Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nëna e e kenianes Joy e zhgënjyer për hetimet: Askush nga Shqipëria s’më ka telefonuar. Dua drejtësi!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nëna e e kenianes Joy e zhgënjyer për hetimet: Askush nga Shqipëria s’më ka telefonuar. Dua drejtësi!
AktualitetKronike

Nëna e e kenianes Joy e zhgënjyer për hetimet: Askush nga Shqipëria s’më ka telefonuar. Dua drejtësi!

Published: March 28, 2023
Shpërndaje

Nëna e 22-vjeçares keniane Joy Aoko, që vdiq pas më shumë se 6 muajsh gjendjeje spitalore në koma, teksa u gjet pa ndjenja dhe e masakruar poshtë ballkonit të banesës së saj në Tiranë, në muajin gusht 2022, apelon për drejtësi nga autoritetet shqiptare. “Dua drejtësi për Joyn”, tha Ruth Abongo në emisionin “Pa gjurmë”, teksa ngjarja e veshur në mister të plotë, edhe pse ka si të dyshuar shoferin e kazinosë ku punonte e ndjera, mbetet e pazbardhur. Abongo tregon se ndonëse kanë kaluar muaj nga momenti kur e bija Joy Aoko ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë për jetën, nuk ka marrë asnjë informacion nga autoritetet shqiptare mbi ecurinë e hetimeve. E vetmja gjë që i është thënë, është se “policia po vepron”.

Intervista me Ruth Abongo:

- Publicitet -

Gazetari: Si je?

Ruth Abongo: Jam mirë!

Gazetari: Si është e gjithë familja pas vdekjes së Joy-t? E keni marrë veten?

Ruth Abongo: Po, jemi më mirë!

Gazetari: Më vjen mirë që e dëgjoj. Të telefonova sepse është e rëndësishme për investigimin. Pas vdekjes së Joy-t a ke folur në telefon me shoqet e saj, Joy Brenda ose Emily-n?

Ruth Abongo: Nuk kam folur kurrë me Emily-n, nuk më ka kontaktuar, Joy Brenda më shprehu ngushëllimet, më telefonoi kur Joy vdiq.

Gazetari: Pas vdekjes së Joy-t ke marrë telefonata nga Shqipëria, apo jo?

Ruth Abongo: Jo!

Gazetari: Lidhur me investigimet, asnjë telefonatë?

Ruth Abongo: Jo, nuk më kanë telefonuar kurrë!

Gazetari: Po ambasadorët kenianë që erdhën të vizituan në spital?

Ruth Abongo: Nuk kam folur me ta.

Gazetari: Çfarë mendon, do vazhdosh të luftosh dhe të vazhdosh betejën për drejtësi për vajzën tënde?

Ruth Abongo: Unë dua drejtësi për Joy-n!

Gazetari: Do që të mësosh kush e bëri këtë?

Ruth Abongo: Po.

Gazetari: Në lidhje me çfarë ndodhi, ke mësuar ndonjë gjë të re?

Ruth Abongo: Më kanë thënë që policia po vepron…

Gazetari: A të kanë kontaktuar menaxherët e kazinosë?

Ruth Abongo: Jo!

Gazetari: Ke një mesazh për institucionet, për njerëzit, për këdo që ka informacion për këtë çështje?

Ruth Abongo: Jo, asgjë! Vetëm kam folur me avokatin e Joy-t.

Gazetari: Çfarë ju ka thënë?

Ruth Abongo: “Kur të jem gati do jua dërgoj”…

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rritja e çmimeve do t’i sjellë buxhetit 5.4 miliardë lekë të ardhura shtesë në 2027
  • Vrasje misterioze në Bulqizë, u tha se e sulmoi ariu, 62-vjeçari me plumb në kraharor
  • Abdul El-Sayed bëhet senatori i parë mysliman në SHBA
  • PSG shënon katër gola në 17 minuta, Barcelona feston në Camp Nou
  • ​Mali i Zi refuzon anëtarësimin e “kategorisë së dytë” në BE, kërkon të drejta të plota

Komentet e Fundit

  1. Po mër, po... on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  2. nastradini on Ka nisur zyrtarisht hetim për ato që thotë Veliaj? Si përgjigjet SPAK
  3. Ethem Lalaj on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  4. XYZ on Trump humbet rëndë
  5. Detari on Ka nisur zyrtarisht hetim për ato që thotë Veliaj? Si përgjigjet SPAK

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?