Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nga 1 Tetori rritet çmimi i energjisë për abonentët familjarë. Balluku shpjegon si do të funksionojë skema
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Nga 1 Tetori rritet çmimi i energjisë për abonentët familjarë. Balluku shpjegon si do të funksionojë skema
EkonomiKryesoreShoqëri

Nga 1 Tetori rritet çmimi i energjisë për abonentët familjarë. Balluku shpjegon si do të funksionojë skema

Published: August 23, 2022
Shpërndaje

Nga 1 Tetori konsumatorët familjarë që shpenzojnë mbi 800 kilovat/orë energji elektrike në muaj, mbi këtë sasi do të faturohen me vlerën e tregut.

“Fasha mbi 800 do të fillojë të konsiderohet me çmimin e tregut. Zbatimi, synimi jonë është që të fillojë më 1 Tetor”.

Por ministrja e Energjetikës Belinda Balluku në një intervistë për Tv Klan konfirmon se qeveria nuk ka asnjë plan për të rritur çmimin e energjisë për konsumatorët e tjerë familjarë si dhe biznesin e vogël, pavarësisht se çmimi me të cilin blihet energjia në bursat ndërkombëtare ka kaluar dhe parashikimet më ogurzeza.

- Publicitet -

“Kemi pasur një parashikim për Gushtin, do të arrinte diku deri tek 340 Euro, ndërkohë që sot në Baselock është 616”

Po ashtu ajo siguron se nuk ka asnjë plan për ndërprerje të planifikuar të energjisë.

Në terren për të ndaluar abuzimet si nga konsumatorët familjare ashtu dhe bizneset do të zbresë për kontrolle një task-forcë që do të drejtohet nga vetë ministrja e Energjetikës.

“Është e domosdoshme në këto momente, si për të vënë në funksion të gjithë eficenën energjetike, duke nisur nga bashkitë tek entitetet private”.

Për një vend si Shqipëria të varur krejtësisht nga rezervat hidrike, mungesa e reshjeve për të katërtin vit rresht e ka bërë situatën në hidrocentrale të vështirë, por Balluku siguron se kaskada është mirëmenaxhuar.

Ajo lajmëron mbërritjen në fillim të Shtatorit në bregdetin e Vlorës dhe të 2 anijeve që janë kontraktuar për t’u marrë me qira për prodhimin e energjisë që njihen si termocentrale lundruese.

“Ne presim që të ankorohen në fillim të Shtatorit dhe të jenë  të gatshme për prodhim në Tetor”.

Në pozicionin e zv/Kryeministres, Balluku pohon për hartimin e një pakete tjetër mbështetëse për familjarët dhe bizneset që nuk përballojnë dot rritjen e tejskajshme të çmimeve.

“Padyshim që do të jetë pjesë e të gjithë bisedave të qeverisë dhe të gjithë rishikimet të buxheteve që ne bëjmë herë pas here”.

Pavarësisht akuzave të opozitës, Balluku e vlerëson menaxhimin që po i bëhet krizës energjetike me nota maksimale.

“Të ulërasësh sot dhe të thuash që po keqpërdoret situate, ndërkohë që e dinë dhe fëmijët që megavat/orë shitet me 10-fishin e çmimit. Të ulërasësh sot që kaskada po keqmenaxhohet kur ne jemi në nivelin 275 dhe nuk mbahet mend kur ka rënë shiu i fundit në Kukës”.

Sa i takon Kosovës, ministrja konfirmon që do të vazhdojnë ta mbështesin sipas marrëveshjes së shkëmbimit të energjisë.

a.m/dita
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Aldrin says:
    August 23, 2022 at 3:07 pm

    Plan nderprerje i planifikuar
    Kaskada e miremenaxhuar
    Energjia e mireblere 5 fish dhe e shitur per nje kore buke jashte
    Miremenaxhimi i dedikohet vjedhjes se merituar, ose miremerituar te energjise qe bucet e shtetit i bejne popullit shqiptar, te mireshkerdhatuar deri ne rreze

    Reply
  • qesh e ngjesh says:
    August 23, 2022 at 3:12 pm

    Bella-Belinda, Balluke-Balla,
    ec para Robo mos te haje Palla,
    sa te kesh Ramallukun aty nder shale,
    nuk ka zot nene ty vrullin te ta ndale.

