Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, nuk ka paqe mes Stojanit dhe Bogdanit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, nuk ka paqe mes Stojanit dhe Bogdanit
KronikeLajmi i fundit

Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, nuk ka paqe mes Stojanit dhe Bogdanit

Published: October 23, 2025
Shpërndaje

Prokurori Sokol Stojani dhe kryetarja e Këshillit, Mirela Bogdani debatuan të enjten në lidhje me procedurën e ndjekur për plotësimin e vendit vakant në Prokurorinë e Sarandës.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk gjen paqe. Në mbledhjen e zhvilluar të enjten, procedura për plotësimin e vendit vakant të drejtuesit të Prokurorisë së Sarandës u kthye në objekt debati mes anëtarit të Këshillit, Sokol Stojani dhe kryetares Mirela Bogdani.

Në rendin e ditës ishte rikthyer për diskutim çështja e plotësimit të vendit vakant, edhe pse Komisioni i Karrierës ku bëjnë pjesë Stojani në rolin e relatorit, Bogdani dhe Ledina Riza kishin nënshkruar tre relacione të ndryshme për t’ia paraqitur Këshillit për shqyrtim dhe votim.

- Publicitet -

Stojani e akuzoi Bogdanin se me vendosjen e kësaj pike në rendin e ditës kishte tejkaluar kompetencat e saj, pasi projekt-aktet dërgohen në Këshill nga komisionet dhe relatorët.

“Ju duhet të mbani përgjegjësi para Këshillit se keni shkelur ligjin,” tha Stojani, duke sjellë në vëmendje edhe raste të tjera kur Bogani ka mbajtur të njëjtin qëndrim. Ai shtoi se kryetarja e Këshillit ka vetëm rol koordinues dhe për sigurimin e korumit të nevojshëm për të zhvilluar mbledhjen.

Regjistrimi audio i mbledhjes u ndërpre disa herë, ndërkohë që Stojani kërkoi që të mos ndëpritej regjistrimi.

I kontaktuar nga BIRN, Stojani sqaroi se Prokuroritë e Sarandës dhe Kukësit ishin pa drejtues dhe se ishte emergjente që të caktohej dikush.

“Komisioni ka vendosur ta sjellë në Këshill me tre versione të ndryshme. Nuk mund të them se do fitojë alternativa ime, por ta avancojmë. Nuk mund ta mbajmë pafund,” tha ai.

Në diskutime gjatë mbledhjes u përfshinë edhe anëtarët Zeqir Hoda dhe Ledina Riza. Stojani i kujtoi Rizës se ajo kishte nënshkruar vetë relacionin për t’u sjellë për shqyrtim dhe votim.

Hoda i kërkoi Stojanit që të paraqiste në këshill një propozim konkret. “Për refleksione nuk është momenti. Kushdo që ka qëndrim të bëjë propozim,” tha ai.

Stojani kërkoi që kjo pikë të hiqej nga rendi i ditës, ndërsa prokurori Hoda e propozoi të vijohej.

Kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani i tha BIRN përmes një bisede telefonike se kishte vlerësuar që t’i linte vend diskutimeve mes anëtarëve prokurorë, duke qenë se ata janë direkt të përfshirë në avancimet në karrierë të magjistratëve. “Pas tyre diskutojmë ne që jemi anëtarë joprokurorë dhe kryetari flet në fund të të gjithëve”, tha ajo.

Bogdani sqaroi gjithashtu se duke pasur qëndrime të ndryshme në Komision, ajo kishte vlerësuar që çështja të merrte gjykimin e Këshillit në mënyrë që “të shterojmë diskutimet dhe të veprojmë në përputhje me ligjin”.

Kryetarja e Këshillit tha se bazuar në ligj dhe në praktikën e mëparshme, drejtuesi nuk mund të caktohet pa qenë më parë në atë zyrë, siç ajo e përshkroi alternativën e propozuar nga Stojani.

“Në ketë kontekst vlerësoj se procedura e propozuar nga z.Stojani bie në kundërshtim me ligjin dhe praktikën e KLP-së”, tha Bogdani.

Por sipas Stojanit, prokurorët e Prokurorisë së Sarandës dhe Kukësit kanë pak vite eksperiencë dhe për rrjedhojë nuk mund të caktohen drejtues, pasi nuk i plotësojnë kushtet ligjore. Ai sqaroi më tej se është e vështirë që prokurorët që shërbejnë pranë prokurorive të mëdha, të pranojnë të transferohen fillimisht si prokurorë të thjeshtë pranë prokurorive të vogla e të largëta. Po ashtu, Stojani solli në vëmendje se ka pasur raste të ngjashme, kur Këshilli ka vendosur të caktojë përkohësisht si drejtues prokurorë jashtë prokurorive përkatëse, pasi ka qenë nevojë emergjente.

