Teksa skema e pensioneve pritet të rishikohet, me nisjen e vitit 2026 ndryshon mosha e daljes në pension për gratë si dhe vitet e vjetërsisë në punë për të dy gjinitë, sipas ndryshimeve që hynë në fuqi në janar të vitit 2015.
Reforma e ndërmarrë 11 vite më parë parashikoi një rritje graduale e moshës dhe vjetërsisë në punë, çka lidhet direkt me masën e pensionit.
Kështu, gjatë këtij viti një grua duhet të jetë 62 vjeç, në mënyrë që të përmbushë kriteret e daljes në pension. Me ndryshimet që iu bënë ligjit “Për sigurimet shoqërore”, parashikohet një rritje e moshës së daljes në pension me dy muaj në vit, duke u bërë 63 vjeç në vitin 2032. Më pas do të nisë rritja e moshës edhe për burrat, për të shkuar në 67 vjeç në vitin 2056, për të dyja gjinitë.
Por, ndonëse burrat nuk preken menjëherë nga zgjatja e moshës së daljes në pension, ata ndikohen nga rritja e viteve të vjetërsisë në punë. Kjo do të thotë se, nëse një burrë, në dhjetor të vitit 2014 duhej të kishte 35 vite vjetërsi, nga data 1 janar 2026 duhet të ketë 39 vjet.
E njëjta logjikë vlen edhe për gratë, të cilave paralelisht me moshën u rriten edhe vitet e vjetërsisë në punë. Referuar legjislacionit në fuqi, rritja graduale e vjetërsisë ndikon drejtpërdrejt në masën e pensionit të pleqërisë, duke qenë se është një prej përbërësve të formulës për përllogaritjen e tij.
Sipas formulës, pensioni përbëhet nga një shumë bazë, që është e barabartë me pensionin social, shumëzim vitet e sigurimit që ka çdo person, pjesëtim vitet e vjetërsisë në punë.
Mosha e daljes në pension, në vitin 2026
Burra 65 vjeç
Gra 62 vjeç
Vjetërsia në punë
Viti 2025 38 vjet e 8 muaj
Viti 2026 39 vjet

Ne vitin 2056 mosha e pensionit duhet te plotesoje 39 vjet pune ! Po valle do egzistoje ky ligj deri atehere kur njerezit nuk do punojne me dhe s’do bejne me as femije sepse do i beje inteligjenca artificiale te gjitha punet edhe seksin?
Mosha e pensionit duhet te jete e barabarte si per burrat, ashtu edhe per grate, sepse grate jetojne me gjate.
Ne kohën e komunizmit ku puna ishte e detyruar mosha e daljes ne pension ishte me e ulet dhe me 25 vite pune Merkel pension te plote ndërsa nga 90-ta e jeten kur u shkaterrua komplet industria dhe frontet e punës kërkohen 39 vite pune. Kjo do te thotë qe askush te mos marre pension te plote pervec atyre burokrateve injorant qe i bejne llogarit brenda mureve te tyres dhe deputetëve e politikanëve qe u dukemi si insekte te bezdisshme. Prandaj ju lutemi te rishikoni vitet e punës te paktën 30 vite qe te mundet nje pjesë e shoqerise te marre pension te plote.
Respekte
Cojeni 80 vjec, shqipot jane shqpiponja, jetojne 150 vjec. Pensionet rritini vetem per spiunet policet dhe moterqirat e parlamentit te bythes.
Turp per ligjvensit shqiptaret jan te lodhur dhe te rraskapitur nga koha e dittature ku ne ate kohe nuk te linte njeri pa pune ku funksiononin fabrikat koperativat punonin si skllever se ndertuan socializmin duke ditur se nje jete me e mire i priste dhe sot keta injornat te emeruar nga partia jngren kartonat pa e ditur qe jan ne kurris te popullit te thjeshte nuk dua te zgjatem po eshte e vertet apo jo jua le juve ta diskutoni ju faleminderit
Për cilin shtet bëhet fjalë?
Normalisht kur vjen pensioni në këtë mënyrë më mirë thoni kamioni.
Nuk mund të dalin njësoj të gjithë në pension, duhet të kihet parasysh që zgjatja e moshës së pensionit është pengesë për punësimin e të rinjve. Kjo nuk është llogjikë që të vjetrit të punojnë ndërkohë që të rinjtë jetojnë në kurriz të prindërve se normale prindërit nuk do t’i lënë fëmijët të vuajnë.
Kjo është demokracia që hesapet ti bën FMN etj etj etj
Njerëzit nuk do të munden të gëzojnë pensionet,nuk mund të kontribuojnë as në mirërritjen e nipërve dhe mbesave etj etj etj etj etj etj etj
MENDOJ SE DALJA NË PENSION PAS 65 VJEÇ DERI NË 70 VJEÇ TË MBETET NË DËSHIRËN DHE MUNDËSITË E TË PUNËSUARVE.
Ok po kur janë fuqi te punojnë perse i nxirrni më.shpejt grate apo i ndryshoni ligjin duke i pare se e keni pas gabim. I lini te punojnë sa kanë fuqi dhe nevoja familjare , dhe u jepni pension te plote sepse sig i paguajnë sa gjysma e rroges qe marin .shteti në këte rast fitim ka nik ka humbje.Ose na ktheni në punë prap se kemi dhe nevojë por dhe kemi akoma çjapim kur në parlament futet plaka qe i zinte gjumi dhe janë te tjere akoma me moshe .