(Vijon nga numri i kaluar)
Po kërkoja nëpër monopatet e materialeve të Arkivit të Shtetit një detaj që përflitej në Gardë dhe që kishte kaluar në heshtje në media. Shoqëruesi Ali Çeno në dalldi kërkon letrën që ka lënë Mehmet Shehu. Do vinin ta merrnin “ata shokët”. Fiqrete Shehu i përgjigjet: “Mehmet Shehu mbante një valixhe të vogël të cilën nuk e ndante nga dora. Ajo valixhe nuk është”.
Po kërkoja ndonjë rresht në faqet e kompjuterit për enigmën e kësaj valixheje. Asgjë. Çështja e valixhes së vogël të Mehmet Shehut, që siç thotë e shoqja, Fiqretja, ai nuk e lëshonte kurrë nga dora, më ka preokupuar gjatë gërmimeve në arkiva. I kam bërë “çarçaf” dosjet njëra pas tjetrës. Nuk gjeta ndonjë syth për të çelur ndonjë dritare.
Mirë letrën e mori i biri, Vladimiri, po valixhen sekrete kush e përlau? Ku shkoi ajo dhe në ç’duar ndodhet edhe sot e kësaj dite. Në ato çaste tragjike Fiqrete Shehut i bëri përshtypje mungesa e valixhes. As në dhomën ku vrau veten Mehmet Shehu dhe as në studion personale, e cila u gjet e hapur nuk u pa çanta intime e ish-kryeministrit.
Është një “djall” që e ka lëvizur dhe e nxori jashtë vilës 30. Po cili e zhvati? Kadri Hazbiu? Apo ndonjë tjetër? Vetë Fiqretja, jo. Ajo e ka thënë atë mëngjes se mungonte valixhja e dorës e burrit të saj. Enigmë e madhe! Ali Çeno kur ka dëshmuar nuk e zë fare në gojë këtë valixhe.
Janë shumë pyetje që nuk marrin përgjigje. Cili qe “thesari” që fshihej në atë valixhe xhindi? Nuk merret vesh se kush e preku letrën i pari? Ka të dhëna kontradiktore.
*****
E kam takuar Bashkim Shehun kur ai doli nga burgu. Isha me shërbim në Pallatin e Kongreseve, ku Pjetër Arbnori fillimisht kishte zyrën. Bashkim Shehu kishte qenë në një qeli në burgun e Spaçit me Pjetër Arbnorin. Meqenëse atë ditë Pjetër Arbnori ishte në Durrës unë qëndrova me Bashkim Shehun disa orë. Ai donte ta takonte me çdo kusht Pjetër Arbnorin.
Gjyshi im në Mallakastër, Hazis Dulja ishte mik me Mehmet Shehun qysh nga koha e luftës. Këtë fakt ja thashë Bashkimit që nuk i kishte njohur miqtë e të atit në Mallakastër. Atje në hollin përpara zyrës së Pjetër Arbnorit, Bashkim Shehu, më foli për letrën e Mehmet Shehut e cila nuk po gjendej. Ai më tha gjithashtu se ku dyshonte të ishte letra e të atit përpara vetëvrasjes.
Bashkimi gjithashtu shpresonte se do të gjendeshin eshtrat e të atit. Kishin informacion se ato ndodheshin në një greminë buzë lumit të Erzenit. E kam kujtuar në Arkivin e Shtetit takimin e paharruar me Bashkim Shehun. Nuk isha më pjesë e gardës kur bleva romanin ’’Vjeshta e Ankthit’’ të këtij autori. Shumë nga këto detaje janë të njohura.
Por gjatë gërmimeve të mundimshme pashë se arkivi i Mehmet Shehut ishte shumë sipërfaqësor. Nuk gjenden shënimet me dorën e Mehmet Shehut. Thuhet nga shoqëruesit e tij me të cilët kam punuar se Mehmet Shehu kishte shkruar kujtimet se nga erdhi në Çorrush familja e tij. Mehmet Shehu kishte zbuluar se të parët e tij ishin Suljotë. Ai ka shkruar me dorën e tij se është pasardhës i gruas së famëshme Suljote, Dhespos, për të cilën ka shumë legjenda në Sul edhe sot e kësaj dite.
