Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nesër gara e madhe e maratonës në Tiranë! Të gjitha rrugët që bllokohen nga ora 08:00-16:00!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nesër gara e madhe e maratonës në Tiranë! Të gjitha rrugët që bllokohen nga ora 08:00-16:00!
AktualitetShoqëri

Nesër gara e madhe e maratonës në Tiranë! Të gjitha rrugët që bllokohen nga ora 08:00-16:00!

Published: October 22, 2022
Shpërndaje

Edicioni i 6-të i Maratonës së Tiranës, nisi mëngjesin e sotëm me garën “Fun Run”, ku protagonistë janë nxënësit e shkollave të mesme dhe 9-vjeçare, të cilët vrapuan në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me mesazhin sensibilizues për edukimin e të rinjve përmes sportit.

Kjo garë shihet si një mënyrë e mirë për t’i nxitur të rinjtë të angazhohen me sport dhe të përgatiten për të garuar pas disa vitesh në Maratonën e Tiranës.

Ditën e nesërme qyteti i Tiranës vijon me Maratonën e Tiranës 2022, eventin më të madh sportiv në qytet. Këtë e tregon edhe pjesëmarrja e 2500 vrapuesve nga disa vende të botës. Për mbarëvajtjen e eventit, me qëllim sigurinë e garuesve si dhe lehtësimin e trafikut, Policia Bashkiake apelon qytetarët që të përdorin sa më pak të jetë e mundur automjetet private nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 16:00.

- Publicitet -

Përgjegjës i Qarkullimit rrugor në Policinë Bashkiake, Gentian Vocaj dha informacionet e detajuara për çdo rrugë që bllokohet.

“Maratona nis me sheshin ‘Skënderbej’, do vijojë në bulevardin ‘Zogu i Parë’ dhe më pas në ‘Bulevardin e ri’ të Tiranës. Më pas do të kthehen në sheshin ‘Skënderbej’ dhe do marrin djathtas për në rrugën e ‘Durrësit’ për tu kthyer më pas në rrugën e ‘Kavajës’, në rrugën ‘Myslym Shyri’, në bulevardin ‘Gjergj Fishta’, në bulevardin ‘Bajram Curri’, kalojnë tek ura e Gjykatës, kthehen në rrugën ‘Ibrahim Rugova’, kalojnë përmes zonës së ‘ish Bllokut’ dhe shkojnë në drejtim të ‘ish Gardës’ dhe bëjnë një rreth të plotë te ‘parku i Liqenit’.

Më pas kthehen në sheshin ‘Nënë Tereza’, kalojnë te rruga ‘Gjergj Filipi’ për te rrethi i piceri Erës, kalojnë rrugën ‘Papa Gjon Pali’ pranë televizionit, marrin kthesë. Ka 2 pjesë maratona aty. Maratona 10 km vijon në rrugën ‘Papa Gjon Pali’ dhe del në bulevardin ‘Bajram Curri’ po në rrugën ‘e Elbasanit’, ku vazhdon rrugën ‘George Bush’, ‘Abdi Toptani’ dhe përsëri pranë bashkisë në sheshin ‘Skënderbej’. Maratona ka 4 kategori, e plota 42 km, gjysmë maratona 21 km, 10 km dhe kategoria për persona paraplegjikë dhe ka më shumë karakter promovues se sportivë”, tha Vocaj.

Gjithashtu, qytetarëve u kërkohet që të mos hyjnë brenda perimetrit të garës gjatë zhvillimit te saj, pasi kjo është rreptësisht e ndaluar. Shtimi i numrit të pjesëmarrësve ndër vite është një tregues i mirë se kjo garë është bërë e dashur për qytetarët e Tiranës.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?