Nga Sadedin Mezuraj
Formati televiziv Big Brother, si një produkt televiziv i importuar, tashmë është kthyer në një dukuri social-kulturore dhe mediatike në jetën shqiptare. Krahasuar me formatet e tjera televizive, Big Brother (BB) si zhanër konsiderohet një “reality show” i strukturuar si eksperiment social-psikologjik i ekranizuar, i ndërthurur me element të spaktaklit dhe qëllimeve komerciale.
Në këtë format televiziv të tipit “reality show” ftohen të marrin pjesë individë të cilët konkurojnë në një mjedis të izoluar për të fituar një çmim të paracaktuar. Duke i parë të dy komponentët e “reality show”-t, si “realiteti” ashtu edhe “show, në formatin Big Brother shpërfaqen të modifikuar, krahasuar me kuptimin literal të termave.
Shtëpia e BB është përafërsisht një realitet social në miniaturë, sepse në këtë show televiziv marrin pjesë njerëz të sferave dhe profesioneve të ndryshme të cilët krijojnë një agregat social, pra një grumbull individësh të cilët bashkëjetojnë dhe ndërveprojnë me njeri tjetrin, ashtu sikurse ndodh në jetën reale.
Por nëse në jetën reale individi performon dhe shpërfaq personalitetin e tij përmes punës, aktivitetit social dhe rrjetit të gjërë të marrëdhënieve sociale, në shtëpinë e BB pjesmarrësit prezantohen si individë të zhveshur nga rolet e tyre sociale, nga përgjegjësitë dhe detyrimet sociale të jetës reale. Gara e pjesmarrësve për të fituar çmimin e madh bazohet në performancën e sjelljes dhe qëndrimeve, në tiparet e karakterit dhe profilin psikologjik, në dinamikat dhe strategjitë e lojës, brënda një hapsire të kufizuar dhe korrnizës së rregullave të përcaktuara nga Vëllai i Madh.
Nga ana tjetër, banorët e shtëpisë BB, edhe pse të krijojnë përshtypjen se përfaqsojnë një “monadë” të shoqërisë shqiptare, nuk janë një grup individësh të zgjedhur rastësisht dhe në mënyrë spontane. Pjesmarrësit në këtë “reality show” përzgjidhen përmes një stafi të kualifikuar nga radhët e dhjetra aplikantëve, duke iu nënshtruar testeve paraprake psikologjike dhe kritereve lidhur me statusin social, imazhin publik, famën dhe ndikimin që kanë në rrjetet sociale (BB VIP).
Përvoja e formatit Big Brother, jo vetëm në botë por edhe në Shqipëri, tregon se në funksion të showt televiziv, programacioni përzgjedh kryesisht persona atipikë, me profil psikologjik kontroversal, me probleme dhe drama në biografinë e tyre personale ose familjare, të cilat tërheqin audiencën dhe nxisin debate në rrjetet sociale.
Formati televiziv Big Brother, duke u transmentuar çdo ditë në dy kanale televizive të dedikuara, merr trajtën e një “telenovele” permanente, ku nuk luajnë aktorë profesionistë, mbi bazën e një regjie dhe një skenari të shkruar paraprakisht. Pjesmarrësit në BB janë sa autorë po aq dhe “aktorë” të narrativave që tirren përmes rutinës së përditshmë, lojës, debatit, mikro “dramave” dhe dinamikave të prodhuara përmes ndërveprimit dhe konkurencës së banorëve në shtëpinë e Vëllait të madh.
Duke që në një reality show, formati Big Brother nuk përfaqson një realitet social sui generis dhe spontan. Konceptimi formatit si “eksperiment social-psikologjik” i ekranizuar, monitorimi nonstop përmes sistemit të kamerave, ndërhyrjet e Vëllait të madh i cili i vendos banorët para sfidave dhe mekanizmit të shpërblim-ndëshkimit, e kthen këtë “eksperiment social” në një realitet social të modifikuar, me tiparet e një spektakli televiziv në funksion të thithjes së audiencës dhe përmbushjes së synimeve komerciale.
Duke qënë një eksperiment social dhe njëherazi edhe një reality show, pjesmarrësit në këtë format televiziv, manifestojnë modalitetet e sjelljes së modifikuar, nën trysninë e disa faktorëve, sikurse janë izoliminga bota e jashtme, monitorimi përmes sistemit të kamerave dhe konkurenca e ashpër për të fituar çmimin e madh.
