Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndryshon ligji i pronave sipas Strasburgut, kompensime jo më pak se 10% e vlerës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ndryshon ligji i pronave sipas Strasburgut, kompensime jo më pak se 10% e vlerës
AktualitetShoqëri

Ndryshon ligji i pronave sipas Strasburgut, kompensime jo më pak se 10% e vlerës

Published: October 4, 2022
Shpërndaje

Ministria e Drejtësisë prezantoi në Komisionin parlamentar të Ligjeve projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.133/2015 Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, në përmbushje të detyrimeve të përcaktuara nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Gjykata Kushtetuese.

Ndryshimet në ligj adresojnë vendimin e 7 majit 2020 të GJEDNJ-së në çështjen “Beshiri dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, i cili e ka shpallur të papranueshme skemën e re të qeverisë me ligjin e 2015-ës për trajtimin dhe kompensimin e pronës. Ndryshimet kushtëzohen dhe nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese i shkurtit 2021, e cila shfuqizoi disa prej dispozitave të këtij ligji si të papajtueshme me Kushtetutën.

Zv. ministrja e Drejtësisë, Adea Pirdeni tha para deputetëve se “projektakti përmban dispozita për formulën e përllogaritjes së vlerësimit financiar për pronat që rezultojnë me zë kadastral të ndryshuar dhe për të cilët garantohet tashmë kompensimi të paktën në masën 10 përqind të vlerës sipas zërit kadastral aktual”.

- Publicitet -

Ajo sqaroi se projekligji detyronte rishikim të vendimeve përfundimtare të marra nga Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) me skemën e vjetër të përllogaritjes dhe se bëhet fjalë për 4672 vendime që impaktohen nga skema e re.

“Në çdo rast është e garantuar se vlerësimi financiar i vendimeve përfundimtare për kthimin dhe kompensimin e pronës si dhe i vendimeve që kanë njohur vetëm të drejtën e kompensimit duhet të sigurojë që subjekti i shpronësuar të përfitojë jo më pak se 10 përqind të vlerës sipas zërit aktual kadastral,” tha ajo.

Vlera e parashikuar nga qeveria për rivlerësimin e këtyre vendimeve sipas zv/ministres kap shifrën 18.5 miliardë lekë dhe ATP-ja do të ketë një afat 3 mujor për të bërë rillogaritjen. Ndryshimet në ligj po ashtu parashikojnë një mundësi të re për 6950 dosje të patrajtuara, ndërsa Pirdeni tha se ata që i janë drejtuar gjykatave mund të riaplikojnë nëse heqin dorë nga gjykimi.

Afati i ri ligjor për trajtimin e tyre do të jetë 31 dhjetor 2024.

“Projekligji i njeh të drejtën subjekteve që kanë tërhequr kërkesat e patrajtuara për njohje të pronës ose i janë drejtuar gjykatës së shkallës së parë që të heqin dorë nga gjykimi i çështjes dhe të paraqesin kërkesë pranë ATP-së,” tha Pirdeni, duke shtuar se kjo dispozitë vlen dhe për ata që i janë drejtuar gjykatës administrative për vlerësimin financiar të pronës.

Sipas relacionit shoqërues, ndryshimet bëjnë dhe rregullimin e autorizimit ligjor për Këshillin e Ministrave për të përcaktuar radhën dhe prioritetin e formave të kompensimit. Deputetët e opozitës e cilësuan të një rëndësie të veçantë dhe kërkuan që të ishte ministri i Drejtësisë që të mbronte ndryshimet në komision, si dhe një seancë dëgjimore me grupet e interesit.

“Partia Demokratike e ka kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese dhe jemi para një realiteti të ri, ku qeveria detyrohet ta rishikojë pasi kjo gjykatë i ka shfuqizuar disa dispozita, ndaj këtu duhet të jetë ministri,” tha Dhurata Çupi.

Kërkesën e mbështeti dhe Oerd Bylykbashi, i cili shtoi se miratimi i ndryshimeve duhet të marrë kohën e duhur, pasi sipas tij, ligji “duhet të ketë kuptim si t’u kthejë pronën pronarëve dhe jo të bëhet një instrument për të mos e kthyer pronën”.

Kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka e cilësoi seancën vetëm prezantuese dhe njoftoi deputetët se në seancat e tjera komisioni do të ketë diskutime edhe në bazë të sugjerimeve e komenteve që do të adresohen në platformën e konsultimit publik./BIRN

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?