht gjatë shekujve XVI–XVIII. Duhet pasur kujdes me termin «fillimi i pushtimit osman», sepse pushtimi i trevave shqiptare u zhvillua në etapa të ndryshme. Disa zona kaluan nën kontrollin osman më herët se të tjerat.

Grekët, shqiptarët dhe sllavët u bënë të krishterë në të njëjtën kohë?

Jo. Proceset e krishterimit të popullsive të Ballkanit u zhvilluan në periudha të ndryshme dhe nuk mund të përmblidhen në një datë të vetme.

Megjithëse nuk mund të barazojmë automatikisht popullsitë e antikitetit me kombet moderne, mund të themi se krishterimi u përhap në botën greko-romake që në shekujt e parë të erës sonë. Në trevat ilire kishte bashkësi të krishtera dhe qendra kishtare që në antikitetin e vonë.

Kurse popullsitë sllave u vendosën në Ballkan kryesisht gjatë shekujve VI–VII. Krishterimi u përhap ndër to gradualisht gjatë shekujve pasues, me rol të rëndësishëm të misionarëve. Bullgaria pranoi zyrtarisht krishterimin në shekullin IX, ndërsa pagëzimi i Rusisë së Kievit nën princin Vladimir, më 988, shënoi një tjetër moment të rëndësishëm në historinë e krishterimit lindor.

Vetë ndarja institucionale mes Kishës së Romës dhe Kishës së Kostandinopojës u zhvillua gradualisht, ndërsa ndikimet e të dyja traditave mbivendoseshin në Ballkan.

Për shqiptarët, kjo do të thotë se historia fetare e Mesjetës është më e ndërlikuar se një ndarje e thjeshtë, sipas së cilës veriu ishte katolik dhe jugu ortodoks që nga një datë e caktuar. Është historia e një popullsie kryesisht të krishterë, me tradita të ndryshme kishtare, që më vonë u bë edhe një nga shoqëritë shumëfetare të Ballkanit.

Ju këmbëngulët për shifra, por migrimet, ndryshimet fetare dhe integrimi në struktura të ndryshme politike krijuan rrugëtime të ndryshme, ndaj nuk mund të rindërtohen me siguri përmes shifrave që nuk mbështeten në dokumente. Duhet të pranojmë kufijtë e burimeve.

Marrë nga Manifesti.al

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
21 Comments
  • Vlora 97 says:
    October 11, 2026 at 1:51 pm

    E vertet
    Ortodokse kemi qene shumica
    Edhe Gjergj Kastrioti para rrembimit ortodoks ka qen
    Shovinizmi grek ka arritur te bind disa tyryfyl shqipfolës se ortodolset e shqiperis jan grek
    Keshtu mban ndezur zjarrin e percarjes

    Fakti qe je ortodoks nuk te ben grek.
    Se i bie qe te jen grek dhe rumunet e bullgaret apo dhe armenët etj etj

    Fakt eshte qe ortodokset shqiptare rezultojne më patriotët dhe më të mencurit e historis sonë

    Reply
  • Detari says:
    October 11, 2026 at 1:59 pm

    Me pak fjale u largua shumica nga Arberia ne kohen e pushtimit turkosman. Shumica me e pasur, me e ditur etj shkoi ne Itali dhe vende te tjera. Mbeten vetem te varferit te cilet shume nga ta u masakruan nga turqit (ka plot shkrime nga turqit qe tregojne masakrimet e djemve te rinje, dhe skllavopazarin e vajzave) , gjysma tjeter u shiten per skllever.

    Me kohe turket pruren kolone nga perandoria osmane, kryesisht ne vende tregtare si elbasan, shkoder, berat. Turqit me kolonet e tyre krijuan Tiranen e cila u popullua rreth nje xhamie, banoret kryesisht te huaj nga azia.