Nga vëzhgimi komenteve në rrjetet sociale, konstatohet zhgënjimi i një pjese të audiencës lidhur me staturën, sjelljen dhe profilin psikologjik të banorëve të shtëpisë BB VIP 3. Po a janë pjesmarrësit në Big Brother modelet ideale dhe përfaqsuesit më të mirë të realitetit social shqiptar?
Zhgënjimi i shikuesve buron kryesisht nga mospërputhja e perceptimeve idealizuese dhe pritshmërive të projektuara, me personalitetin dhe sjelljen e shpalosur nga pjesmarrësit në këtë edicion. Shumë komentues në rrjetet sociale ndjehen të pakënaqur dhe të irrituar nga sjellja agresive, gjuha e ashpër e komunikimit, nga strategjitë e lojës, ku brutaliteti dhe banaliteti duken si mjetet më të preferuara të konkurencës mes banorëve të shtëpisë BB VIP 3.
Konkuruesit në edicionin BB VIP 3 janë persona me një lloj imazhi publik, të njohur si moderatorë të emisioneve televizive, aktorë, këngëtarë, balerinë apo personazhe të showbizit. Disa prej tyre, para se të futeshin në shtëpinë e BB, kanë prezantuar para publikut aspektin profesional, si dimensionin më të ndritshëm të personalitetit të tyre.
Ndërkohë si lojtarë konkurues në BB, pjesmarrësit zbulojnë aspekte të panjohuara të jetës private, shpalosin gjëndjet e tyre emocionale, tiparet karakteriale, kulturore dhe morale, reagimet impulsive dhe modalitete sjelljesh si njerëz realë, përtej imazhit dhe statusit profesional.
Gabimisht mendohet se personat me një lloj imazhi të njohur publik, të vlerësuar për arritjet e tyre profesionale, jenë domosdoshmërisht po aq të ndritshëm, modele morale dhe kulturore të shoqërisë, edhe në aspektet e jetës private dhe në përditshmërinë e tyre. Në historinë e kulturës bashkëkohore është provuar se jo përherë ka një përpuethshmëri ideale mes shkëlqimit profesional të yjeve të sferës kulturore-në kinematografi, muzikë, shoë biz etj. me faktet dhe stilin e jetës së tyre private.
Ndryshe nga përfytyrimet idealizuese, banorët konkurues të shtëpisë BB VIP 3, shpërfaqin një diversitet sjelljesh e qëndrimesh, karakteristike të “njeriut likuid” në kulturën postmoderne, ku modeli “i miri” dhe “i keqi” nuk janë të ndarë me thikë, ku vlerat e individit matet me suksesin, srtatusin material dhe famën.
Përtej vlerave që mbart kampioni social i përzgjedhur, qëndrimet pro dhe kundër këtij formati televiziv reflektojnë, në një masë të caktuar, perceptimet rreth standarteve morale të shoqërisë në kontekstin e relativizmit moral, të shuarjes së dallimeve mes “kulturës së lartë” dhe “kulturës së ulët” dhe të fluiditetit të kufijve mes të lejuarës dhe ta palejuarës në jetën reale bashkëkohore.
Në funksion të lojës dhe konkurencës, ndodh që banorët e Shtëpisë BB të zgjerojnë kufijtë e të lejuarës, duke krijuar situata provokuese, ngacmuese dhe deri në veprime që cënojnë integritetin moral dhe fizik të tjetrit. Kush do ta toleronte ose justifikonte në jetën reale dikë që të thyen vezën në kokë, që të derdh në flokë qumësht apo verë, që të bullizon, të përndjek dhe etiketon në mënyrë provokuese?
Reagimet ndaj këtyre “strategjive” në jetën reale do të ishin jo toleruese e deri tek ato më të skajshmet. Aq më tepër në shoqërinë shqiptare, ku debati me fjalë, lehtësisht mund të degjenerojë në “dialog” të forcës dhe dhunës fizike! Epo jemi në Big Brother dhe “në kuadër të lojës” lejohet gjithëçka!
Studiuesit e kulturës popullore konstatojnë se duke filluar nga edicioni i parë i BB në Angli, ku shikueshmëria arriti në dhjetë million ndjekës, me kalimin e viteve, për të parandaluar kurbën e rënies së audiencës, programuesit e këtij formati përzgjedhin mes aplikantëve persona sa më atipikë, kontroversalë, ekcentrikë dhe amoralë.