Por këto kujtime nuk gjenden. Ashtu siç nuk gjenden letrat e dashurisë për Fiqireten. Mungojnë fotot e Shehut dhe të Sulltanës. Tregimet. Dramat. Kujtimet nga Mbledhja e 81 partive në Moskë. Nuk gjendet asgjë nga nata e tragjedisë me përjashtim të letrës, por dhe ajo dorë pas dore. S’ dihet se ku është pistoleta me të cilën Mehmet Shehu vrau veten. S’ ka asnjë material nga studjoja ku ai punonte dhe ku shkroi për herë të fundit letrën e mallkuar.
Nuk gjendet makina e shkrimit, stilegrafi, blloqet, ora e dorës e të tjera. Të gjitha do të kishin vlerë. Por bashkë me ‘’’poliagjentin’’ u vodh e u dogj gjithçka e lënë nga mendja e ndritur e Mehmet Shehut.
*****
Vetëvrasja e Mehmet Shehut ja prishi përfundimisht qetësinë Kadri Hazbiut. Për të rifituar besimin e Enver Hoxhës ai filloj një turn bisedash me popullin, që nga jugu në veri. Shprehja e tij më e preferuar kudo që fliste ishte: -’’Aty ku shoku Enver vendos këmbët ne të vendosim kokën’’.
Kadri Hazbiu udhëtonte, mbante ligjërta, por askush nuk e besonte. Në mbledhjen e Byrosë Politike Prokop Murra kishte thënë se:- ’’Kadriu e kishte grurë me Mehmetin’’. Që të gjithë e dinin se ishte mik i Mehmet Shehut. Por u thyen ’’qelqet’’. Gjithsesi Kadri Hazbiu në takimet me popullin mbronte idetë e Enver Hoxhës.
Duke qenë në qendër të dramës ai padashur bënte dhe ndonjë gabim, të cilin ja mbanin shënim organet e Sigurimit të Shtetit, që e ndiqnin këmba – këmbës. Gjatë një fjalimi që Kadri Hazbiu mbajti para popullit të Tiranës në Sheshin ’’Skënderbej’’, ku ndodhej dhe Enver Hoxha, ai e ngriti zërin në kupë të qiellit. Në moment Enver Hoxha i tha Hekuran Isajt në vesh: – ’’Kadri Hazbiu të merret në përpunim!’’.
Pas këtij urdhëri të Enver Hoxhës, Kadri Hazbiut sigurimi i ’’vilte’’ çdo fjalë. Për shëmbull Kadri Hazbiu e thërret Komandantin e Gardës dhe i tërheq vëmendjen se gardistët nëpër vendroje kanë përqeshur shokun Enver. Flitej sikur Enver Hoxha në vendrojen pranë shtëpisë në Bllok i qënkej afruar një gardisti dhe ja kishte bërë me gishtin tregues TYYYYYYYYYYYY! Ky qortim i Kadri Hazbiut qarkulloi në të gjithë Gardën e Repubikës. U nënkuptua sikur Enver Hoxha nuk ishte mirë nga shëndeti mendor.
Kadri Hazbiu u ndodh në Gjirokastër kur e lajmëruan se do të bëhej mbledhja e Pleniumit të Komitetit Qendror. U kthye i tronditur. Kur e mori fjalën për të diskutuar në mes të Pleniumit Enver Hoxha i thotë: – Si shpjegohet që ti kazil i moçaleve nuk më ke informuar se Panajot Plaku ka ardhur në Pasha Liman që nga Konispoli. Më ke zgjuar nga gjumi edhe kur digjej një mullar me bar. Kadri Hazbiu i përgjigjet se kam informuar shokun Hysni Kapo. Por Hysni Kapo kishte vdekur…
*****
Tek po shfletoja rashë në një “minierë ari”. Kushëriri im, Sami Muhameti, ishte djali i tezes së Feçorr Shehut. Çfarë nuk kishte thënë në hetuesi Sami Muhameti ndaj Feçorr Shehut, të cilin gjithë jetën e kishte pasur idhull!
