Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit ushtarak Shqipëri-Kosovë-Kroaci
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit ushtarak Shqipëri-Kosovë-Kroaci
KronikeLajmi i fundit

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit ushtarak Shqipëri-Kosovë-Kroaci

Published: March 18, 2025
Shpërndaje

Tre ministrat e Mbrojtjes, ai i Shqipërisë, Pirro Vengu, i Kosovës, Ejup Maqedonci dhe i Kroacisë, Ivan Anuši? kanë firmosur sot në Tiranë një marrëveshje të rëndësishme për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, një hap i rëndësishëm për sigurinë e të gjithë rajonit.

Ministri Vengu e ka përshëndetur marrëveshjen duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të aftësive mbrojtëse, zhvillimit të industrisë dhe teknologjisë së mbrojtjes, si dhe përmirësimit të ndërveprimit ushtarak në rajon.

“Në një mjedis sigurie të brishtë, angazhimi ynë për rritjen e kapaciteteve mbrojtëse është më i fortë se kurrë! Shqipëria dhe Kroacia do të vijojnë të mbështesin Kosovën në aspiratën e saj për integrim të plotë në strukturat rajonale dhe euroatlantike”, deklaroi Vengu.

- Publicitet -

Po ashtu edhe ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka thënë se kjo marrëveshje thellon dhe forcon sigurinë në rajon si dhe do të kontribuojë në sprodhimtarinë e industrisë së mbrojtjes.

“Shqipëria, Kroacia dhe Kosova do të jenë bashkë edhe më fuqishëm përballë sfidave dhe synimeve të përbashkëta në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë. Kjo pasi sot në Tiranë, kemi nënshkruar një deklaratë trepalëshe, bashkë me dy homologët dhe miqtë e mi, Pirro Vengun, Ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë dhe Ivan Anuši?, Ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë.

Duke u nisur nga vlerat tona të përbashkëta, nga orientimet e njëllojta gjeostrategjike dhe angazhimet e ndërsjella për bashkëpunim rajonal, Shqipëria, Kroacia dhe Kosova deklarohen për forcim të bashkëpunimit dhe avancim të hapave për mbrojtjen e territoreve dhe të njerëzve tanë; për të kontribuar për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare; si dhe për prodhimtarinë e industrisë së mbrojtjes.

Për këtë, Shqipëria, Kroacia dhe Kosova, do të angazhohen për forcimin e lidhjeve mes tyre, rritjen e ndërveprueshmërisë mes ushtrive të tri shteteve tona përmes edukimit, trajnimeve dhe stërvitjeve të përbashkëta; rritjen e angazhimit për t’i luftuar kërcënimet hibride dhe për tu mbrojtur prej tyre; bashkërendimin e politikave për integrime euroatlantike dhe me theks të veçantë ndihmën e nevojshme ndaj Kosovës për tu integruar në nisma rajonale të mbrojtjes dhe të sigurisë.

Kjo deklaratë sikur edhe i tërë bashkëpunimi i Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, rrjedhë nga fryma e miqësisë ndërshtetërore dhe e angazhimit të përbashkët për fqinjësi të mirë, për paqe dhe siguri. Ky bashkëpunim i yni nuk është kërcënim ndaj askujt, por angazhim shtesë për ta ruajtur paqen dhe stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Bashkë me Shqipërinë dhe me Kroacinë, Kosova është më e forte, rajoni më i sigurtë dhe paqja më e qëndrueshme”, u shpreh Maqedonci.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Aliu nga Selenic says:
    March 18, 2025 at 7:25 pm

    Serbia forcohet ushtarakishte nga Rusia dhe perendim, ndersa ne shqiptarve edhe ato arme qe shpetuan rrenuar te Berishes na i pren perendimoret dhe na lan me duar ne xhepa.!

    Reply
  • Llakatundi says:
    March 18, 2025 at 7:59 pm

    Ali mos u shqeteso shume se kosoves prendimi jà dha lirin me sto armet e vjetra.

    Reply
  • demo says:
    March 19, 2025 at 8:05 am

    E kuptoi edvini ku i ka Aleancat?Me mire vone se kurre!
    Tani shko merr Vilma Nushit 100 miljonet e shurres dhe ver ne pune fabrikat e Armatimit,se me 3,5 miljone euro,sa ke shpallur per armatim,nuk mjaftojne per larje,bojatisje,grasatim makinerish.
    Bota po armatoset,Rajoni po armatoset,jo per TURIZEM.

    Reply
  • DRITA* says:
    March 19, 2025 at 8:41 am

    Ne vitin 1994 nje komandant i divizionit te Vlores tha:Une kam ardhur ta prish ushtrine jo ta rregulloj-ishte i afert i Saliut,dhe e prishi ne 95 u mbyll gjithcka,pastaj erdhi 97 qe i dha grushtin perfundimtar,te gjitha keto ne emer te DEMOKRACISE

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri
  • Protesta, Lisistrata dhe parfumi i demokracisë
  • Policia shpërndan protestuesit te Kuvendi me ujë e spraj lotsjellës, deputetët largohen

Komentet e Fundit

  1. Populli on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  2. Parku Rinia on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  3. Halit sula on Çfarë është botimi “The Albanian Files”
  4. kasem gahinji on Shteti i Rrumit
  5. KTH S on Policia shpërndan protestuesit te Kuvendi me ujë e spraj lotsjellës, deputetët largohen

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?