    Reply
  • Gorea says:
    October 11, 2026 at 2:34 pm

    Edhe Vëllezërit frashëri dhe thuajse gjith Rilindasit që mbajten gjall shqiptarin ortodoks kan qenë para islamizimit

    Reply
    • Urim says:
      October 12, 2026 at 5:16 am

      Nuk jan tamam islamizim ato zona.
      Permeti e andej jan bektashinj
      Ka shume ndryshim

      Reply
  • Çeçua biçak says:
    October 11, 2026 at 2:38 pm

    Tani presim komentin e dekarit (detarit) terroristit te vorioepidhit,qe çuditerisht gazeta dita e lejon tē llomotisë çdo dite me komente madje të bëjë dhe thirrje për të djegur vloren , dhe në të njëjten kohë shpallni të padëshiruar komentuesit Shqiptarë që nuk mbështesin protestën duke i quajtur patronazhistë

    Reply
    • Ziu says:
      October 12, 2026 at 5:14 am

      Flitet per histori
      Lërini per nje moment keto brockullat politike

      Reply
  • A është Kosova Serbi? Jo. says:
    October 11, 2026 at 3:27 pm

    Pse serbët i kanë mbiemrat kryesisht me prapashtesat -viç, -iç, -çiç?
    Ishte një traditë gjuhësore që u përdor për të treguar prejardhjen. Mbiemri nuk ishte gjithmonë i përhershëm. Në Serbinë e dikurshme, një njeri mund të identifikohej sipas emrit të babait, dhe ky emërtim të ndryshonte në brezin pasardhës.Për shembull, në mënyrë hipotetike: Gjyshi: Petar. I biri: Jovan Petrović =Jovani, pasardhësi i Petarit. Nipi: Marko Jovanović =Marko, pasardhësi i Jovanit. Kështu, tri breza të së njëjtës familje mund të përfundonin me mbiemra të ndryshëm. Kjo praktikë patronimike është një nga arsyet kryesore të përhapjes së këtyre prapashtesave. Një pikë kthese ishte viti 1851, kur në Principatën e Serbisë u vendos që mbiemrat të mos ndryshonin nga një brez në tjetrin. Administrata shpesh mori si bazë emrin e kryefamiljarit të kohës dhe e ktheu patronimin që përdorej atëherë në mbiemër të trashëgueshëm. Kështu, një emër që fillimisht tregonte prejardhjen nga një person u bë emri zyrtar i gjithë familjes.
    _____________________
    Por, nëse mbiemri ndryshon në çdo brez, humbet vazhdimësia e emrit të familjes.
    Identifikimi me emrin e babait dhe identifikimi me mbiemrin e trashëguar janë dy gjëra të ndryshme. Një patronim mund të tregojë nga cili person rrjedh dikush, ndërsa një mbiemër familjar mund të ruajë identitetin e një familjeje për shumë breza.
    Më 31 janar 1851, princi Aleksandar Karađorđević nxori një urdhër për vendosjen e mbiemrave të përhershëm në Principatën e Serbisë. Arsyeja praktike ishte se ndryshimi i emrave familjarë nga një brez në tjetrin krijonte vështirësi për regjistrat, dokumentet dhe administrimin e pronave.
    Pra, mbiemri i qëndrueshëm e ruan identitetin e familjes ka kuptim edhe nga pikëpamja administrative: pikërisht këtë synonte reforma.
    _______________________
    Po shqiptarët? A ishin kaq shekuj mbrapa e të paditur si serbët që e bënin emrin e babait mbiemër+iç e kështu humbnin mbiemrin familjar?
    Në familjen e Kastriotëve, për shembul, emri i familjes njihej dhe ruhej në shekullin XV, ndërsa në shumë familje serbe u përhap modeli i mbiemrave të formuar nga emri i një paraardhësi. Mbiemrat e trashëgueshëm ekzistonin në Europë shumë përpara shekullit XIX. Shqiptarët kishin emra familjesh të trashëgueshëm shumë përpara vitit 1851, dhe se kjo praktikë nuk filloi me Kastriotët, por ekzistonte që më herët.Shqiptarët: familje si Kastriotët, Arianitët, Dukagjinët dhe Topiajt njihen nga burimet mesjetare. Emrat e tyre identifikonin linja familjare e dinasti fisnike.
    ________________________
    Shënim: Dhe dalin politikanët serbë sa herë kanë zgjedhje e thonë që Kosova është Serbi! Si është Serbi kur këta serbë deri në 1851 nuk mbanin mbiemrin familjar por kërkonin babën te mbiemri?

