Nga Përparim Kabo
Botuar në DITA
Historia lexohet që të njihet më mirë, por edhe për të riparë disa çështje më në thellësi. Edhe pse mund të kenë kaluar vite nga 1956-ahungareze, heshtje nuk mund të imponohet. 23 Tetoriështë,një nga dy festat kombëtare të Republikës së Hungarisë. Në kulmin e atyre ngjarjeve, para se të ndodhte pushtimi masiv i Hungarisë nga forcat sovjetike në emër të Traktatit të Varshavës, politika e lartë hungareze, përveç refuzimit, luajti aso kohe dhe me kartën e neutralitetit shtetëror. Një Hungari jashtë Traktatit të Varshavës, do e detyronte Bashkimin Sovjetik dhe forcat e Traktatit të Varshavës që, të humbnin “argumentin” e ndërhyrjes. Do të shkeleshin me këtë akt normat e së Drejtës Ndërkombëtare,nese një vend neutral pushtohej ushtarakisht. Për këtëarsye ,është me vend e me interes historik e studimor , që në këtë 23 tetor 2024, të hyjmë në ato ditë të nxehta fundtetori-fillimnëntori 1956.Çfarë ndodhi? Si u veprua nga palët? Ku dhe si u morën vendimet?
Më datën 28 tetor 1956, deklarata e qeverisëhungareze kërkonte nga forcat sovjetike një pushim-zjarri. Ishte krijuar një klimë besimi se forcat sovjetike do të largoheshin nga Hungaria. Duhet të mbajmë në vemendje se pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, garnizone ushtarake sovjetike kishin mbetur në Hungari, por qëndronin të mbyllura në qendrat ushtarake. Në fakt politika hungareze, opinioni publik, intelektualët, studentët dhe media ishin të gjithë në një mendje që këto forca duhet të largoheshin nga territori i Hungarisë.
“Më 15 maj 1955, BRSS së bashku me tre fuqitë perëndimore që pushtuan Austrinë (SHBA, Britania e Madhe dhe Franca), nënshkruan një traktat i cili zyrtarisht i dha fund gjendjes së luftës në vendin alpin. Austria e pasluftës shpesh shërbeu si një post përpara për amerikanët dhe sovjetikët, kur donin të provonin gatishmërinë e tyre për të biseduar me njëri-tjetrin. Në përputhje me Traktatin e ri të Shtetit, qeveria austriake duhej të shpallte neutralitetin ushtarak të vendit në këmbim të tërheqjes së forcave pushtuese. Prandaj, zona e okupimit sovjetik në Austrinë lindore, së bashku me Finlandën, Norvegjinë veriore dhe ishullin danez të Bornhom, ishte i vetmi rajon në Europë nga i cili Ushtria e Kuqe më në fund ra dakord të tërhiqej.
Në të njëjtin vit, Austria iu bashkua Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe Këshillit të Europës.” Si për ironi të fatit, një ditë më parë, më 14 maj 1956, ishte krijuar Traktati i Varshavës.Pakti i Varshavës ishte një traktat kolektiv i mbrojtjes, i krijuar nga Bashkimi Sovjetik dhe shtatë shtete të tjera satelitore sovjetike në Evropën Qendrore dhe Lindore: Shqipëria, Bullgaria, Çekosllovakia, Gjermania Lindore, Hungaria, Polonia dhe Rumania. (Me pushtimi e Çekosllovakisë, në gushtin e vitit 1968, Shqipëria doli zyrtarisht nga ky Traktat). Me ngjarjet e Hungarisë, më 1956, kemi tentativën e parë, që një vend anëtar të kërkonte daljen nga Traktati dhe shpalljen e neutralitetit. Më 29 tetor 1956 trupat sovjetike të dislokuara në Hungari mbaruan lojën ushtarake dhe komandanti i korpuseve speciale, Gjeneral Leitnant Lashchenke , u shpreh se largimi i trupave sovjetike do të kryhej sipas marrëveshjes së arritur mes qeverisëhungareze dhe udhëheqjes së lartë sovjetike. Ishte përcaktuar që atje do të vendoseshin forcat ushtarake hungareze. Qe caktuar gjithashtu që kryengritësit të dorëzonin armët te trupat ushtarake hungareze. Gjithsesi negocimi për këtë gjë u bë, por pa sukses.