Në funksion të rritjes së audiencës, formatet e tipit reality show si BB nxisin tek pjesmarrësit sjellje dhe qëndrime të tilla që mund të duken argëtuese dhe me imapkt në publik. Agresioni verbal, konkurenca përmes konflikteve, normalizimi vulgaritetit, “lufta e të gjithëve kundër të gjithëve”, bullizimi, seksizmi, misogjinia, individualizmi makiavelist etj, nuk janë thjeshtë devijanca të sjelljes së pjesmarrësve në këtë format televiziv por edhe tipare dhe dukuri të jetës sociale të shoqërisë shqiptare në tranzicion, ku konkurenca e ashpër për fitim miksohet me utilitarizmin, kulturën konsumeriste dhe neoliberalizmin e pa fre.
Të gjithë pjesmarrësit synojnë dhe luftojnë të fitojnë çmimin e madh. Duke ndjekur dinamikën e ngjarjeve, zënkat, debatet, situatat konfliktuale mes banorëve të këtij formati, me të drejtë shumë shikues shtrojnë pyetjen: a është e moralshme që për hir të konkurencës të flaket tej çdo mirësi, empati dhe ndjeshmëri njëerzore? A ja vlen të flaket tej çdo princip moral në emër të arritjes së famës dhe suksesit ?
Megjithatë, përtej diferencave si profile psikologjike, si karaktere dhe mënyrës se si e luajnë lojën, të gjithë pjesmarrësit kanë vetëdijen se përmes këtij formati, do të fitojnë famë dhe popullaritet në publik.
Suksesi formatit Big Brother është i lidhur ngushtësisht më dy faktorë thelbësorë: përfshirja e audiencave të gjëra përmes sistemit të votimit dhe bashkëshoqërimi i këtij formati me një marketing agresiv. Në kohën e sotme, falë marketingut agresiv, zhurmës në blogsferë, komenteve në platformat e rrjeteve sociale, në emicionet radio-televizive, në median e shkruar etj, jehona e këtij formati televiziv depërton në të gjithë kapilarët e shoqërisë, duke u bërë kësisoj tema e ditës në debate e diskutime pro e kundër.
Falë platformave të rrjeteve sociale si facebook, Instagram, youtube, tik-tok, konkuruesit e edicioneve të Big Brother fitojnë brënda një kohe të shkurtër popullaritet të madh dhe famë të shpejtë.
Një nga impaktet më të mëdha të formatit televiziv Big Brodher është ndyshimi perceptimit mbi kulturën e të famshmëve (celebrity culture) në shoqërinë postmoderne.
Përmes këtij programi, jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë, janë prodhuar “të famshmit për hir të famës”, pra persona anonimë, pa ndonjë produkt të spikatur dhe veprimtari me impakt në publik, të cilët pa bërë asgjë, papritur janë bërë të famshëm. Fabrikimi “të famshmëve për hir të famës”, si pjesë e kulturës bashkëkohore, ka marrë përmasa epidemike në kushtet e reja të revolucionit në fushën e teknologjisë së komunikimit.
Ndryshe nga personalitetet e artit, kulturës, shkencës, sportit etj. të cilët falë arritjeve të tyre profesionale kthehen në ikona dhe yje të jetës publike, formati Big Brother dhe formate të tjera të tipit reality show, fabrikojnë yje me shkëlqimin bosh ose ikona publike si “forma pa brendi”. Pjesa më e madhe e tyre jetojnë famën e përkohshme falë shikueshmërisë së lartë të këtij formati dhe publicitetit agresiv. Sapo përfundon edicioni radhës, pas një xhiroje të shkurtër në emisionet televizive argëtuese, pjesa më e madhe e pjesmarrësve në formatin Big Brother, humbasin në anonimat. Të paktë janë ata të cilët famën e krijuar nga pjesmarrja në BB e kapitalizojnë dhe kthejnë në trampolinë për t’u futur në botën e showbizit, reklamës, në industrinë e argëtimit etj.
Kultura e të famshmëve dhe krijimi “ikonave” publike, jo vetëm falë talentit të spikatur në art, kinematografi, sport etj. por edhe përmes “fabrikimit” të tyre nga pjesmarrja në formate të tipit reality show dhe në platformat sociale, përfaqson një dukuri sociale e cila gjallon në kontekstin e kulturës konsumeriste.