    Reply
  • demo says:
    October 11, 2026 at 4:04 pm

    Emigrimet e para te arberoreve ne Itali fillojne me expediten e sulltan Mehmetit ne 1961 kunder popullsise se Morese,Emri More nuk vjen as nga druri manit,as nga etimologjuite diletante fshatareske te nje tufe idjotash ne fushe te gjuhes si Agron dalipaj,Sazan Guri,Fredi Bala etj por nga emri i pirateve saracene,Maure te Afrikes veriore qe ndermerrnin inkursione pirateske ne Sicili,Peloponez,Malte,ne mesjeten e hershme dhe i dhane emrin .Italianet banoret me ngjyre te Sicilise dhe Kalabrise i quajne Moro,Mori.
    Keto popullsi vertete ushtrojne rithin orthodoks,,por njohin sovranitetin e Papes se Romes,jo vetem pasi u vendosen ne Itali,por edhe para pushtimit turk,,Nga Korona,Mania,Cameria,,Himara,Laberia deri ne Kotorr te Malit te Zi.;Kete e tregon qarte letra e Gjon Kastriotit ne 1407 derguar papes se Romes per te marre nen zoterim Peshkopaten Katolike te Mirdites,qe m,e pare i perkiste Dhimiter Jonimes.Besimi i krishtere ne Shqiperi kishte karakter UNIT dhe kete e tregojne qarte historia e kishave ne Bregdet dhe Laberi.
    Shqiptaret e krishtere te ritit katolik kane qene me te shumte se shqiptaret ortodokse edhe si numur edhe si siperfaqe,.
    Trevat e sotme te serbise jugore filluar me Nishin,Sanxhyakun,Presheven,Toplicen,Malin e Zi,Kosove e Malsi deri ne Shkumbi ku ruhet ende kujtimi i Peshkopates se Mamlit ne Funar,,i suprimuiar ne shek XVIII.

    Reply
  • Flamur says:
    October 12, 2026 at 5:18 am

    Intervist shume kthjelluese
    Une do shtoja se perzierja fetare e familjeve shqiptare eshte gjeja me e mrekullueshme në këtë bot konfliktesh dhe idiotësh injorantë

    Për ca gjëra, rroftë diktatura

    Reply
  • Mbetemi europianë sidoqoftë says:
    October 12, 2026 at 10:07 am

    Si pasojë e gjithë këtyre tallazeve nga arbërorë të krishterë u kthyem në shqiptarë. Nuk kemi shumë dokumente. Se fqinjët tanë të dashur kanë bërë çmos t’i zhdukin ato. Sidoqoftë duhet të mbetemi europianë laikë në kulturë dhe qytetërim. Turqia, Arabia etj janë tash një botë tjetër.

    Reply
  • Laert says:
    October 12, 2026 at 11:35 am

    Ajo 10 milione shqiptare ne kohen e Skenderbeut eshte nje budallallek.

    Shumica e studiuesve me hamendje shkojne tek 200-300 mije ne Shqiperine e sotme, qe eshte e arsyeshme duke marre parasysh qe Shqiperia kishte 800 mije ne 1923.

    Nderkohe qe Kosova e sotme sipas deftereve osmane te shek 15-16 kishte gjithsej 70-80 mije banore. Nga keta ndoshta gjysma ishin shqiptare, por veshtire dhe gjysma.

    Reply
  • demo says:
    October 12, 2026 at 2:01 pm

    Vetem domenet e Kastriotit nga Ishmi ne Diber,nga Sopoti ne Mirdite nxirrnin 12 mije luftetare,cka tregon qe vetem ne kete territor banonin te pakten 200 mije shqiptare. Sulltan Mehmeti gjate terheqjes nga rrethimi trete i Krujes theri ne Cidhen te Dibres 8 mije shqiptarec,shifer qe jepet nga biografet e tij Dhimiter Frengu,Barleti,,dhe kronikanet turq.
    Peshkopi Shkupit Pjeter Bogdani mobilizoi ne 1689 kunder forcave osmane 10 mije shqiptare katolike ne hapesiren Shkup Prizren .Sa mund te kete qene popullsia,qe nxirrte nje ushtri te tille?Jane edhe regjistrimet e Deftereve osmane qe nga viti 1431,qe nuk i lejne vend fantazise per numrin e popullsise shqiptare ne Trojet e tyre.

