Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nga burgu, drejt dekadës së tretë në pushtet, rrugëtimi i Recep Tayyip Erdogan
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nga burgu, drejt dekadës së tretë në pushtet, rrugëtimi i Recep Tayyip Erdogan
AktualitetBote

Nga burgu, drejt dekadës së tretë në pushtet, rrugëtimi i Recep Tayyip Erdogan

Published: May 9, 2023
Shpërndaje

Në Turqi, Presidenti Recep Tayyip Erdogan po kërkon tashmë mandatin e tretë si president, pas tre mandatesh të mëparshme si kryeministër, duke synuar kështu vazhdimin në një dekade të tretë të qëndrimit të tij në pushtet.

Shumica e anketimeve tregojnë një avantazh të lehtë për rivalin e tij, Kemal Kilicdaroglun, që kryeson një koalicion opozitar të qendrës së majtë ku marrin pjesë gjashtë parti të ndryshme politike.

Kur Recep Tayyip Erdogani gjallëroi turmat në vitin 1997 duke recituar një poemë me intonacione islamike, gjykatat turke vepruan me shpejtësi duke e dënuar kryetarin e atëhershëm të Bashkisë së Stambollit me burg për shkelje të ligjeve laike të vendit dhe nxitje të urrejtjes fetare.

- Publicitet -

Erdogan e denoncoi si “të turpshëm” në atë kohë dënimin e tij dhe mijëra mbështetës dolën në rrugë për ta mbrojtur.

“U dënova sepse recitova një poezi. Dua të them para së gjithash se kjo është një tragjedi, një kapitull i turpshëm në historikun e gjyqësorit të vendit tonë”, deklaronte në atë kohë zoti Erdogan.

Kundërshtarët e tij megjithatë u gëzuan. Titujt në gazetën popullore Hurriyet njoftonin se “karriera e tij politike ka mbaruar” dhe se “ai nuk mund të zgjidhet as për kryeplak”.

“Burgosja e tij ishte një pikë kthese në marrëdhënien e ardhshme që do të krijonte me njerëzit, diçka për të cilën fliste gjithnjë. Në atë rast iu bë një padrejtësi zotit Erdogan. Ai u përjashtua nga politika sepse recitoi një poezi të një poeti, mendimtari, sociologu që qeveria e konsideronte të pranueshëm. Kjo krijoi në fakt një viktimizim të Erdoganit dhe forcoi më tej marrëdhënien e tij me shoqërinë. Në fazat e mëtejshme të jetës së tij politike, Erdogani nuk mbeti tek vitet e burgut, por ktheu vështrimin nga e ardhmja”, thotë studiuesi i politikës, Nebi Mis.

Kundërshtarët e nënvlerësuan 45-vjeçarin Erdogan që pas vetëm pak muajsh burgim, organizoi rikthimin në politikë dhe marrjen e pushtetit për mbi dy dekada, fillimisht si kryeministër dhe pastaj si president, duke u bërë kështu drejtuesi më afatgjatë i Turqisë.

Megjithëse fillimisht ai mbështeste reformat për ta shndërruar Turqinë në një model të demokracisë për botën myslimane, më vonë ai ndërtoi një imazh gjithnjë e më autoritar dhe shtypi disidencën me qëllim forcimin e pushtetit të tij.

“Shumë njerëz janë të pakënaqur me mënyrën se si e drejton ai vendin. Pra, në këto rrethana dikush mund të thotë se është në fakt mrekulli që ende gëzon 42% (mbështetje)”, thotë profesor Soli Ozel.

Shumica e anketimeve tregojnë një avantazh të lehtë për rivalin e tij, Kemal Kilicdaroglun, i cili drejton Partinë Republikane Popullore (CHP) të qendrës së majtë. Rezultati ndoshta do të përcaktohet në një balotazh më 28 maj.

Erdogan përballet me një sprovë të vështirë në këto zgjedhje për shkak të zemërimit të publikut për inflacionin dhe për menaxhimin e pasojave të tërmetit të 6 shkurtit që vrau mbi 50 mijë vetë, rrafshoi qytete të tëra dhe la miliona njerëz të pastrehë.

Sidoqoftë analistët thonë se nuk duhet nënvlerësuar ndikimi i zotit Erdogan tek votuesit besimtarë të shtresave të mesme dhe punonjëse, të cilët janë ndjerë prej kohësh të përjashtuar nga elitat laike të Turqisë që anojnë drejt Perëndimit.

“E arrestuan. Qeveria u përpoq në atë kohë ta bllokonte dhe e arrestuan… Kur thanë se Recep Tayyip Erdogani nuk mund të bëhej dot as kryeplak, ai u bë president. Ai u bë udhëheqësi i palëkundur i të shtypurve, i rajonit të Kaukazit”, thotë një mbështetës i zotit Erdogan.

Koalicioni opozitar “Aleanca Kombëtare” ka bashkuar gjashtë parti në mbështetje të Kemal Kilicdaroglut, megjithë pikëpamjet e tyre të ndryshme politike.

“Ashtu si në vitet e kaluara, zoti Erdogan ka zhvilluar një fushatë të ashpër ndaj opozitës, të cilën e akuzon për bashkëpunim me terroristët, për mbështetje të të drejtave të anëtarëve të komunitetit LGBTQ+ në dëm të së ardhmes së “strukturës së shenjtë të familjes turke”, siç shprehet ai. /VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
  • Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”
  • Organizatorët e protestës së shpejti do publikojnë emrat e një Kuvendi Kombëtar?
  • Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”
  • Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3

Komentet e Fundit

  1. demo on Eurodeputetja: Ja kush qendron pas projektit për Sazanin dhe Nartën
  2. Nuri Mehmetaj on Organizatorët e protestës së shpejti do publikojnë emrat e një Kuvendi Kombëtar?
  3. Vlonjati on ​”I gjetëm rusët!”
  4. demo on Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”
  5. demo on Letra e 11 organizatave drejtuar qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?