Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Në SPAK apo tek akuza e Tiranës? Gjykata e Lartë shprehet në 27 shkurt se ku do hetohet dosja e 21 janarit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Në SPAK apo tek akuza e Tiranës? Gjykata e Lartë shprehet në 27 shkurt se ku do hetohet dosja e 21 janarit
KronikeLajmi i fundit

Në SPAK apo tek akuza e Tiranës? Gjykata e Lartë shprehet në 27 shkurt se ku do hetohet dosja e 21 janarit

Published: January 21, 2024
Shpërndaje

Përmes një rekursi të depozituar në Gjykatën e Lartë nga familjarët e 4 viktimave të dosjes së “21 janarit”, pritet që në datën 27 shkurt 2024 një kolegj penal i kësaj gjykate, të vendosë nëse çështja penale shumë e përfolur, do i mbetet për ta hetuar SPAK apo Prokuroria e Tiranës.

Rekursi i familjarëve të Aleks Nikaj, Faik Myrtaj, Ziver Veizi dhe Hekuran Deda, erdhi si kundërpërgjigje e vendimit të prokurorisë së posaçme SPAK, e cila vendosi të shpallë moskopetencën lëndore të kallëzimit penal të familjarëve, Partisë Socialisë dhe Ministrisë së Drejtësisë, duke kaluar çështjen për hetime të mëtejshme akuzës së kryeqytetit.

Hetimet që po kryhen nga Prokuroria e Tiranës po mbahen parasysh dhe aktet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, që kanë lidhje me këtë procedim penal.

- Publicitet -

Por tashmë, pritet që në 27 shkurt Gjykata e Lartë të qartësojë përfundimisht se kush do jetë organi hetimor që do hetojë rastin e vrasjes së 4 demostruesve në 21 janar të 2011 në bulevardin “Dëshmorët e kombit”.

Nga ana tjetër prokuroria e Tiranës prej disa vite kryen veprime hetimore lidhur me identifikimin e autorëve të Gardës së Republikës që kryen vrasjen e protestuesit, Aleks Nikaj.

Aleks Nika, ka qënë me duar në xhepa, kur është ekzekutuar me një plumb në kokë. Ekspertiza ka treguar se plumbi ka pasur kënd drejtimi nga lart-poshtë.

Kjo pjesë predhe në vitin 2014 është dërguar në një laborator kriminalistik në Virginia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe sërisht nuk janë përftuar të dhëna që do shërbenin për zbardhjen se nga kush armë është qëlluar kjo predha.

Për shkak të mosidentifikimit të plumbit kur kanë kaluar 13 vjet nga vrasja e Aleks Nikës, drejtësia shqiptare nuk është në gjëndje të drejtojë gishtin se kush është autori i kësaj vrasje.

Dyshimet e familjarëve dhe vetë prokurorisë së Tiranës janë se Aleks Nikaj është ekzekutuar me snajper.

Për vrasjen e tre demostruesve Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Ziver Veizi, Gjykata e Apelit Tiranë dënoi me 1 vit burgim ish-komandantin e Gardës së Republikës Ndrea Prendin dhe me 3 vite burgim anëtarin e njësisë së zjarrit, Agim Llupo.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Shkembi says:
    January 21, 2024 at 3:55 pm

    Vetem nje bordello drejtesi si kjo jona, mund te vazhdoje te tilla lodra

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Greqia merr pamjen e “Ferrit”, zjarre masive në ishujt helenë
  • Nafta shkon 214 lekë për litër, Braçe: Të kthehet Bordi i Transparencës, rritja është e qëllimshme
  • Balluku qëndron 20 minuta në SPAK, “kyç” gojën para gazetarëve
  • Ilir Beqaj lirohet nga qelia, GJKKO i cakton masën arrest në shtëpi
  • 1 euro për të huajt, 100 pengesa për shqiptarët! Certifikimi i pronës, ndjenja e rëndë e pabarazisë para shtetit dhe pushtetit

Komentet e Fundit

  1. nastradini on A do arrestohet Balluku
  2. Supaxhiu 300 evro on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro
  3. Zhorzho on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  4. Xen Bolja on A do arrestohet Balluku
  5. Arbeni on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?