Sami Muhameti mbante pseudonimin “Semani”. Nga ato që lexova asnjë shënim nuk mbajta. Rashë në mendime të thella. Unë e kisha jetuar tragjedinë e familjes së Sami Muhametit kur ai ishte në burg dhe e kishte bërë bashkëpunëtor L.P.
Nëna e Samiut, Kanushja, vari veten në litar. Askush nga mëhalla nuk shkonte në katua për t’ia hequr litarin nga fyti. Vajti vetëm nëna ime që ishte edhe komuniste. Sigurimi i Shtetit në të njëjtën kohë arrestoi gjithashtu të vëllanë e Sami Muhametit, Selfon, që u përfshi dhe u akuzua me grupin e Ballshit.
Selfon e arrestuan në mes të Ballshit dhe e rrethuan me një grup sazexhinjsh, që u binin klarinetave dhe violinave. Ky ishte vendim i Komitetit të Partisë së Fierit për ta damkosur përpara popullit të Mallakastrës. Ishte arrestimi i parë me daulle. Në këtë situatë Selfo ra në depresion. Në burg në Tiranë tentoi të varej me çarçaf. E shpëtuan gardianët e burgut.
Familjen e Selfos e internuan në fshatin Sojnik të rrethit të Gramshit. Njëri nga djemtë e Selfos, Babushi, vinte që nga Gramshi në mal mbi fshatin e lindjes. Që nga qafa e malit vështronte mëhallën ku kishte lindur. Çmallej disa orë dhe pastaj nisej përsëri për në Sojnik të Gramshit.
Pas ca ditësh një kushëri tjetër i Sami Muhametit, Hasan Pasha, i cili ishte Shefi i Xhenjos në Divizionin e Fierit vrau veten me pistoletën e shërbimit. Një terror i paparë.
***
Sa shumë u mundova në Arkivin e Shtetit për të gjetur detaje rreth vizitës sekrete të Çe Gue Varës në Shqipëri. Ai e vizitoi Shqipërinë nga data 3 deri në 5 mars të vitit 1960. Asgjë të saktë nuk gjeta. Thërrime të shpërndara në internet. Pyeta kuadrot e Gardës të cilët ende janë gjallë. Ata kishin dëgjuar se Çe Guevara u mahnit nga Mehmet Shehu, i cili e fliste spanjishten në mënyrë të shkëlqyer. Ai kishte qenë në luftën e Spanjës.
Vizita e Çe Guevarës u bë publike pas vitit 2 000. Ish oficerët e Gardës tregojnë se Çe i bëri vetë fotografitë me Mehmet Shehun. Ai e kishte pasion fotografinë. Fotot me Mehmet Shehun Çe Guevara i mori me vete. Po Mehmet Shehu pse nuk mbajti asnjë fotografi me legjendën Çe Guevara? E pabesueshme.
Enigmë është dhe çështja e automatikut kallashnikov. Një automatik të ri të bërë në uzinën e armëve në Poliçan Mehmet Shehu ia dha dhuratë Çe Guevarës. Dhe ai e mori me vete. Po si e kaloi në aeroportet e vendeve të tjera? Tregojnë se Çe Guevara erdhi në Shqipëri me tjetër identitet. Për takimin sekret të Mehmet Shehut me Çe Guevarën nuk është shkruar asnjë rresht. As në Arkivin e Shtetit, as në protokollet e Kryeministrisë dhe as në arkivin e Ministrisë së Jashtme.