    Reply
  • Historia says:
    October 12, 2026 at 5:15 pm

    Pjesa më e madhe e Shqipërisë qendrore ishte nën kontrollin e venedikasve, përpara pushtimit otoman të shekullit të pesëmbëdhjetë. Fushatat ushtarake otomane të viteve 1466 dhe 1467 shkatërruan pjesën më të madhe të vendit. Ishte politika e sulltanit që të boshatiste vendin nga banorët vendas, nëse ata bënin rezistencë. Fior Jonima nga Shkodra, pinjoll i familjes së famshme shqiptare Jonima, që zotëronte pjesën më të madhe të tokave mes lumenjve Mat dhe Ishëm, i shkruajti këtë përgjigje autoriteteve venedikase të taksave, të cilat i kërkonin përse vallë vinin kaq pak të ardhura nga Shqipëria. Kronologjia e shkurtër e kataklizmave që Jonima përshkruan në këtë rrëfim, tregon se në atë kohë, Shqipëria ishte një tokë e rrënuar. Eshtë rrëfimi personal më i hershëm që ka dhënë ndonjë shqiptar, në lidhje me gjendjen e vendit të tij.
    “Unë, Fjor Jonima, qytetar i Scutarit (Shkodrës) dhe në këto momente ambasador i këtij komuniteti, u pyeta, me urdhër të Lordit të Madhërishëm Administrator i të Ardhurave, se çfarë dija në lidhje me bëmat e turqve në këtë pjesë të Shqipërisë, për vitet 1466 dhe 1467.
    Mund të deklaroj se në fundin e prillit 1466, Turku i Madh erdhi në këtë vend personalisht dhë dërgoi përpara kapitenin e tij, i cili siguroi vendin dhe e plaçkiti. Ai grabiti shumë kafshë dhe rrëmbeu shumë njerëz.
    Kur u largua, Ballabani arriti të rrethojë Croian (Krujën). Ai gjithashtu grabiti dhe plaçkiti qytetet e Signorias, dhe rrëmbeu shumë njerëz.
    Pak kohë më vonë, erdhi Sinan Beu, i cili solli edhe më shumë rrënim e shkatërrim. Ai kishte rrëmbeu kafshë dhe nejrëz dhe i vuri flakën vendit.
    Pas kësaj erdhi Vojvodi i Serbisë, i quajtur Amur Beu, i cili shkaktoi shkatërrim të madh. Jo vetëm që grabiti një numër shumë të madh kafshësh, por edhe ai i vuri flakën vendit dhe rrëmbeu shumë njerëz.
    Turku i Madh u rikthye në këtë vend në vitin 1467 dhe dërgoi Pashanë e Romanias (Rumelisë) me një ushtri të madhe për ta nënshtruar. Ai grabiti, plaçkiti, dhe mori me vete një numër të pafund njerëzish. Kur kish mbaruar me grabitjet dhe plaçkitjet, ai vazhdoi në rajonin e Scutarit, ku u përplas me njerëzit. Më në fund, arriti të hyjë në qytet brenda kështjellës, të cilën e grabiti dhe plaçkiti.
    Më pas erdhi një vojvod i quajtur Feriz Beu, i cili gjithashtu grabiti dhe plaçkiti.
    Pas kësaj, Vojvodi i Serbisë erdhi për herë të dytë për të vjedhur, plaçkitur dhe rrëmbyer më shumë njerëz.
    Më pas erdhi Vojvodi i Dibrës, që grabiti, plaçkiti dhe rrëmbeu shumë njerëz.
    Si përfundim, unë mund të them së në periudhën në fjalë, ky vend u kthye në një tokë të shkretë. Kështu ka mbetur deri sot. Kanë ikur jo vetëm vendbanimet, por edhe njerëzit, me përjashtim të atyre pak fshatrave që janë rindërtuar. Kështu që, do të ishte e nevojshme që të burgosurit, të cilët janë dënuar ose ndaluar, të falen dhe të rikthehen në këtë vend për ta ripopulluar atë.
    28 Dhjetor 1470
    [Nga Arkivi i Shtetit të Venecias, ribotuar në librin e Oliver Jens Schmitt: “Das venezianische Albanien (1392-1479)”, Mynih 2001]

