Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Në 62 vjetorin e vrasjes së Zenel Islamit!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Në 62 vjetorin e vrasjes së Zenel Islamit!
KryesoreKulture

Në 62 vjetorin e vrasjes së Zenel Islamit!

Published: July 9, 2023
Shpërndaje

Nga Bardhyl Mahmuti

Është plotësisht e kuptueshme që në veprat artistike që trajtojnë tema që lidhen me ngjarje që kanë ndodhur në regjime totalitare lexuesit t’i ofrohet mozaikë bardh e zi, ku e shëmtuara dhe tragjikja mbisundojnë në raport me kategoritë e tjera estetike.

Në funksion të pasqyrimit të frikës që ndienin kundërshtarët e sistemeve totalitare, shkrimtarë të ndryshëm kanë ndriçuar tmerret që kanë përjetuar “armiqtë politikë” të sundimtarëve.  Mirëpo, dhuna “brenda llojit” dhe përjetimi i frikës nga njerëzit që janë pjesë e sistemit që “hanë edhe njëri-tjetrin”, nxjerr në sipërfaqe një aspekt tjetër të funksionimit të këtyre sistemeve.

- Publicitet -

Përurimi i romanit “Nata pa të nesërmen” në 62 vjetorin e vrasjes së njeriut që ishte bërë ndër personazhet më të dashura të letërsisë shqipe (“Lulit të Vocërr” dhe “Zenelit” të Migjenit) është një rast i veçantë të nxjerrim në pah disa veçori të kësaj vepre letrare.

Fillimisht po rikujtoj parashikimin e Migjenit për “Lulin e Vocërr”/ “Zenelin”: theqafje nëse ngjitet drejt majave të larta, prej nga shpërthejnë horizontet e dritës!

Parashikimi i Migjenit në novelat e tij është një metaforë artistike që thumbon “mbretërinë e territ” që është shndërruar në pengesë të shpërthimit të dritës dhe nuk ka asgjë të përbashkët me fatalitetin si kategori religjioze, ku gjërat janë të parashkruara nga Zoti dhe ku as edhe një gjeth i vetëm nuk mund të bie në tokë pa qenë paraprakisht i shënuar në librin e librave!

 

Mirëpo, ata që morën në duar të veta pushtetin për të sunduar në mënyrë absolute si perëndi, ata u përpoqën t’i japin botëkuptimit të tyre ideologjik përmasa hyjnore!

Ky sundim absolut mbi njerëzit nuk u kufizua vetëm me përvetësimin e çdo gjëje që kishin, por  i dhanë të drejtë vetës edhe për jetën dhe vdekjen e njerëzve! Madje, njëlloj si në doktrinat religjioze që dënohet “vetëvrasja” pa lejen e Zotit, edhe në sistemin totalitar vetëvrasja shndërrohet në mekanizëm të zhbërjes së njeriut!

Në këtë kontekst është tepër domethënës lajmi “se kryetari i komitetit ekzekutiv i qarkut të Elbasanit vrau veten paraditën e nëntë korrikut të vitit 1961, ishte ndoshta më i pabesueshmi nga gjitha ato që mund të kishin dëgjuar njerëzit në mesin e asaj vere të nxehtë e si zakonisht, gjithë pluhur. Askush nuk e dinte vendin e saktë të vetëvrasjes.

Dikush tha se ndodhi në zyrën e tij, në katin e dytë të ndërtesës së vjetër. Nga aty ishin dëgjuar dy krisma të shpejta, njëra pas tjetrës dhe se kujdestari i komitetit që vrapoi për të parë çfarë ndodhi, e gjeti Zenel Islamin të vdekur…”.

Është domethënës jo vetëm për vendimin që t’i merret jeta një njeriu, por nxjerr në pah edhe mekanizmat që u përdorën nga kupola e “perëndive që sundonin” Shqipërinë dhe e dhëmbëzoreve që vunë në lëvizje zbatimin praktik të planit për zhbërjen jo vetëm të Zenel Islamit, por edhe të familjes së tij.

Dhe pikërisht rreth akuzës për “vetëvrasje si akt i dënueshëm nga partia”, që shpërfaqë të shëmtuarën në këtë tragjedi, në romanin e Bedri Islamit shpërthen e madhërishmja:

Në dallim nga shumë gra të tjera që u detyruan të ndiqnin “vijën e partisë”,  Drita Gjylbegu Islami, grua e Zenel Islamit dhe nënë e tre fëmijët që kishte krijuar ky çift: Bedriut, Zanës dhe Agronit MOHI PARTINË PËR NJERIUN E SAJ!

Vetëm ata që kanë jetuar nën hijen e terinës së regjimeve totalitare dinë ta vlerësojnë madhështinë e NËNËS DRITË!

Bardhyl Mahmuti, 9 korrik 2023 Vevey, Zvicër. Botuar në DITA, nga faqja e autorit në Facebook

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 155 vite burg në total, GJKKO dënon 28 anëtarë të grupit të trafikut të emigrantëve
  • “Ka një marrëveshje për Hormuzin”, Trump sinjale për fundin e luftës në Iran
  • Prej 6 ditësh në flakë, zjarri në Dardhë të Librazhdit del jashtë kontrollit
  • Të shtënat në ajër nga një jaht në Palasë, policia ndalon katër persona
  • Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, zyrtarizohen gjashtë kandidaturat

Komentet e Fundit

  1. epsteain on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  2. Dashi on Ndahet nga jeta në moshë të re pas një ndalimi zemre bashkëshorti i deputetes
  3. tarras on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  4. E on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  5. Dashi on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?