Ai nënvizoi se problemi që ngriti të enjten kishte të bënte me procedurën e ndjekur, të kalimit për diskutim të një çështje që duhej të kalonte për votim, duke sjellë zvarritje.

Pas diskutimeve dhe debateve mes anëtarëve prokurorë, nuk u arrit një vendimarrje konkrete për këtë pikë të rendit të ditës në mbledhjen e të enjtes.

Ndërkohë, Këshilli miratoi ndër të tjera caktimet e përkohshme të drejtuesve të prokurorive Durrës dhe Vlorë, si dhe rregulloren “Për caktimin e prokurorëve si magjistratë udhëheqës në programin e praktikës profesionale dhe për vlerësimin etik dhe profesional cilësor të kandidatëve për magjistratë”.

Edmond Hoxhaj – Reporter

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Mondi Vlore says:
    October 23, 2025 at 6:34 pm

    E paskan mare ne dore stojanet dhe bogdanet drejtesine shqiptare! Tipik “emra shqiotaresh”

    Reply
  • Dashi says:
    October 23, 2025 at 10:07 pm

    Po Vranisht , Pilur , ka në Vlorë o Mondi ? A e di në çfarë gjuhe janë ? Janë në gjuhën sllave . Në gjithë Shqipërinë ka toponime dhe mbiemra sllavë , që nga Vermoshi e deri në Konispol . Po mos ki merak , ashtu si mbiemrat Islami , apo emrat Mazllëm dhe Mahmut , edhe mbiemrat Stojko e Bogdani , shqiptarë janë . Janë emërtime e mbeturina të atyre që na kanë mbajtur me qindra vjet nën sundim .

    Reply
  • Remo says:
    October 23, 2025 at 10:17 pm

    Po pse o Mondi i Vlores, te jesh shqiptar
    i kulluar duhet te kesh mbiemer turcelliu?
    Nese ke degjuar, Pjeter Bogdani eshte figura me shquar e letersise se vjeter shqiptare, po ashtu, prijes ne kryengritjen anti-osmane mbi tre shekuj me pare. Me aq sa di, nuk ka me pasardhes te tij.
    Keta mbajne ate mbiemer, por jo me ate fe…Kjo u pa edhe kur i’u inagurua statuja ne Has,u kujdesen qe turko-arabet si Hys Ferraj( e ka quajtur “piroman” kete figure ne librin e tij) e te tjere callmaxhinj si ai, mos te irritoheshin….
    (Aq poshte ka rene ai vend…..
    Ti duhet t’a dish nese je nga Vlora, s’e poshte qytezes antike te Ceries, ne lumin e Vlores(Shushices), ndodhet ura e Bogdanit, nga me te vjetrat dhe qe daton nga shekulli i pare(p.k.)
    Kjo ure, lidhte ate qyteze fortifikuese, me pjesen
    tjeter nga ana e Terbacit(Trumbaceit) nga krahu i
    pasme i maleve Akrokeraune(qe ju i quani
    “Karaburun” ne turkce sot)…ka patur edhe nje
    vendbanim me kete emer, por qe, nuk ekziston
    me…sic kane ngelur, Shen Gjergj, Shen Koll, Gjinakriq, etj…nuk e di sa profesionale jane zonja Bogdani apo z Stojani por mos qofshin si Gjin Gjonet e ajo gjyqtarja gerdalle Fetahu(shqiptare e kulluar??) qe liroi gjithe banden e Durresit.
    Mos m’u alarmo o Mondi nga keto
    mbiemra, por shiko punen qe bejne, s’e kush me
    pak e kush me shume, e kane bere ate drejtesi
    per lume ….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Nuk duam që të rinjtë të përfundojnë si ne” – Shqiptari nga Frankfurti, 30 orë me makinë për të ardhur në protestë
  • Protestuesi i ardhur nga Gjermania: Kërkoj ndjesë që kam votuar Ramën
  • “Pse ka dalë në protestë?” – Si përgjigjet deputetja e larguar nga PS
  • Deputetja fyen protestuesit: Turli me bamje, speca, patëllxhan, s’kanë mish
  • Sara Mila: Nuk e çojmë ndërmend as dorëheqjen dhe as zgjedhjet e parakohshme

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  2. Luk11 on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  3. Gani USA on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  4. Vlor on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  5. K R on “Nuk ikim nga sheshi”: Protestuesit nga diaspora do ta kalojnë natën përpara Kryeministrisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?