Nga pala shtetërore, i dërguar ishte general Major Gyula Váradi. Ishte planifikuar gjithashtu se largimi trupave sovjetike do të fillonte me datë 30 tetor 1956 dhe do të përmbyllej më 31 tetor, brenda dy ditëve. Në fakt ,në 30 tetor ,në kundërshtim me deklaratën e qeverisë sovjetike, dy divizione ajrore zbarkuan në aeroportin e Veszprém-it. Loja ishte menduar goxha mirë nga sovjetikët. Ndërkohë që dukej se forcat sovjetike po largoheshin nga Budapesti, në bazën ajrore “Tököl”, forcat ajrore sovjetike, të bashkuara, u stacionuan atje. Trupat sovjetike ishin vetëm 15-20 km larg Budapestit. Ndërkohë armata e 38 dhe 8 po mberrinin nga Bashkimi Sovjetik dhe Rumania. Ardhja e këtyre trupave në mënyrë qesharake u justifikua se gjoja familjet e ushtarakëve sovjetikë, që ndodheshin në Hungari, ishin në rrezik. Marshali Konev u caktua kreu i trupave sovjetike me këtë mision, një ofensive e re në Hungari. Në 1 nëntor shtabi iforcave të motorizuara në komandën e Gjeneral Leitnant A. H. Babadzhanyan dhe forcat e divizionit të motorrizuar 11-të, kaluan kufirin hungarez. Misioni ishte që në mënyrë të rrufeshme, brenda datës 2 nëntor, të pushtohej Hungaria. Në mënyrë të organizuar, një avion bombardues 177 nisi të evakuonte anëtarët e familjeve të ushtarakëve sovjetikë.
Operacionet ushtarake brenda në qytete kishin vështirësi,as artileria dhe as aviacioni nuk mund të përdoreshin, sepse mund të vriteshin civilë të pafajshëm. Gjithsesi asgjë nuk mund të pengonte këtë okupim ushtarak të pastër. Në përmbyllje të diskutimeve dhe opinioneve se si duhej vepruar,Marshalli Konev, si për t’i vënë vulën, deklaroi:” Udhëheqja më e lartë politike e Traktatit të Varshavës ka marrë një vendim për t’i ofruar një mbështetje ushtarake Hungarisë. Forcat sovjetike janë caktuar që të shkatërrojnë forcat kundërrevolucionare. Prandaj forcat sovjetike të korpuseve speciale duhet të përgatiten për operacionin ushtarak “Shakullima”, që ka për mision shkatërrimin e rezistencës së armatosur të “Ushtrisë popullore”, e cila po përpiqet të rezistojë që të mos çarmatoset.”Krahas forcave ushtarake mbërritën dhe drejtues të lartë të KGB-se. Nën drejtimin e Ivan Alexandrovich Serov-it, drejtuesit të KGB-se,(nga marsi 1954-deri në dhjetor 1958), deri më 19 nëntor u arrestuan 4148 persona. 1000 prej tyre u lëvizën me avion, më trena dhe me makina ushtarake drejt zonës Karpato-Ukrainase.