Nga hulumtimet e imta del se dy burrat e shtetit janë takuar në aeroportin e Rinasit. Jo, në zyrën e Mehmet Shehut. Këtë e thonë oficerët e Drejtorisë së Dytë, që merreshin me shoqërimin dhe sigurimin e delegacioneve të huaja.
Një gjë është e saktë. Çe Guevara ka qëndruar dy ditë në Shqipëri. Po ku qëndroi? Në ç’hotel? Përveç Mehmet Shehut më kë tjetër u takua? Cili qe misioni i tij? Nuk duhet besuar ajo që thuhet se Mehmet Shehu u takua me Çe Guevarën vetëm në aeroportin e Rinasit. Më e çuditshmja është se ata që e kanë shoqëruar tregojnë se Çe Guevara ka qenë fillikat. Natyrisht me një pamje tjetër. Nuk ka qenë ai që shohim tani në fotografi. Dhe nuk ka se si të ndodhte ndryshe. Ai ndiqej si komunist.
Po si erdhi në Shqipëri? Enigma e Çe Guevarës të trondit. Por ai bënte gjithçka. Ishte fenomen. Hollësira të tjera nuk dihen. Sa shumë më mundon misteri i këtij takimi. Në mënyrë të veçantë fotot e Çe Guevarës me Mehmet Shehun. Legjendën Çe Guevara do ta vrisnin shumë shpejt. Kurse miku i tij Mehmet Shehu pas 21 vjetësh do të vriste veten.
***
Në shënimet e Enver Hoxhës, sidomos në ditarët që ai ka botuar, shumë ngjarje dramatike ai nuk i zë fare në gojë. Vetë Enver Hoxha pasi e ndoqi dramën “Njollat e Murrme” të Minush Jeros e hodhi atë në koshin e plehrave. U bën dhe arrestime të bujshme.
Kryetari i Hetuesisë Elham Gjika do t’i thoshte gruas së regjisorit Mihallaq Luarasi se: “Unë jam Elham Gjika. Vare vëth në vesh këtë emër”. Dhe Edi Luarasi sa qe gjallë nuk e harroi. E njëjta gjë ndodhi dhe me festivalin e njëmbëdhjetë në Radio – Televizionin Shtetëror. Ma ka treguar fije dhe për pe Sulo Gradeci.
Kur u zhvillua festivali Enver Hoxha u ndodh në Drilon të Pogradecit. Po pinte kafe buzë liqenit dhe në magnetofon po dëgjonte këngët e festivalit. Isha në këmbë vazhdonte rrëfimin Sulo Gradeci në momentin kur Enver Hoxha qe përqendruar tek kënga: “Erdhi pranvera”. Kur këngëtari Tonin Tërshana e mbaroi vargun: “Erdhi pranvera, por unë nuk e besova”, Enver Hoxha e fiku magnetofonin dhe tha me zë të lartë: “Pse nuk e besove që erdhi pranvera ore të plaçin sytë!”.
***
Kur u botua romani i Kadaresë “Dimri i madh”, u diskutua edhe mes gardistëve. Komandanti i Gardës Zija Kambo mendoi ta kthejë në festë. U mblodhën dhe gardistët nga Labëria dhe krijuan grupin: “Ylli mbi re”.
Këtë titull grupit lab ia vuri regjisori Kujtim Spahivogli. Ai bashkëpunonte me komandën e Gardës. Për çdo shfaqje që jepej në sallën e Akademisë së Arteve, kur kishte boshllëk dhe biletat nuk qenë shitur, salla do të mbushej me gradistë që visheshin civilë. Akademia e Arteve dhe Garda e Republikës ishin derë më derë.