Kultura moderne e të famshmëve është një fenomen që ka ardhur në rritje që nga mesi i shekullit të 20-të. Është një kulturë që sillet rreth adhurimit të të famshëmve, stilit të tyre të jetesës dhe arritjeve të tyre. Rritja e masmedias, duke përfshirë televizionin, internetin dhe platformat e mediave sociale, e ka bërë më të lehtë se kurrë për njerëzit që të kenë akses në informacionet rreth të famshmëve, jetës private dhe stilit të tyre të jetës.
Mediat sociale kanë ndryshuar ndjeshëm konceptin dhe arritjen e statusit të personazhit të famshëm. Falë aksesit në Instagram, YouTube apo Tik-Tok, njerëzit e zakonshëm mund të bëhen të pasur dhe të famshëm të gjithë nga brenda shtëpisë së tyre. Platformat sociale dhe teknologjia moderne e informacionit i lejon fansat të lidhen me personazhin e tyre të preferuar pa e takuar ndonjëherë personalisht. Nëse dikush nuk ka ndonjë talent të veçantë për të krijuar produkte letrare, artistike apo kulturore, vetë stili jetesës dhe jeta e tij private kthehen në “produkt publik” përmes aksesit në platformat sociale.
Kultura moderne e të famshmëve luan një rol të rëndësishëm në promovimin e konsumerizmit. Përmes pranisë në media dhe mbulimit mediatik, stili i jetës i personave që kanë fituar statusin e të famshmit kthehet në brand kulturor. Kultura e të famshmëve është një fenomen i jetës moderne në të cilin individët ngrihen në një status fame dhe ikona adhurimi, shpesh për talentin, bukurinë ose karizmën e tyre të perceptuar.
Të famshmit nuk janë vetëm argëtues por edhe influencues të fuqishëm që formojnë tendencat dhe preferencat e konsumatorëve, duke krijuar një kulturë në të cilën pasuritë materiale dhe simbolet e statusit vlerësohen mbi të gjitha. Përfshirja e personave të famshëm në reklamimin e markave të reja dhe mbulimi mediatik i stilit të tyre të jetesës, përforcojnë idenë se suksesi matet në terma të pasurisë dhe zotërimeve, duke nxitur një kulturë materializmi dhe teprimi.
Sipas studimeve sociologjike, kultura moderne e të famshmëve ka një ndikim të thellë në mënyrën se si njerëzit konsumojnë dhe ndërveprojnë me botën përreth tyre.
Në kontekstin e kulturës moderne, kulti i të famshmëve dhe kultura e konsumatorit ndërthuren dhe ndërveprojnë ndërmjet tyre. Personat me statusin e njeriut të famshëm promovojnë produkte dhe marka që pasqyrojnë vlerat e tyre personale dhe stilin e jetesës. Të famshmit, falë mbulimit mediatik dhe rolit si influencues, janë “sirenat” e shoqërisë moderne të konsumerizmit dhe hedonizmit. Duke reklamuar mallra dhe marka të reja të tregut, përmes reklamës dhe stilit të jetesës, të famshmit grishin pjesmarrjen në “banketin konsumerist” (Z. Bauman) dhe ushqejnë në mesin e konsumatorëve dëshirën për të imituar stilin e tyre të jetesës.
Pjesë e kësaj kulture janë edhe të famshmit e fabrikuar në formatin televiziv Big Brother.Në këtë kontekst, nuk është e rastit që edhe në Shqipëri, bota e biznesit të përfshijë në reklamimin e mallrave dhe produkteve pjesmarrësit më të spikatur në këtij format televiziv.
Më shumë se sa modele të qytetarisë me formim të spikatur kulturor, formati Big Brother prodhon “të famshmit për hir të famës”, ikona adhurimi për masën e konsumatorëve të magjepsur nga mitet moderne të shoqërisë konsumeriste.
Ti kazan o ke qene kandidate per ketu ose nuk ke me cfare te merresh. Te perserisesh 7 here te njejten ide ne paragrafe te ndryshme do thote qe nuk thua asgje sepse shpesh kundershtojne njera tjetren. Jane tre gjera te thjeshta per titullin qe shkruane.
E para ky emision nuk percielle asnje lloje educate dhe zhvillimi te shoqerise.