Drejtuesit e KGB-se kishin një mandat që kërkonte arrestimin e ministrave të qeverisë së Imre Nagy-it dhe drejtuesit e kryengritjes. Në këto ditë të tmerrshme, ku ngjarjet rrokulliseshin nga ora në orë, Imre Nagy dhe disa mbështetës të tij u përpoqën të luanin një lojë politike.Ata hartuan një deklaratë për një“Hungari neutral” dhe daljen e saj nga Traktati i Varshavës. Gjithsesi u morën dhe masa ushtarake ,duke u ndërtuar tri vende, ku u vendosën forcat ushtarake hungareze. Një u vendos në Bem, në Buda, një në Mátyás, në Pest dhe një në distriktin Kossuth, po në Pesht. Më 31 tetor u mësua se qeveria hungareze kishte caktuar gjeneral Major Béla Király si komandantin e forcave ushtarake dhe të sigurisësë Budapestit. Ky ushtarak pati një qëndrim me dritëhije, sepse më 1 nëntor ai përvijoi si prioritet që të gjitha komandat të mund ti jepnin fund ndeshjeve dhe të vendosej rregulli në Budapest.
Më 2 nëntor në Ministrinë e Mbrojtjes u organizua një takim i drejtuesve të lartë ushtarake. Pasi u analizua gjendja, në fund të mbledhjes, Ministri i Mbrojtjes,Károly Janza, deklaroi se kolonel Maléter, gjeneral major Kovács dhe koloneli Szücs, do ishin delegacioni që do të negocionte për tërheqjen e trupave sovjetike. Po të shikojmë datën, i gjithëky misjon duket pa vlerë, dhe ashtu përfundoi. Politika kishte qenë diçka më ndryshe. Që më datën 31 tetor ,herët në mëngjes, Imre Nagy kishte kërkuar nga ambasada sovjetike në Budapest, largimin e forcave sovjetike nga Hungaria. Andropovi në takim me drejtuesit e lartë shtetërore hungarezë bënte lodra fjalësh, duke mos qenë as i qartë dhe as i prerë në ato që thoshte. Si nënvizonte Nagy, ai nuk po u përgjigjej pyetjeve të drejtuara nga qeveria hungareze.
Pikërisht në këtë situatë dhe në gjendjen e krijuar, Imre Nagy pati kurajon t’u deklaronte autoriteteve sovjetike, se: “Në qoftëse qeveria sovjetike ende nuk ndalon avancimin e trupave sovjetike dhe dështon që të japënjë shpjegim të kënaqshëm për veprimet që tashmë ka ndërmarrë, ai do të propozonte që Hungaria të largohej nga Traktati i Varshavës, në përputhje me Deklaratën e neutralitetit, që ishte bërë atë mëngjes, dhe qëishte adresuar si një thirrje për OKB-në, së cilës i kërkohej garanci për neutralitetin e vendit nga katër Fuqitë e Mëdha.” Vetëm nëse forcat sovjetike në mënyrë të menjëhershme largoheshin nga Hungaria edhe qeveriahungareze do ta tërhiqte menjëherë këtë kërkesë për neutralitet. Ndërkohë forcat sovjetike dhe të Traktatit po kalonin kufirin hungarez. Jo që nuk bëhej fjalë për largimin e atyre që ishin tashmë të pranishme, por vendi po pushtohej ushtarakisht.
Kryeministri Nagy, njëherësh dhe Ministër i Jashtëm, e informoi Sekretarin e Përgjithshëm te Kombeve të Bashkuara me një telegram për invazionin e ri sovjetik, për bisedën me Andropovin dhe për daljen e Hungarisë nga Traktati iVarshavës, si dhe për Deklaratën e neutralitetit. Ekonomisti suedez,Dag Hjalmar Agne Carl Hammarskjöld, ishte Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara nga 10 prilli 1953 deri më 18 shtator 1961, kur ai vdiq në një aksident avioni gjatë një misioni paqeje në Kongo. Nagy i kërkoi Sekretarit të Përgjithshëm të informonte të gjitha vendet anëtare të OKB-se për këtë ngjarje dhe të vendoste çështjen hungareze në agjendën e sesionit të 11- të të Asamblesë së Përgjithshme ,që pritej të hapej brenda një kohë të shkurtër. Sovjetikët u tërbuan me këto lëvizje. Plani i tyre qe që me fuqinë e armëve të krijonin gjendjen që të vendosnin në Hungari një qeveri kukull. Po kështu me këtë shembull t’u dërgonin mesazhe politike dhe vendeve të tjera socialiste. Kështu ,më datën 4 nëntor, ata e zgjeruan pushtimin tashmë të kryer në Hungari. Ngjarjet po rrokulliseshin kaq shpejt, sa që edhe në orët e para të mëngjesit ndodhnin episode dramatike.