Titullin e grupit lab Kujtim Spahivogli e kishte marrë nga një varg që e kishte përdorur Kadareja në roman. Vargu ishte “Dhe një yll që shndrit mbi re”. Është një nga kapitujt më të bukur të romanit. Si nëpër balada këndohej kënga: “Ku je nisur e po vete,/ Këtë vjeshtë shoku Enver?/ Rruga për Moskë është e keqe/ Bie borë, ngrica të ther”. Bëhej fjalë për udhëtimin e Enver Hoxhës dhe të delegacionit për në mbledhjen e 81 partive në Moskë.
Shfaqja e gardistëve u dha në sallën e Akademisë së Arteve. Mori pjesë Adil Çarçani dhe Nexhmije Hoxha. E kam takuar dhe kam biseduar me Kujtim Spahivoglin. Jam çuditur më vonë kur atë e dënuan. Mes gardistëve ai njihej si komunist i thekur.
Autori i këtyre radhëve e ka ndjekur dramën “Një shok i klasës sonë” me dhjetëra herë. Dramën e kishte shkruar dhe e kishte vënë në skenë vetë Kujtim Spahivogli. Shkëlqente në ato shfaqje Vaçe Zela dhe Timo Flloko. Gardistët e donin Kujtim Spahivoglin. Në kafenenë e dikurshme oficerët shoqërues të udhëheqjes i paguanin konjak “Skëndrebeu” dhe fërneta.
Por Garda ishte ambient bolshevikësh. E dëgjoja kur ata të komandës thoshin: “Po ç’na bëri ky Kujtimi? Është fejuar me një vajzë rreth 18 vjeçe me të vogël”.
Çdo mbasdite e shikonim Vllasova Mustën me Kujtim Spahivoglin nga Kisha e Shën Prokopit. Vllasova ishte vajzë shumë e bukur. Po kalon “Helena e Trojës” thoshin gardistët nëpër vendroje me dashamirësi. Thuhej mes gardistëve se Vllasova Musta ishte e bija e një luftëtari me emër që e donte Enver Hoxha.
Pedagogët e degës së skulpturës dhe të pikturës zgjidhnin gardistët “kafshë”, të cilët vinin nga fshatrat e largëta. Në Gardë bënin gallatë me ata gardistë që pozonin nudo. Qëllonte që dhe studentet vajza të degës së skulpturës të punonin me tipat model, që ngjanin me kuajt. Kishin trupa të bukur.
Gardistët “model” mpiheshin nga turpi kur pozonin nudo sidomos përpara vajzave studente. Asnjë studenteje nuk ia hidhnin sytë. I bënte gur turpi. Ata vinin për të pozuar me urdhër të komandës, e cila bënte çfarë u thoshte Kujtim Spahivogli.
Instituti i Arteve i paguante ata gardistë fukarenj. Dhe ata të shkretët ato dy lekë i nisnin nëpër fshatra, ku kishin familjet që punonin në kooperativë. Por një studente e pikturës e dashuroi një “shkëmb” të Gardës. E ndaloi përpara Gardës dhe u martua me të.
Ju gazetaret e Dites paskeni shku per lesh, cpune keni qe nxirrni ne foto nje bashkeshorte shembullore, nje Nene qe ka rritur dhe edukuar femijet e saj dhe qe kane nje jete te lumtur familjare
Shkrimi duket si i montuar copa copa dhe perpiqet te krijoje nje mozaik , por nuk duken bindese keto andra laramane qe jane qepur njera pas tjetres me pe ngjyre blu nga nje katundar qe ka punuar si gardist ne ato vite . Thjesht per te mbushur faqet e gazetes dhe per te mjegulluar me teper te kaluaren !
Hidhesh sa ne nje trap ne nje trap,pa ja mxjerre rrenjet muhabetit. As valixhen e Memetit e gjete,as eshtrat e memetit.Sa burre i mire ka qene Kadriu dhe sa burre i mire ka qene Fecorri,,i di mire populli i vojtur.
Ti roje garde ke qene o Sefer dhe nuk ke pare gje.