    Reply
  • Kaq says:
    August 23, 2022 at 7:04 pm

    Arritem ne piken ku sali berisha dhw meta duken si zgjedhja me e mire.
    Rama me tere kukumjackat e tij nuk e arrin tetorin!
    Mjere ne.
    Zhdukuni nga ai vend para se te vendosi BE vizat ne mars 2023, pavaresisjt se jane elektronike nuk do te aprovohen dhw thjesht albanet do kene nje takse tjeter pa marre sherbimin. + 7€ per aplikim dhe fryni syte se viza nuk ju aprovohet.

    Reply
  • Gent says:
    August 23, 2022 at 9:31 pm

    Por kur i vejn faturistet pa par sahatin, mbi faturim a ndeshkohet punonjesi i shtetit apo paguaje njeher se ta zbresim muajin tjeter..

    Reply
  • demo says:
    August 24, 2022 at 12:51 am

    Une kaq besim kam tek ty moj Belinda,sa s`kam pasur as tek Beqiri,qe e kisha minister,kur isha ushtar ne xhenjo. Po car ti beje une se s`me dalin llogarite me rroga e pensione me cmimet e Tua?
    Veza para zgjedhjeve ishte 80 leke sot eshte 250 leke,nafta ishte 900 leke,sot eshte 2400 leke.Ke gje dijeni ti si ministre,qe jane trefishuar rrogat dhe pensionet?
    Edhe keto termocentralet lundruese i marr vesh,se jane si pun e sateliterve qe do ta leshojne energjine nga verr e kurves,,Po si nuk ju shoi si rrace Enveri juve,po ju la te tallni dafllakun me kete milet.Me ate kryeminister,qe po ti bjere paraja popullit ne dore eshte si ujku qe i kane lene te ruaje Stanin.

    Reply
  • titi says:
    August 24, 2022 at 12:13 pm

    E RENDESISHME ESHTE TE PAGUHET ENERGJIA QE HARXHON……….. pasi ajo vazhdon te vidhet …ne bashkepunim me faturuesit….dhe specialistet e OSHE ….

    Reply
  • !!? says:
    August 24, 2022 at 12:48 pm

    Kur u hoq fashua 300 kwh, Edi Rama e rriti çmimin e energjisë elektrike nga 7,5 në 9,5 L për fukarenjtë që nuk e kalonin fashon që mund të ishin më tepër se 80% e popullsisë duke u tallur me cinizëm me shpehjen prej sharlatani “vetëm budallenjtë nuk e kuptojnë që çmimi i energjisë elektrike është ulur”.

    tani me që dikur për heqien e fashos çmimi u bë nga 7,5 në 9,5 L / kwh, në qoftë se Edi Rama nuk është kusar dhe horr mashtrues, me që përsëri u vu fashua, a nuk duhet të ulet çmimi i energjisë elektrike dhe të bëhet aq sa qe me fasho, 7,5 L / kwh?

    Reply
  • JON says:
    August 24, 2022 at 9:25 pm

    Keta mire qe te vjedhin, por jame edhe arrogante se te bejne edhe budallenj. Nuk e kishte imagjinuar kush besoj se do perfundonim ne kete deregje. Keta te bejne qe mendosh qe ishte me mire koha e Saliut. Na ka nemur zoti qe vuajme kaq shume, ne kete vend rrethuar me bukuri e pasuri.

    Reply
  • Eneida says:
    August 25, 2022 at 9:38 am

    Po pse po lodhet kaq shume kjo zonja te na sjelle anijet ne Vlore qe te na japin energji, TEC-in gjigand e ka ne Vlore pse nuk e ve ne pune? Pse na kane lene vetem me burume hidrike, ne jemi vend me diell pse nuk vene panele diellore, pse nuk vene mullinj ere per prodhim energjie, kemi plot vende qe mund te vihen ku nuk pushon era as dimer as vere, apo e kane me kollaj keshtu se vjedhin me kollaj. Boll mashtruat, na keni lodhur me genjeshtra, shume ju kemi duruar.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 08 qershor 2026
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?