Në datën 2 nëntor, në orën 5: 20 minuta të mëngjesit, Imre Nagy pergatiti principet bazë të negocimit me delegacionin e qeverisë sovjetike. Ai propozoi se, që nga momenti që qeveria hungareze ishte tërhequr nga Traktati i Varshavës, edhe trupat sovjetike duhet të tërhiqeshin nga territori hungarez. Ata që ishin që nga mbarimi Luftës së Dytë do duhej të largoheshin brenda 31 dhjetorit; ndërsa trupat që po pushtonin Hungarinë, të autorizuara nga Traktati Varshavës, do të duhej të largoheshin, bazuar në një marrëveshje më vete, të negociuar dhe për këtë qëllim do të bëhej kalendari për një tërheqje të plotë të tyre. Politikanët hungareze besonin në mënyrë naive te bisedimet dhe negocimi për tërheqje, ndërkohë që ushtarakët e lartë hungareze iu bënin të qartë lëvizjen masive të trupave ushtarake. Vetëm Austria dha garanci se kufiri saj me Hungarinë nuk do të lejohej të kthehej në zonë ushtarake. Takimi negociues hungarezo-sovjetik nisi në mesditë në godinën e Parlamentit.
Delegacioni sovjetik e tërhoqi palën hungareze në kurthin e teknikaliteteve, duke paraqitur si plan tërheqjeje periudhën nga data 12 nëntor 1956 deri në 31 janar 1957. Pala hungareze paraqiti një plan konkret për logjistikën, që duhej për tërheqjen,por gjithnjë duke lënë si datë fundore 31 dhjetorin 1956. U la një takim i dytë negociues, ndërkohë që ekspertët ushtarakë do diskutonin më vete për detajet. Takimi i dytë u mbajt në një bazëushtarake sovjetike, ku delegacioni hungarez mberriti nën masa të forta sigurie. Delegacioni sovjetik kryesohej nga Malinin, i cili hyri në dhomë pa përshëndetur dhe u ul në tavolinë përballë derës nga hyhej në dhomë, kështu delegacioni hungarez u ul me shpinë nga dera.Kur Pal Maléter nisi të fliste, Malinin e ndërpreu, pa kërkuar ndjesë dhe i tha të mos vazhdonte ,sepse ai nuk kishte komunikuar me qeverinësovjetike. Ndërkohë që ai po fliste, hapet dera dhe hyri Serovi, shefi i KGB-se sovjetike. Bashkë me të dhe 8 persona të armatosur që ua drejtuan armët delegacionit hungarez dhe i çarmatosën ata. I gjithë delegacioni hungarez u mor me forcë dhe u burgosë. Megjithëse pala hungareze në nivele të larta politike dhe ushtarake kërkoi një zgjidhje paqësore që të shmangej gjakderdhja, ngjarjet tashmë e kishin marrë rrjedhën. Madje, me kërkesë të komandës sovjetike, koloneli Szücs, dorëzoi dhe hartën ku tregoheshin pikat e dislokimit të forcave të rezistëncës në Budapest.
Kështu, më 4 nëntor 1956, një makinë ushtarake masive, në orën 6 me orën e Moskës, ora 4 e mëngjesit e Budapestit, realizuan operacionin ushtarak të paraplanifikuar, duke e sulmuar Budapestin në disa drejtime. Ishin 17 divizione me rreth 60.000 ushtarë. Ëndrra për neutralitet kishte marrë fund, kishte triumfuar pushtimi ushtarak.
