Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Në krye të Kuvendit, Spiropali: Ju që jeni mësuar të debatoni me mua, do t’ju shoh njësoj përballë, por…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Në krye të Kuvendit, Spiropali: Ju që jeni mësuar të debatoni me mua, do t’ju shoh njësoj përballë, por…
Lajmi i funditPolitike

Në krye të Kuvendit, Spiropali: Ju që jeni mësuar të debatoni me mua, do t’ju shoh njësoj përballë, por…

Published: July 30, 2024
Shpërndaje

Kryetarja e re e Kuvendit, Elisa Spiropali ka mbajtur fjalën e saj të parë nga kjo pozitë teksa i është drejtuar ligjvënësve në sallë. Spiropali tha se dëshiron që mirënjohjen ta ketë kuptuar si detyrim dhe ta ndjejë si një shtysë për të bërë më shumë nga sa ka mundur. Ajo tha se është e prekur si asnjëherë më shumë nga vlerësimi që, sipas saj i dhanë duke e zgjedhur kryetare të Kuvendit të Shqipërisë.

Po ashtu Spiropali shtoi se ish-kryetaren Lindita Nikolla “e kishte zili” deri dje dhe tha se do përpiqet t’i ngjajë në përkushtim dhe në durim. Gjithashtu Kryetarja e sapo zgjedhur tha duke iu referuar opozitës, se do t’i shoh njësoj përballë, por nuk do ta kenë përballë dhe shtoi se do ta gjejnë në krahun e djathtë.

Pjesë nga fjala e Spiropalit:

- Publicitet -

Të nderuar kolegë do kërkoja mirëkuptimin tuaj për këtë fjalë dhe vijojmë me debate në sesione të tjera. Mirënjohja është një fjalë që në gjuhën e dikujt që merret me politikë, tingëllon si trokitja e një gote kristali fallso.

Mirënjohja ka hyrë në garderobën e kostumeve të vjetra, jashtë mode. Dua të them që mirënjohjen që e kam kuptuar si detyrim e ndjej si një shtysë për të bërë më shumë nga sa kam mundur deri tani. Jam e prekur si asnjëherë më shumë nga vlerësimi që më blatuat duke më zgjedhur kryetare të Kuvendit të Shqipërisë.

Faleminderit me zemër.

E dimë mirë që është një ushtrim i vështirë politik, qytetar, personal, kolektiv, por jam e qartë që çfarë është mirë është e juaja dhe çfarë shkon keq është e kujdo që ngjisni këtu lart. Mirënjohjen e blatoj qytetarëve që më sollën këtu në 2017 dhe më risollën në 2021 si deputete. Mirënjohjen ia kam detyrim secilit koleg.

Në këtë fjalë të parë jo polemike dhe në këtë situatë krejt atipike për mua duke pasur parasysh 3 vitet e mandatit qeverisës dua të falënderoj zonjën grua që zëvendësova sot. E dashur Lindita gjatë këtyre viteve e drejtove këtë Kuvend me përkushtim dhe durim, deri dje kisha një zili, do përpiqem të të ngjaj në përkushtim dhe uroj të të afrohem sa më pak në durim.

Ju që jeni mësuar të debatoni me mua shpesh më ashpër se sa butë, do t’ju shoh njësoj përballë por nuk do të më keni përballë, do të më gjeni në krahun tuaj të djathtë. Dua të më ndihmoni dhe ta dini nëse sot do të gjykoj se duhet të ndërhyj si palë do të zbres deri poshtë në foltore si pjesë e pandashme e palës.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Veliaj drejt finalizimit të ankimit në Strasburg për masën e arrestit
  • Ekipi kampion i vajzave të Vllaznisë tërhiqet nga kampionati, Presidenti: Shkak përplasjet me FSHF
  • Vrasje horror në Meksikë, ekzekutohet muzikanti i njohur bashkë me gruan shtatzënë, vajzën 3-vjeçare dhe dadon
  • “Biznesmenët…”
  • Trupi i Ratko Mlladiçit mbërriti në Beograd, ku u prit nga zyrtarë serbë

Komentet e Fundit

  1. xxx on “Biznesmenët…”
  2. xxx on Rama emëron Klodiana Spahiun, ministre të Shëndetësisë
  3. O klluf on Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
  4. Emigranti on Rama replikon me Sekretarin europian, pas akuzës për fyerje: Aludim i paturpshëm, kjo tregon se çfarë demokratësh jeni
  5. xxx on Rama emëron Klodiana Spahiun, ministre të Shëndetësisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?