    Reply
  • Historia says:
    October 12, 2026 at 5:23 pm

    “ …Arsyeja e kësaj fushate të dytë në Shqipëri ishte se raca shqiptare është bërë e tillë që në karakterin e saj kanë hedhur rrënjë mosbindja, këmbëngulja, rebelimi e arroganca. …Ata derra qenë nënshtruar dhe kishin pranuar zinxhirin vetëm nga tmerri prej kordhës gjakderdhëse të Sovranit… Atëherë u dha urdhri të shtroheshin në bindje ata harbutë të pafe. Për këtë arsye, në çdo vendqëndrim sillnin para Sovranit fitimtar meshkujt e lidhur me zinxhirë që luftëtarët guximtarë e të shkathët të islamit me një të rënë të shpatës, – fap fap – i ekzekutonin…. Pati ndalesa ku u shkuan në shpatë deri në tre mijë, katër mijë, shtatë mijë të pafe. Prej kufomave të shumta, lugina të thella tanimë ngjasonin si të ishin kodra… Të gjithë djemtë e vashat e tyre u kapën dhe u bënë robër, ndërsa meshkujt e rritur u mblodhën dhe u lidhën me zinxhirë. …Të shtyrë nga kjo frikë, të pafetë që kishin mbijetuar pranuan të bëheshin shtetas të shtruar osmanë dhe të paguanin xhizjen e përcaktuar nga Sheriati, si dhe taksat e zakonshme.”
    Fragmenti i mësipërm bën fjalë për pushtimin osman të Shqipërisë. Ose më mirë të themi, të asaj çka kishte mbetur ende e papushtuar prej saj, pas dhjetëra vjetësh luftërash të përgjakshme, kur sulltan Mehmeti II mori më në fund Krujën e pas saj, Shkodrën. Është nxjerrë nga një libër, me titullin “Kronikat e Tursun beut”, që ka për autor një ndër emrat më të njohur të literaturës së hershme osmane, njëherësh kronist zyrtar i sulltanit. Në fakt, kronikat e Tursun beut konsiderohen ndër dëshmitë më të vyera osmane për bëmat e sulltan Mehmetit II, një prej sulltanëve më të famshëm osmanë, i quajtur ndryshe dhe Mehmet Pushtuesi. Por po ashtu, një ndër dëshmitë më të rëndësishme për atë periudhë kur, pas gati njëqind vjet luftërash, përmbyllet pushtimi osman i asaj pjese të Europës që më pas u quajt Ballkan, duke nisur kësisoj periudhën disashekullore të sundimit osman.
    Pra, kuptohet që vlera më e madhe e këtij botimi në shqip është dëshmia që ai na sjell për një nga periudhat më dramatike të historisë sonë, e cila deri më sot është rrëfyer kryesisht duke u mbështetur në burimet historike të atyre që iu kundërvunë pushtimit osman. Kronikat e Tursun beut na sjellin anën tjetër të medaljes, shikimin osman të këtyre pushtimeve. Para se të vazhdoj më tej sidoqoftë, më duhet të bëj një parantezë për ata që s’e kanë marrë ende këtë libër në duar, duke sqaruar se ai s’i kushtohet thjesht Shqipërisë dhe shqiptarëve. Përkundrazi, vetëm 3 nga 49 kronikat që përfshihen në libër, kanë të bëjnë me shqiptarët: kronika ku përshkruhet nënshtrimi nga ana e osmanëve e krahinës së Elbasanit; kronika për pushtimin e Krujës dhe ajo për pushtimin e Shkodrës, me të cilin mund të thuhet se përmbyllet pushtimi osman i vendit tonë. Por, duhet thënë se kjo s’e pakëson aspak vlerën e këtij libri. Dhe kjo për një sërë arsyesh që e bëjnë këtë libër të veçantë.
