Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Në 2024 paga mesatare për mësuesit do jetë 950 euro! Plani konkret për transformimin e sistemit arsimor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Në 2024 paga mesatare për mësuesit do jetë 950 euro! Plani konkret për transformimin e sistemit arsimor
EkonomiLajmi i fundit

Në 2024 paga mesatare për mësuesit do jetë 950 euro! Plani konkret për transformimin e sistemit arsimor

Published: December 8, 2023
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu foli sot në Kongresin e PS, për reformat transformuese të qeverisë për arsimin shqiptar. Me synimin e përmirësimit të cilësisë së arsimit, një nga hapat kyçe sipas Manastirliut, është rritja e pagave për mësuesit.

“Viti 2024 do jetë viti i rritjes historike të pagave për mësuesit, duke e çuar për herë të parë pagën mesatare të mësuesve në 950 euro. Me rritjen e pagave, jo vetëm mbështesim mësuesit në sistem, por synojmë të tërheqim dhe të mbajmë individë të talentuar në profesionin e mësuesit për Shqipërinë e sotme por edhe për Shqipërinë e të nesërmes”, tha Manastirliu.

Gjithashtu, një pjesë thelbësore e planit është dhe Programi Kombëtar për Zhvillimin Profesional të Mësuesve që synon të ofrojë trajnime efektive për mësuesit në lëndët kryesore të shkencave dhe gjuhës. Ministrja tha se ky plan do të nisë që vitin e ardhshëm.

- Publicitet -

“Për mësuesit në 2024 do të nisim Programin Kombëtar për Zhvillimin Profesional të Mësuesve, që do të mundësojë trajnime për praktikat efektive të mësimdhënies në matematikë, gjuhë e shkenca, për të pasuruar aftësitë pedagogjike, në funksion të rritjes së nivelit të njohurive dhe nevojave të çdo nxënësi.”

Ajo u ndal edhe në planin “Shkolla 2030” që synon të transformojë arsimin parauniversitar. Kjo do të ndodhë duke përmirësuar kurrikulën, duke zhvilluar kompetencat e nxënësve dhe duke i orientuar ata drejt karrierës së tyre të ardhshme. Në rrugën drejt modernizimit, investimet në ndërtimin e 150 shkollave deri në vitin 2026 dhe rritja e aksesit në teknologjinë digjitale sipas Manastirliut, janë thelbësore. Kjo përfshin shtrirjen e 650 laboratorëve SMART në 2025 në shkolla për të përmirësuar përvojën e mësimit për nxënësit.

Reforma në Arsimin Profesional është gjithashtu një tjetër hap drejt forcimit të një sistemi arsimor gjithëpërfshirës, që shtrihet përtej rrugëve tradicionale akademike. Ministrja Manastirliu tha se këtu qeveria synon jo vetëm të mbështesë talentet dhe aftësitë e të rinjve, por dhe t’i orientojmë drejt një karriere që siguron punësim të sigurt.

“Arsimi i Lartë do të hyjë në një dimension të ri, dimensionin europian dhe Kolegji i Evropës – Kampusi i Tiranës është shembulli më domethënës. Dhe nuk ka të bëjë vetëm me tërheqjen e studentëve ndërkombëtarë, por me krijimin e mundësive për studentët shqiptarë të kenë Europën këtu, duke vënë gurin e parë të themelit për hapjen e filialeve e kampuseve të huaja në vend. Synimi ynë është Ndërkombëtarizimi i Universiteteve, zgjerimi i programeve dhe diplomave të përbashkëta me universitete prestigjioze në botë, me synim njohjen ndërkombëtare të universiteteve tona dhe nxitjen konkurrencën mes të diplomuarve në Shqipëri”.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Drejtoria e Burgjeve refuzon në heshtje, i dënuari Ardian Çapja nuk merr pjesë në varrimin e nënës së tij
  • Shqipëria i përgjigjet Vuçiç, pas kërcënimeve se do lejë pa ujë Kosovën
  • Qytetarët paguajnë, por s’kanë ujë 24 orë! Dokumente e ID me çmimet më të larta në rajon
  • Po ndërtonte pa leje një objekt 5-katësh, arrestohet pronari 39-vjeçar në Himarë
  • Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij

Komentet e Fundit

  1. nje shqiptar on “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  2. marrem chaka on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
  3. nastradini on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
  4. SHBA, NA DI GJË BUDALLENJ?! on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
  5. Dajti on Pamjet e ndotjes në Gjirin e Lalzit, reagon UKD: Uji i errët u shkaktua nga sedimentet, jo nga ujërat e zeza

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?