Ama I biri iHaziz Dules eshte ky ky trimi!!Pse sthote ky si thoshin mellakastriotet per ndonje qe genjente shume…..Boll o.b.q. I Hazis.Dules.Edhe une mendonja,duke lexuar shkrimet e tij…Jo ky nuk eshte mallakastriot.Me vjen keq per Xhedon….
Pse genjen per cdo gje ne shkrim mor delenxhi.
Adnjehere Sami Muhameti nuk e ka pare Fevorin si perendi.Perkundrazi ,hekalasit e donin qe shpesh here Fecor cfaqte shenja inferiority ndaj Sami Muhametit( Pashajt)
Nje shkrim mediokre qe nuk ofron asgje per lexusin nga ana historike. Po keshtu eshte shkrim qe ka nivel mjaft te ulet nga ana kompozicionale dhe vertetesia e ngjarjeve qe permenden; thenie pa krye, pa radhe si nje grumbull hedhurinash ne nje kosh te te vjeteruar.
Ky i quajtur shkrues (S. Pasha) duhet te jete nje sharlatan qe i duket sikur di te shkruaje historira dhe do te na shese ketu llafe kafeneje, te degjuara andej ketej, me dhjetra here, sikur ka zbuluar fakte te pa para ndonjehere.
Vetem nje person me fantazi te semure (per te mos thene i shkrehur) mer guximin te shkruaje si “kompetent” dhe njeri i rrethit te brendeshem per jeten e Enver Hoxhes, kur nuk e ka takuar njehere apo te kete folur me E.H.
1. Midis te tjerash, ky delirant thote se ka qene dikur thjesht nje ushtar gardist. Dhe pastaj ky gardist (roje ne ndonje cep te bllokut) na “pershkruan me imtesi” se si nje guzhinier i ri ne shtepine e E.H. (i ardhur nga fshatrat e Kukesit) e therret Enverin thjesht me emer dhe jo shoku Enver!
Po kishte burre (apo grua), dhe nga ata te sherbimit pa le, qe ti fliste E. H. thjesht me emer o Sefer dallkauku? Para Enverit dridheshin anetaret e byrose e jo me nje Sefer si puna jote apo guzhinier!
2. Na thote se nje “shok” i Seferit, te forcat speciale te ministrise, piqte mish ne hell dhe nga i mish hante dhe Enver Hoxha ndonje brinje (se mbante diete)!!!! Po mire o Sefer trupeshku nuk e di ti se te gjithe jane te njohur tashme me jeten e Enverit dhe e dine se ushqimi i tij kalonte ne shume sita te Sulos (Gradecit) dhe nuk ngelej ta piqte nje sambist i ministrise?
3. Te gjitha historite me Mehmet, Kadri, Fiqiret, Bektesh, etj… jane shkruajtur e sterthene nga dokumenta, roje e doktore te Enver Hoxhes e dihen te gjitha. Por Sefer ushtari, anonim ne ate kohe (tani “tregmtar”), na i tregon me “natyralitet”, jep dhe “konkluzione” te rendesishme sikur te ishte bashke luftetar i Enverit apo pjese e kupoles se asaj kohe dhe ka qene i pranishem ne te gjitha keto ngjarje.
Ikë o Sefer mavria se te tille shkrime te bejne te mos i hapesh gazetat fare. Shko e tregoi keto perralla te kafja tende (ku pi kafen e dites) se atje njerezit thone e sajojne te njejtat gjera gjithenjë per te shtyre ditën.
Z.Xhevdet!
Po mundoheni shume qe te rehabilitoni Mehmet Shehun me djallezi,por nuk do t’ia arrini dot!
Fakti qe cdo vit botoni disa shkrime mburrese per kete njeri,qe ishte krahu i djathte i Enver Hoxhes dhe ish burgaxhinjeve nuk u bejne pershtypje sa heshtin,verteton se M.Shehu ishte i tille sa vrau beten!