    Së pari, për faktin se kemi të bëjmë me një nga dëshmitë më të rëndësishme, të një autori që përgjithësisht vlerësohet se ka lënë pas një ndër monumentet e literaturës së hershme osmane, që studiuesit e çmojnë lart si për objektivitetin ashtu dhe për realizmin. Tursun Beu, i lindur më 1426 (pra thuajse bashkëmoshatar me sovranin) dhe i vdekur, me ç’besohet, në vitin 1499, e ndoqi pas sulltan Mehmetin II në pothuajse gjithë fushatat që ky ndërmori në Europë dhe në Azi, duke qenë dëshmitar i drejtpërdrejtë i tyre. Pra, Tursun beu ishte vetë dëshmitar i asaj që shkruan për Shqipërinë dhe e vendos pushtimin e Shqipërisë në kontekstin më të gjerë të historisë së kohës. Le të shtojmë këtu se një ndër pjesët më të vlerësuara të këtyre kronikave është ajo për pushtimin e Kostandinopojës, kryeqytetit famëmadh të një perandorie mijëvjeçare, të cilën shumëkush e sheh si një prej dëshmive më të besueshme të një ngjarjeje nga më të rëndësishmet e dramatiket të historisë.
    Arsyeja tjetër që e bën këtë libër të veçantë është fakti se, ndryshe nga një pjesë e madhe e kronikave të thata e të mërzitshme, e për më tepër shpesh të pabesueshme, të kohës së tij, kronikat e Tursun beut kanë aftësinë të krijojnë tablo të gjalla jo vetëm për ngjarjet, por para së gjithash për atmosferën e mendësinë e asaj periudhe sa të largët aq dhe të afërt për ne, kur ke parasysh vendin që vazhdon të kenë në kujtesën kolektive të shqiptarëve, apo dhe të popujve ballkanikë në tërësi, ndodhitë e figurat e atyre viteve, që sollën një ndër thyerjet më të mëdha të rrjedhës së deriatëhershme të historisë.
    Por padyshim ajo që e bën këtë libër krejt të veçantë, janë dy elementë, që historiografia e mëpasme i ka minimizuar, ose madje dhe mënjanuar apo censuruar. E kam fjalën, së pari, për karakterin e motivimin fetar të luftës, krejt në përputhje me logjikën e kohës. Në fakt, për kronistin osman çdo pushtim i ri bëhej në emër të fesë dhe është i përligjur pikërisht, sepse shërben për të marrë nga të pafetë, duke ia shtuar viseve të islamit, një tjetër vend. Në këtë liber flitet për qytete e kështjella që përhijen si “vegimi i nuses së premtuar” që s’të lënë ta bësh gjumin të qetë pa i pushtuar, apo ushtarëturq që sulen përpara pa frikë, duke ëndërruar “djelmoshat me tipare engjëllore dhe vashat me pamje hyjnish”, që shpresojnë t’i shtien në dorë. Kjo është historia.

