Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Në makinë kishin kanabis dhe heroinë të bërë gati për shitje, 3 të arrestuar në Berat, mes tyre një 37-vjeçare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Në makinë kishin kanabis dhe heroinë të bërë gati për shitje, 3 të arrestuar në Berat, mes tyre një 37-vjeçare
AktualitetKronike

Në makinë kishin kanabis dhe heroinë të bërë gati për shitje, 3 të arrestuar në Berat, mes tyre një 37-vjeçare

Published: October 30, 2023
Shpërndaje

 

Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike. Vihen në pranga 3 shtetas që kryenin këtë veprimtari kriminale, të cilët u kapën në flagrancë me lëndë narkotike në automjet. Sekuestrohen 519 gramë lëndë narkotike cannabis sativa, një sasi lënde narkotike heroinë e ndarë në doza të gatshme për shitje, municion luftarak, 3 celularë dhe 1 automjet.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Berat, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, të mbështetura nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të veprimeve operacionale për megaoperacionin “Tempulli”, kanë goditur një tjetër rast të shitjes së lëndëve narkotike. Për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit: E. M., 30 vjeç dhe A. H., 39 vjeç, të dy banues Berat; V. D., 37 vjeçe, banuese në fshatin Lapardha, Berat. Shërbimet e Policisë Rrugore, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë ndaluar në qytetin e Dimalit, automjetin me drejtues shtetasin E. M. dhe pasagjerë 2 shtetasit e tjerë. Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur 519 gramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe municion luftarak, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike heroinë, të ndarë në doza të gatshme për shitje, që u gjet gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetasve”, thuhet në njoftimin e policisë.

- Publicitet -

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

 

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë ndodh kur njerëzve u humbet besimi?
  • Bullgaria, histori paralajmëruese: Gjenerata Z ndihmoi rrëzimin e një qeverie, por sistemi i diskredituar pas saj mbeti i paprekur
  • Stipe Mesić dhe Edi Rama: Mes dialogut me qytetarët dhe monologut të pushtetit
  • Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  • U arrestua gjatë protestave, Apeli ndryshon masën e sigurisë për Klevi Metajn

Komentet e Fundit

  1. Te lumte ajo penë! on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  2. Ymer on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  3. cuf dabjoni on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  4. nje shqiptar on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  5. Babameto on Gjeopolitika, gjaku, identiteti

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?