Vertet qe te gjithe akuzojme socializmin per TALLONIN e ushqimir,por ishte M.Shehu regjizori i rrenimit te ekonomise,qe beri te mundur vendosjen e Tallonit!
Ishte M.Shehu dirigjenti i mbushjeve te dosjeve gjyqesore te grupit pucist ne ushtri,sepse ishte ai qe organizonte dhe drejtonte te gjitha mbledhjet me kuadrot e larte te ushtrise qe demaskonin pucistet,me akuzat e te cileve mbusheshin dosjet qe i coheshin Enver Hoxhes e qe me pas sherbenin edhe si dosje gjyqesore!
Ne nje nga keto mbledhje kam qene edhe une deshmitar okular,por Xhevdeti nuk me therret mua ne nje interviste ku t’i tregoj argumentet dhe faktet e mija me te cilat i jap M.Shehut,akuzen se AI ISHTE PERSONI KRYESOR QE I DHA GODITJEN VDEKJEPRURESE SHTETIT SOCIALIST dhe askush tjeter!
Dhe gofitjen e dha qe kur uzurpoi me djallezi postin e ministrit te Mbrojtjes,pa qene nevoja se ai ishte mjaft i ngarkuar si kryeminister dhe se kishte me qindra kuadro qe mund ta kryenin ate detyre!
Por qellimi i M.Shehut ishte qe te merrte ne dore te dy postet qe pastaj te realizonte te shperdoronte shumicen e buxhetit te shtetit per fortifikimin e mbrojtjes se vendit gjoja ne emer te zbatimit te parulles “Mbrojtja e atdheut-detyre mbi detyrat”, me anen e se ciles mashtroi edhe Enver Hoxhen duke lene ekonomine pa buxhet,pa lende te pare,pa prodhim per qindra fabrika,uzina,kombinate,pa mundesine per te importuar etj!
Kjo eshte e verteta per M.Shehun o z.gazetar mallakastriot e jo ato qe tentoni ju!
Per veprimtarine agjenturore te M.SH. F.SH, K.H. e te tjereve ka plot materiale dokumentare ne arkivat ruse, serbe, angleze, amerikane etj.
Keto s’jane kujtime.
Keto jane “si ma merr mendja mua”.
Pak a shume si komentet tona ne gazeta me ndryshimin qe ky ka patur ca kontakte ne Bllok dhe e nderton komentin mbi “m’tha kuzhinieri e m’tha Sulo Gradeci”.
Per Adrianen.
A mund te na thuash se cfare thone arkivat ruse dhe serbe? Arkivat amerikane dihen.
Jam shume i interesuar.
Mos u jepni hapesire shume ketyre lloj deliranteve qe brockullisin cfare tu doje suma, se truri u ka emigruar qe ne lindje.
Shum njerez thone per autorin e ketij shkri.i we si ne asnje moment nuk ks qene oficer i sherbimit tek grupi pare,dhe kurre nuk ka bete sherbim tek vila 31 ,pra vila e Enver Hoxhes.
Kush e ka shtyr per te thene ca brockulla une nuk e di,por ky ka qene oficer ne kufi,dhe nga kufiri direkt ne garde por jo tek grupi pare i shoqerimit,dhe asnjeher nuk e ka psre nga afer Enver Hoxhen,pas vdekjes po mund te ket kslusr tek vila,mund te jete e vertet qe ka mare nje liber qe i ka rene Dritan Shehut.
Po kaq.Per Enverin ai di sac mund te dije nje qytetar qe jetonte rreth bllokut.
Respekte per gazeten Dita.
Po per masakrat e komunisteve jugosllave ne Kosove pse nuk flisni sic duhet? Pse Enver Hoxha dhe BK nuk flisnin mbi ato? E dini pergjigjen ju gazetaruce?
Neve nuk po mbarojme se foluri per masakrat ne Shqiperi , na plasi per masakrat ne Kosoves . Sa kar qe je !
Tati nuk e di ti qe ka shqiptar ne Kosove? Injorant!