    Reply
  • demo says:
    October 12, 2026 at 10:04 pm

    Jam i nje mendje me Historine dhe autoret deshmitare, qe citon .Venediku kontrollonte Shqiperine Bregdetare dhe jo Shqiperine qendrore,qe sundohej nga feudale vendas.

    Reply
  • ¿? says:
    October 13, 2026 at 1:07 am

    QE te rrime shtremet e te flasim drejt, perdorimi i etnonimit “shqiptar” per banoret e Arberise para pushtimit turk eshte totalisht i pasakte. Ky Etnonim filloi te perdorej ne fund te shek XVIII per te pasur nje mbulese per turqit e strehuar ne Arberi. Ta quash Skenderbeun SHQIPTAR eshte si me thene qe Jul Qezari ishte Italian.

    Reply
    • Adrian Thano says:
      October 13, 2026 at 5:22 am

      Mirëmëngjes

      Për të folur drejt, duhen parë faktet historike dhe dokumentet, jo hipotezat e paraqitura si të vërteta të provuara.

      Krahasimi me Jul Cezarin nuk qëndron. Cezari ishte romak i lashtë, jo italian në kuptimin e identitetit kombëtar modern. Por prej këtij dallimi nuk mund të nxjerrim përfundimin se popullsia arbërore e Mesjetës nuk ka lidhje historike me shqiptarët e sotëm. Përkundrazi, gjuha, burimet historike dhe vazhdimësia e traditave dëshmojnë për lidhjen e arbërorëve mesjetarë me historinë e shqiptarëve.

      Është e vërtetë se emërtimi arbër dhe emërtimi shqiptar nuk janë i njëjti emër dhe se përdorimi i tyre ka ndryshuar me kalimin e shekujve. Por pretendimi se emri “shqiptar” u krijua në fund të shekullit XVIII për të mbuluar turqit e strehuar në Arbëri kërkon prova dokumentare. Pa to, kemi një hipotezë të pambështetur, jo një fakt historik. Osmanët ishin pushtuesit dhe klasa sunduese. Si të tillë ata nuk kishin asnjë nevojë të ‘strehoheshin’ apo të fshiheshin pas një emri të ri vendas. Për më tepër, osmanët përdornin termin ‘Arnaut’ dhe jo ‘shqiptar’.

      Fjala shqip dokumentohet te Gjon Buzuku më 1555. Më pas, ajo shfaqet edhe te autorë të tjerë të letërsisë së vjetër shqipe. Në Kuvendin e Arbënit të vitit 1703, në dokumentet e botuara më 1706, ndeshim shprehjen “gjuhën e shqiptarëve”. Këto dëshmi na ndihmojnë të ndjekim historinë e emërtimit, por nuk provojnë se ai u shpik për të fshehur një popullsi tjetër.

      Edhe për Skënderbeun duhet të jemi të saktë. Në shekullin XV ai ishte një udhëheqës arbëror, në një botë ku identitetet politike, fetare dhe gjuhësore nuk përputheshin domosdoshmërisht me konceptin modern të kombit. Ta lidhësh me historinë e shqiptarëve është e mbështetur në vazhdimësinë historike, t’i atribuosh atij, pa dallime, çdo kuptim të identitetit kombëtar të sotëm do të ishte anakronizëm.

      Pra, emërtimet ndryshojnë gjatë historisë. Por ndryshimi i emrit nuk provon ndryshimin e popullsisë dhe, aq më pak, nuk provon se një etnonim është krijuar për të fshehur një tjetër.

      Nëse ekziston dokumenti që provon se emri “shqiptar” u shpik për të mbuluar turqit e strehuar në Arbëri, le ta paraqesim dhe ta shqyrtojmë. Historia nuk bëhet me analogji të goditura, por me dokumente, gjuhësi dhe argumente të verifikueshme.

      Ditë të mbarë
      Adrian Thano

      Reply
      • ¿? says:
        October 13, 2026 at 11:21 am

        Zoti Kryeredaktor, falemnderit per begenisjen. Me vjen keq se ose keni keqkuptuar ate qe kam shkruar une, ose jeni edhe ju ne krahun e atyre qe mbroni pa dokumente historike nje teze te caktuar. Se pari, cfare prisni ju qe te kete ndonje dokument te shkruar qe verteton se turqit ne Arberi kishin nevoje per nje Atdhe te ri ku te kamufloheshin e absorboheshin? Pa tjeter e pranoj qe kjo eshte nje hipoteze si shume te tjera, por nuk ngjan me e pararsyeshme se te tjerat. Sa kohe askush nuk ka qene ne gjendje te provoje arsyen e vertete te ndryshimit te etnonimit, te gjitha mbeten hipoteza pune. Sa per ate punen e Qezarit, buk eshte thjesht analogji eshte nje situate identike. Pa mohuar vazhdimsine territoriarle dhe gjuhesore, Skenderbeu dhe arberit eshte e pasakte t’i quash shqiptare. Perdorimi pa asnje kriter i ketij etnonimi per te identifikuar njerez qe nuk e kishin degjuar a perdorur kete etnonim, pavaresisht ndonje perdorimi sporadik te tij, eshte ne rastin me te mire injorance, dhe ne rastin me te keq nje nacionalizem i shfrenuar qe sherben per te ushqyeer egon e varfer te nje populli qe eshte endur dhe vazhdon te endet neper histori si pula pa koke. Kur te heqim dore nga keto lloj imagjinatash pa buke ndoshta do te fillojme te shohim edhe perse patem nje Enver, nje Sali dhe sot kete Edvinin bojalli me poture.