E dyta I doli boja me te njejtat skema por personazhe te ndryshme.
E treta ndryshimi I drejtuesve pa motive, dmth nqs I kaluari ka qene I sukseshem, pse duhej ndryshuar.
E katra dhe me kryesorja eshte qe ju kazine bashke me drejtorat tuaje qe vine nga i njejti nivel, te mos I jepni hapsire kesaje telenovele bastarde ku shperndane vetem degjenerim.
Shume social-psikologjik,reality show, blogsfere,missogjinia,marketingu,mykrodramave,forma pa brendi,
O Sadedin Menzurr aga! Po shko ere ndrro emrin,,se duket sikur keta Allienet e Big Brotherit i ke hypur mbi
GOMARIN E NASTRADINIT.
Me çfarë të drejte media në Shqipëri futet me imoralitet në çdo familje me anë të BB-së, gjoja moderniste!!! Do të thoni mos e hap televizorin. Po moshat e reja që nuk kanë formimin e duhur për shkak të moshës, përse transformon formimin dhe i jep një drejtim tjetër që dëmton familjet në të ardhmen. BB-ja është një turp dhe kanali duhet të penalizohet për edukimin e gabuar që u bëhet moshave të reja. Bëjmë analiza pas kësaj se u rriten divorcet, nuk bëjnë fëmijë, etj., dhe mbyllim sytë për BB-në!
C’fare eshte Bigbrother. Nje kuplara qe ndrojne femrat c’do nate.
Edhe gjuha qe perdorin eshte vetem sex.
Ky eshte nje emision qe I pelqen avokat Ngjeles.
Prit pastaj me avokat Ngjelen se bashku me Bashen te bejne shqiperine.
Big Brother eshte nje model degjerues qe i ofrohet rinise sot se jeta mund te kalohet me mire duke qene mashtrues,llapaqen,intrigues,rrugac,don xhuan,etj e deri tek fjetja ne nje dhome e femrave dhe meshkujve bashke!
Pak ndryshim ka nga bordellot!
Shqipêria po SHPOPULLOHET nga Hienat e Politikès 34 Vjeçare !!!
Vdekje Politikanëve Hajdutë , Grabitqarë dhe Plaçkitësa të zyrave të shtetit !!
Vafshi në HELL dhe në FERR , që të gjithē juve dobiçat e politikês 34 vjeçare !! MALLKUAR MALLKUAR qofshi
shyqyr qe doli Rikja mbreme se e pastroi big brotherin nga ndryshku. Femer pa pike intelekti, sillesh gjithe diten si pordha neper breke se cfare vipi eshte Rikja vetem produksioni e di por me ne fund iku e mos na nxirrni me ne ekrane gabelhone se na e shpifet ekranin.
Kemi pasur nje TVSH,me ato kufizimet e kohes RREZATONTE KULTURE..Drejtues te kulturuar,gazetare me experience Todi Lubonja,Thanas Nano,Marash Hajati,..Ekipe profesioniste gazetaresh dhe kameramane me shkolle dhe qytetari.
Cfare kemi sot? Kemi TVra qe mbine si kerpudhat pas shiut. Drogaxhij,kontrabandiste,Grabites pronash,katundare,qe nuk kishin asnje lidhje me kulturen,gazetarine,artin,ngriten TVra dhe imponuan shijet e tyre bajate,katundareske,rrugacerore.Ju i njihni me emra..Vijne nga llumi i katundarise koprativiste,qe ju versulen direkeve te anijeve,gomoneve,gerxheve dhe maleve ne fillim te 90-97.
Ay stan ate bulmet ka.Koprativa kuksit e gjeniut 4D qe fluturonte me Frrari me dashnoret,qe hiku mu ne picket malokes,mu ne mut te Lanes,,qe mahniste Sokol qorrin,,Ate trashegimi do lere–LLUMIN.
PRANDAJ EGZISTOJNE KETO BIG BROTHERA KATUNDARESH.
Z. Demo nuk i heq asnje presje komentit, vetem do te shtoja se jane dhe lavatrice parash. Se nuk ka mundesi nje sere idiotesh qe quhen analist te paguhen me teper se presidenti i USA.
Te mos permendesh financime nga buxheti i shtetit, por per ket nuk jam shume i sigurt, ndoshta ndonje komentues mund ta konfirmoj.