Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndryshimet për Buxhetin 2022, gati paketa e dytë 6.1 miliardë lekë për përballimin e krizës ekonomike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Ndryshimet për Buxhetin 2022, gati paketa e dytë 6.1 miliardë lekë për përballimin e krizës ekonomike
EkonomiKryesore

Ndryshimet për Buxhetin 2022, gati paketa e dytë 6.1 miliardë lekë për përballimin e krizës ekonomike

Published: September 6, 2022
Shpërndaje

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë për rishikimin e buxhetit për vitin 2022 ka bërë me dije se qeveria ka vendosur në dispozicion, 6.1 miliardë lekë të cilat do të përdoren për paketën e dytë anti-krizë.

“Ky akt normativ i përgjigjet krizës së energjisë dhe të çmimeve. Fokusi është akomodimi i mbështetjes për kategoritë. Synimi është shtrirja në kohë e paketës për të përballuar rritjen e çmimeve. Janë 6.1 miliardë lekë që do të përdoren për paketën. Ndërkohë kemi rritur pritshmëritë për të ardhurat dhe kemi ulur pritshmëritë për deficitin buxhetor. Rritja ekonomike për vitin 2022 do të jetë më shumë se 3.2%. Parashikimet tona për fundin e vitit 2022, por edhe për 2023 flasin për reduktim të rritjes ekonomike, të ndikuar më së shumti nga frika e uljes së konsumit e ndikuar prej çmimeve. Por deri më tani masat e ndërmarra kanë qenë si mburojë për të mos ulur konsumin. Një nga kostot më të mëdha për këtë vit është rritja e çmimit të energjisë elektrike, dhe ka një buxhet të jashtëzakonshëm prej 28 miliardë lekësh por që ka impakt tek familjet që të mos ulin konsumin”, tha Ibrahimaj.

Më tej Ibrahimaj tha se do të rriten me 13 miliardë lekë shpenzimetmë së shumti për të përballuar rritjen e çmimeve.

- Publicitet -

“Do të rriten me 13 miliardë lekë shpenzimet, më së shumti për të përballuar rritjen e çmimeve. Parashikohen masa për të ndihmuar familjet përballë çmimeve, janë parashikuar fonde për kontratat publike. Reduktohet deficiti buxhetor me 17 miliardë lekë, duke e ulur në nivelin e 84 miliardë lekë. deficiti do të jetë sa 4.2% e PBB-së nga 4.5% që ishte. Limiti i huamarrjes është 33 miliardë lekë dhe jo 50 miliardë. Borxhi publik do të jetë 70.1% e PBB-së, por parashikimet janë pjesë e rishikimeve pasi mund të kemi ulje të borxhit nëse kursi vijon i tillë”, shtoi ministrja.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • kaltra says:
    September 6, 2022 at 9:51 am

    Merrni shembull nga Kosova edhe juve dhe na thoni me shifra të sakta siç i tha Albini për çdo shtresë të popullsisë.Eshtë turp i madh ndihma prej 3 mijë lekësh për kompensimin e rritjes së çmimeve që qeveria jonë iu dha pensionistëve.Nga ana tjetër miliona euro shkojnë për shpenzime luksi për qeveritarët.Ulini pak shifrat e buxheteve tuaja zotërinj deputetë ,qeveritarë se juve nuk po ndjeni fare krizë.Rrogat miliona,nafta e shtetit, telefoni pa para, etj etj…e na bëni paradë mode ditën e hapjes së punimeve të parlamentit.Parlament luksoz i vendit më të varfër në Evropë .Nuk është e largët dita që do jepni edhe ju llogari ashtu si gjyqtarët e prokurorët ,për çdo lek të pasurisë tuaj .

    Reply
  • Cen durimmadhi says:
    September 6, 2022 at 10:12 am

    Delja e qeverise Rames na sjell nder mend ate skecin e Estrades Shkodres dikur –
    Burri – Grua, vitin tjeter do te dhuroj nje pale vethe.
    Gruaja – Po sivjet, sivjet c’do me dhurosh?
    Burri – Sivjet do te te shpoj vrimat e vesheve…

    Reply
  • Nepërka helmuese says:
    September 6, 2022 at 11:25 am

    Ka dy muaj që “është gati paketa” por pensionistët dhe shtresat e tjera në super-nevojë nuk po shohin gjë në horizont. Korriku dhe Gushti shkuan me barkun në diell (shyqyr që patëm diell pa kursim). E ka drejt Durimadhi: ju sivjet na “shponi veshët dhe mot do na blini vathët”! Po “veshët” tonë janë bërë vrima-vrima, duke na i shpuar çdo muaj. Na rrofdhi për dimër, se vera iku e shkoi. Tashti do e shtyni muhabetin deri në dhjetor dhe do na gënjeni me gjysmagjelin. Një rrugë (një bakshish) e dy punë: edhe vitin e ri e kalojmë me ëmbëlsi, edhe një grusht të fortë nivelit të lartër të jetesës ia japim.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në protestat e Tiranës, Rama: Lëreni Albin Kurtin jashtë kësaj çorbe
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm
  • Kryeministri britanik gati të japë dorëheqjen, orët e fundit të Starmer
  • Jehona e protestës së Tiranës në mediat e huaja

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës (flasin më shumë se vetë fjalimi)
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?