Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndryshimi i shkollës ku duan të japin mësim, procedurat për mësuesit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ndryshimi i shkollës ku duan të japin mësim, procedurat për mësuesit
AktualitetShoqëri

Ndryshimi i shkollës ku duan të japin mësim, procedurat për mësuesit

Published: June 16, 2022
Shpërndaje

Vendet e lira të punës të paplotësuara në përfundim të vitit shkollor në fillim u ofrohen mësuesve nga listat e pritjes për lëvizje paralele, të cilat realizohen nga procedurat e konkurrimit  të të gjithë mësuesve që bëjnë kërkesën për të lëvizur nga një shkollë në tjetrën.

Procedurat e konkurrimit për këto vende të lira kanë nisur tashmë, ndërkohë që afati i dorëzimit të dosjeve nga mësuesit që dëshirojnë të kryejnë lëvizje paralele do të jetë deri në datën 30 qershor. Përtej këtij afati nuk do të pranohen më aplikime, çka do të thotë se mësuesit nuk do të mund të kërkojnë për të ndryshuar shkollën në të cilën duan të vijojnë ushtrimit e profesionit të tyre. Konkurrimi për lëvizjet paralele mund të bëhet vetëm në shkollat që mbulon e njëjta njësi vendore e arsimit parauniversitar dhe jo ndërmjet shkollave të njësive të ndryshme.

Të gjithë mësuesit që duan të bëjnë lëvizje paralele duhet që të dërgojnë nëpërmjet shërbimit postar kërkesën dhe dosjen e dokumenteve të përcaktuara pranë Zyrës Vendore të Arsimit të Tiranës, ose të rretheve në rastet kur lëvizjet bëhen në shkollat e tyre. Dosjen e plotë të dokumenteve që duhen për këtë kategori punësimesh, e gjeni të detajuar në vijim të shkrimit. Mësuesi, dosja e të cilit nuk përmban dokumentet e listuara si të detyrueshme për t’u paraqitur, apo kur paraqitja e tyre nuk është e noterizuar, do të skualifikohen nga konkurrimi, çka do të thotë se nuk mund të ndryshojnë shkollën ku duan të japin mësim. Pjesë e rëndësishme e dosjes së konkurrimit për lëvizjet paralele janë edhe tre vlerësimet që mësuesi duhet të marrë më parë nga Këshilli i Prindërve, drejtori i shkollës, si dhe vlerësimi nga punonjësi i shërbimit Psiko-Social.

- Publicitet -

“Në rast se dokumentacioni i detyrueshëm për t’u dorëzuar\kualifikuar, siç janë: diploma, lista notave, licenca (për mësuesit që e kanë detyrim ligjor), libreza e punës e plotësuar, vlerësimi i këshillit të prindërve sipas formatit të caktuar, vlerësimi i shërbimit psiko-social sipas formatit, si dhe vlerësimi i drejtorit nuk dorëzohet fare, apo nuk është i noterizuar, aplikimi i mësuesit skualifikohet nga komisioni. Ndërsa në rastet e tjera kur dokumentacioni tjetër i dorëzuar, siç janë: dëshmitë e kualifikimit, dëshmi të mbrojtjes së gjuhëve të huaja, certifikata me kredite, nuk dorëzohen fare, apo dorëzohen të panoterizuara, mësuesi do të kualifikohet për të vijuar konkurrimin, por ky dokumentacion nuk pikëzohet nga komisioni”, bëjnë me dije autoritetet e Zyrës vendore të Arsimit të Tiranës.

Përzgjedhja e fituesve

Nëpërmjet udhëzimit të miratuar më herët nga dikasteri i Arsimit është përcaktuar edhe skema se si do të bëhet vlerësimi i mësuesve që do të aplikojnë për vendet e lira të punës nëpërmjet procedurave të lëvizjeve paralele. Për çdo dokument të përfshirë në dosjen e aplikimit mësuesit do të marrin pikët përkatëse, sipas modelit të detajuar në vijim të shkrimit.

