Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Në Montreal eventi dedikuar Vjosës, IUCN certifikon punën për shpalljen ‘Park Kombëtar’
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Në Montreal eventi dedikuar Vjosës, IUCN certifikon punën për shpalljen ‘Park Kombëtar’
AktualitetKulture

Në Montreal eventi dedikuar Vjosës, IUCN certifikon punën për shpalljen ‘Park Kombëtar’

Published: December 20, 2022
Shpërndaje

Procesi i studimit të shpalljes së lumit Vjosa si “Park Kombëtar” është certifikuar nga IUCN – Unioni Ndërkombëtar i Mbrojtjes së Natyrës. Ceremonia është zhvilluar në Montreal të Kanadasë, gjatë Samitit Ndërkombëtar të Biodiversitetit COP15, ku kanë marrë pjesë Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, Drejtori Ekzekutiv i kompanisë amerikane Patagonia Ryan Gellert, zëvendësministri i Mjedisit i Greqisë Georgios Amyras, si edhe përfaqësues të IUCN, ministra mjedisi dhe përfaqësues të organizatave.

“Krenare që i gjithë procesi është kryer sipas standardeve të përcaktuara nga Unioni Ndërkombëtar i Mbrojtjes së Natyrës. Vjosa është mirëfilltazi një laborator natyror. Prej vitesh studiues dhe shkencëtarë studiojnë Vjosën, dinamikën e saj. Ka qenë një proces i vështirë, por ia dolëm. Faza e parë e këtij procesi ka përfunduar tashmë, dhe në janar 2023 nisim procedurat ligjore në qeveri për shpalljen e Vjosës “Park Kombëtar” sipas standardeve të IUCN”, ka thënë Kumbaro.

Ministrja Mirela Kumbaro deklaroi se pas takimit të kryeministri Edi Rama me homologun grek Kyriakos Mitsotakis, edhe pjesa fillestare e lumit që buron në Greqi, i quajtur Aos, do të ndjekë të njëjtën rrugë për të krijuar kështu një park ndërkufitar mes dy vendeve. Ky zotim u konfirmua gjatë eventit edhe nga zëvendësministri grek i mjedisit Georgios Amyras.

- Publicitet -

Drejtori Ekzekutiv i Patagonia, Ryan Gellert u shpreh entuziast për punën voluminoze që është bërë brenda një viti, duke realizuar një kauzë ndërkombëtare, siç është mbrojtja e lumit të fundit të egër në Europë. Në eventin e organizuar në Montreal në kuadër të COP15, ishin gjithashtu të pranishëm Tracy Farrell, Drejtoreshë e IUCN për Amerikën Veriore, Boris Erg, Drejtor i IUCN për Europën, James Hardcastle, drejtues i zonave të mbrojtura në IUCN, David Gadsden, drejtor i ESRI dhe shumë përfaqësues të tjerë, pjesëmarrës në COP15.

Puna për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar nisi zyrtarisht në muajin qershor, pas marrëveshjes së Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë dhe kompanisë Patagonia, proces i koordinuar nga Koordinatorja Kombëtare Adelina Greca dhe Koordinatori Ndërkombëtar Andrej Sovinc, duke ngritur një grup prej 30 ekspertësh vendas dhe të huaj nga të gjitha fushat si eko-turizmi, planifikimi dhe menaxhimi i parkut, financimi i qëndrueshëm, legjislacioni mjedisor, komunikimi dhe promovimi, si dhe vlerësimi i ndikimit në mjedis.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • demo says:
    December 20, 2022 at 7:41 pm

    Aos e kane quajtur vendasit Authoktone,Iliro-epirotet.Ky emer duke kaluar per 3 mije vjet ne gojen e Shqiptareve eshte bere Vjose,,sipas te gjitha rregullave te ndryshimeve fonetike ne gjuhen shqipe.Sepse Shqipja eshte nje gjuhe e Gjalle..Ashtu si emri i lumit Tiber ne Rome,,Ka marre formen Tevere ne gojen e italianeve te sotem.Sepse italishtja eshte nje gjuhe e gjalle
    Gerqishtja eshte nje gjuhe e vdekur(gjuhe pa popull),ashtu si Latinishtja qew u ruajten ne kisha dhe manastire.Populli i sotem Hybrid grek qe per 2 mije vjet nuk ka jetuar kurre ne brigjet e Lumit Vjose dhe nuk ka nje emertim per te,ka marre emrin ilir Aos,nga hartat historike,,dhe kerkon ti mbushe mendjen botes qe Greket ruajne origjinalin.Nuk kane me shume se 100 vjet qe e vuadhe kete emer iliro shqiptar.
    Duhet te shkoje Demo ne Kanada qe ti tregoje hybrideve anatoliane,se Vjosa ka buruar ne token Ilire epirote,ka rrjedhur ne brigje te Kaonise e Laberise,ku nuk eshte folur kurre greqisht.
    Kjo Xhebriaja me kompjuter e llustrosur e patinosur ka harruar dhe emrin,e ka bere IUCN,jo te njohe Vjosen me historine e saj.

    Reply
  • Andis says:
    December 21, 2022 at 1:46 am

    Nuk e kuptoj se pse Greqia duhet te jete ne nje Samit kur diskutohet per nje park natyror te Shqiperise.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  • Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  • Asfalia greke, UDB, rusët, Albin Kurti dhe iranianët: A është kjo e vërteta e protestës së Tiranës?
  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  • “Ai na tha që jemi grekë…” Edhe i riu me aftësi ndryshe, në protestë

Komentet e Fundit

  1. Labi on Guacka e Zvërnecit
  2. 1thundrak on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  3. 1thundrak on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  4. 1thundrak on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  5. Detari on Rezulton me 1.2 milionë metra në zonën e mbrojtur, biznesmeni i lidhur me Zvërnecin fiton koncesionin Milot-Balldren

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?