        Reply
        • Vlora 97 says:
          October 13, 2026 at 11:32 am

          Po ca do t thuash o kokerr budallai
          Qe pas Skenderbeut nuk ka me shqiptar?
          Jemi turq te gjith?
          Po ti ca je o gjakprishur?
          Ju hengert dreqi me budallaliqet tuaja qe shyqyr qe ju nxori interneti në siperfaqe dhe futjani pordhes te gjith me nje telefon me internet ne dorë
          Ptu langaraq, njeri pa identitet, antishqiptar ordiner

          Reply
          • ¿? says:
            October 13, 2026 at 11:58 am

            Jo o njeri une po them tamam te kunderten, po ti aq tru paske. Une po them qe PARA Skenderbeut, pra deri ke Skenderbeu, perfshire edhe Skenderbeune NUK ISHIN SHQIPTARE, ishin ARBER, A e more vesh o Labi.
            Sa per ate punen e langaraqit, rri ndonje dite ne shtepi, mos dil ne kafe, shihu vazhdimisht ne pasqIre qe ta marresh vesh se kush eshte langaraq.

  • web site says:
    October 15, 2026 at 7:10 pm

    Yong teen stripBen ten hentai for freeGretchen housewives nude picsHow to make a twink warlockChristian response to masturbationLive asian camUgly people porn siteSex and domination free videosAsian free oral sex womanSex caught
    on video xnxx Video jap women having sexRedhead in mustangBeautiful
    asian actressAll the right moves nude cruiseLong black cockBig dicks and old babesDeep throat sucking dickkBlack girls fuck whitesBlond teen lesbian actionSex
    supplements troy ohio https://xxx.gizmoporno.com/ Naked coboyOld women getting fucked storiesDermactin anti oxidant facial complexSmall egyptian titJohnson city tn wreck teen home coming queenLingerie barbie 7Dick in a box t-shirt xnxx
    Emo shemalesAss bbw big cock hole take upSon fuck mom sleepinAngus penisAsia anal sexVintage cushman scooter partsSexy redhead legStuffed breastsMature
    facial compilationCrossdressing bukkake videos1000 oral cum shotStories drink my pee daddyZoe dunbar xxx

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lobi i Teksasit: Si ndihmuan Berisha e Mediu fondet për prokurorin në këmbim të mbrojtjes nga SPAK
  • Katër rrugët e Izraelit
  • Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  • Sekreti shtetëror i një shteti pa sekrete
  • Sulmi më i madh në historinë e kriptomonedhave: Koreja e Veriut dyshohet pas grabitjes prej 6.3 miliardë dollarësh

Komentet e Fundit

  1. S ka rendësi on RRETHI I TIM ETI – Kujtimet e pabotuara, ekskluzive me rastin e datëlindjes së Nasho Jorgaqit
  2. Bona on RRETHI I TIM ETI – Kujtimet e pabotuara, ekskluzive me rastin e datëlindjes së Nasho Jorgaqit
  3. Skypion on RRETHI I TIM ETI – Kujtimet e pabotuara, ekskluzive me rastin e datëlindjes së Nasho Jorgaqit
  4. . on RRETHI I TIM ETI – Kujtimet e pabotuara, ekskluzive me rastin e datëlindjes së Nasho Jorgaqit
  5. Kokpalari 21 janarit on RRETHI I TIM ETI – Kujtimet e pabotuara, ekskluzive me rastin e datëlindjes së Nasho Jorgaqit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?