Në përfundim të procesit të aplikimeve, do të jetë Komisioni i vlerësimit të dosjeve të paraqitur për lëvizjet paralele që do të bëjë verifikimin dhe shqyrtimin e aplikimeve të bëra nga mësuesit, duke konfirmuar më pas edhe renditjen e tyre nga kandidati me pikët më të larta, e deri tek ai me numrin më të ulët të pikëve.

Kandidati që në renditjen e përgjithshme ka edhe numrin më të madh të pikëve ka të drejtën që të zgjedhë i pari vendin e lirë të punës, ndërkohë që është i detyruar që të konfirmojë në Zyrën Vendore të Arsimit Parauniversitar brenda 24 orëve këtë gjë nëpërmjet adresës elektronike. Nëse kandidati nuk konfirmon zgjedhjen e vendit të punës brenda këtij afati të vendosur, ky pozicion pune do t’i ofrohet kandidatit që ndodhet i listuar në renditje poshtë tij. Midis kandidatëve që rezultojnë me pikë të barabarta bëhet e ditur se prioritet do të kenë kandidatët që mund të jetë nga shtresat me aftësi të kufizuara. Kandidati nuk mund të refuzojë më shumë se sa tre vende pune të lira në tre njoftime të njëpasnjëshme.

Dosja e aplikimit për lëvizjet paralele duhet të përfshijë:

  • Kërkesën me shkrim në të cilën duhet të jenë detyrimisht të shënuara një numër telefoni i mësuesit aplikant, si dhe adresa e emailit që të jetë funksionale.
  • Kopje e noterizuar e diplomave dhe listës së notave për të gjitha ciklet e studimeve të larta të kryera (cikli i parë dhe cikli i dytë), ose diploma të barazvlefshme me to, sipas përcaktimeve të kuadrit ligjor në fuqi (i detyrueshëm për t’u kualifikuar).
  • Kopje e noterizuar e licencës së provimit të shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit, për të gjithë mësuesit që kanë detyrim ligjor ta kryejnë këtë provim sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi. ( dokument i detyrueshëm për t’u kualifikuar).
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës e plotësuar (i detyrueshëm për t’u kualifikuar).
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së kualifikimit për kategoritë “Mësues i kualifikuar”, “Mësues specialist”, si dhe “Mësues mjeshtër” , nëse ka, dhe që dëshiron të vlerësohet me pikë.
  • Kopje e noterizuar e certifikatave me kredite të lëshuara nga institucionet në varësi të MAS ose agjenci trajnuese të akredituara nga ministria përgjegjëse për arsimin (nëse ka dhe që dëshiron të vlerësohet me pikë).
  • Vlerësimi i përfaqësuesve të prindërve, origjinal sipas shtojcës së përcaktuar (i detyrueshëm për t’u kualifikuar).
  • Vlerësimi i punonjësit të shërbimit Psiko-social origjinal sipas formatit të përcaktuar. (i detyrueshëm për t’u kualifikuar).
  • Vlerësimi i drejtorit të institucionit arsimor (i detyrueshëm për t’u kualifikuar).

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO: Policia rrethon Parlamentin me forca të shumta dhe autobote uji, por protestuesit pritet të mblidhen tek SPAK
  • Biznesmeni Eral Myftaraj paraqitet në SPAK
  • Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë, u përplas nga një automjet, humb jetën 75-vjeçarja
  • Nga Trump, tek Macron e Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
  • Rama nuk duron më qytetarët, bllokon komentet në Facebook

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  2. I juaji Edi Rama on Nga Trump, tek Macron e Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
  3. Rroftë shoku brunilda-polic i propagandes on ​“Nuk mund të flasim për historinë pa folur për Shqipërinë sot”, Dua Lipa kritika të forta ndryshimit të ligjit për zonat e mbrojtura
  4. demo on INSTAT: Shqipëria humbi gati një të katërtën e popullsisë në 25 vjet, rënia më e lartë në Europë
  5. Anna Anna on Misteri i korrikut 2006: Komunikimi i fundit në helikopterin ku vdiq Gramoz Pashko, i biri, mjeku dhe tre ushtarakë të lartë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?